VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HOMAZH PËR ZONJËN E RËNDË NEKIBE KELMENDINga REXHEP KASTRATI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

HOMAZH PËR ZONJËN E RËNDË NEKIBE KELMENDI

Nga REXHEP KASTRATI


E Enjte, 06.23.2011, 05:29pm (GMT+1)

Zonja Nekibe Kelmendi, kjo grua që jetoi bashkë me kujtimin për bashkëshortin e vrarë dhe për djemtë e pushkatuar, por që kurrë nuk iu dorëzua dhimbjes për ta, ndërroi jetë, duke lënë mbrapa një boshllëk të madh në fushë-veprimtarinë e saj si avokate dhe si veprimtare për çështjen kombëtare. Ishte sëmundja e rëndë që me vite e gërryente përbrenda, ajo që më në fund e bëri të pushojë zemra e saj, që i rrihte vetëm për Kosovën, vetëm për çështjen shqiptare. Ne që këtë zonjë të rëndë e kemi njohur nga afër, nuk ka si të mos e ndjejmë pikëllimin për humbjen e saj, pasi që ajo ka qenë grua e fortë që duroi pushkatimin e bashkëshortit të saj, ishte nënë e fortë që duroi pushkatimin e dy djemve të saj, por mbeti një veprimtare e shquar e çështjes kombëtare. Si avokate dhe si veprimtare politike, ajo mbeti një avokate e fuqishme e çështjes kombëtare, avokate e filozofisë politike të presidentit Ibrahim Rugova. Me dhimbjen për vrasjen e bashkëshortit dhe të dy djemve të saj, zonja Nekibe, nuk reshti kurrë së luftuari për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, nuk reshti kurrë së mbështeturi presidentin Rugova dhe filozofinë e tij politike. Në këtë drejtim, zonja Nekibe, ishte gruaja e fuqishme që i vuri me shpatulla për muri tërë ata që e kishin me hile çështjen kombëtare, i vuri me shpatulla për muri të gjithë ata që kishin marrë përsipër të bënin argatin e djallit në dëm të Kosovës dhe të çështjes shqiptare. Kudo që ishte ajo, në takime zyrtare, apo edhe në ballafaqime të tjera, të gjithë mbanin gojën kyçur dhe veshët hapur. Ishte e zonja e fjalës, ishte e zonja e punës, ishte e sinonim i përkushtimit dhe i devotshmërisë. Por jo, ajo nuk ishte zonjë e hekurt, zonjë pa ndjenja, pa emocione dhe pa ndjeshmërinë e një gruaje që kishte bërë një jetë të tërë të ballafaqimit me të keqen, me dhunën, me represionin. Ajo ishte një zonjë që ballafaqimin me të keqen, e kishte kthyer në virtyt, e kishte kthyer në normë të sjelljes, në mënyrë qeniesimi, qysh kur i ishte pamundësuar shumë herë puna si gjykatëse, qysh kur i ishte cenuar hapësira e lirisë. Dhe ky shndërrim i ballafaqimit me të keqen në virtyt, atë e kishte bërë që të përballonte, jo pa dhimbje, edhe masakrën në familjen e saj. Vrasja e avokatit Bajram Kelmendi, arkitektit të shumë aspekteve juridike të pavarësisë së vërtetë shqiptare, dhe vrasja e dy djemve të saj, ishte ndër vrasjet e rënda, që përfaqësonte edhe masakrën kolektive që falangat serbe bënë mbi shumë familje shqiptare, bënë mbi shqiptarët e Kosovës. Zonja Nekibe mbeti vetëm me nipin e vogël, të cilit ia përkushtoi dashurinë e saj, kujdesin e saj, edhe si amanet, edhe si vazhdimësi e trungut familjar, edhe si dëshmi se jeta vazhdon. Dhe për zonjën Nekibe, jeta vazhdoi me të mirat dhe të këqijat e saj, duke mos pushuar asnjë ditë, edhe kur sëmundja i bëhej më e rëndë, edhe kur dhimbjet i shtoheshin.

