VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ËSHTË KOHA QË TË KRIJOHET BESËLIDHJA E DJATHTË KOMBËTARE SHQIPTARE NË KOSOVËNga Mr.sc NUE OROSHI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ËSHTË KOHA QË TË KRIJOHET BESËLIDHJA E DJATHTË KOMBËTARE SHQIPTARE NË KOSOVË

Nga Mr.sc NUE OROSHI


E Djelë, 07.24.2011, 03:24pm (GMT+1)

 


Duke u nisur nga fakti se në Kosovë ekziston shpirti dhe ndjenjat djathtiste-nacionaliste me parimet kombëtare të nderit, besës dhe burrërisë, por mungon organizimi i cili këtë shpirt nacionalist të shqiptarëve të Kosovës ta vërë në veprim, t'ia tregojë rrugën dhe mos ta lërë që të humbë, të nëpërkëmbët dhe të vetëdëshpërohet. Po si do të dukej ky organizim i një të djathte të mirfilltë nacionaliste në Kosovë? Fatbardhësisht për këtë e Djathta në Kosovë i ka rrënjët e saj historike. Ky bashkim i të djathtëve në një organizim politik dhe në një Besëlidhje të përbashkët do ta zgjonte ndjenjen nacionaliste në Kosovë, ndjenjë e cila gjithnjë e më shumë po nëpërkëmbët dhe po mbulohet nga propaganda e djajve të kuq, të cilët gati në tërësi i kanë marrë në dorë mjetet e informimit, dhe çuditërisht të majtit janë bashkuar në një front të përbashkët, qoftë të majtët titistë, qoftë të majtët enveristë e qoftë të majtët e tjerë stalinistë.

E djathta nacionaliste e ka për obligim moral e kombëtar të bashkohet, ngaqë ajo e pa shumë mirë se të ndarë nuk mund të arrihet kurrfarë suksesi. E Djathta kombëtare në Kosovë duhet të marrë për bazë programet kombëtare të partive të Djathta, të cilat e luftuan bolshevizmin rus e komunizmin sllav me të gjitha mjetet që kishin në dispozicion. Me një fjalë, duhet bërë rishikimi i programeve të partive të vjetra Nacionaliste, siç është, Lidhja e Dytë e Prizrenit në krye me nacionalistin, atdhetarin dhe politikanin largpamës të popullit shqiptar Xhafer Devën; duke rishikuar programin e Bllokut Kombëtar Independent të udhëhequr nga kapidani i Mirditës Gjon Marka Gjoni, profesor Ernest Koliqi, Ismail Verlaci e Kapidan Ndue Gjon Marku, duke thithur edhe nektarin e programit të Ballit Kombëtar të udhëhequr nga i madhi Midhat Frashëri, duke mos e lënë anash edhe programin e Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, e cila Beslidhje ishte ide e Atë Gjergj Fishtës, ku në vepër e realizuan profesor Ymer Berisha e Gjon Sereqi, Ajet Gerguri e Ndue Përlleshi, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, Marie Shllaku e Kolë Parubi, Halim Spahia e Tahir Deda, dhe qe e vazhdoi dhe e udhëhoqi me plotë dinjitet Emin Fazlia, Vehbi Ibrahimi, Gjokë Spaqi, Metush Krasniqi, dhe shumë e shumë të tjerë.

Duke u nisur nga aktiviteti i partive apo organizatave politike që veprojnë në Kosovë atëherë lirisht mund të themi se Beslidhjes së Djathtë Kombëtare në Kosovë duhet që t'i bashkohen dhe të shkrihen në një Beslidhje të përbashkët të gjitha ato parti apo organizata tjera politike që kanë veprimin, mendimin, programi"Å’n në të djathtë, pa harruar edhe kontributin e shumë intelektualëve djathtistë, që në një mënyr apo tjetër rrethanat politike kanë bërë që të qëndrojnë anash. Të djathtët shqiptarë në Kosovë duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se më mirë është të jesh anëtar kryesie i një force të vërtetë politike sesa kryetar i një partie e cila vetëm dejure egziston, prandaj, ju të djathtit shqiptarë në Kosovë në qoftë se nuk bashkoni mendimet, idetë dhe veprimet politike atëherë në të ardhmen mos u ankoni po qe se njerëzit e priviligjuar të regjimit komunist të ish shtetit okupues, do të bëhen forcë vendosëse, politike, e që fatkeqësisht në njëfarë mase edhe janë bërë, për këtë qëllim ata qe një kohë të gjatë po punojnë dhe po bëjnë propagandë të mbrapshtë që shqiptarëve në Kosovë t'ua shlyejnë trurin, madje edhe t'i qesin ballsam me ngjyrë të kuqe e t'i harrojnë mëkatet që kanë bërë këta bastardë si dhe baballarët e tyre të së njejtës ngjyrë, asaj të kuqe, qoftë titistë, enveristë apo të tjerë stalinistë.

