VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"GRUEVSKI, BOKSIERI DHE POLITIKANI I KEQ NGA SHKUPI"

Nga BEQIR SINA, New York


E Hënë, 07.18.2011, 04:32pm (GMT1)

BENSONHURST - BROOKLYN NY : "Gruevski, boksieri i keq nga Shkupi" është shkruar në prill 13, 2008, me gërma të zeza dhe të mëdha në fjalët e para të kryeartikullit në faqen e parë mbi të përditshmen greke "Ta Nea".

Gazeta analizonte jetën e bokseirit - kryeministër i Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke e vënë atë përsëri në "ditët e boksit" të tij dhe të një politikani. E përditshmija konservatore greke "Ta Nea" theksonte se ,- kryeministri Gruevski në karrierën profesionale të tij në boks, ka një fitore dhe një humbje. Po aq sa ka edhe në politikë....

Duke paralelizuar gjërat në distancë me jetën mes boksit dhe politikës së Nikolla Gruevskit, e përditshmmija greke "Ta Nea" nënvizonte se: "Pesë vjet më parë Kryeministri Gruevski 'eliminua nga" konkurrenca e tij në marrjen e të fronit të VMRO-së. Megjithatë në Samitin e NATO-s, ishte Kryeministri grek që u eliminua nga Gruevski duke lëshuar veton ndaj Maqedonisë për pranimin në NATO të vendit të tij ", theksonte" Ta Nea "

E përditëshmja greke, më e madhja e vendit në artikullin editorial hyri thellë në biografinë Gruevskit, duke thënë se rrënjët e familjes së tij janë të saktë, se vijnë nga Maqedonia e Egjeut, nga një vend i quajtur Lerin.

E përditëshmja greke, "Ta Nea", pranon se Gruevski si Kryeministër sa herë të bëhet i till do të jetë zgjedhja më e keqe për Greqinë."Ta Nea", përfundon artikullin duke thënë se ai(Nikolla Gruevski) është një "armik i frikshëm", sepse - ai është shumë i paparashikueshm dhe Qeveria e Greqisë nuk është e sigurt se sa ai mund të shkojë.

Qeveria e Greqisë kishte shpresuar se Maqedonia nuk do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, kështu reagimet zhgënjyese nga Athina, u shtuan që më 5 qershor atje u mbajtën zgjedhje të përgjithëshme dhe përësëri fitoi

Zgjedhjet e parakohshme, të cilat u mbajtën dhe bokseri Kryeministër i fitoi përsëri, sipas analistëve të shumtë të Maqedonisë , por edhe atyre të huaj që e njohin mirë çështjen e Maqedonisë, do të thotë se u kryen "për forcimin e qeverisë së re Gruevski".

Sa për çudi! Përsëri në këtë Qeveri janë bashkë Ahmeti me Gruevskin sipas zgjedhjeve të 5 qershorit - zgjedhjet e parakohshme që BDI e Ali Ahmetit i fitojë.(Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi fitoren e koalicionit konservator të kryesuar nga VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevksi, ndërsa në kampin shqiptar BDI e Ali Ahmetit. Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi 53 deputetë, ndërsa gjithashtu i fitoi edhe tre pozitat e deputetëve nga diaspora. LSDM fitoi 42 mandate, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2. Këto janë rezultatet e para zyrtare të marra nga procesverbalet origjinale nga komisionet komunale zgjedhore)

Dhe kjo ndodhi të paktën me ne shqiptarët që duket se jemi gjithmonë në paradoks. Para zgjedhjeve të shumtë ishin ata shqiptarë në Maqedoni dhe jashtë sajë që shprehnin mllefin dhe pakënaqësinë etyre hapur në opinone ndaj kryeministrit, që siç e thërrisnin ata më "anti-shqiptar" në historinëe atij vendi.

Përderisa, i dhanë votën e tyre edhe kësaj rradhe BDI-së duke shpresuar se Ali Ahmeti do të "jetë tjetër" jo ai qe ishte deri tani në bashkëqeverisje me Gruevskin por ai " që ndoshta do t'ia ndal hovin "anti shqiptar" Gruevskit!?

