VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DHUNIM KOMUNIST I KUJTESËS HISTORIKE

Nga EDGAR FRASHËRI


E Shtunë, 08.06.2011, 09:30am (GMT1)

Shqipëria cilësohet si një nga vendet e ish kampit socialist ku sistemi komunist diktatorial mbretëroi në mënyrën më brutale dhe më primitive për gjysem shekulli në krahasim me vendet e tjera të Evropës Lindore, bile edhe kundrejt Kinës së largët. Ky është një pohim që vjen nga vetë ne shqiptarët, që mbasi dolëm nga izolimi, atëherë filluam të bëjmë edhe krahasimin. Popujt e tjerë ish lindorë nuk i kanë hyrë thellë këtij kategorizimi, por duket se edhe jashtë kufijve të Shqipërisë zotëron i njëjti mendim konformist për ne.

U bënë gati njëzet vite që i biem fyellit në këtë vrimë dhe duket sikur këtë e themi për t'u mburrur para atyre që, sipas nesh, kanë vuajtur më pak, duke pretenduar se rrisim kështu vlerat në sytë e botës, si popull i shumëvuajtur. Qe kemi vuajtur kjo eshte e vertete, por qe kemi vuajtur me shume per faj te komunizmit, kjo eshte gjysem e vertete. Sepse edhe te tjeret perqafuan te njejtat ide, por nuk u katandisen si ne. Sepse duket sikur ne si popull e kemi vuajtjen bashekshoqerues te histories tone. Eshte e vertete qe nuk ka popull ne bote te mos kete patur ne historine vet kohera te errta vuajtjeje, por qe kane edhe periudha te lumtura te cilat i kane shtyre drejt zhvillimit kombetar, dhe jane atje ku jane. Pra gjysma tjeter e se vertetes i takon POPULLIT. Me pak humor te hidhur po kujtoj te perkthej ne gjuhen tone thenjen e te fameshmit Aleksis de Tocqueville "In a democracy, the people get the government they deserve" (Ne nje demokraci populli ka qeverine qe meriton) per te karakterizuar ate kohe te mbrapshte tonen kur, si hajduti, pianeci dhe idealisti disident, futeshin ne te njejtin burg dhe prej andej dilnin njesoj. Kete thenje do ta perifrazonja ne shqip: "Ne diktature populli ka diktatorin qe meriton". Dhe ne patem ate qe deshem!

Mbaroi historia dhe tani ti kthehem realitetit! Ne keto dy dekada, pjesa me e pandryshueshme e binomit, popull-qeverisje eshte POPULLI: Ai eshte me rezistenti ndonese ne pamje duket se eshte qenja me e brishte. Pra, po me dhimbje verej se si popull nuk kemi ndryshuar kushedi se cfare per te mos thene aspak- Jemi popull i varfer dhe mbetemi i tille perseri, pavaresisht se cfare thote kryeministri. Idete iluzore te komunizmit zune rrenje tek popujt e varfer, dhe fatkeqesisht mbeten perseri atje. Pra ne mbetemi akoma ne gene dhe sjellje deshmi e gjalle e ruajtjes dhe demonstrimit te ketyre ideve, te cilat ne tabanin shqiptar ato moren formen me te shemtuar, te cilat kur i krahason me popujt e tjere te Lindjes, te skuqet fytyra. Kush nuk e ka mesuar kete le te shkoje ti takoje, tani qe kemi pasaporta biometrike!. Ne kerkim te nje qeverisje qe na pershtatet sipas kokes dhe kohes, kemi pranuar ne pamje nje sistem demokratik por ne brendi autokratik dhe diktatorial te kamufluar, qe dora dores, ndermjet te tjerash, po stimulon dhe rehabiliton ne forma te sterholluara luften e klasave si vazhdimesi te "armes se dashur ne duart e klases punetore".

 

Po qendroj tek kjo cfaqje sepse kjo po behet shume holle dhe nje populli si ky i yni, mesa duket i shkoka per shtat. Sot nuk eshte ne duart e klases punetore e cila nuk ekziston, por ne duart e te pasurve qe bejne pakice te cilet jane pasardhesit e denje te asaj klase qe martirizuan popullin tone ne emer te injorances dhe te nje mireqenje te rreme. Ata, sepse jane te gjithe nga popullsia e varfer, zoterojne te gjitha frenat e shoqerise: qeverisjen, institucionet, median, te ashtuquajturen shoqeri civile, pra ne teresi gjithe shtetin, sepse perfaqesojne shumicen! Prandaj dhe jane te pelqyeshem nga te varferit sepse kane lidhje gjenetike sociale dhe qe gjithmone parapelqejne nje shtet autoritar.