Natyrisht, se pas bashkimit të kësaj të Djathte Kombëtare Demokratike një vend të merituar t'i ipej edhe rinisë shqiptare të Kosovës, këtyre djemve dhe vajzave që kanë elan të shtuar për punë, të cilët me një vrull të pashoq iu dalin punëve arritshmërisht në krye, dhe natyrisht që në një të ardhme të afërt krijohet edhe një plejadë e politkanëve të rinj me parimet kombëtare të respektit për vëllain dhe mikun, që padyshim kjo plejadë e politikanëve të rinj të brumosur me nacionalizëm shqiptar asnjëherë nuk do të harrojë që këtë nacionalizëm t'ua përshtatë rrethanave kohore për qëllimarritshmërinë kombëtare.

Në atë moment që do të krijohet Beslidhja e Djathtë Kombëtare Shqiptare në Kosovë do të dëgjojë Rrafshi i Dukagjinit e Rrafshi i Kosovës, bjeshkët e Pashtrikut dhe ato të Rugovës, Malet e Sharrit e Bjeshkët e Qyqavicës. Zëri i tyre do të depërtojë kudo thellë, në Malësinë e Llapit e të Gollakut; në Mitrovicën e Xhafer Devës dhe në Drenicën e Adem Jasharit; në Dukagjinin e Ramush Haradinajt e në Llapin e Zahir Pajazidit; në Pashtrikun e Anton Qunit, e në Karadakun e Agim Ramadanit; në Prishtinë, në Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, me një fjalë, në tërë Kosovën.

Te djathtë shqiptarë, zëri i bashkimit ju thërret. Nëqoftëse nuk e degjoni dhe rrini të shurdhër duhet të pajtuar me faktin, që t'ju qeverisin të besuarit e komunizmit dhe bijtë e tyre, dhe mos u habitni kur të dëgjoni ide të çmendura siç është kjo e ditëve të fundit të një grupi të nostalgjikëve komunistë për heqjen e emërtimit të rrugëve në Prishtinë me emrat e atdhetarëve nacionalistë Xhafer Devës e Rexhep Mitrovicës. Dy shqiptarëve atdhetarë që tërë jetën ishin në shërbim të Kombit shqiptar, si dhe bënë shumë që shqiptarët të orientohen drejtë vlerave evropiane dhe atyre amerikane. Për qëndresën që bënte Deva në shërbim të Kombit shqiptar një kryeminister serb për Xhafer Devën do të deklaronte: "Deva nuk blehet me pare, se është i pasur; Deva është armiku ynë i përbetuar; Deva duhet vrarë", dhe atë që s'mundi ta bëjë Serbia, që ta likuidojë fizikisht atdhetarin Xhafer Devën, qe fakti, se ishte në mbrojtje të miqve tanë amerikanë, të cilët punuan me të edhe një kohë të gjatë qoftë edhe politikisht.

Dhe mosmundësia e likuidimit fizik të Devës i mbeti shumë merak Serbisë Por atë që s'mundi ta bëjë Serbia e bënë shqipfolësit komunistë, duke e sharë dhe akuzuar për 50 vjet me radhë si dhe pasardhësit e këtyre komunistëve shqiptarë, duke kërkuar që edhe tani në demokracinë moderne t'i shlyhet emri Xhafer Devës dhe Rexhep Mitrovicës!

Këtu dua të jap edhe një fakt e që është shumë i vlefshëm për historinë shqiptare: Për rrëzimin e Komunzmit në viset etnike shqiptare ishin angazhuar misionet e posaçme të parashutistëve që udhëhiqeshin prej Xhafer Devës, Kapidan Gjon Marka Gjonit, profesor Ernest Koliqit, Ismail Verlacit etj. Atdhetari Xhafer Deva në këtë mision përkrahej nga politika amerikane, dhe ndimohej prej dy gjeneralëve amerikanë, Roger Hollingshead dhe Hart, si dhe admirali i Marinës italiane Talarigo dhe Konti Karabio. Pra Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica qysh herët ishin miq dhe bashkëpuntorë të amerikanëve, dhe për 50 vite e krijuan bazën e fortë miqësore Shqiptaro-Amerikane që e arriti suksesin me përkrahjen që i bëri e po i bën Amerika çështjes shqiptare në përgjithësi. Andaj, këtyre nostalgjikëve të komunizmit ua përkujtoj se aksionin e 4 Shkurtit 1944 që sistemi komunist i Tiranës ia mveshi Xhafer Devës për pesëdhjetë vjet, nuk është e vërtetë që e ka kryer Xhafer Deva. Sipas dëshmisë së profesor Rexhep Krasniqit, botuar në librin e Idriz Lamajt, Xhafer Deva në Dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të Mërgatës New York 2002 f.30, thotë: "Aksionet në fjalë gjithkush e din që janë kryer prej një grupi luftarësh që nuk ishin në shërbim të Qeverisë dhe kryesoheshin prej Xhelal Staraveckës, ish oficer shqiptar, e që ka qenë një ndër udhëheqësit më aktivë të partizanëve komunistë në një shkallë me Mehmet Shehun e Enver Hoxhën. Pra, siç shihet, kjo ishte një qërim hesapesh mbrenda llojit të vetë komunistëve.

