VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHKODRA NDERON PROFESOR SAMI REPISHTINNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 02:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SHKODRA NDERON PROFESOR SAMI REPISHTIN

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 08.03.2011, 07:32am (GMT+1)

Njoftohet se Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës vendosi kohët e fundit që një rrugë e këtij qyteti historik të kombit shqiptar të mbajë emrin e birit të saj në mërgim, Profesor Sami Repishtit.

Megjithëse ky vendim i Bashkisë së Shkodrës nuk më habiti, kur të merret parasyshë veprimtaria e gjatë të Profesor Repishtit në diasporë, në favor të të drejtave të shqiptarëve, si edhe vuajtjet e tija në ferrin e burgjeve komuniste të Enver Hoxhës. U kënaqa pa masë dhe më erdhi aq mirë që një shqiptar i mërgimit, siç është Profesor Repishti -- viktima koshiente e terrorit komunist në Shqipëri dhe mbrojtësi i të drejtave të shqiptarëve nga katedrat universitare amerikane dhe në zyrat më të larta të qeverisë amerikan -- nderohet në këte mënyrë nga vendlindja e tij, për të cilën punoi ditë e natë dhe me përkushtimin e një patrioti të vërtetë.

Nuk e kam në mend që të rreshtoj veprat, shkrimet, intervistat, fjalimet, konferencat dhe dëshmitë e dhëna nga Profesor Repishti -- nepër qendrat akademike amerikane e deri tek Shtëpia e Bardhë e Kongresi amerikan gjatë viteve, në mbrojtje të interesave kombëtare, pasi bota shqiptare në përgjithësi njeh mirë veprimtarinë e Profesorit. Por deshta të përshëndes mikun tim Profesor Repishtin për nderin që i bëri Shkodra dhe të uroj dhe të falënderoj Bashkinë e Shkodrës për vendimin fisnik që mori për të emëruar një rrugë të këtij qyteti, ''Rruga Profesor Sami Repishti''.

Dua të përshëndes mikun tim Sami Repishtin si njërin prej atyre shqiptaro-amerikanëve që besonte se dashuria për Amerikën mundej dhe duhej të kthehej në shërbim të interesave të kombit shqiptar. Profesor Repishti ishte njëri ndër personat më të rëndësishëm të komunitetit që informoi publikun amerikan si dhe Uashingtonin zyrtar, gjatë gjysëm shekullit të kaluar, mbi gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve nën regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe mbi gjenocidin e ushtruar nga sllavo-komunistët kundër shqiptarëve në Kosovë dhe në troje të tjera nën ish-Jugosllavinë.

Bashkia e Shkodrës nderon, pra, njërin prej eksponentave kryesorë të komunitetit shqiptaro-amerikan që njeh shumë mirë shoqërinë amerikane dhe botën shqiptare, dhe i cili ka punuar për forcimin e marrëdhënieve midis kombit amerikan dhe kombit shqiptar, si një garanci për një të ardhme më të ndritur të kombit shqiptar, që ai të zëjë vendin që i takon në radhët e kombeve të përparuara të botës perëndimore. Sot, si edhe më parë gjatë gjithë karierës së tij, Profesor Repishti gjithmonë e përdori këtë njohuri vetëm për të mirën e kombit shqiptar. Duke nderuar Profesor Repishtin, Shkodra nderon të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Komuniteti shqiptaro-amerikan është krenar me nderimin që iu bë Samiut nga Bashkia e Shkodrës, pasi ai vet është personifikimi i komunitetit shqiptaro-amerikan si edhe shembull i mundësive të mëdha intelektuale dhe i forcës morale dhe shpirtërore që ky komunitet ka në gjirin e tij. Me sakrifica e flijime personale, Profesor Sami Repishti, duke u bazuar në traditën dhe trashëgiminë shpirtërore dhe morale të kombit tonë, ështe prijës në veprimtarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vazhdon të mbajë lartë lavdinë e kombit shqiptar në botë.

I shtyrë nga një dinamizëm amerikan, bile edhe në moshë të shkuar, ai sot e kësaj dite, nuk pushon së punuari në interes të kombit, i përkrahur nga rrethi i vjetër por edhe i admiruar nga dashamirë të ri të komunitetit, Profesor Repishti gjithnjë shkruan dhe merr pjesë në manifestime, darka e celebrime të komunitetit shqiptar në Amerikë -- një shembull i gjallë e frymëzues për brezin e ri. Ai është dekan i të drejtave të njeriut i komunitetit, i cili si anëtar i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, me dekada, ka zhvilluar veprimtari në mbrojtje të të drejtave të njeriut, jo vetëm në Shqipëri e në Kosovë, por edhe anembanë botës.

Prandaj i dashur Sami, megjithëse të njoh si njeri modest, ke arsye të jesh krenar për nderin që të bëri vendlindja jote Shkodra -- për veprat dhe shkrimet e shumëta tuat, qëllimi i të cilave gjithmonë ishte dhe është për të ngritur ndërgjegjen e botës ndaj padrejtësive dhe vuajtjeve të shqiptarëve, si edhe për vuajtjet e tua në burgjet komuniste shqiptare, ku ke qenë dëshmitar arrestimesh, burgosjes, ekzekutimesh pa gjyq dhe lloj-lloj ushtrimesh të terrorit komunist kundër bijve e bijave më të mirë të Shkodrës e të mbarë Shqipërisë. Jeta jote është një thesar i çmueshëm i kombit, një shembull për t'u ndjekur e lavdëruar. Këtë shembull e njohu Shkodra loce me dashuri, për njërin prej bijve të saj më të mirë.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SULMET NORVEGJEZE RRJEDHIN NGA NJË URREJTJE E RE IDEOLOGJIKENga ABRAHAM H. FOXMAN, Washington Post (08.01.2011)
ËSHTË KOHA QË NORVEGJIA TË PËRBALLET ME ISLAMOFOBINË E SAJNga ASLAK SIRA MYHRE, Washington Post (07.30.2011)
DUHET TË MENDOJMË NDRYSHENga Dr. ALBAN DACI (07.25.2011)
"Newsweek": GABIMI IM MË I DASHURNga MADELEINE ALBRIGHT, ish Sekretare Amerikane e Shtetit (07.25.2011)
ËSHTË KOHA QË TË KRIJOHET BESËLIDHJA E DJATHTË KOMBËTARE SHQIPTARE NË KOSOVËNga Mr.sc NUE OROSHI (07.24.2011)
TERRORI HELMON MENDIMINNga FELIX STEINER, Deutsche Welle (07.24.2011)
DEFICITI I DEMOKRACISËNga FRANK SHKRELI (07.22.2011)
GREKËT A MUND TË BËHEN GJERMANË?Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (07.22.2011)
RESPEKT KOMBËTAR PËR BRANKO MANOLOVSKINNga SHABAN MURATI (07.22.2011)
LUFTË E FTOHTË MES SERBISË DHE SHQIPËRISËNga Dr. ALBAN DACI (07.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]