VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANONIMËT - MODA E DITËS. DHE RRUGA DURRËS - PRISHTINËNga REXHEP SHAHU

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 11:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ANONIMËT - MODA E DITËS. DHE RRUGA DURRËS - PRISHTINË

Nga REXHEP SHAHU


E Shtunë, 08.06.2011, 09:40am (GMT+1)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për shkrimin tim "Kush paguhet për të sharë udhën e shqiptarëve" botuar në gazetën 55, ne vitin 2008, veç të tjerave, është marrë me shumë seriozitet edhe një faqe interneti www.pejsazhe te fjales, apo natyra jo aq të qeta, xhaxhai.wordpress.com/2008/12/23/kombetarizmi-rrugor/

Aty në atë faqe interneti, një njeri, (uroj të jetë njeri, të jetë shqiptar e jo joshqiptar që han bukë me ne, të ketë një emër që nuk të ngjall krupë as ty lexues, as mua e as atij vetë), gjithsesi i nderuar, që më ka kushtuar kohë dhe hapësirë në atë faqe, bashkë me një sërë mbështetësish të tij, apo fansash të tij, janë marrë gjatë me shkrimin tim, fjalë për fjalë dhe germë për germë.

E kanë tepruar apo s'e kanë tepruar nuk është kjo çështja, sepse është mëse demokratike që ka pro dhe kundër mendimeve apo shkrimeve të mia.

Krejt çështja është se ata janë anonimë, nuk shkruajnë e flasim me mua me emër e mbiemër, por me pseudonime.

Kjo gjë dita ditës ma ka shtuar zemërimin. Ma ka shtuar edhe mëshirën për to. Por tani që erdhi çasti ta botoj në këtë libër dhe e mora në dorë dhe një herë këtë shkrim, më dalin përpara komentet e anonimëve. Dhe nuk mund të hesht. Më ka ikë qetësia. Sepse është një e keqe e madhe moda e ditës anonimati. Është një e keqe e madhe fshehja, frika, mos guximi. Duke qenë anonim mund të shash e të fysh sa të mundesh.

Me u marrë me një anonIm, me një pseudonIm po më krijohet përshtypja se jam duke u marrë me një fantzmë dhe edhe unë kam frikë e trembem prej fantazmës, prej lugatit të paemër që më godet e godet sikur unë jam I stërmadh e stërfuqishëm e nuk kam dhimbje, nuk ndjej dhimbje. Jo, më dhemb dhe shumë. Se jam një njeri krejt I zakonshëm, I butë e ndjeshëm mbase më shumë se duhet.

Me u marrë me një fantazmë, me një anonim, me një hije që fshihet, po më duket sikur kam marrë drapërin a kosën në dorë e po korri a kosis shi, po më duket se po prashis në ajër apo në ujin e një liqeni.

Edhe pse po shkruaj për anonimët, thellë brenda vetës ndjej mëshirë për to më shumë se cdo gjë tjetër. Por mëshirën më të madhe e ndjej për atë të ashtuquajtin Xha Xha. Të cilit po i drejtohem jo sikur të ishte njeri prej verteti, por si një hije, një fantazme, një pseudonimi, një kufome të paemer, një lugati që më tremb.

Me vjen keq, shumë keq, Xha Xha që më duhet të ndërroj fjalë me ty sepse nuk të njoh. Dhe të flasësh me një të panjohur, me një hije, qënka siklet i madh. Ti fshihesh prej meje e prej vehtes se të vjen turp prej meje e vehtes tënde. Mbase ke të drejtë sepse mund të të vijë shumë ndot nga vetja, mbase.

Dhe mua më duket e rëndë, e frikshme, e sikletshme pafund të flas me hijen tënde, me pseudonimin tënd. Tmerrohem nga këto pseudonimët.

Ti zgjove dreqin brenda meje o Xha Xha. Zgjove të ligun, djallin, të ziun, të keqin vetëm për arsyen e thjeshtë se flet e shkruan si anonim. E anonimët më së paku janë përversë. Më ndje, por janë shumë përversë e më shumë se të pështirë e të neveritshëm.

