VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mërgimtarë, kujdes nga urdhëresa e re!?!FATI I NJË TË HUAJIT (jo të huajit përnjëmend, por të huajit me dokumente të huaja që ende flet shqip)Nga AVDYL GËRVALLA

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Mërgimtarë, kujdes nga urdhëresa e re!?!

FATI I NJË TË HUAJIT (jo të huajit përnjëmend, por të huajit me dokumente të huaja që ende flet shqip)

Nga AVDYL GËRVALLA


E Martë, 07.12.2011, 11:49am (GMT+1)

 

 

DOKUMENT SEKRET (I BESUESHMËRISË SË LARTË)  

Rregullorja dhe masat e reja që kanë hyrë në fuqi që nga 1 korriku i vitit 20011 (apo: Masat e rrepta sigurie të ndërmarra për të huaj, jo të huaj përnjëmend, por të huaj me dokumente të huaj që flasin shqip, nga ana e Policisë së Kosovo-s në bashkëpunim me Doganat e Kosovo-s)

 

Urdhëresa: Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovo-s, Policia e Kosovo-s në bahkëpunim me Doganat e Kosovo-s, është e përkushtuar për siguri dhe mirëqenie të popullit tonë dhe ngulë këmbë në zbatimin e ligjit me përpikmëri, për të mbajtur sigurinë e të gjithë banorëve multietnik të Republikës së Kosovo-s. Për këtë arsye, pas mëdyshjeve dhe disa mbledhjeve të një pasnjëshme, si në nivelin komunal, ashtu edhe në nivelin Republikan, kemi ardhur në këtë përfundim:

PREAMBULË

Në çdo kufi që kufizohet me Republikën e Kosovo-s, të gjithë të huajt, jo të huajt për një mend, por të huajt me dokumente të huaj që flasin shqip, dhe që paraqiten në të gjitha pikat tona doganore, me qëllim të hyrjes në territorin e Republika Kosovo-s, i nënshtrohen, pra vetëm ata të huaj, jo të huaj për një mend, por të huaj me dokumente të huaj që flasin shqip, (përjashtim bëjnë serbët, malazezët, boshnjakët, turqit, romët, hashkalinjët, egjiptianët, e të tjerë që e kanë vendbanimin në Kosovo, por që jetojnë përkohësisht në vende të tjera mike të Bashkimit Europian dhe më gjërë), janë të detyruar të paguajnë sigurimin shtesë për automjetet e tyre, me një shumë modeste prej 50€, në emër të sigurimit të veturave.

Mërgimtari: (Kush e di se nga ku e kanë huazuar këtë term Preambulë, ah po, nga Karta e të Drejtave të Njeriut, sinonim i Parathënies, tash m'u kujtua). Ku vëlla shkojnë ato mjete ende nuk e kam të qartë?

Dikush thotë se pasi të kem kaluar kohen e qëndrimit tonë, dhe pasi vërtetohet se nuk kemi patur ndonjë aksident, ato të holla të trasha avullohen nëpër xhepat e disa kombëtarëve dhe ndërkombëtarëve, (madje të lidhur me disa parlamentarë, por edhe me guvernatorë të Bankës së Kosovës).

Dikush tjetër thot se ato të holla shkojnë për përparim të Kosovë, ngase i ruajn për të na befasuar, ne mërgimtarëve, me ndonjë supër ndërtim, në të ardhmen, për ndonjë monument dedikuar mërgimtarëve.

Dikush thotë se nga ato të holla paguhet policia dhe dogana e Kosovës.

Dikush tjetër shton se ato mjete po deponohen në bankat botërore, në Spanjë, në Arabi, në Honduras, në Zimbabve, madje edhe në Kubë, në Ameriken Qendrore.

Disa thonë se këto mjete shkojnë në bankat ruse, ngase ata kanë nevojë urgjente dhe jetike për to.

Ku ta dijmë ne mërgimtarët?