Ajo kishte një amanet: të çonte më tej, të bënte realitet lirinë, pavarësinë dhe demokracinë shqiptare. Ky ishte amaneti i bashkëshortit të saj, ky ishte amaneti i djemve të saj, ky ishte përkushtimi dhe qëllimi i saj. Dhe ajo nuk u lëkund asnjë çast nga përkushtimi për të çuar deri në fund lirinë, pavarësinë, demokracinë, edhe pse nuk kanë qenë të vogla pengesat që i bëheshin nga të gjithë ata që ia kishin shitur shpirtin djallit, që kishin frikë nga e vërteta, që kishin marrë për sipër të rrënonin filozofinë politike të presidentit Rugova. Jo, ajo nuk u ndal as kur disa deshën të zbehnin kujtimin kolektiv për tri vrasjet e më të dashurve të saj, as kur linja institucionaliste e presidentit Rugova ishte vënë në shënjestër të krimit politik, të linçimit dhe të përdhosjes, por as kur krimbi i nëpërkëmbjes kishte hyrë në trupin e kësaj linje dhe e gërryente nga brenda filozofinë politike të presidentit Rugova. Jo, ajo nuk epej, nuk dorëzohej, edhe pse zemërthyer, edhe pse me keqardhje të thellë, edhe pse shpesh e gjendur në paradokse dhe absurde të ndryshme politike dhe jo politike. Ajo përgjithmonë do të kujtohet për guximin e saj, për energjitë pozitive, për virtytet e saj që e bënë të jetë zonjë e rëndë e politikës shqiptare, zonjë e rëndë e çështjes kombëtare shqiptare. Dhe për të gjithë ne që zonjën Nekibe e kemi njohur në rrethana dhe momente të ndryshme, që kemi pasur të bëjmë me të dhe me filozofinë politike të presidentit Rugova, që kemi qenë në ballë të angazhimeve të ndryshme në frymën rugoviane, vdekja e kësaj zonje të nderuar, është një humbje e madhe, pasi që po shohim se si po shkojnë figurat emblematike, dhe veprimtarët e përkushtuar të rugovizmit si filozofi politike, si veprimtari politike, diplomatike, institucionale dhe shtetërore. Por shembulli i saj, veprimtaria e saj, duhet të jenë frymëzim për të gjithë veprimtarët e devotshëm, për të gjithë ata që ende nuk ia kanë shitur shpirtin djallit, që të mos stepen para asnjë trysnie, para asnjë vështirësie, por edhe të mos bien pre e mashtrimeve, joshjeve dhe tërheqjeve nga ata që janë në skenën politike shqiptare për të realizuar interesa të të tjerëve në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

Në fund të këtij homazhi për këtë zonjë të rëndë, që vdekja na e mori, ashtu siç na e mori edhe presidentin Rugova, e që është një homazh njerëzor, një homazh që nuk isha i përgatitur emocionalisht për ta bërë në këtë kohë, që është homazh që i bashkohet homazheve që kam bërë edhe për njeriun e urtë, njeriun e thjeshtë, por njeriun e mirë, Xhemail Mustafa, për birin e guximshëm të Drenicës, Bekim Kastrati, për burrështetasin e madh të kombit shqiptar, presidentin Ibrahim Rugova, dhe për të gjithë ata që ranë qoftë nga falangat serbe, qoftë nga duart kriminale të krimit politik, pra në fund të këtij homazhi, lutem për shpirtin e zonjës Nekibe që të pushojë në paqe, lutem që dheu t'i jetë i lehtë, lutem që veprimtaria e saj, të jetë frymëzim për të gjithë njerëzit e mirë, për të gjithë njerëzit e përkushtuar, për të gjithë njerëzit që bukës i thonë bukë e ujit ujë dhe që janë të lidhur me tokën, me vendin, me atdheun, sikurse që ishte e lidhur edhe vetë zonja Nekibe.

REXHEP KASTRATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT E NEW YORK-ut DEMONSTROJNË PARA U.N.O.*Një shkrim i rreth 40 viteve më parëNga FRANK SHKRELI (06.22.2011)
JU NDRIÇONI, NDRIÇONI NGA QIELLI DHE PLAS NATA SERBE NË FERR(Homazh për Dardaneshën e Lirisë, Nekibe Kelmendin) Nga KËZE KOZETA ZYLO (06.22.2011)
ËSHTË E VËSHTIRË TË STUDIOSH NË EUROPË DHE TË KTHEHESH NË TIRANËNga Dr. ALBAN DACI (06.21.2011)
Ç'PATI GREQIA QË U MBYT NË BORXHE?Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (06.21.2011)
ELEGJI PËR VEHBI SKËNDERINNga PËRPARIM HYSI (06.21.2011)
AKUPUNKTURA E DHEMBJESNga LIMAN ZOGAJ (06.20.2011)
RUSIA NË PENËN E NJË RUSINga ESHREF YMERI (06.19.2011)
RAMA, NJË LIDER DISASTERNga ALBAN DACI (06.17.2011)
LIRIKU VEHBI SKËNDERI SHPIRTI I NDJESHËM I MBRUJTUR ME DIELLNga ÇELIK PETRITI (06.17.2011)
RRETH MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-JUGOSLLAVO-SOVJETO-KINEZE (1944-1976)Duke iu referuar librit "Jeta ime" të Ramiz Alisë (2010)Nga SKIFTER KËLLIÇI (06.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]