Teksa po këmbej këto fjalë me ty, nuk nisem thjeshtë nga fakti që më dole në shteg mua si anonim, por më ngjallen të gjitha ligësitë e anonimëve dhe të gjitha furitë e zëmërimit tim ndaj anonimëve po i derdh mbi ty mbase krejt me të padrejtë. Sepse ti mund të jesh njeri shumë i nderuar, mund të jesh ndonjë mik i afërt i imi, mund të kemi ngrëne e pi kafe e ndonjë gotë verë bashkë, mund të kemi diskutuar për letërsi, poezi e gazetari pa fund, mund të jesh ndonjë përsonalitet e letrave shqipe, mund të jesh ndonjë atdhetar e patriot klasi, mund të jesh ndonjë demokrat zemërplasur pse s'bëhet më mirë e më shpejt Shqipëria, mund të jesh ndonjë komunist më shumë se i ndershëm, mund të jesh për tu patur zili e për tu pirë ne kupë, mund të jesh i ndershëm, i virgjër, por vetëm se je pak me barrë si i thonë je pak anonim.

Unë kam shumë nderim për miqtë e mi. Nuk ma lejon kurrë edukata, formimi, tradita nga vij, familja, që të shaj miqtë. Unë di të jem mirënjohës ndaj një shoku e miku për një nder që më ka bërë, për një mirësi që ka treguar dhe nuk e shuajnë nderimin e miqësinë time për atë njeri edhe nëse më ka bërë pastaj dhjetë dëme. Unë nuk i ndaj miqtë në parti, në pozitë a opozitë, pasi për mua partia më e shenjtë është miqësia. Unë nuk mund të shaj apo të shkruaj kundër dikujt që e kam konsideruar mik. Kjo më tremb shumë se mos ti je ndonjë nga miqtë e mi. Ti mund ta kesh pseudonim letrar këtë që i thua vetës Xha Xha, sic mund ta kishe përshembull, gomar, krric, këlysh bushtre, në pamundësi të shkruash për veten pseudonimin që mund të kesh patur si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, nëse ke patur të tillë e nëse je ndopak xha xha në moshë.

Anonimët sot janë bërë ceshtje mode në komunikimet e pafundme në internet. Si dikur letrat anonime që të bënin gjëmën në kohën e diktaturës.

Për cudi sot janë modë dite. Pa pikën e problemit, pa dert e gajle, del një anonym e të shan me libër shtëpie. Të jep mend, të jep këshilla, të tall, të bën llom sepse është i tillë dhe ndaj nuk guxon të shkruajë e të flasë me emër. Se nuk ka emër të denjë dhe i vjen me vjellë prej emrit të tij.

Mund ta teproj në këtë përgjigje ndaj teje, por nuk më bën te hesht sepse heshta gjatë, që nga dhjetori 2008 kur ti bashkë me çetën tënde ke hedhë baltë e gurë mbi mua.

Më vjen keq spse nuk të njoh. Mund të jesh burrë apo grua, apo të dy bashkë edhe burrë edhe grua apo vetëm burrëgrua a gruaburrë. Mund të jesh i zoti e me shumë kontribute në gdhendjen e fjalës. Mund të jesh shqiptar i mirë e i zoti me rrënjë shqiptar. Mund të jesh edhe i konvertuar shqiptar se të ka ra mirë. Por nuk të njoh dhe nuk ti di bëmat e gjëmat. Ndërsa për mua ti mund të dish më shumë sepse jam shumë i pacipë dhe nuk e kam fshehur kurrë emrin, zërin apo fytyrën time, edhe pse ti e soji yt nuk e duroni dot.

E kam shumë të vështirë, të rri pa iu përgjigjur komenteve të tua Xha Xha rreth artikullit tim. Megjithëse ndoshta bëhem pis edhe vetë e më mbyt llomi. Më kap edhe një ndjenjë frike, një ndjenjë mëshire, një ndjenjë përbuzje e urrejtje përzier bashkë.

Më duhet të flas e të komunikoj apo replikoj me një Xha Xha, me një pseudonim, me një anonim, me një askush apo askënd, që fshihet pas gardhit apo pas murit dhe hedh gurin e fjalën, e fsheh dorën a fytyrën, me një njeri që i vjen turp prej emrit të tij, prej identitetit të tij se mund ta ketë të dhjerë.

Më vjen shumë rëndë të vazhdoj të shkruaj sepse po merrem me një anonim (thua të kesh shkruar letra anonime, ta kesh zanat këtë gjë), po merrem me një tufë anonimësh që më kanë respektuar dhe kanë marrë në konsideratë shkrimin tim, shkrim që ndonjërin nga anonimët e ka bërë të vjellë.