Urdhëresa (në vazhdim): Të gjithë ata të huaj, jo të huaj për një mend, por të huaj me dokumente të huaj që flasin shqip, që janë pajtuar të paguajn shumën modeste prej 50€ taksë, në Kosovo Republikë, kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republika Kosovo-s, të lirë, sovrane dhe të pavarur.

Mërgimtari: Kosova është e lirë dhe demokratike, sovrane dhe e pavarur, popullata e së cilës është më se 3 herë më e vogël numeriksht se ajo e diasporës, sipas Entit Statistikor të Republikës së Kosovës, (pa dëgjoni mirë mërgimtarë shqiptarë, më se 3 herë më e vogël, 5 milionë shqiptarë në Turqi, 1 milion shqiptarë në diasporë në Perendim, të disa qindra mijëra shqiptarëve poashtu në diasporë në Amerikë, në Azi, në Australi e gjetiu. Ata, pra shqiptarët e Kosovës janë më pak se një e treta e numrit të shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga Marrëveshjet Turko-Jugosllave, dhe nga mosmarrveshjet tona me shtetin okupator terrorist, pra ne të larguarit turist e azilant politikë dhe ekonomik, vullnetarë nëpër botë të mbarë.

Ata, më pak se nje e treta e disidencës sonë janë të organizuar dhe me shtet, kanë presidencë e qeveri, madje kanë edhe parlament, e kanë pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ.

Urdhëresa (në vazhdim):

"¢ Kjo rregullore është caktuar me një nen të veçantë, pra me rregulloren (shpjegim, që nga konfirmimi i hyrjes në fuqi të monedhës Euro në Bashkësinë Europiane.

"¢ Nga ratfikimi i marrëveshjeve për qarkullimin e lirë të Euros edhe në UNMIK-Kosovo, të kontraktuar më 01. 06. 2000; në bazë të nenit 2000 / 2, pika 7 (alinea 4 bis dhe 6as) dhe rregulloren 2000 /3, pika 13 (alinea 13bis dhe 18as), të miratuar nga UNMIK-u.

"¢ Në bazë të Rezolutës së OKB-së 1244, (tash edhe pasi ka shkuar Lamberto Zannieri në një detyrë të besueshmërisë së nivelit të lartë në Afganistan).

"¢ Me rregulloren e aprovuar edhe nga EULEX-it, me pajtim-rregulloret e 4265 organizatave Qeveritare dhe Joqeveritare.

"¢ Me rregulloren e veçantë të SHIK-ut dhe SHISH-it, të aprovuar edhe nga Parlamenti i Kosovës, më 13. 13. 2013 (gabim shtypi, e vitit 2000).

"¢ Dhe me pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshm (për ta kuptuar sa më qartë punëtorët këtu në organet e brendshme: SUP-it të përparshëm).

Në bazë të së cilës duhet të ndërmerren këto masa:

1) Detyrim dëbimi, i një të huaji, jo i huaj për një mend, por një të huaj me dokumente të huaj që flet shqip, (të ndërmerret masa e largimit, sa më e qetë dhe mundësisht pa dëshmitarë), me një intervenim të veçantë të Policisë së Kosovo-s, në bazë të një neni (policor, kuptohet), duke u ndihmuar nga Dogana e Kosovo-s, por në rast nevoje edhe nga Shumaria dhe Shoqata e Pavarur e Zejtarëve Këpuctarëve (Me qendër në Prizren, e formuar më 06. 06. 2006, dhe e aprovuar në mbledhjen e 3të të radhës me numrin 16 fraksion 99, të Republikës së Kosovo-s).