Prandaj, bindshëm mund të konstatojmë, nëse nuk themelohet Beslidhja e Djathtë Kombëtare Shqiptare në Kosovë, të mos çuditemi që nesër kuislingët komunistë të Kosovës të rehabilitohen nëper elaboratet e bijve, nipërve, tezakëve dhe dajallarëve të tyre të cilët sot e gjithë ditën mburren më veprimet kolaboracioniste të baballarëve të tyre, të cilët jo vetëm që e shitën shpirtin dhe gjakun por shkuan edhe me larg duke vrarë, burgosur e maltretuar vëllezërit e tyre të gjakut, për të vetmin shkak, që e deshiruan Shqipërinë e Shqiptarëve.

Këtë shkrim e përfundoj me fjalët e atdhetarit Tahir Dedës, të cilit në procesin e Prizrenit njëri nga gjykatësit iu drejtua me këto fjal: "Tahir ti kurrë s'u bëre rehat; Tahir ti në Kohën e ish Jugosllavisë po ashtu nuk u rahatove. Edhe në Kohën e okupimit i atillë mbete. E tani çka po do Tahir? -A ende nuk e ditkeni se çka po dua, iu drejtua atëherë Tahir Deda dhe vazhdoi: -Çka kam dashur atëherë edhe sot atë e dua. -E dua Kosovën të bashkuar me Shqipërinë.." e Halim Spahinë, Tahir Dedën; Kajtaz Ramadanin, Rexhep Kabashin, Rifat Krasniqin, Marije Shllakun, Kolë Parubin, Atë Bernard Llupin, Gjergj Martinin dhe shumë të tjerë, i dënuan me vdekje dhe më pas i pushkatuan, dhe as varri nuk iu dihet. Këtë e bënë ata qe nuk e deshtën Kosovën të bashkuar me Shqipërinë por e bashkuan atë me Serbinë, e ata ishin komunistët. Andaj, mos harroni se bijtë e këtyre baballarëve të kuqë edhe sot e gjithe diten nuk e deshirojnë Kosovën të bashkuar me Shqipërinë, porë dëshirojnë dhe ëndërrojnë, të gjorët, që sërish ta bashkojnë me Serbinë. Prandaj është koha e fundit që këtyre bijve të baballarëve të kuqë mos t'iu lihet në dorë fati i Kosovës, por atë ta marrin në dorë djemtë e Shqipërisë Etnike.

Shqiptarë, është koha që të krijohet Beslidhja e Djathtë Kombëtare Shqiptare në Kosovë, dhe të jetë një strehë e përbashkët e të gjitha forcave të shëndosha kombëtare.

Mr.sc NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TERRORI HELMON MENDIMINNga FELIX STEINER, Deutsche Welle (07.24.2011)
DEFICITI I DEMOKRACISËNga FRANK SHKRELI (07.22.2011)
GREKËT A MUND TË BËHEN GJERMANË?Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (07.22.2011)
RESPEKT KOMBËTAR PËR BRANKO MANOLOVSKINNga SHABAN MURATI (07.22.2011)
LUFTË E FTOHTË MES SERBISË DHE SHQIPËRISËNga Dr. ALBAN DACI (07.22.2011)
QYTETARI MURDOCH - JO MË I PAPREKSHËMNga KATRINA VANDEN HEUVEL, Washington Post (07.21.2011)
NGA GALIPOLI NË SINGAPORNga MAUREEN DOWD, New York Times (07.20.2011)
KOLAPSI I KAMERONITNga ROGER COHEN, New York Times (07.19.2011)
"GRUEVSKI, BOKSIERI DHE POLITIKANI I KEQ NGA SHKUPI"Nga BEQIR SINA, New York (07.18.2011)
PËRPLASJA E BREZAVENga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (07.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]