Nga kjo ndjenjë që ti përjeton për veten tënde, nga turpi që të vjen prej vehtes tënde, prej emrit tënd, prej identitetit tënd, mua më vjen keq. Të mëshiroj. Më dhimbsesh fort. Ndoshta në thelb je njeri i mirë dhe ke kuptuar se sa ndot të vjen prej vehtës tënde dhe nuk e duron dot emrin tënd se të bën me vjellë ndaj shkruan me pseudonim.

E bash për këtë shkak po të konsideroj dhe po këmbej dy fjalë me ty.

Nuk je dakort me shkrimin tim. Krejt normale. Pse duhet me qenë dakort. Por nuk je dakort me rrugën, me bërjen e rrugës. Këtu them që duhet t'i ndalësh lodrat Xha Xha dhe është më e fisme me hesht se sa me mbjell neveri dhe me më bë me i futë gishtat në gojë e me nxjerrë zorrë e mushkëri. Pasi fjalët e tua mbajnë një erë shumë të rëndë, më të rëndë se muti në një nevojtore të pa lame 50 vjet ku edhe ku vjellin edhe pijanecët.

Më përmende diku Ferizajt dhe që atje ka edhe enveristë. Eh mor Xha Xha edhe i pabesë, si cdo anonim dhe si cdo njeri që rri në pritë pas gardhit dhe s'po di ku je mbjellë, kush dhe ku të ka mbjellë e rritë. Mba mend se komunizmi nuk ka ngjitë e nuk ngjit në Kosovë, përvecse në ngjittë nën kostumin e mafies. Sepse i besoj asaj që ka thënë Lasgushi që kur të clirohet Kosova, komunizmi nuk ka me vdekë, por ka me ngordhë në Shqipëri.

Thua diku se mu këput teli i ciftelisë. Bukur fort. Po unë i bie ciftelisë. Po ti mor Xha Xha kujt i bie? Gusllës...apo kujt??

Unë or Xha Xha, ndryshe nga ti që të vjen fort marre prej emrit tënd, kam folë e shkruar me zë e figurë e me shkrim.

Kam qenë pa gajle a dert. Kam shkruar e folë qysh moti, pa më ardhë turp prej vetes.

Nuk jam paguar asnjë qindarkë për sa kam shkruar dhe nuk më ka porositë askush të shkruaj. Aq më pak Sali Berisha me të cilin nuk kam ndërruar kurrë në jetë asnjë një fjalë.

Jam paguar për katër vjet si një zyrtar i shtetit, si zëdhënës shtypi i ministrit të bujqësisë z. Jemin Gjana, por kam pasë tjetër detyrë dhe aspak në lidhje me rrugën apo rrugët e vendit. Unë me këtë punën e shkrimeve jam marrë herët o Xha Xha. Pa qenë zëdhënës, pa më paguar qeveria e Sali Berishës dhe e askujt qeveri.

Si ty sot që besoj nuk të paguan askush të reagosh ashtu kundër shkrimit tim. Apo jo?? Apo e kam gabim, si thua.

Unë ta ndjej dhimbjen që të shkakton kjo udhë dhe ndërtimi i saj. Të ngushëlloj. Dhe të falenderoj që ekziston. A din ti se duhen edhe qenie si ti. Xha Xha, shokët e tu bëjnë lajm se erdhen 7 mijë emigrantë nga Greqia dhe radha ëshrtë e gjatë dhe nuk bëjnë lajm se nga Kosova vijnë për cdo ditë vere mbi 7 mijë e 17 e deri në 24 mijë makina o biro.

Unë e kuptoj se ti nuk je i qetë pse u bë kjo rrugë. Sepse kjo rrugë bëri që Prizreni të jetë tash më afër Tiranës se sa është Selenica, Fieri, apo Shkodra. Po cfarë të bëjmë. Ja që kështu ndodhi. Cfarë ti bëj unë Sali Berishës, atij guximtari të cmendur, atij patrioti të lajthitur, atij shqiptari të madh. Cfarë ti bëjmë unë e ti? Ta vrasim? Cfarë të bëj unë? Nuk është faji im pse u bë Prizreni kaq afër Tiranës Xha Xha. Më ndje. Fajet i ka Sali Berisha. Ai mbase duhet varë. Por nuk është në dorën time or Xjha Xha. Ai ka bërë mëkat të madh, e kuptoj. Ai na e bëri Shqipërinë të vogël. Dhe duket se po na e bën edhe më të vogël që shqiptarët të mund ti bien rreth e qark brenda ditës.