2) Në rast se i huaji, jo i huaj për një mend, por një i huaj me dokumente të huaj që flet shqip, e kundërshton zbatimin e këtij urdhëri, apo rreziston në kryeneqësinë e tij, të ndërmerren këto masa spastrimi (largimi), me procedurë të përshpejtuar (?):

a) së pari të dëbohet (largohet) i huaji, jo i huaj për një mend, por një i huaj me dokumente të huaj që flet shqip, (siç e thamë edhe nën pikën 1: me të mirë, në shtetin nga i cili ka tentuar të hyjë ilegalisht në Republika Kosovo, që kufizohet me Republikën Kosovo).

b) dhe në rast se i huaji, jo i huaj për një mend, por një i huaj me dokumente të huaj që flet shqip, përsëri e kundërshton zbatim urdhërin e kësaj rregullorje, të merret me forcë nga organet policore dhe të sillet, me NIVA, veturat e Milicisë së Kosovo-s, dhe të dërgohet në stacionin e parë, të bëhet inspektimi i mjetit, (fotografimi dhe procedurat përcjellëse, si në rast të ndonjë shkeljeje të rëndë të ligjit, kriminale, apo tentim vrasjeje, apo ndërhyrje me forcë në ndonjë ndërtesë shtetrore (si banka, pasuri e shtetit të Kosovo-s, Bashkësia e Ujërave, apo Kooperativa Bujqësore), apo fjalosje të dy të dehurve paqëllim, apo siç i thonë tani aksidentalisht; të huajit, jo të huajit për një mend, por një të huaji me dokumente të huaj që flet shqip, t'i bëhet urgjentisht ekspertiza e ADN-it; kuptohet në shpenzime të këtij të fundit, pra jo të huajit për një mend, por një të huaj me dokumente të huaj që flet shq ip, që këmbëngulë se është ende shqiptar.

Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë.

1 kopje i Dërgohet edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme

1 kopje Ministrisë së Punëve të Jashtme;

1 kopje qeverisë së Kosovo-s;

3 kopje kryekuvendarit dhe dy zëvendësve te tij;

13 kopje zëvendës-zëvendësve të kryekuvendarit dhe dy zëvendësve të tij;

49 kopje zëvendës ministrave dhe zëvendës-zëvendës ministrave;

433 kopje çdo Dikasteri të Ministrisë;

120 kopje i vihen në dispozicion çdo deputeti (nga një) për ta mësuar deri të enjtën për mendsh, për seancen e radhës të Parlamentit të Kosovo-s.

Nga 13 kopje i dërgohen çdo pike doganore të Republika Kosovo-s, përjashtim bëjnë pikat 1 dhe 31 e Doganës (shih urdhëresen e Ban Ki-moon-it dhe Sollanës).

AVDYL GËRVALLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THJESHT NJË TJETËR SKANDAL I TABLOIDEVE BRITANIKENga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (07.12.2011)
NDALONI SË KËRKUARI NJË DOKTRINË OBAMANga FAREED ZAKARIA, Washington Post (07.10.2011)
PSE JEMI KUNDËR KËTIJ REGJISTRIMI?Nga SHPËTIM IDRIZI (07.10.2011)
KOSOVA LETRARE DHE PREZENCA E SAJ NË VERI TË DANUBITNga BAKI YMERI (Bukuresht) (07.09.2011)
FRYMËMARRJA PASZGJEDHORENga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.09.2011)
A ËSHTË NË VETE KY DEPUTETMINISTRI POLLO?Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.07.2011)
FAIK KONICA - JETA NË UASHINGTONPërfaqësuesi Moral i Shqipërisë në UashingtonNga FRANK SHKRELI (07.07.2011)
FUNDI I DEMAGOGJISË POLITIKE TË PRISHTINËS NË NEGOCIATAT PRISHTINË-BEOGRADNga REXHEP KASTRATI (07.06.2011)
Ç'NA ËSHTË NGJITUR KJO RUSIA SI BALTA PAS KËPUCE!Nga ESHREF YMERI (07.05.2011)
REFORMIMI I ADMINISTRATËS DUHET TË NDODHËNga Dr. ALBAN DACI (07.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]