Për të bërë përcaktime dhe për të dhënë opinione është shumë larg dhe shumë heret,sepse Gruevski si Kryeministër fitoi përsëri megjithëse "Ta Nea" shkruante se" sa herë të bëhet i till ai do të jetë zgjedhja më e keqe për Greqinë ose se ai " është një "armik i frikshëm", sepse - ai është shumë i paparashikueshm dhe Qeveria e Greqisë nuk është e sigurt se sa ai mund të shkojë."

Sipas një anketimi të realizuar nga Instituti Liberta në Shkup rezultonte para zgjedhjeve të 5 qershorit - zgjedhjet e parakohëshme që Kryeministri Gruevski "çuditërisht i pranojë vetë " megjithse ishte në pushtet:" se 87 % e shqiptarëve ishin të pakënaqur me kryeministrin që "kërkonte" zgjedhjet të parakohshme Nikolla Gruevskin dhe gati gjysma e tyre mendonin se asnjë nga liderët e partive shqiptare nuk kanë mbrojtur interesat kombëtare.

Mendim pozitiv për kryeministrin aktual maqedonas, ka qënë sipas sonadazhit të realizuar nga Instituti Liberta në Shkup se vetëm 0.2 përqind e shqiptarëve kanë mendime të mira për Guevskin.

"Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk ka besim tek ky kryeministër i cili vazhdon të realizojë projekte një etnike, një partiake e një religjoze dhe në fund tenton që Maqedoninë ta bëjë shtet vetëm të popullit maqedonas", ka deklaruar kohë më parë analisti Sefer Tahiri.

Ndërkohë po sipas këtij hulumtimi, është thënë se vetëm kreu i PDSH-së, Menduh Thaci duket se i ka rezistuar më shumë se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti politikës anti-shqiptare të kryeministrit Gruevski.

Megjithatë, rreth 50 përqind e të anketuarve mendojnë se asnjë nga liderët shqiptarë nuk ka mbrojtur interesat kombëtare.

Hulumtimi i institutit Liberta, po ashtu tregoi para zgjedhjeve se rreth 80 përqind e të anketuarve nuk ishin të kënaqur nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Pyetja që shtrojnë shqiptarët tani është se çfarë të reje mund ofrojë vetë Gruevski për shqiptarët: Implementimin e plotë së Marrëveshjes së Ohrit, sa do të bëhet faktorizimi i gjithëanëshëm shqiptarëve atje.

" Çka na ofruan partitë shqiptare në zgjedhje?!" dhe se "Çfarë kërkojnë tani shqiptarët nga partitë politike në Maqedoni pas këtyre zgjedhjeve?!, "Përse, shqiptarët në Maqedoni i humbën kësaj rradhe gjashtë deputetë( dy nga diaspora, një në Europë dhe një në SHBA e Kanada)"

Çfarë do të bëhet tani me Dosjet e periudhës sundimtare të komunizmit, dhe analiza të periudhës post komuniste, vizionet e partive politike shqiptare, fakte dhe oferta konkrete për zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve, të cilat ishin gjatë fushatës "fushatës së premtimeve", pjesë e platformave dhe programeve politike.

Për kryeministrin Nikollla Gruevski, fitorja e VMRO-DPMNE-së, në zgjedhjet e 5 qershorit është fitore e dyfishtë, ngase në kushte të krizës ekonomike dhe bllokimit permanent të fqinjit jugor, ai ka menduar se "Gjatë këtij mandati, vëmendje të posaçme do t'i kushtojjë procesit të integrimit dhe krijimit të mirëqenies ekonomike përmes thithjes së investimeve të huaja".

Kështu, që me të drejtë dyshohet dhe siç ka shkruar e përditëshmja greke, "Ta Nea",në prill 13, 2008, se Gruevski si Kryeministër sa herë të bëhet i till do të jetë zgjedhja më e keqe për Greqinë."Ta Nea", përfundon artikullin duke thënë se ai(Nikolla Gruevski) është një "armik i frikshëm", sepse - ai është shumë i paparashikueshm dhe Qeveria e Greqisë nuk është e sigurt se sa ai mund të shkojë.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, duhet të shihet tani mirë se sa "boksier i keq" ka qënë si Kryemnistër i këtij vendi për ne shqiptarët "Pjesa më e madhe e të cilëve nuk ka besim tek ky kryeministër i cili vazhdon të realizojë projekte një etnike, një partiake e një religjoze dhe në fund tenton që Maqedoninë ta bëjë shtet vetëm të popullit maqedonas".

BEQIR SINA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.