Unë pseudopatrioti, pseudokombëtaristi, duhet të të them o Xha Xha mavria se nuk ma ha palla për punë patriotike sepse nuk besoj se kam kellqe të bëj patriotin. Unë thjeshtë bëj sa mundem për veten time e fëmijet e mi, të jem sa më i denjë për fëmijët e mi, për të qenë në paqë me veten time dhe me detyrën time. Thjeshtë, në mos u krenofshin fëmijët e mi me mua, të paktën të mos u vijë turp prej meje. Vetëm këtë kam synim. Vetëm këtë quaj patriotizëm dhe atdhedashuri.

Patriot është Sali Berisha. Atij i qofshim falë për këtë udhë që lidhi e bashkoi kombin, që u kurseu kohën, mundin dhe energjitë shqiptarëve, që ua lehtësoi jetën shqiptarëve. Ai është patriot sepse ai gdhendi firmën e tij në tokë. Nuk i llogarit askush firmat që ka hedhë në letër. Të gjitha i sfumon, i harron apo i futë nëpër skuta historia. Por firma që ka nënshkruar në tokë, që ka gdhendur në tokë, firmë që cau male, e krijoi fushëza, ajo nuk shuhet kurrë. Besoj se ti po pëlcet nga inati që ai e bëri firmën e emrin e tij të pavdekshëm për aq kohë sa do të rrojnë shqiptarët në trojet ku janë. Dhe firmë e nënshkruar e derdhur e hedhur në tokë, mes për mes trojeve shqiptare. Firmë që nuk mund të shuhet kurrë edhe të duam une e ti Xha Xha. Dhe sa të jetë jeta, nuk ka më për shqiptarët rrugë më të rëndësishme, rrugë më të penguar se sa kjo që ka bërë Sali Berisha. Gjithcka tjetër do të jetë e lehtë, e pandaluar nga miqtë dhe armiqtë, me emër ose anonimë, e papenguar. Sepse pengesa apo muri që ndante kombin u shemb. E bëri ai, Saliu, Sali Berisha, që i bashkoi shqiptarët, që ua ndërtoi urën e bashkimit, që ua krijoi mundësinë e bashkimit, që ua bëri autostradë udhën e bashkimit.

E të gjitha këto fjalë, që mund të mos shkruheshin e thuheshin kurrë, thjeshtë u thanë për shkakun e vetem që ti Xha Xha nuk nënshkrove me emrin tënd dhe më fute frikën, ma kalle datën, më ngjalle krupën...

REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DHUNIM KOMUNIST I KUJTESËS HISTORIKENga EDGAR FRASHËRI (08.06.2011)
IDENTITETI POLITIK SI PENGESËNga AFRIM KRASNIQI (08.05.2011)
KËSHTU DO TA NDIHMOJ TOKËN E GJYSHIT TIM DHE TË BABAIT TIMFjalimi i Presidentit të SHBA në Gana në korrik 2009 (Ribotim)Nga BARAK OBAMA (08.04.2011)
ZBUKURIMI I HERONJVE NË KOMPJUTERNga REXHEP SHAHU (08.04.2011)
REFLEKTIM MBI EMIGRANTËT: T'IU GARANTOHET MIKPRITJA DHE DINJITETI I POPUJVENga Dr. ALBAN DACI (08.04.2011)
MALLKIMI RACISTNga ROGER COHEN, New York Times (08.03.2011)
ZËNIA E POZICIONEVE NË PRAG TË NEGOCIATAVE PËR STATUSIN SPECIAL TË VERIUTNga AUGUSTIN PALOKAJ (08.03.2011)
SHKODRA NDERON PROFESOR SAMI REPISHTINNga FRANK SHKRELI (08.03.2011)
SULMET NORVEGJEZE RRJEDHIN NGA NJË URREJTJE E RE IDEOLOGJIKENga ABRAHAM H. FOXMAN, Washington Post (08.01.2011)
ËSHTË KOHA QË NORVEGJIA TË PËRBALLET ME ISLAMOFOBINË E SAJNga ASLAK SIRA MYHRE, Washington Post (07.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]