 

Sot luhet ne menyre te pamoraleshme me termin "ish te perndjekur politike". Ne asnje vend te ish Lindjes nuk spekullohet me kete kategori sic behet ketu tek ne. Kjo eshte fare e kuptueshme, sepse fijet e shoqerise ketu i luajne perseri persekutoret, te cilit vinin nga shtresat e varfera te mbas luftes. Te mos harrojme qe Shqiperia mbas Luftes se Dyte ishte vend me gati shoqeri feudale, kur Evropa ate e kishte futur ne histori qe nga Lufta e Pare Boterore. Komunizem-socializmi shqiptar u formulua tek vjersha e Shefqet Musarajt " Balli Kombetar" qe eshte po aqe aktuale dhe sot:.. "u ngriten kembet ti bien kokes"...Kjo shoqeri ka qene dhe vazhdon te drejtohet nga "kembet", ne mungese te "kokave". Qe kurse u permbys sistemi i deshtuar socialist ne shkalle boterore e per pasoje edhe ketu, u kuptua se termi "ish te perndjekur politike" do te kishte nje rendesi te vecante ne rimarrjen e pushtetit te dorezuar. Dhe keshtu ish komunistet u bene menjehere mbrojtesit e kesaj kategorie qe ne fillim. Me kujtohet qe ne fillimet e kembimit te sistemeve, ne Kuvendin pluralist te vitit 1991-92, kur kerkohej te gjehej formula juridike e rehabilitimit te ish te burgosurve te regjjmit, zoti Berisha i cili perfaqesonte grupin parlamentar te Partise Demokratike, ne fjalen e tij ne foltore e filloi listen e viktimave nga bomba ne ambasaden sovjetike, duke lene jashte rreth 14.000 te burgosur nga viti 1947, te cilet ishin ajka e inteligjences perendimore. U desh nderhyrja e jone qe ai me pas mesoi se kishte te tjere viktima. Por per te nuk ishte lapsus se ai nuk kishte sesi te mos e dinte kete fakt!.

 

Pra sot me te gjitha forcat e pushteteve te uzurpuara "demokratikisht" ka nje revansh riklasifikimi te ish te persekutuarve, duke lene ne harrese ate te viteve 1947 (te cilet me te vertete jane larg dhe askush prej tyre nuk eshte gjalle) dhe duke rehabilituar si te vetmit te merituar, ata qe me vone u eliminuan brenda kastes, por te cilet edhe ata kishin bere krime me bollek, te cilat sot minimizohen ose nuk permenden. Emisione televizive si "Histori me zhurmues" e te tjera si ai, jane nje nga format e kamufluara te kesaj skeme, ku i behet jehone arritjeve nostalgjike te atij sistemi te deshtuar nepermjet pamjeve filmike te asaj kohe si dhe te presonazheve ende gjalle te cilet i ngrejne apotheoze arritjeve te" kembeve". Vete drejtuesit dhe gatuesit e emisioneve si ky kane lidhje nostalgjike me kohen. Gjithashtu nuk ka gazete sot te mos bombardoje me historira, si telenovelat braziliane, per kreret e larte te ish diktatures komuniste, te cilet cfaqen vetem si viktima, duke harruar qellimisht ato krime qe ata kane bere per te mbajtur me kembe diktaturen, para se te beheshin vete viktima te pranojes se sistemit. Dhe kjo eshte nje fushate mbare kombetare e cila synon te zhduke nga kujtesa viktimat e verteta te sistemit komunist e ti zevendesoje me ata qe edhe ne burg, iu digjej zemra per socializmin, te cilin asnjehere nuk e denuan. Sot, trashegimtaret e tyre, per komoditetin e mbajtjes se pushtetit, punojne si nje trup i vetem te korigjojne kujtesen historike e cila ne keto dy dekada eshte corjentuar qellimisht nga vete ata. Objektivi kryesisht eshte ndaj brezit te ri, i cili ndonese jeton "diten" pa ndonje vision te qarte, duke u bombarduar me te njejtin avaz per dite, formon ne menyre te deformuar historine e vendit ne kujtesen e vet.

 

Fatkeqesia e kesaj situate jane vete ish te persektuarit e hershem te atij sistemi, te cilet nen kujdesin e komunisteve te gjithepushtetshem jane katandisur te coptuar e te percare te cilet jo vetem nuk bejne ze, sepse ju hidhet ndonje kocke, por kane filluar edhe te bejne avokatin e kesaj kaste mashtruesish. Ndonjerit prej tyre i eshte dhene edhe ndonje post me rendesi mbasi ja kane lexuar etjen personale per pushtet, dhe me kete i kane mbyllur gojen kesaj kategorie tashma ne shuarje.

Ajo tani e ka kuptuar se as parate e kompensimit material nuk do te arrije ti gezoje ndonjehere!

Tirane, Gusht 2011

efrasheri@rotarytirana.org

EDGAR FRASHËRI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.