VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DEFICITI I DEMOKRACISË Nga FRANK SHKRELI E Premte, 07.22.2011, 06:24pm (GMT1)
Ndërkohë që kriza financiare dhe deficitet buxhetore kanë marrë përmasa botërore, qeveritë e ndryshme anembanë botës po përpiqen të stimulojnë ekonomitë e tyre duke financuar programe masive publike -- me para që nuk i kanë -- duke u futur në borxh deri në fyt. Megjithëse ka përjashtime dhe ndryshime politike e filozofike mbi mënyrat se cila është rruga më e mirë për të luftuar ngadalësimin e veprimtarive ekonomike, shumë ekonomistë, politikanë si dhe qëndrimi i përgjithshëm konvencional është se për të stimuluar ekonominë duhet shpenzuar sa më shumë, bile edhe duke u zhytur në borxh të thellë, tani për tani, dhe që sipas tyre të shqetësohemi më vonë për borxhet dhe deficitet e mëdha buxhetore me të cilat do të përballen brezat e ardhshëm. Ambasadori i BE-së Etore Sequi deklaroi sot nga Pogradeci se "˜integrimi i Shqipërisë është ende larg axhendës së BE-së, por i takon politikës, theksoi ai, të vendosë si prioritet integrimin e Shqipërisë...Kemi besim se politika do të bashkëpunojë për integrimin e vendit. Objektivi më i madh i politikës shqiptare duhet të jetë pikërisht integrimi, pasi Shqipëria është larg axhendës së BE", tha Sequi, duke shtuar se Shqipërisë i mbetet shumë punë për të bërë në drejtim të integrimit të vendit në Evropë. Raporti i Freedom House është kritik edhe ndaj Kosovës si shteti më i ri i Evropës, posaçërisht përsa i përket korrupsionit dhe lirisë së medias. Në raport thuhet se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë sfida për shtet-ndërtimin e Kosovës dhe u bën thirrje ndërkombëtarëve që të ndihmojnë në zhvillimin demokratik të Kosovës ku të sundojë ligji. Raporti i botuar në fund të Qershorit erdhi në përfundimin se ''pesë vende të rajonit (Ballkanit), Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë shënuar rënie në vlerësimin e zhvillimeve demokratike duke shënuar hapa prapa në lidhje me mos përfilljen e disa kritireve (demokratike) që janë të nevojshme në përpjekjet e tyre drejtë antarësimit në Bashkimin Evropian'', drejt vlerave dhe parimeve të përbashkëta evropiane. Ish Kryeministri britanik Çërçill ka thënë se "˜demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, me përjashtim të gjithë atyre sistemeve që janë provuar më parë...dhe në të njëjtën kohë, ka thënë ai, është vështirë të mendohet për një sistem më të mirë'. E vërteta është se 20-vjetë pas rrëzimit të sistemit komunist, deficiti i demokracisë dhe dyshimet për të cilat flet Zoti Brzezinski për Evropën ish-komuniste janë reale, sidomos në Evropën jug-lindore. Me të drejtë mund të flitet për sukseset dhe transformimet gjatë kësaj periudhe të 20-vjet demokraci në Shqipëri, në Kosovë e në trojet tjera shqiptare në Ballkan. Por në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetdijshëm edhe për të metat nëpër të cilat po kalon politika dhe institucionet shtetërore e qeveritare. Duke marrë parasysh situatat e krijuara politike në të gjithë trojet shqiptare, tani dhe në të kaluarën e afërt, lind pyetja nëse shqiptarët në përgjithësi kanë jo vetëm vullnetin dhe kurajon, por edhe imagjinatën dhe largpamësinë që nëpërmjet këtij sistemi jo të përsosur, të quajtur demokraci të mbrojnë sot dhe në të ardhmen interesat kombëtare, që sot për sot, një prej këtyre interesave është integrimi sa më i shpejtë i Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian, e për të cilin kushti kryesor mbetet bashkëpunimi dhe dialogu midis palëve të ndryshme të politikës shqiptare. Megjithë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Perëndimore për Shqipërinë dhe për Kosovën, bashkëpunimi dhe dialogu midis palëve politike shqiptare nuk mund dhe nuk duhet të imponohet as të importohet nga jashtë, bile as nga miqtë që ia duan të mirën kombit shqiptar, por duhet të realizohet mbi bazën e respektimit të parimeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës midis palëve. Gjithashtu edhe pjesëmarrja aktive e popullit dhe institucioneve qeveritare dhe jo- qeveritare, përfshirë edhe median, të kombinuar me një skepticizëm të shëndoshë ndaj pushtetit politik është jetike për mbrojtjen dhe përforcimin e këtij sistemi megjithëse jo të përsosur, të quajtur demokraci. Besoj se kushti paraprak për vendosjen e një demokracie sado të pa-përsosur "” është Liria. Sot shqiptarët gëzojnë Lirinë. Kombit shqiptar i ka munguar liria për periudhën më të gjatë të ekzistencës së tij. Përvoja gjatë dekadave nën diktaturën stalinisto-sllavo- komuniste, shpresoj të na ketë mësuar dhe bindur se nuk ka gjë më të shtrenjtë dhe më të bukur se Liria. Megjithëse atmosfera e lirisë nuk garanton një shoqëri pa konflikte politike, ajo - jam i bindur unë, do të ndihmojë në vendosjen e një demokracie të vlefshme dhe autentike anë e mbanë trojeve shqiptare. Prandaj, sot pas 20 vjetë lirie, le të nderojmë të gjithë ata që luftuan dhe dhanë jetën për liri, e të cilët me sakrificat e tyre ndihmuan në transformimin e shoqërisë dhe të kombit shqiptar në emër të tyre të punohet, të veprohet dhe të ruhet e të mbrohet liria, me qëllim që të ndërtohet demokracia, e që shqiptarët të pranohen, të respektohen e të admirohen si pjesëtarë të denjë të familjes evropiane. Sepse deficiti i demokracisë mund të ketë pasoja shumë më serioze dhe afatgjatë për kombin shqiptar se sa deficitet buxhetore dhe gjendja e tanishme ekonomike. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |