VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LETËR E RRALLË QË TRONDITI DIKTATURËN KOMUNISTE (8 korrik 1978)!...ME ANE TE SAJ FADIL KOKOMANI, VANGJEL LEZHO IU KUNDERVUNE ENVER HOXHËS, PAS TYRE DHE XHELAL KOPRENCKANga SKIFTER KËLLIÇI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LETËR E RRALLË QË TRONDITI DIKTATURËN KOMUNISTE (8 korrik 1978)!...

ME ANE TE SAJ FADIL KOKOMANI, VANGJEL LEZHO IU KUNDERVUNE ENVER HOXHËS, PAS TYRE DHE XHELAL KOPRENCKA

Nga SKIFTER KËLLIÇI


E Djelë, 08.07.2011, 10:09am (GMT+1)

LETER E RRALLE QE TRONDITI DIKTATUREN KOMUNISTE ,(8 korrik 1978)!...

ME ANE TE SAJ FADIL KOKOMANI, VANGJEL LEZHO IU KUNDERVUNE

ENVER HOXHES

PAS TYRE DHE XHELAL KOPRENCKA

Të tre- martirë të demokracisë

Nga Skifter Këllici Ç

Prolog

Në ditët e para të vitit 1979 në biseda me disa shokë të ngushtë mësova se dy miqtë e mi të mirë, gazetarët e talentuar Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, me të cilët në vitet 1958-1963 kisha punuar edhe unë si gazetar në RadioTirana dhe që kishin rreth 16 vjet që vuanin në burgjet dhe kampet komuniste të përqëndrimit, ishin pushkatuar. Dhe bashkë me ta edhe një i burgosur tjetër, Xhelal Koprencka.

Arsyeja ishte se dy tw parwt, dhe mw pas edhe i treti, vec e vec, u kishin dwrguar letra Hysni Kapos,(edhe pwr Komitetin Qendror tw PPSH-sw), nw tw cilat u kwrkonin atyre qw tw mwnjanonin nga udhwheqja Enver Hoxhwn qw po e veconte Shqipwrinw nga bota...

Kaq pata mwsuar atwhwrw dhe asgjw mw shumw.Madje dhe kjo ishte e tepwrt,po tw marrim parasysh se Sigurimi famwkeq me anw tw hafijeve tw veta qw gwlonin kudo, i kishte sytw hapur e veshwt pipwz.
Nw Bibliotwkwn Kombwtare punonte asokohe njw grua shumw e afwrt me Fadil Kokomanit ,por sidoqoftw, edhe kur pas disa vjetwsh ,me shumw drojw mora guximin ta pyesja pwr fatin e tij dhe Vangjelit,ajo m'u pwrgjigj se nuk dinte gjw... .

Kjo ndodhi vetwm pas vitit 1985, pra pas vdekjes sw Enver Hoxhws.Atwherw patwm zemwr tw bwnim edhe pyetje tw kwsillojshme.Pra, atwherw, ndonwse pwrwri nwn zw,morwm e dhamw me shokw dhe mwsuam se ato qw hamendwsoheshin pwr Fadil Kokomanin,Vangjel Lezhon dhe Xhelal Koprenckwn ishin tw vwrteta.Mw fjalw tw tjera, qw ata u kishin shkruar letra Hysni Kapos dhe, pwr mw tepwr, mwsuam se njw ndwr pwrcaktimet e tyre pwr Enver Hoxhwn,ishte se ai po e mwnjanonte vendin tonw nga bota.

Po cila ishte pwrmbajtja e kwtyre letrave? Kwtw nuk e dinte askush dhe nuk kishte si ta dinte.Kjo mbeti mister edhe pas rrwzimit tw komunizmit.
Aty nga tetori i vitit 1994, kur po shkruaja librin"Historia e Radiotelevizionit Shqiptar,(1938-1990)",pwr tw mwsuar mw shumw pwr Fadil Komomanin dhe Vangjel Lezhon, veprimtarinw krijuese tw tw cilwve si gazetarw do ta trajtoja nw kwtw libwr,duke u ndalur vecanwrisht te letra misterioze drejtuar "Kupolws sw Kuqe"nga burgu i Spacit,u takova me publicistin dhe shkrimtarin e njohur Fatos Lubonja. Ai kishte kaluar sw bashku me ta disa vjet tw dwnimit tw tij 17-vjecar nw burgun e mwsipwrm dhe po shkruante librin"Ridwnimi", njw pjesw e mirw e ngjarjeve tw tw cilit u kushtohet atyre tw dyve dhe Xhelal Koprenckws.

Fatos Lubonja, jo vetwm mw rrwfeu fakte qw nuk i dija, por edhe mw dhuroi pwr t'i pwrdorur nw librin tim "Historia e ... " fragmente tw fjalws sw fundit tw Fadil Komomamit dhe Vangjel Lezhos, pasi trupi gjykues u kishtw dhwnw atyre dwnimin me vdekje.

Gjatw hulumtimeve tw tij nwpwr arkiva,Lubonja kishte arrirur tw njihej me kwtw dokument me shumw vlera, qw dwshmonte qw ata tw dy, edhe pse dwnoheshin,me vdekje jo vetwm nuk kwrkonin falje, por vazdonin tw demaskonin regjimin totalitar stalinist tw Enver Hoxhws.Por kur e pyeta pwr letrwn qw ata tw dy dhe pastaj vecmas edhe Xhelal Koprencka u kishin drejtuar udhwheqwsve komunistw,ai ngriti supet.Atyre letrave nuk kishte arritur deri atwherw t'u binte nw gjurmw.

Dhe ja,para disa ditwsh, si rrufe nw qiell tw hapur, mora vesh se nw dy gazeta tw pwrditshme ishte botuar letra e gjatw e panjohur deri tani,pwr tw cilwn shkrova pak mw sipwr!... Pra, pas 31 jetwsh,saktwsisht shkruar mw 8 korrik 1978.(Pwr letrwn e Xhelal Koprenckws deri tani asnjw e re.Ajo nuk wshtw zbuluar ende).Por, sidoqoftw, zbulimi dhe botimi i letrws sw Fadil Kokomanit dhe Vangjel Lezhos pwrbwn njw ngjarje tw madhe, e cila, duke pasur parasysh edhe fjalwn e tyre pas vendimit tw dhwnw nga trupi gjykues qw i dwnonte mw vdekje,pjesw tw sw cilws do tw citoj nw vazhdim tw kwtij dossieri, wshtw njw dokument i rrallw qw dwshmon pwr qwndreswn, guximin dhe trimwrinw e pashembullt tw tyre.Dhe kjo,sepse ata,ndonwse e dinin qw pas dwrgimit tw kwsaj letre nuk i priste vecse vdekja, ua pwrlaswn tw vwrtetwn nw fytyrw udhwheqwsve komunistw dhe drejtpwrdrejt Enver Hoxhws,pwr tw cilin pa asnjw ngurrim, vec pwrcaktimeve tw tjera me tw cilat do tw njihemi, duke pwrdorur shprehjen e njohur tw Luigji 16-tw: "Shteti jam unw",("L'atat c'est moi"), e cilwsojnw diktator si cdo mbret tiran dhe despot qw nwpwrkwmb tw drejtat mw elementare tw popullin tw vet.Ose, mw saktw, sic venw nw dukje ata, ai qw si"Ali pasha, i cili qe i detyruar tw vdesw si qen i rrahur ,i rrethuar vetwm nga 20 besnikw,kwrkon mbi kurbanwt e vet,mbi kockat e tyre kwrkon tw ngrejw njw kwshtjellw tw pamposhtur .ai.. qw i pwrngjan aq shumw...atij."

Eshtw e vertete qw lexues qw janw njohur dhe njihen me pwrmbajtjen e plotw tw kwsaj,qw gjendet nw internet, kanw mbetur tw habitur nga shprehje tw Fadil Kokomanit dhe Vangjel Lezhos me anw tw tw cilave e quajnw veten "komunistw dhe publicistw tw brumosur qw tw vegjwl me idetw e Tetorit tw Madh,tw Leninit dhe tw PK tw BS ...". Dhe kjo sepse ata studiuan nw shkolla tw larta tw Bashkimit Sovjetik,(1953-1959),pwrkatwsisht i pari nw Lenigrad dhe i dyti nw Moskw,kur fill pas vdekjes sw Stalinit,nw mars tw vitit 1953 Hrushovi, qw erdhi mw krye tw PK tw dhe shtetit sovjetik filloi njw swrw reformash "tw cilat synonin tw korigjonin aspekte tw vecanta tw teorisw dhe praktikws staliniste."(FESH,2008,vwl.1, faqe 962),qw u sanksionuan nw Kongresin e 20-tw tw PK tw Bashkimit Sovjetik, i cili u mbajt nw shkurt tw vitit 1956 nw Moskw.

Ata qenw dwshmtarw tw procesit tw destalinizimit, pra tw luftws kundwr kultit tw individit tw Stalinit, i cili me aparatin e tij tw dhunshwm i kishte sjellw shumw mjerime dhe fatkeqwsi popujve sovjetikw.Dhe ky proces u shtri dhe nw vende tw tjera tw Lindjes

Komuniste,me mwnjanimin e e udhwheqwsve stalinistw tw tyre,(por jo nw Shqipwri).

Ata qenw dwshmitarw tw rehabilitimit tw mijwra njerwzve tw pafajshwm qw ishin dwnuar me burgime dhe internime,tw rishikimit tw planeve ekonomike duke i kushtuar mw shumw rwndwsi industrisw sw lehtw mw pikwsynim shtimin e prodhimit tw artikujve ushqimorw dhe tw veshmbathjes.

Mbi tw gjitha,ata qenw dwshmitarw tw zbatimit tw politikws sw bashkekzistencws paqwsore me vendet perendimore,qw ndwrmori B.S,e cila solli zhdukjen e sw ashtuquajturws "perde tw hekurt" dhe pwrmirwsimin e dukshwm, sidomos tw marrwdhenieve me Shtetet e Bashkuara tw Amerikws.

Ata qenw dwshmitarw gjithashtu qw, falw kwsaj klime,u pwrmirwsuan edhe mwrrwdheniet e tyre nw fusha tw tjera shkencore,kulturore,artistike...,se filloi njw periudhw tjetwr nw tw cilwn mwnjanohej rreziku i i njw lufte tw re botwrorw,pra,se kwto blloqe me sisteme tw ndyshme shoqwrore e politike mund tw bashkwjetonin.

Por kur u kthyen nw atdhe, Fadil Kokomomani dhe Vangjel Lezho,sic do tw vw dukje dhe nw pjeswt e tjera tw kwtij dossieri, u mbushwn me keqardhje dhe me mllef kur vunw re se Enver Hoxha dhe sejmwnt e tij vazhdonin me fanatizwm mwsimet e Stalinit duke zbatuar edhe mw ashpwr "diktaturwn e proletariatit" ,dukuri tw sw cilws u panw fare qartw nw zhvillimet e Konferencws sw Tiranws,(prill 1956), ku Hoxha mbyti me dhunw zwrin e komunistwve tw ndershwm dhe shumw prej tyre i dwnoi familiarisht me burgime dhe internime qw zgjatwn deri nw mars tw vitit 1991.

Tw nxitur edhe nga vendimet e Kongresit tw 20-tw tw PK tw BS, ku ishte dwnuar botwrisht kulti i Stalinit, nga foltorja e e kwsaj konference ata sollwn zwrin e komunistwve tw thjeshtw dhe punonjwsve tw institucioneve dhe ndwrmarrjeve ku punonin, kwrkuan demokratizimin e jetws sw partisw dhe pwrmirwsimin e gjendjes ekonomike tw popullit tw thjeshtw qw vazhdonte tw vuanten, nw njw kohw kur udhwheqwsit komunistw ishin zhytur tw mira tw bollshme materiale.

Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho nuk mund tw pajtoheshin me kursin stalinist tw Enver Hoxhws qw,pwr hir tw ruajtjes sw pushtetit tw tij faraonik,bwri c'wshtw e mundur qw tw prisheshin marrwdhwnit me Bashkimin Sovjetik.

Nw kwtw situatw,ata,sic do tw shpjegoj mw poshtw, nw verw tw vitit 1963 vendoswn tw arratiseshin nga liqeni i Pogradecit, tw hidheshnin nw Jugosllavi dhe qw atje nw Bashkimin Sovjetik.Por forcat e Sigurimit qw kishin rwnw nw gjurmw tw tyre, i kapwn, i burgoswn dhe "drejtwsia", pwr tradhti tw lartw ndaj atdheut, i dwnoi me... 25 vjet heqje lirie.

Dhe ja, mw 8 korrik tw vitit 1978, kur shihnin se Enver Hoxha vazhdonte tw ndiqte kursin e tij tw shtypjes sw dhunshme ndaj popullit dhe pwr mw tepwr tw vetizolimit tw Shqipwrisw,pas 16 vitesh tw kaluara nw burgje dhe kampe pwrqendrimi,Fadili dhe Vangjeli vendoswn tw shkruanin letrwn, tashmw tw famshme, dhe t'ia dwrgonin Hysni Kapos,njeriut mw tw besuar tw diktatorit duke shpresuar se udhwheqja komuniste shqiptare do ta mwnjanonte Enver Hoxhwn qw po e "zhyste Shqipwrinw nw humnerwn mw tw turpshme tw historisw" sic vwnw ata nw dukje nw letrwn e tyre. Por kjo nuk ndodhi.Pwrkundrazi,pas njw procesi gjyqsor "drejtwsia komuniste"e urdhwuar nga lart, i dwnoi ata me pushkatim, vendim qw u zbatua mw 28 maj tw vitit 1979.

Kaluan vite e vite.Diktatura komuniste u shemb.Shumw tw burgosur politikw, tw dwnuar gjate periudhjws komuniste filluan tw rehabilitoheshin.Pwr ta niswn shkruanin gazetat, tw pwrgatiteshin emisione nga mediat elektronike.Cuditwrisht askush nga drejuesit e RTVSH-sw,pas vitit 1990 nuk u kujtua pwr gazetarwt e pushkatuar,Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho,edhe sot nga gazetarwt mw tw mirw tw Radio Tiranws nw tw gjitha kohwt.

...Ishte mëngjesi i 20 majit të vitit t 1994,kur hyra në zyrën e Skënder Bucpapajt,atëherë drejtor i përgjithshëm i RTVSH-së.Dhe jo pa qëllim. I kujtova se më 28 maj mbusheshin 15 vjet nga dita e pushkatimit të të Fadil Kokomanit dhe Vangjel Lezhos,si dhe të Xhelal Koprenckës,një të burgosuri tjetër politik që ishte pushkatuar së bashku me ta. Shtova se pas rënies së diktaturës, ishte rasti që ky përvjetor të përkujtohej me një ceremoni të vecantë.

Njeri i kulturuar,poet dhe publicist i njohur, ai me falenderoi shumë dhe së bashku dhe të nesërmen hartuam edhe planin për organizimin e një mbledhjeje solemne në bashkëpunim me Komitetin e të Përndjekurve Politikë.Dhe kështu u bë.

Ndërkohë,unë së bashku me Pirro Nacen,gazetar dhe radiokronist i njohur në Radio Tirana në vitet 50-60-të,i cili u nda nga jeta mw 2006,që të dy ne, shokë të ngushtë të Fadil Kokomanit dhe Vangjel Lezhos,përgatitëm një kumtesë, që më pas u bë bazë e këtij shkrimi,kushtuar atyre.

Qe një mbledhje prekëse kushtuar këtyre gazetarëve martirë,si dhe shokut të tyre,Xhelal Koprenkës,të cilëve, për qëndrimin e tyre të pamposhtur,mbajtur gjatë 16 vjetëve që kishin kaluar nga viti 1963,deri në ditën e pushkatimit nëpër burgje dhe kampe përqendrimi, në atë ceremoni nga Presidiumi i Kuvendit Popullor iu dha dekorata "Martirë të Demokracisë".

Vec kësaj,si Radio Tirana,ashtu edhe RTSH-ja,përgatitën emisione të posacme kushtuar atyre.Me këtë rast edhe unë botova gjithashtu një artikull të gjatë në gazetwn "RD". .

Cilët ishin Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho ?

"I nderuar kolegj gjykues,

Xixëllonjës netëve të bukura të verës i duket sikur ndricon gjithësinë me dritëzën e saj: në të vërtetë nuk ndrit dot as edhe një fije bari.E njejta gjë ndodhi dhe me aktakuzën e këtij procesi gjyqësor.Ajo u venit...Xhirimi si në film i tërë skenave hetimore solli këtu përpara jush dy dosje të mëdha, të fryra e të potershme,që, po t'i redaktosh,u mbetet vetëm ajo për të cilën u dënuam bashkë me Vangjelin..."

Sikur të mos e dija që këto reshta janë shkëputur,nga njeri prej proceseve gjyqësore më tragjike dhe më tronditëse që janë zhvilluar ndonjëherë gjatë regjimit të tmerrshëm komunist në vendin tonë,(17 maj 1979), do të gjykoja që ndonjë një shkrimtar i talentuar ka arritur të vërë në gojën e njërit prej personazheve të tij të burgosur fjalë kaq prekëse..

Por, në fakt, nuk është aspak kështu.

Në këtë rast, si edhe në raste të tjera që do t'u paraqes lexuesve të këtij dosieri nuk ka punuar kurrsesi fantazia e ndonjë shkrimtari për t'ia pasur zili.Ato radhë i ka shkruar në një nga qelitë e Burgut të Ri të Tiranës i burgosuri politik, Fadil Kokomani, së bashku me shokun e tij, Vangjel Lezho,pasi të dy e dinin se, vec pushkatimit, nuk i priste asgjë tjetër.

Të habit gjakftohtësia, guximi dhe trimëria e këtyre dy të burgosurve, që, edhe në ato caste aq të rënda, jo vetëm shkruan mbi 20 faqe,që përfaqësonin fjalën e tyre të mbrojtjes para trupit gjykues, por edhe i shkruan me frymëzim, talent, me një gjuhë fshikulluese e demaskuese, që i bëri anëtërët e trupit gjykues, sipas dëshmive të të pranishmëve në sallën e gjyqit, të mbeteshin të ngrirë e të mos guxonin ta ndërpritnin ligjëratën e tyre të madhërishme.

C'kishte ndodhur, përse po zhvillohej ky proces gjyqësor, përse Fadil Kokomani e Vangjel Lezho, tw dwnuar me nga 25 vjet burg, po ridënoheshin këtë radhë me pushkatim, pasi kishin bërë rreth 16 vjet burgim të rëndë në kampet e përqendrimit.Bashkë me ta edhe Xhelal Koprencka,një tjerër i burgosur politik.

Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho,sic e pamw mw sipwr, ishin dy shokë që u lidhën me një miqësi shumë të ngushtë gjatë viteve të studimit për gazetari në shkollat e larta të Bashkimit Sovjetik.

Fadili kishte lindur në Durrës më 1933 në një familje me tradita atdhedashëse.Vangjeli kishte lindur një vit më parë në Fier, në një familje të varfër.Fadili kishte mbaruar shkollën e mesme në qytetin e lindjes dhe ishte dërguar të studionte për gazetari në Leningrad.Dy vjet më pas, me të mbaruar shkollën pedagogjike në Elbasan,në Leningrad e shkonte për të njejtat studime edhe Vangjeli.Ja,pra njohja midis tyre, e cila vazhdon e thellohet edhe më shumë, edhepse Vangjeli, për arsye shëndetësore detyrohet të vazhdojë për gazetari studimet në Moskë.

Kjo miqësi bëhet edhe më e fortë në Tiranë.Fadili, me të mbaruar studimet, emërohet më 1957 gazetar në Radio Tirana.Dy vjet më pas po në Radio nis të punojë edhe Vangjeli.

I kam njohur që të dy nga afër.Në një konkurs letrar në UT më 1958 fitova një cmim me një tregim dhe Fadili , që përgatiste "Emisionin e Rinisë",më ftoi në një intërvistë.Ishte koha kur sapo kisha nisur të bëja prova për folës në Radio.Dhe ishte Fadili së bashku me folësen e mirënjohur, Vera Zheji, që më nxitën e më dhanë zemër që të punoja me ngulm në mikrofon.

Disi i shkurtër,por me trup të ngjeshur,fytyrë të lëmuar, gjithnjë të qeshur,ku binte në pah hunda e drejtë e sytë e kafenjtë,Fadili ishte po aq gazmor dhe i ciltër, sidomos në biseda, ku menjëherë të bentë për vete,vecanërisht me kulturën e gjerë në fushën e letërsisë dhe të muzikës.Dhe tërë këtë kulturë ai e derdhte në emisionet radiofonike, disa prej të cilave kam pasur rast t'i lexoj si folës në mikrofon.Ato, duhet thënë se qenë të një niveli shumë të lartë artistik,krahas emisioneve të përgatitura nga Pirro Nace,Ymer Minxhozi,Liri Celi, Maqo Afezolli,Kadri Zotria e gazetarë të tjerë të Radio Tiranës.

Edhe Vangjeli, me të nisur punën më 1959 në redaksinë e kulturës, së bashku me Fadilin, dëshmoi se kishte talent.Ai vinte i gjatë, i hajthëm,por i zhdërvjelltë, me fytyrë ezmere, pakëz eshtake, ku përshkënditnin sytë e zinj dhe plot gjallëri.

Të dy ishin nga të parët gazetarë në Radio Tirana, që kishin diplomën e gazetarit, dukuri e rrallë e rrallë deri atëherë në këtë institucion.Të dy ishin po të parët që kërkuan rrugë të reja, për ngritjen e nivelit artistik të emisioneve në Radio, ku kishte ende dobësi.

Kishte dhe një arsye:Ata vinin nga një vend ku niveli i Radios ishte i lartë, sidomos pas Kongresit të 20-të, ku u dënua kulti i individit i Stalinit dhe letërsia, artet e gazetaria patën një hop shumë të madh cilësor.Këtë e vëreja edhe unë, që, ende student i vitit të fundit në UT për gjuhë-lëtërsi,kisha nisur të lexoja me vemendje shtypin sovjetik.

Mbi të gjitha,në fushën e letërsisë dhe arteve,dhe vecanërisht kinematografisë pas kongresit në fjalë, kishte nisur një luftë e ashpër kundër dogmatizmit, që i cuan ato në nivele të larta botërore.(Kujtoni vetëm novelën "Fati i njeriut" të Shollohovit,që u ekranizua dhe u shfaq me sukeses në shumë vende të botës,madje edhe në SHBA,si dhe filmat e tjerë "Shtegtojnë krillat","Baladë për ushtarin","I dyzetenjëjti","Qiell i pastër",etj., që u vlerësuan më cmime në festivale të njohura ndërkombëtare).

Të ndikuar nga këto dukuri të përjetuara gjatë viteve të studimit,Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho sollën kështu shumë të reja në emisionet e tyre, të cilat nuk jemi në gjendje t'i gjykojmë, sepse, duke qenë materiale radiofonike,ato nuk janë ruajtur.Por dihet se Fadili kultivoi me mjeshtri të rrallë, përshkrimin,reportazhin,e mbi të gjitha, "novelat muzikore", kushtuar figurave më të mëdha të muzikës botërore, që pëlqeheshin së tepërmi nga dëgjuesit tanë.

Midis tyre më kujtohet edhe një emision shumë interesant që ai së bashku me gazetarin tjetër, Kadri Zotria, kushtuar tenorit tw madh italian, Tito Skipa.Më 1959, me rastin e festave të nëntorit ai vizitoi vendin tonë dhe, midis të tjerash, u shpreh në mikrofonin e Fadilit se krenohej që kishte origjinë shqiptare, duke u nisur edhe nga mbiemri i tij Skipa, (pra, skip-shqiptar).

Edhe Vangjeli ndiqte rrugën e Fadilit, sidomos në emisionet për fëmijë.Eshtë e rëndësishme të theksoj se që të dy gjetën mbështetjen dhe përkrahjen e drejtorit të atëhershëm të Radio Tiranës, Petro Kito,dhe zëvendësit të tij,Ymer Minxhozi, të cilët i cmonin për nivelin artistik dhe pjekurinë profesionale.

Por në janar të vitit 1961 drejtor i Radio Tiranës u emërua Thanas Nano, ish-drejtori i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, e më pas zv.drejtor i drejtorisë së propagandës në Komitetin Qendror të PPSH-së, njeri i vrazhdë, i ftohtë pedant dhe konservator.Ishte periudha kur pas mbledhjes së Moskës të 81 partive , në nëntor të vitit 1960, Enver Hoxha, për të ruajtur fronin "perandorak",u shkëput nga Bashkimi Sovjetik.

Pas një periudhe liberalizmi, që u shfaq edhe në letërsinë , artet tona, dhe madje edhe në gazetari, pra, edhe në programet e Radio Tiranës,dalëngadalë nisi një censurë ndaj cdo risie që në Radio u frenua me shumë zell nga Thanas Nano.

Megjithatë, në këtë përiudhë Fadil Kokomani shkroi përshkrimin "Shungullon lugu i Malësisë"që la mbresë te dëgjuesit, u transmetua dhe u ritransmetua dhe madje u cmua edhe në një konkurs te radiove të vendeve të lindjes.

Ishte përsëri Fadili në këtë periudhë që nisi rubrikën "Universiteti Popullor i Radios",me emisione të larmëta nga fusha të ndryshme të shkencës, kulturës,artit, që u bë nga programet më të pëlqyeshme të Radio Tiranës, rubrikë që transmetohej cdo të martë e të enjte në oërn 20.30-21.00.

Pikërisht në kuadrin e kësaj rubrike ai filloi ciklin "Dukuri të letërsisë botërore të shekullit XX" dhe vazhdoi të shkruante, vec novelave muzikore, edhe emisone të tjera në këtë fushë,sepse muzika ishte pasion tij .Fadili kishte ndjekur një kurs për kanto në Konservatorin e Leningradit dhe vazhdoi edhe një kurs tjetër në Tiranë me sopranon e njohur Marije Kraja, e cila dëshmonte se ai mund të bëhej tenor i mirë.

Si Fadili, ashtu edhe Vangjeli ishin të dhënë shumë pas letërsisë artistike.Lexonin vazhdimisht rreth 20-30 faqe në ditë.Fadili, përvec rusishtes,që e zotëronte në mënyrë të përkryer,mësoi edhe italishten.

Të dy bashkëpunonin edhe me organe të tjera të shtypit.Penës së tyre u përkasin,për shembull, disa krijime gazetareske, midis të cilave reportazhi "Në kilometrin 10", botuar në revistën "Nëntori",nr. 10,1961.

Për të kuptuar se c'prirje realiste përshkonte krijimtarinë e tyre,mjafton të citojmë fragmentin e fundit të këtij përshkrimi:

"Rrugës do të largohet kamioni i fundit me mbeturinat e e lëndëve të ndërtimit.E, megjithatë, fasadat do të jenë ende të njoma, dritaret e panumërta me sy të gëzuar e të lumtur do të mbushen plot dritë.Ja, pra, e tillë eshtë tabloja e jetës sonë.Ajo nuk është as simbol, as alegori, as analogji.Ajo duhet kuptuar ashtu sic është...."

Fraza e fundit,"ajo duhet kuptuar sic wshtw" për mendimin tim,me domethënie të qartë, sic duket, u ka shpëtuar redaktorëve.Fadili e Vangjeli, me sa duket,nuk i kishin shkruar rastësisht ato fjalë.Kjo ishte kredoja e tyre.Dhe, po të jetonin,në veprat e tyre do të dinin të zbërthenin më thellë këtë kredo me talentin e tyre që nuk u mungonte, por që vdekja mizore dhe e parakohshme nuk ua la ta shprehnin më gjatë.

Fadil Kokomani, ndërkohë,botoi edhe shkrime në organe të tjera të shtypit.Jo shumë, sepse puna intensive në Radio e pengonte.Por ndër shkrimet e tij po përmend artikujt "Madamë Baterflai dhe artistët tanë',("Zëri i rinisë",19 prill 1961),"Ludvig Van Beethoven",("Zëri i Rinisë",5 korrik 1961),"Në rrugë",("Zëri i Rinisë",21 tetor 1961),"Këngëtarët e malësisë",("Zëri i Popullit",26 qershor 1960),tregimin "Kënga na bashkoi","Zëri i Rinisë",4 mars 1961, dhe krijime të tjera në revistën "Ylli".

Ndonëse shkroi pak tregime, Fadili tregoi se i kishte të tëra mundësitë të bëhej shkrimtar serioz, sepse, vec të tjerash, kishte gjuhë të rrjedhshme, dialog të shkathët dhe të natyrshëm, forcë përshkruese, që e dëshmon edhe ky fragment nga tregimi "Malësorja e vogël",("Zëri i Rinisë",31 maj 1961),të cilin po citoj më poshtë:

"Bulëzat e fundit të vjeshtës,ndërkohë u shkrinë,u tretën njëherësh nga rrezja e parë e diellit mëngjesor,qw m'i lëbyri sytë ende të mugëtuar.

Shfletoja veprën e Migjenit dhe herë pas here, për t'u këndellur, hidhja vështrimin në thellësi të bjeshkës, ku, mes gurësh të stërmëdhënj, që zbardhonin, shfaqej një si njollë ë e zezë- shpella e trimave...Qetësia përreth, pyjet e gjelbëruara ku kishte bredhur poeti,i kredhur në botën e tingujve vrundullues, të tingujve të natyrës magjepsëse, freskia flladitës,sikur më hovëzonin ..."

Fadili gjatë punës në Radio Tirana provoi jo pa sukses të shkruante edhe drama.Në vitin 1962 në emisionin "Teatri në mikrofon"u transmetua një dramë e tij kushtuar atdhetarit të shquar Mihal Grameno.Për fat të keq,as ajo dhe as ndonjë krijim tjetër i tij dhe Vangjelit, pas arrestimit të tyre, nuk u ruajtën në fonotekën e Radio Tiranës.

Të dy shokët e ngushtë jetonin në kushte të vështira.Fadili në një dhomë të ftohtë në Radio dhe Vangjeli një një hotel të mjërë në qendër të Tiranës, së bashku me gruan, një moskovite e këndshme, e quajtur Ina, që kishte lindur një fëmijë dhe, sic i kam parë vetë, ndjeheshin tepër ngushtë në atë mjedis.

Për më tepër, e shoqja ishte studente dhe i duhej edhe të të mbante fëmijën, edhe të studionte.Sidoqoftë, të dy ishin optimistë, ashtu si edhe Fadili, i cili,në verë të vitit 1960 priste të shkonte për vizitë në Bashkimin Sovjetik.

Të dy shokët kishin një konceptim shumë realist jo vetëm për letërsinë, por edhe për jetën.Këtë e kuptova kur në gusht të vitit 1959, pas mbarimit të studimeve në UT, u emërova gazetar në Radio.Tashmë isha koleg me Fadilin dhe më pas edhe me Vangjelin.Dëshira ime ishtë të bëhesha gazetar si ata, sidomos si Fadili.Dhe kështu ndodhi.Nisa të ndiqja krijimtarinë e tij dhe të përfitoj nga ajo.Sic do të shohim mw poshtw, edhe njohja u bë më e madhe, më e ciltër.

Si u afrova edhe më shumë me Fadilin

Nuk harroj shkurtin e vitit 1960, kur mua dhe Fadilin na caktuan të bënim të ashtuquajturën punë fizike në kodrat e Tiranës, aty ku ngrihet Sanatoriumi.Ishte muaji i dytë që kishte nisur të zbatohej kjo metodë kineze, e cila do të shërbentë gjoja për të shkundur e cmpirë administratën që duhej, edhe ajo, të dinte në praktikë se cfarë ishte puna në prodhim.

Gjatë janarit të atij viti punën fizike e kishte kryer as më shumë ë as më pak edhe vetë kryeministri, Mehmet Shehu, për të cilin poeti dhe gazetari i njohur, Dritëro Agolli, kishte botuar edhe një reportazh në "Zërin e Popullit".

Dhe ja,një mëngjes ishim ulur diku në një bregore pranë godinës së Sanatorimit të Tiranës, që ishte në mbarim e sipër,e po hanim ato që kishim marrë me vete.Shtërngoja në dorë një kothere buke të zezë, të qullët , të cilën nga nxitimi nuk kisha mundur ta thekja.

-Ama,c'bukë!-shpërtheu Fadili pa pritur.- Dhe kur, pas kaq vjetësh që shkruajmë e gënjejmë se po ndërtojmë socializmin!

Të them të drejtën, u bevasova.Ishte hera e parë gjatë atyre tre vjetëve që njihesha me Fadilin e nuk kisha dëgjuar kurrë që ai të shprehej në këtë mënyrë, ndaj ia ktheva.:

- C'të bësh, kalojmë po ato vështirësi që ka kaluar Bashkimi Sovjetik në vitet 30-të.Të kujtohet se si shkruan Majakovski në një poemë për atë punëtorin që ngjesh bukën në pëllëmbët e duarve që t'i heqë lagështirën?..

-Të bukur krahasim që po më bën!A e kupton se jemi në vitin 1960?!

Nisi kështu të më fliste më me zemwratw për jetën e rëndë që po kalonim, duke fajësuar drejtpërdrejt Enver Hoxhën dhe ata që e rrethonin.U vura në pozitë të vështirë.Fadili rridhte nga një familje komuniste.Vec kësaj, një vëlla e kishte oficer madhor.

Ai nuk reshti.Shtoi se në një vend si Shqipëria , ku sundonte diktatura,jeta do të bëhej edhe më ë vështirë, sepse vendi po kthehej në burg të madh.Kurse në Bashkimin Sovjetik, pas vdekjes së Stalinit, punët po shkonin krejt ndryshe.

Dhe të tëra këto ai po i shqiptonte me bindje, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik ishin ende shumë të mira, kur gjashtë muaj më parë, në qershor të vitit 1959, Hrushovi kishte vizituar Shqipërinë dhe ishte pritur si perëndi edhe nga vetë Enver Hoxha.

E vërteta është se babai dhe xhaxhi im, menjëherë pas largimit të misioneve anglo-amerikane nga vendi ynë, në vitin 1946,mbetën të zhgënjyer.Të dy,si dhe shumë e shumë të tjerë, kishin pritur që Shqipëria të kishte marrëdhënie si me Perendimin, ashtu edhe me Lindjen.Vec kësaj, që ajo të kishte një qeveri demokratike,të dalë nga zgjedhje të lira, pluraliste.Por ja që tani vendi ynë po lidhej pas qerres jugosllave, për të rënë pastaj plotëtësisht nën sferën komuniste ruse.

Sidomos këtë e ndiente edhe më shumë xhaxhai im,Reshat Këllici,i cili së bashku me figura të tilla të njohura, si Sejfulla Maleshova,Tajar Zavalani,Llazar Fundo etj,pas kthimit të Zogut,që kishte rrëzuar qeverinë e kryesuar nga Fan Noli,ishin detyruar të linin Shqipërinë, për t'u vendosur në B.Sovjetik.

Xhaxhai im që kishte mbaruar atje edhe studimet e larta, kishte kaluar një jetë të vështirë dhe ishte kthyer në atdhe,i zhgënjyer nga ky vend ku... po ndërtohej socializmi stalinist,kishte përjetuar, vec të tjerash, dhunën e tmerrshme që ushtrohej mbi popullin sovjetik me të ashtuquajturën luftë klasash,me përndjekjet nga KGB-ja,(Sigurimi sovjetik),burgimet,internimet, dhe për këto edhe në praninë time,ndonëse isha ende i vogël,kishte biseduar shpesh edhe me babain tim.

Jo vetmkaq:gjatë atyre viteve të kaluara në Moskë,ai ishte martuar me nje ruse.Kur ishte larguar përfudimisht nga B.Sovjetik, më 1934,me shumë dhëmbje kishte lënë atje një djalë katërvjecar,me shpresë se një ditë do ta shihte përsëri.

Dhe ja kjo ditë erdhi.Selim Shpuza,shoku i tij i viteve studentore në Rusi,më 1945 ishte emëruar sekretar i ambasadws sonw në këtë vend. Atëherë xhaxhai e kishte porositur që të bënte c'shtë e mundur që të gjente ish-gruan e tij dhe djalin, që tashmë duhej të ishte 14 vjec.

Dhe Selim Shpuza kishte premtuar.Por më kot.Me gjithë përpjekjet e tij,autoritetet shtetërorere dhe KGB-ja... nuk kishin mundur të gjenin se ku ndodhej ish-gruaja e tij së bashku me djalin.

Cfarë drame!...Me siguri të dy, nënë e bir,kishin përfunduar në ndonjë qytet të humbur siberian,ose përmë keq,në ndonjë kamp përqendrimi.Po përse? Mos ndoshta sepse ishte ajo martuar me një emigrant shqiptar që kishte lënë pastaj Bashkimin Sovjetik?...

Nuk harroj atë ditë, aty nga fundi vitit 1946, kur misionet anglo-amerikane po largoheshin përfundimisht ga Shqipëria, xhaxhai u shpreh kështu:"Tani në Shqipëri do të ndodhë ajo që kam parë për gati nëntë vjet në Rusi.Edhe më shumë dhunë,shtypje,mjerim.Të gjitha në emër të idelave komuniste."

Që atëherë familja dhe të afërmit tanë filluan ta urrenin Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin, që,me ato mustaqet e ij të mëdha mua më dukej atëherë aq babaxhan.

Mirëpo,sic e pamw pas vdekjes së Stalinit dhe ardhjes së Hrushonit në fuqi, në këtë vend filloi një kurs ri, që hodhi poshtë kultin e individit të Stalinit dhe nën parrullën e bashkekzistencës paqësore,zhdukjen e luftës së ftohtë, përmirësimin e marrëdhënieve miqësore me vende të tjera perendimore,sidomos me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe,zbutjen e luftës së klasave,rehabilitimn e mijëra njerëzve të dënuar nga diktatura staliniste,etj.

Atëherë xhaxhai me babain dhe të afërm të tjerë,filluam t'i shihnim më miradijë këto ndryshime që po ndodhnin në Bashkimin Sovjetk,duke shpresuar se edhe Enver Hoxha do të ndiqte të njejtin shembull.Por, fatkeqësisht,kjo nuk ndodhi.

Ja përse disa javë pas bisedës që kishim bërë gjatë punës fizike në shkurt të vitit 1960, dhe gjatë ditëe të tjera, i kujtova Fadilit ato që më kishte rrëfyer xhaxhai për jetën e tij dhe tmerret që kishte parë në atë vend.

-Për të tilla ngjarje tragjike ,-më tha Fadili,kur shetitnm një ditë në Parkun e madh,- më kanë folur jo rrrallë shokë të mi, studentë sovjetikë.Por në Shqipëri do të ndodhë edhe më keq se c'po ndodh tani.-Mbase do të ndodhë që të prishemi me Bashkimin Sovjetik dhe të mbetemi të vecuar nga bota mbarë.

Ato ditë dhe më pas,isha i pushtuar nga një ndjenjë e thellë krenarie: një gazetar, që ishte pesë vjet më i madh se unë,(ai 27 dhe unë 22 ), për më tepër, edhe më i zoti se unë,më ishte hapur aq ciltërsisht.Kështu po i hapesha edhe unë atij.Dhe atwbotë nisa ta doja edhe më shumë atë që deri atëherë e cmoja si mësues në fushën gazetarisë.Që atëherë,gjithashtu, midis meje,e më pas edhe Vangjelit, nuk kishte të fshehta për cështje politike.

Më pas ndodhi ajo që kishte parashikuar Fadili...

Kohë të vështira...

Në dhjetor të vitit 1961, për hir të së vërtetës me nismën e Hrushovit,u prishën marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë.Pikërisht këtë ishte parashikuar Fadili.Vec të tjerash,filluan të largoheshin gratë e martuara me burra shqiptarë.Midis tyre u largua edhe gruaja e Vangjelit.Fadili, që kishte qenë në Bashkimin Sovjetik për herë të fundit në shtator të viti 1960, tashmë kishte humbur, edhe ai, cdo shpresë se do të shkonte përsëri në atë vend, ku kishte studiuar për katër vjet dhe ku pasur lidhje dashurie edhe me një vajzë estoneze.

Ndërkohë,gjendja në Radio Tirana, si në cdo organ shtypi, zuri të bëhej e nderë.Në Radio këtë e ashpërsonte edhe më shumë drejtori, Thanas Nano, i cili,tashmë,ishte kthyer në një censor të padurueshëm.U kritikuan emisione gjoja me frymë liberale.Midis tyre edhe emisione të Fadilit.

Kjo ndodhi taman në kohën kur ai ishte bërë komunist e, kësisoj, duhej të reagonte, të bënte autokritikë.Madje jo vetëm kaq,por nuk duhej të shfaqte më as një shenjë të ndikimit nga kultura prendimore, as në veshje, gjë që binte në sy te ai, as të dëgjonte muzikë italiane.Për më tepër, të mos fliste në zyrë as rusisht.

Një ditë, madje,sekretari i partisë në Radio e qortoi atë dhe mua që po flisnim në këtë gjuhë, duke theksuar se kjo ishte gjuha e... Hrushovit.Dhe Fadili nuk përtoi t'ia këpuste pa iu dridhur qerpiku se kjo gjuhë ishte edhe e Pushkinit dhe Leninit.Sekretari pas këtij shpjegimi të thekur, nuk bëzani.

Lidhjen e Shqipërisë me Kinen e Mao Ce Dunit, gjatë bisedave qe bëja, Fadili e quante një aventurë të radhës që Enver Hoxha e ndërmerrte për të shpëtuar përfundimidht atë vetë dhe Byronë Politike që e ndiqte verbërisht.

Një herë më kujtoi një ngjarje me të vërtetë për të qeshur, që kishte ndodhur më 1957,pra vitin e fundit të studimeve të tij në Lenigrad:

"Një studet kinez,sic duket për t"˜u treguar atdhetar i flaktë,i bindi shokët me të cilët jetonte në konviktin tonë, që të blinin me kursimet e tyre një traktor dhe të ndihmonin kësisoj bujqësine kineze .Dhe,shokët e tij,nga halli ,iu bindën këtij kokëkrisuri.

I shihja këta kinezë të gjorë cdo ditë në mensën tonë,-vazhdonte Fadili,-të hanin corbë me lakra dhe pa mish.Vëreja se tek hanim ne,dhe duhet thënë se ushqimi sidomos për studentët e huaj,ishte i mirë, atyre sa na nuk shkonte lëng nga goja.Kjo ndodhte cdo drekë e darkë.Dhe kështu dikur ata vërtet e blenë traktorin.Doemos, ne dhe shokë studentë rusë e të vendeve të tjera,nga Lindja dhe Perendimi, sa nuk ia plasëm gazit nga kjo bëmë e marrëzishme,aq më tepër kur pamë që nga Moska në Leningrad,erdhën punonjës të ambasadës që t'i përshëdetnin këta studentë për këtë vepër kaq të rrallë atdhetare në ndihmë të bujqësisë së vendit të tyre.Ja, pra me këtë vend,me plot e plot kokërisur të tillë dogmatikë, që e adhurojnë Mao Ce Dunin si perendi, do të lidhemi,-përfundoi Fadili trishtueshëm".

Erdhi kështu fundi i dhjetorit të viti 1962.Ishin ditët kur po bëheshin provat e Festivalit të Parë të Këngës në Radio Tirana, idenë e zhvillimit të të cilit, vec kompozitorëve Abdulla Grimci e Vath Cangu që punonin në Radio, e kishte dhënë edhe Fadili.Madje ai, si njohës i muzikës, ishte caktuar edhe të bënte pjesë në jurinë e këtij festivali.

Mirëpo ndodhi një e papritur.Pikërisht natën e parë,Fadili nuk u pa në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit,(sot salla e Akademisë së Arteve të Bukura).Erdhi në zyrë të nesërmen në mëngjes,duke u justifikuar se papritur ishte sëmurë.Arsyetim që u pranua, aq më tepër kur bëhej fjalë për një gazetar tashmë me personalitet në shtypin tonë.

(Vetëm pas arrestimit dhe procesit hetimor,doli në shesh e vërteta.Atë natë Fadili me Vangjelin e shokë të tjerë, ishte orvatur të arratisej nga lumi i Bunës, por nuk kishte mundur).Për këto synime të tij, pavarësisht nga besimi tepër i madh që kisha me të, unë nuk nuk arrita të kuptoj gjë.Fadili kurrë nuk m'u hap për këtë synim, as për veprimtarinë që kishte nisur me shokë të tjerë.Nuk mund të më besonte për një të fshehtë kaq të rëndësishme.Isha ende i ri për të.

Dija që shokë të tij të afërt, vec Vangjelit ishin,Robert Vullkani, i cili edhe ai kishte mbaruar bashkë me ta studimet për gazetari në Bashkimin Sovjetik,poeti ushtarak, Trifon Xhagjika,Stavri Rafaeli, këngëtar i njohur e piktor në TOB, vëllai i tij ushtarak, Thomai e disa të tjerë.

Gjithcka do të kthjelltohej më pas.

Arrestimi pas një përpjekjeje për t'u arratisur

Në muajt e parë tëvitit 1963, nëpër muret e disa rrugëve të Tiranës u panë të ngjitura trakte që kishin këtë përmbajtje:.

"Qytetarë!Mos u besoni udhëheqësve tanë dogmatikë.Ata po e cojnë atdheun në katastrofë.Hoxha dhe Shehu kanë humbur cdo ndjenjë humanitare.Demokracia është varrosur.Do të vijë ora jonë.

Cdo qytetar i ndershëm le të jetë gati.Nuk jemi vetëm.

Liri të burgosurve politikë!Rroftë e vërteta!

Komiteti Ilegal për Shpëtimin Kombëtar"

Të them të drejtën, vetë nuk arrita të shoh asnjë trakt të tillë,sepse ato u zhdukën në cast nga njerëzit e besuar të Sigurimit.Por kjo ngjarje bëri bujë dhe për të u fol natyrisht nën zë për javë të tëra.

Në një nga të dielat e para të korrikut të vitit 1963 një gazetar i Radios, me rastin e martesësë së tij, na ftoi, ne, shokëve të redaksisë së kulturës, për urim në shtëpinë e tij.Më bëri përshtypje se Fadili dhe Vangjeli munguan.Ishte një mungesë jo shumë e justifikuar,por, gjithsesi, të nesërmen nuk e gjeta të arsyeshme ta pyesja Fadilin.Por edhe nuk pata kohë, sepse menjëherë na ra si bombë një lajm shumë tronditës.Në përpjekje për t'u arratisur nga Liqeni i Pogradecit, ishte kapur një grup ku bënte pjesë edhe... Vangjel Lezho.

Nuk mendova kurrw se edhe Fadili mund të ishte përfshirë në këtë orvatje shumë të rrezikshme. Ndaj, duke përfituar nga besimi që më kishte dhënë në biseda, tashmë tepër të mprehta,një pasdite, kur u ndodha në ballkonin e zyrës vetëm për vëtëm me të, e pyeta rreth kësaj ceshtjeje shumë të ndërlikuar.M'u përgjigj se nuk dinte asgjë të saktë.Madje shtoi se sekretari i partisë së Radios e kishte thirur në një bisedë dhe i kishte thënë të reflektonte rreth kësaj ngjarjeje, duke gjykuar se Vangjelin e kishte shokun më të ngushtë.

"I shpjegova sekretarit të partisë se Vangjeli nuk më ka vënë kurrë në dijeni lidhur më këtë qëllim të tij,"-më tha Fadili.

Kaluan kështu tri javë, gjatë të cilave ai dukej i qetë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.Por të papriturat e tjera do të ndodhnin më datën 6 gusht.Ishte ditë e hënë dhe sipas orarit, në administratë punohej edhe pasdite.

Nuk di përse, por Fadili dukej atë pasdite më i gjallë se herët e tjera.Si ngaherë,na tregoi barceleta, të cilat i shoqëronte me gjestikulime si të ishte aktor.Në orën tetë të mbrëmjes lamë punën dhe zbritëm nga kati i katërt i ngrehinës së Radios, për të shkuar secili në shtëpinë e tij.Por, në të dalë, nëpunësi i rojës, që zakonisht ishte oficer i Ministrisë së Brendshme,e thiri të vinte brenda në zyrën ë tij.Dhe Fadili, si u përshëndet me ne, ashtu bëri.

Nuk na shkoi ndërmend asgjë e keqe.Mirëpo të nesërmen,kur nuk kishim as dy orë që kishim nisur punën,përgjegjësi i redaksisë sonë na erdhi në zyrë dhe na tha me shumë me rreptësi këto fjalë:

"Sic e dini, para disa javësh është arrestuar Vangjeli.Mbrëmë u arrestua edhe Fadili".

Mezi përmbajta një klithmë, gjë që nuk e bëri një daktilografiste, e cila sa nuk uluriu, duke dëgjuar ato fjalë të mënxyrshme.

"Pusho,- iu hakërrye shefi.-Mos të vika keq për këtë armik?"

Fadili armik,i kujt?...Ai, gazetari i talentuar, që më kishte folur aq shpesh për demokracinë e cila i mungonte popullit tonë? Mirëpo, pikërisht ai ishte tashmë armik i popullit, domethënë shtetit që mbronte jo popullin, por diktaturën.

Atë ditë, dhe më pas, në mjediset e Radios u krijua një gjendje e nderë.Brenda tri javësh ishin arrestuar dy gazetarë, dy shokë, dy miq të ngushtë të mi, por edhe tëtë tjerëve.Midis tyre edhe të Pirro Naces,sic kam theksuar më lart,njerit prej gazetarëve më të talentuar të Radio Tiranës, të cilin Fadili e vlerësonte shumë.Ai, ngaqë drejtori i Radio Tiranës, Thanas Nano vazhdonte të krijonte një atmosferë gjithnjë e më mbytëse për krijuesit, ishte detyruar më 1961 të kalonte në revistën "Ylli".Por, megjithatë, vazhdoi të ruante miqësine me Fadilin.

Dhe duhet thënë se Thanasit ato ditë i shkonte buza vesh më vesh ato ditë...Për të ishte hequr qafe një njeri që gjithmonë e kishte përcmuar me aftësitë e tij dhe me vlerat e krijimeve që ishim bërë të njohura për dëgjuesit dhe lexuesit.

Gjatë atyre ditëve thuajse të tërë mezi mbanin veten nga këto që kishin ndodhur.Mbi të gjitha këto arrestime u kujtonin atyre arrestimin e Vehip Demit, edhe ai gazetar në Radio Tirana,dënuar pas ngjarjeve të Konferencës së Tiranës më 1956 dhe më pas vdekur pas torturash fizike e shpirtërore në internim.

Po të kthehemi te shefi i redaksisë. Pasi na njoftoi për arrestimin e Fadilit.Pas pak më urdhëroi të merresha më emisionin që ai kishte nisur të shkruante, i cili duhej të transmetohej të nesërmen. O zot, si mund të shkruaja, kur më dridheshin duart!...Mirëpo ishte një gjë që duhej ta bëja pa tjetër.

Hapa sirtarin e Fadilit dhe në një fletë të bardhë më ranë menjeherë në sy këto fjalë të shkruara me germa karakteristike të shkrimit të qartë të tij:"...Sonte në emisionin "Universiteti Popullor i Radios",në vazhdim të ciklit.... do të dëgjoni një bisedë kushtuar piktorit të njohur francez, Nikola Pusen...".

Në ato caste ai sikur më drejtohej mua:"Vazhdo shkruaj, miku im, mbaroje këtë emision të saponisur nga unë, se ne nuk dihet se kur do të shihemi...Mbase kurrë...".Gati m'u mbushën sytë me lot...

U përfshiva atëherë edhe nga një ndjenjë e tmerrshme frike:mos ndoshta Fadili dhe Vangjeli gjatë procesit hetimor do t'u rrëfenin hetuesve se kishin bërë me mua biseda në të cilat kishim vjellë së bashku vrer kundër Partisë së Punës dhe diktatorit Enver Hoxha,të cilat i kam përmendur më sipër e kështu do të më arrestonin edhe mua si armik?

Sa herë qës shihja nëpër rrugët ku kaloja ndonjë "GAZ 69-sh", kujtoja se ai do të ndalej dhe se sigurimasit që ndodheshin brenda tij,do të dilnin si hije që të më arrestonin.

Në këtë gjendje ankthi u ndodha deri në ditën kur filloi procesi gjyqësor kundër tyre. Vetëm atëherë u qetësova.Fadili dhe Vangjeli, me sa shihej, ishin treguar burra,ashtu sic u treguan edhe më pas dhe nuk u kishin rrefyer hetuesve asgjë rreth bisedave që kishin bërë prej vitesh me mua kundër diktaturës komuniste.

Më pas u arrestuan edhe shokë të tjerë të Fadilit dhe Vangjelit, poeti ushtarak,Trifon Xhagjika,gazetari Robert Vullkani,piktori dhe këngëtari Stavri Rafael së bashku me vëllanë e tij, Thomain,edhe ai ushtarak si Trifoni e të tjerë,shokë të grupit që donte të arratisej, të cilët iu nënshtruan më pas një procesi të gjatë hetimor që zgjati katër muaj.

Gjyqi

Ai u zhvillua në ditët e para të dhjetorit të vitit 1963.Aty doli qartë se ky grup kishte bërë përpjekje për t'u arratisur nga Liqeni i Pogradecit,atë të diel korriku të vitit 1963, por ishte diktuar.Fadili, i ndodhur në makinën e dytë,për të humbur gjurmët, kishte vazhduar rrugën për në Korcë dhe që atje ishte kthyer rishtaz në Tiranë.Ja përse ai u arrestua më vonë se shoku i tij,Vangjeli.

Qëllimi i pjesëtarëve të grupit ishte që nga Jugosllavia të shkonin në Bashkimin Sovjetik.Fadil Kokomani e Vangjel Lezho,sic kemi përmendur më sipër, ishin njohur dhe dashuruar me gjithcka që kishte ndodhur atje pas Kongresit të 20-të të PK të BS më 1956, që solli një fryma liberale, krejt të kundërt më atë që sundonte në Shqipëri gjatë sundimit tiranik të Stalinit.

Të mësuar me këtë frymë, ata, me t'u kthyer në atdhe, sic e kam pwrshkruar mw sipwr,gjetën një atmosferë krejt të kundërt, të zymtë, në të cilën askush nuk guxonte qoftë me shaka të bënte ndonjë kritikë për gjendjen,në një kohë që në Bashkimin Sovjetik për udhëheqësit, duke përfshirë edhe Hrushovin, tregoheshin haptas edhe barceleta, madje edhe në tren,autobus a gjetkë.Po të shtohet këtu edhe fakti që ata,sidomos Vangjeli kishte gruan dhe fëmijën në Moskë, kuptohet qartë dëshira e tyre për të shkuar në Bashkimin Sovjetik.

Para prishjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, të kishe shoqëri me punonjës të ambasadës sovjetike, ishte krejt normale.Madje edhe unë shoqërohesha me Viktor Nerubaillon,punonjës i kësaj ambasade, të cilin e ritakova përsëri më 1991, kur ai u emërua ambasador i parë i Rusisë në vendin tonë.Dhe kjo sepse gruaja e tij, Galina, kishte qenë studente në një kurs me mua, në fakultetin histori-filologji të UT-së,(1955-59) dhe unë e kisha ndihmuar në lëndë të vështira, si gramatika historike e gjuhës shqipe.Madje, me ta kisha shkuar,jo vetëm në Klubin Sovjetik, por u kisha bërë vizita edhe në shtëpinë e tyre.

Kuptohet se marrëdhëniet e Fadilit dhe aq më tepër të Vangjelit dhe gruas së tij,Inës,me punonjës të tjerë të ambasadës sovjetike, qenë edhe më të ngushta., sidomos me një punonjës të quajtur Valentin, cili fliste edhe shqip.

Pas mbledhjes së Bukureshtit, në qershor të vitit 1960, kur u pa se marrëdhëniet sovjeto-shqiptare ishin në zgrip,gjatë takimeve me Valentinin,Vangjeli, sic u tha atëherë, i ka dorëzuar atij letra të në të cilat kritikonin hapat e ndërmarra nga Enver Hoxha për t'u shkëputur nga Bashkimi Sovjetik.Megjithatë, ajo që pritej, ndodhi:marrëdhëniet midis të dy vendeve, u prishën dhe një pjesë e mirë e grave sovjetike, sic e pamë, u larguan nga Shqipëria.Midis tyre edhe Ina, gruaja e Vangjelit.

Ja, pra, dhe një shtysë tjetër e të dy miqve për t'u arratisur në Bashkimi Sovjetik,ku Fadili pati rast të shkonte për pushime në shtator të viti 1960.Ai më foli më atëherë shumë i hovëzur nga gjithcka që kishte parë atje për dy javë.

Që nga viti 1957 kur ai ishe kthyer në atdhe pas mbarimit të studimeve në Leningrad,kishte vënë re ndryshime të dukshme.Njerëzit ishin më të shpenguar, më të lirë.Edhe niveli i jetesës,sidomos në krahasim me vendin tonë, kishte nisur të ndryshonte.Mbi të gjitha, ishin shpeshtuar ardhjet e delegacioneve të huaja nga të gjitha fushat, dukuri që dëshmonte se Bashkimi Sovjetik,pavarësisht nga kundërtitë në fushën ideologjike, kërkonte gjithnjë e më shumë afrimin,vecanërisht me vendet perendimore.

Përsa u përket letrave të mësipërme, publicisti i njohur,Fatos Lubonja, cili, sic do të shohim më poshtë,do të jetë protagonist këtij cikli,në dëshmitë që sjell në librin e tij "Ridënimi", me vlera të mëdha artistike,botuar më 1997,thekson:

"Teksti i letrave të tyre u afishua në stendat e e Kongresit të 22-të të PK të BS që u mbajt në Moskë më 1962.Mbi to ishte shkruar:"Ja se c'thonë komunistët e vërtetë shqiptarë."Enver Hoxha dhe të tjerët u tërbuan krejt dhe urdhëruan të gjëndeshin me doemos autorët e letrave"("Ridwnimi", faqe148).

Gjatë procesit gjyqësor doli hapur veprimtaria e këtij grupi, mbështetur qoftë dhe nga trakti që kemi përmendur më sipër,i cili kërkonte përmbysjen e regjimit stalinist të Enver Hoxhës që mbahej me dhunë të pashembullt.

Nisur nga akuza për tradhti të lartë në formën e spiunazhit për shkak të letrave të dërguara me anë të ambasadës sovjetike,të trakteve që bënin thirje publike për kryengritje,për terrorizën,sepse kishin menduar edhe për një atentat të mundshëm kundër Enver Hoxhës, si dhe për tradhti ndaj atdheut me përpjekjen për t'u arratisur,prokurori kërkoi dënimin me vdekje të Fadil Kokomanit,Vangjel Lezhos dhe Trifon Xhagjikës e Thoma Rafaelit që ishin ushtarakë.

Në vendimin e trupit gjykues, më 6 dhjetor të vitit 1963, dënimi i Vangjelit dhe Fadilit u kthye në 25 vjet burgim heqje lirie,kurse për të dy ushtarakët mbeti në fuqi dënimi me vdekje..

Mbaj mend se atë para dite të lagësht, kur ishte dhënë vendimi i mësipërm, po prisja zemëdridhur rrëzë godinës së Gjykatës,e cila ndodhej në rrugën e Durrësit, jo larg ndërtesës së Radios, që të dilnin që andej të dënuarit, gjyqi i të cilëve kishte tronditur Tiranën.

Kisha dëshirë të shihja për herë të fundit Fadilin dhe Vangjelin.Ca më tutje, më zunë sytë dr. Llukan Xhagjikën, mjek i njohur kardiolog, që kishte studiuar edhe ai në Bashkimin Sovjetik.Me sa dukej, ndodhej në këmbësoren para Gjykatës, në pritje të daljes së të burgosurve,midis të cilëve ndodhej dhe vëllai i tij,Trifoni.

Me ta parë atë më pranga,ai briti me tërë forcën e zërit të tij, që ushtoi dridhshëm:"Mbahu, Trifon, mbahu!..." Policët menjëherë kthyen kokën rrëmbimthi nga doktori dhe, sa të hapësh e mbyllësh sytë, e shtynë vrazhdësisht.(Më pas atë e internuan për vite të tëra në vise të largëta të Veriut).Pastaj vështrimi im rrëshqiti dhe u ndal mbi dy miqtë e mi,Fadili dhe Vangjeli.Sa qenë ligur, sa qenë dobësuar në ato katër muaj të mënxyrshme të kaluara në birucat e hetuesisë!...

I shoqërova me sy deri në derën e pasme të autoburgut ,me shpresë se shikimet tona do të kryqëzoheshin, por, më kot .

Dhe ishte hera e fundit që shihja të gjallë...

Më pas morëm vesh se si Fadili, ashtu edhe Vangjeli po kalonin dënimin në kampin e "riedukimit" ose më saktë të përqëdrimit të Lacit .Madje atje, herë pas here, luajtën edhe rolin e përkthyesve të specialistëve kinezë që drejtonin punimet për ngritjen e disa fabrikave.

Pastaj nuk pata asnjë informacion për ta.E vërteta edhe mund të dija më shumë, sepse,sic kam pwrmendur, një e afwrme e Fadilit punonte në nja nga sallat e studimit të Biblotekës Kombëtare të Tiranës dhe me të njihesha mirë edhe para arrestimit të Fadilit.Por, kur e pyeta një herë, vura re se ngurroi të më përgjigjej.Nuk kishte asnjë faj.E kisha vënë bë pozitë të vështirë.

Nuk mjaftoi kjo, por pa kaluar dy vjet nga arrestimi dhe dënimi i Fadilit dhe Vangjelit,një ngjarje tjetër po kaq e rëndë na tronditi në mënyrë të befasishme.Në përpjekje për t'u arratisur në kufirin shqiptaro-jugosllav në zonën e Prenjasit, u kap së bashku me vëllanë e tij një tjetër gazetar i Radio Tiranës,Abdulla Sallaku, i cili ishte komentator politik në redaksinë e informacionit.

E kisha shok fëmijërie dhe koleg.Ashtu si edhe Fadili edhe ai kishte prejardhje komuniste, por kjo nuk e pengonte të mbante qëdrim kritik ,duke u nisur që nga përplasjet që kishte pasur Fadili me drejtor-diktatorin e Radios, Thanas Nano.

Abdullai me vëllain e tij, Nuriun, dhe shokët e tjerë kaluan një proces të gjatë hetimor dhe pastaj gjyqin,ku ai pati debate te forta me prokurorin dhe u shpreh hapur se donte të arratisej në Përendim dhe atje të punonte gazetar për të dëshmuar se në c'gjendje të rëndë ndodhej populli shqiptar.Kjo solli dënimin e tij me 18 vjet burg të rëndë, me këtë motivacion:"Me vendimin nr.41 , datë 10.7.1965.të Gjykatës së Qarkut të Tiranës dënohet për krimin e e arratisjes jashtë shtetit, mbetur në tentativë,dhe për agjitacion dhe propagandë me 18 vjet heqje lirie.Me vendim nr.12.1.1980 në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor,dënohet edhe 10 vjet heqje lirie."

Edhe Abdullai kaloi në disa kampe përqendrimi, ku u takua me Fadilin dhe Vangjelin me të cilët njihej mirë që kur punonin në Radio.

Tre të dënuar nga Radio Tirana brenda më pak se dy vjetësh!... E po t'i shtoje edhe Vehip Demin,që përmendëm më sipër, kuptohet se si ky institucion u vu gjithnjë e më shumë në shënjestrën e Komiteti Qendror dhe Ministrisë së Brendshme.Dhe,me të vërtetë, pa kaluar mirë 10 vjet, do të shpërthenin ngjarjet e Festivalit të 11-të të Këngës në RTVSH, që do të sillnin arrestimin edhe të dy të tjerëve, përsëri nga RTVSH-ja,të drejtorit, të përgjithshëm, Todi Lubonja, dhe të udhëheqësit artistik, Mihal Luarasi e më pas të gazetarit Gramos Mborja.,pwr tw cilwt do tw flas edhw njw herw mw poshtw.

Por le të kthehemi te ngjarjet që lidhen me fatin e mëtejshëm të të dy protagonistëvë të rrëfimit tonë...

Letër e Fadilit dhe Vangjelit nga kampi i përqendrimit kundër Enver Hoxhës!..

Që nga dita e dënimit e deri në fillim të vitit 1979, kur do të niste kalvari tyre tmerrshëm,Fadil Kokomani e Vangjel Lezho kaluan një jetë të mënxyrshme në kampet e përqendrimit të Fushë-Krujës,Elbasanit,Skravotinës,Spacit, në burgun famëkeq të Burrelit,pastaj në kampin e përqendrimit të Tepelenës dhe së fundi përsëri të Spacit.

Kuptohet se të jetosh një periudhë kaq të gjatë nëpër burgje e kampe përqendrimi, kur nuk e di se a do të dalësh një herë gjallë prej tyre, është një trysni vdekjeprurësë.E tillë ishte kjo jetw skwterre edhe për të dy miqtë.Megjithatë, ata nuk u pajtuan ne këtë gjendje.

Në kushte shumë të rënda, ashtu sic vepronte shkrimtari i njohur Pjetër Arbnori që fshehurazi shkruante vepra të cilat, po fshehurazi i nxirte jashtë burgut,për t'i botuar vetëm pas rrëzimit të diktaturës komuniste, ashtu edhe ata u morën më krijimtari artistike.Së pari, përkthyen vepra të kolosëve të mëdhenj të letërsisë ruse e botërore,nga Cehovi,deri te Shileri,si dhe vepra origjinale, tregime e romane si "Dashuri dhe urrejtje","Këmbanoret e shkretëtirës" e të tjera.

Mjerisht,, ashtu sic u zhdukën nga fonoteka e Radio Tiranës tërë emisionet e Fadilit dhe Vangjelit, ashtu u zhdukën nga njerëzit e Sigurimit edhe veprat e mësipërme të tyre.

Duke ndjekur shtypin, duke parë se nga dita në ditë Enver Hoxha po vazhdonte me këmbëngulje të verbër një rrugë që po e veconte Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga bota, në verën e viti1978 ata vendosën që nga nga Spaci, ku kryenin dënimin, t'i shkruanin letrwn tashmw tw njohur nga lexuesit, Hysni Kapos bashkëpunëtorit të ngushtë të diktatorit Hoxha.Ishte një letër tepër e guximshme që deri atëherë nuk kishte guxuar ndonjë burgosur jo më ta dërgonte ,por as t'ia shkruante ndonjë udhëheqësi, si Enver Hoxha,aq më tepër që konsiderohej si Perendia e Shqipërisë.

Mbase kërkonin falje prej tyre?

Aspak.Në këtë letër, disa pjesw tw sw cilwsi kam cituar mwsipwr,ata u sugjeronin Hysni Kapos dhe komitetqendrorasve të merrnim masa për të frenuar Enver Hoxhën që po e conte vendin në katastrofë të plotë dhe e akuzonin për krimet ndaj popullit shqiptar, që s'kishin asnjë ndryshim nga krimet monstruoze të Stalinit..

Vite më parë kam pasur rast të takoj Robert Vullkanin, bashkëvuajtës me Fadilin dhe Vangjelin, i cili më ka folur rreth këtij akti të pashembullt te shokëve të tij.Ai atëherë i kishte këshilluar ata të dy që të mos ndërmerrnin një veprim të tillë që do t'i shpinte në plumb.Por si Fadili, ashtu edhe Vangjeli, ishin treguar të palëkundur.

Në librin e tij "Ridënimi"që cituam më sipër, Fatos Lubonja shkruan:"Një hetues që u dënua më vonë dhe erdhi në burg, tha lidhur me këtë histori se letra ishte kthyer në Ministrinë e Brendshme me shënimin e Hysni Kapos:"Të dënohen me vdekje!"("Ridënimi",1977, faqe 66).

Në të nejtën kohë, një letër pak a shumë e tillë i ishte dërguar Komitetit Qendror nga i burgosuri tjetër, Xhelal Koprencka, familiarisht i përsektuar prej vitesh dhe dënuar për agjitacion dhe propagandë.

Për Xhelalin, raportet e tij me Fadilin dhe Vangjelin si dhe letrën e tij,do të flas më pas.

Disa copwza tw tjera tw letrws sw Fadil Kokomanit dhe Vangjel Lezhos

Nw fillim tw kwtij dossieri i njoha lexuesit me disa copwza nga letra qw Fadili dhe Vangjeli i drejtuan Hysni Kapos dhe Komitetit Qendror tw PPSh-sw nga kampi i pwrqendrimit tw i Spacit, mw 8 korrik 1978.

Pw tw pasur njw ide edhe mw tw plotw tw guximit dhe mprehtwsisw sw Fadil Kokokanit dhe Vangjel Lezhos, nw argumentet qw parashtrojnw pwr tw demaskuar regjimin komunist dhe vetw Enver Hoxhwn,po u afroj lexuesve disa copwza tw tjera nga kjo letwr e rrallw...

"Njw shtet ku nw rendin e ditws janw parrullat patriotike "pwr flamurin"," pwr atdheun","pwr trojet"e shenjta",nuk ka vdekur dhe nuk wshtw vrarw,por wshtw kalbwzuar....sepse ai vuan nga kolltukomania"alla monark" e Sekretarit tw Parw tw pwrjetwshwm i Partisw sw Punws qw zgjidhet kongres pas kongresi, pa asnjw diskutim,(ka rrezik tw zgjidhet edhe pa vekjes sekretar nderi)..."

-"Me formatin e tij prej monarku "alla Ali pasha,Enveri e zhyti vendin nw humnerwn mw tw turpshme tw historisw."

-" Ju i premtuat popullit socializmin shkencor dhe dhe i servirwt socializmin feudal, qw dita ditws po e heq fytyrwn e maskuar dhe po nxjerr nw pah kriminalitetin historik dhe paaftwsinw dwshtake.."


-"Populli shqitar po gwzon frytet e para dhe tw fundit tw mjerimit dhe tw varfwrisw, si rezultat i zhgwnjimit dhe cbetimit tw bwrw nga "udhwheqja e tij", gjoja me votwn e lirw e demokratike,periudhw pas periudhe..."

-"Situata aktuale tw kujton panoramwn tragji-komike nw veprwn e Dante Aligerit, ku varkwtari i palodhur ka dalw prej kohwsh e pret udheheqwsit qw t'i pwrcjellw nw ferr."

-"Ky popull po vuan pwrditw qw tw shohw pakwz nga premtimet e bwra solemnisht nga PPSH-ja qw premton se ka unitet me masat, por populli s'ka parw vecse tradhti,keqbwrje,degjererim,vrasje tw kuadrove tw dalw nga zjarri i luftws.."

-"Duke krijuar kultin e individit, ju ia kaluat edhe edhe vetw kultit stalianian,i hoqwt njeriut shqiptar pronwsinw mw minimale tw jetesws sw thjeshtw dhe e lidhwt atw me njw rrogw mikroskopike tw nxjerrw nga kapitali mw i madh i prodhuar nga ky popull prej 2 milionw, duke e robwruar natw e ditw. Varwsia ndaj kwsaj page tw vogwl me tw cilwn njeriu nuk ushqen dot njw kotec tw vogwl me pula e jo mw njw familje, si dhe frika ndaj kapitalit,krijon kultin e perendisw nw figurwn e Enver Hoxhws,"

"Ju pretendoni se e zhdukwt skallvwrinw njw herw e pwrgjithmonw,por krijuat njw skllavwri mw tw tmerrshme tw njw shfrytwzimi "modern" e "tw moderuar", qw ekziston me fije tw stwrholluara prangash tw padukshme."

"Ky virtuoz,veteran dhe zhongler i sprovuar i cili gjatw luftws mbante kwshilltarw anglezw,gjatw 35 vjetwve,(si nw kohwn e jugosllavwve sovjetikwve dhe kinezwve),nuk ka bwrw tjeter,vecse ka zhvatur nw mirwbesim kwtw fuqi socialiste dhe ka sajuar me gjakun e dwshmorwve situata tragjike, gjoja tw atdheut e tw Flamurit nw rrezik."

-"Duke luftuar ligjwrisht fenw, ju i ngritwt autoritetin e asaj, (fesw) nw botw dhe i ngritwt kwtij populli njw tjetwr zot.Me fjalw tw tjera, zoti nuk ekziston mw,por pwr ju ekzistoj unw,Enver Hoxha.Prandaj,besomwni mua,jini tw bindur,vraponi nw arw,nw fshat nw aksion,natwn,ditwn,kur t'ju thwrras unw,dyndni si njw trup i vetwm nwpwr zbore,ecni nw fabrika.. me orw tw zgjatura e me rroga tw ulwta,ndryshe ju pret shkatwrrimi familiar,shpata e dhunws,burgosja internimi."


Enver Hoxha Fadil Komomani dhe Vangjel Lezho

Sipas pohimive tw njw funksionari tw lartw nw ish- Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste,tw botuara nw dy gazetat qw kanw publikuar tw parat letrwn e Fadil Komomanit dhe Vangjel Lezhos,ajo i wshtw paraqitur Enver Hoxhws,i cili e ka lexuar dhe ka bww edhe nwnvizime.Aq mw tepwr qw nw atw periudhw, pra nw verw tw vitit 1978, ai ka qenw duke shkruar veprwrn "Me Stalinin",(Kujtime) dhe ndwrkohw "kishte konturuar strkturwn e librit "Hrushovianwt".Letra i shwrbeu Enverit pwr t'iu rikthyer veprws "Me Stalinin"dhe pwr tw pohuar me mw forcw besnikwrinw e tij tw pafund ndaj kreut tw regjimit bolshevik."

Ish-funksionari i lartw shpjegon pastaj se nuk ka dijeni nese Enver Hoxha ka ndikuar pwr dwnimin me pushkatim tw Fadil Komomanit dhe Vangjel Lezhos. Por ai vw nw dukje:"Kur ishte fjala pwr dokumente qw denonconin Enverin dhe qw binin nw dorw tw tij,sejmenwt e KQ dhe tw Ministrisw sw Punwve tw Brendshme tregoheshin mw katolikw se papa,dhe shpwrthenin egwrsisht pwr tw treguar besnikwrinw ndaj komandantit."

Por ka mundwsi qw kjo letwr qw,sic e kemi parw i adresohej Hysni Kapos ( dhe pwr Komitetin Qendror tw PPSH-sw), tw mos i ketw rwnw nw dorw Enver Hoxhws me arsyetimin:"Tw mos e shqetwsojmw Enverin pwr kwtw problem."

Kwtw e dwshmon edhe Fatos Lubonja, i cili nw librin e tij "ËœRidwnimi" nwnvizon se Hysni Kapoja ia pwrcoli letrwn Ministrisw sw Punwve tw Brendshme me shwnimin:"Tw pushkatohen".Pra vendimi u dha nga lart dhe organeve gjyqsore nuk u mbeti vecse tw bwnin njw proces formal dhe tw vinin nw zbatim urdhwrin nga Kupola e Kuqe.

Lind me tw drejtw pyetja:"Vwrtet Fadil Kokomani dhe Vangjel lezho kishin besim se me argumentet aq tw qarta qw trajtonin nw kwtw letwr, do tw bindnin Hysni Kapon dhe pastaj Komitetin Qendror tw PPSH-sw se Enver Hoxha duhej mwnjanuar se po e "zhyste vendin nw humnerwn mw tw turpshme tw historisw?"

Vwshtirw ta kenw pasur kwtw bindje, po tw marrim parasysh se Hysni Kapo,pa le tw tjerwt, nuk ishin vecse marioneta nw duart e diktatorit tw kuq, i cili e kishte treguar edhe njw herw despotizmin e tij, kur nw vitet 1973-1976 kishte elemimuar me akuza mw absurde Beqir Ballukun,Petrti Dumen dhe ushtarakw tw tjerw tw lartw dhe pastaj Abdyl Kwllezin,Koco Theodosin,pwr tw mos lwnw mwnjanw Todi Lubonjwn dhe Fadil Pacramin?.

Ata e merrnin me mend se etja e paranojakut Enver Hoxha,pwr gjak nuk do tw ndalej,se po tw ishte gjallw Hysni Kapo, edhe atw do ta kishtw eleminuar,sic bwri mw pas me Mehmet Shehun,Kadri Hazbiun e tw tjerw.

Por, sidoqoftw mendonin se te byroisti Hysni Kapo kishte mbetur njw fije ndwgjegjeje dhe se letra e tyre do tw ndikonte qw ai mw bashkwpunwtorw tw tjerw tw ndwrmerrnin njw veprim tw tillw ,pra qw Eenver Hoxha tw zhdukej nga skena politike dhe Shqiqwria tw niste njw rrugw tw re-afrimin me Bashkmin Sovjetik qw do tw thoshte,sic e kam shpjeguar nw faqet e kwtij dossieri, edhe afrimin me Perendmin,ashtu sic kishte ndodhur edhe me vende tw tjera tw Lindjes.

Sidoqoftw, Fadil Komani dhe Vangjel Lezho morwn parasysh se kjo edhe nuk do tw ndodhte,pra qw ata tw rigjykoheshin dhe tw dwnoheshin me vdekje.Sepse edhe vdekjen e kishin marw parasysh.Dhe kjo e arrit edhe mw shumw para syve tanw vlerwn e aktit tw tyre tw jashtwzakonshwm .

Ramiz Alia Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho

Nw librin e tij tw fundit "Jeta ime",pwr tw cilin nw faqet e kwsaj gazete kam botuar dossierwt: "Ramiz Alia midis vlerwsimeve dhe kritikave ndaj Enver Hoxhws",Enver Hoxha ,Konferenca e Tiranws,(1956), Ramiz Alia dhe Peco Kagjini","Enver Hoxha,Festivali i 11-tw i Kwngws nw RTVSH,(1972),Ramiz Alia dhe Todi Lubonja" dhe "Marrwdhwniet shqiptaro-jugosllavo-sovjeto-kineze,(1944-1976) nwn dritwn e veprws "Jeta ime" tw Ramiz Alisw",ai ka pwrfshirw edhe njw nwnkapitull me titull "Ndarja me sovjetikwt", nw tw cilin, ndwrmjet tw tjerave, shkruan:

"Prishja e marrwdhwnieve me Bashkinin Sovjetik dhe vendet e demokracive popullore krijoi nje situatw tw re pwr vendin tonw...Vwrtet brenda vendit nuk pati ndonjw reaksion tw menjwhershwm,por nw shtresa tw ndryshme,sidomos nw radhwt e inteligjencws dhe ushtarwkwve lindwn dyshime ndaj politikws sw partisw.Kjo "hapi"fushw tw re nw veprimtarinw e organeve tw Sigurimit tw Shtetit tw cilat tehun e goditjes filluan ta drejtojnw nga njw "armik i ri":nga ta qw ishin lidhur me sovjetikwt nw mwnyra tw ndryshme,(pwr studime,martesa me vajza sovjetike,ose tw vendeve tw tjera tw Lindjes",(faqe 234).

Ramiz Alia nuk ndalet nw ndonjw rast tw vecantw ,por do tw kishtw bwrw mirw qw tw ishte ndalur sado pak te letra qw Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho i kishin drejtuar mw 8 korrik tw vitit 1978 Hysni Kapos dhe Komitetit Qendror.Pwr mw tepwr, sepse ata nuk kishin qenw dakord qw Shqipwria tw shkwputej nga Bashkimi Sovjetik, qw kishte sjellw si pasojw qw tw bwnin pwrpjekje arratiseshin nga liqeni i Pogradecit nw Jugollavi e qw atje tw shkonin nw vendin e sovjetwve,dwshirw shumw flaktw e Vangjelit qw ishte ndarw nga gruaja dhe vajza e vogwl.

Ramiz Alia duhej tw vinte nw dukje jo vetwm aktin e tyre heroik me dwrgimin e kwsaj letre, por, pwr mw tepwr,tw vinte nw dukje se ata kishin pasur plotwsisht tw drejtw kur kritikonin ashpwr Enver Hoxhwn me pwrcaktimet qw i bwnin atij dhe gjendjes w vajtueshme qw ishte katandisur Shqipwria e asaj periudhe, njw pjesw tw tw cilave i kam cituar pak mw sipwr, tw marra nga kjo letwr.

Nw qoftw se nw librin e tij Ramiz Alia ai ka pohime tw tilla tw sinqerta dhe tw trishta pas vitit 1981,si :

-"Mungesat nw furnizimin e njerwzve me mallra tw konsumit tw gjerw shtoheshin pwr ditw e mw shumw."

-"Gjithnjw e mw shpesh mungonin nw treg edhe gjwrat mw tw nevojshme ushqimore, si qumwshti e vezwt,ndwrsa mishi filloi tw shpwrndahej me tollonw.. ."

-"..Se pwr pasojw jo vetwm nuk u pakwsuan,por filluan tw shtohen radhwt pwrpara dyqaneve, gjw qw sillte rritjen e pakwnaqwsive tek njerwzit..."

-"..Se ekonomia shqiptare nga faza e stanjacionit po kalonte nw atw tw krizws", Ramiz Alia duhej tw kishte pasur parasysh se jo mw shumw se tre vjet nga kjo gjendje tragjike qw pwrshkruan ai nw librin e tij,tw cilwn e ka pwrjetuar brezi ynw dhe qw ai e pwrswrit nw mwnyra tw ndryshmw dhe nw kapitujt e tjerw tw libirit,kwto, sic e pamw nw copwzat e shkwputura nga letra e mwsipwrme, i pohojnw mw parw edhe Fadili me Vangjelin nw letrwn e tyre.

Si pasojw, Ramiz Alia duhej t'u kishte kwrkuar atyre ndjesw pas vdekjes,sepse ata nw letrwn e tyre nuk kishin bwrw gjw tjetwr, vecse kishin demaskuar regjimin e Hoxhws,bile mw butw se vetw Ramiz Alia nw libwr, pwr ashkak tw situatws shumw tw rwndw ekonomike nw tw cilwn u ndodh Shqipwria para dhe pas vdekjes sw diktatorit, qw solli edhe rrwzimin njw herw e pwrgjmonw tw regjimit tiranik komunist tw cilin pas vdekjes sw tij e drejtoi ai vetw.

Aq me tepwr, ai duhej t'u kwrkonte tw ndjesw atyre, sepse pas viteve 60-tw, kur kishte qenw sekretar pwr problemet e propagandws nw KQ tw PPSH-sw, ishte njohur me krijimtarinw e tyre nw Radio Tirana dhe, sic mw kanw thwnw shokw komunistw tw kwtij institucioni, edhe i ka njohur nga afwr, ka biseduar mw ta nw njw mbledhje tw organizatws sw partisw sw Radios.

Por ja qw Ramiz Alia nuk u kwrkon falje kwtyre dy martirwve.

Harron,ose bwn sikur harron..

Xhelal Koprencka përballë Vangjel Lezhos dhe Fadil Kokomanit

Sic dëshmojnë ata që e kanë njohur edhe para burgosjes, Xhelal Koprencka vinte i dobët e shëndetlig.Rridhte nga një familje e persekutuar që në vitet e para të vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe prej vitesh kishte kaluar dënimin në Kampin e Belshit e më pas ishte dërguar në atë të Spacit.

Me këmbëngulje të habitshme kishte mësuar gjuhë të huaja në atë nivel sa edhe të përkthente.Dhe, nga që kishte edhe një krah të paralizuar, ngarkohej të përkthente materiale për organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat herë pas here, sic më tregonte Robert Vullkani, ua rrefente të burgosurve të tjerë plot emocion dhe dramatizëm.

Në librin e tij "Ridënimi",Fatos Lubonja hedh idenë se Xhelal Koprencka e dërgoi letrën e tij Komitetit Qendror, i nxitur nga letra që kishin nisur më parë në këtë adresë Fadili dhe Vangjeli.

C'është e verteta,një akt i tillë ishte për t'u pasur zili nga të burgosurit, por kuptohet që këtë nuk kishte zemër ta bënte kushdo, kur dihej që ky veprim ishte vetmohim pashembëllt.Por ja që Xhelali, shtatimët e thatanik, ndoqi shembullin e Fadilit dhe Vangjelit.

Pra, brenda një kohe të shkurtër drejt Kupolës së Kuqe u nisën dy letra shkundulluese. Për sa i përket letrës së Xhelalit,ndryshimi i vetëm ishte se, në qoftë se Fadili e Vangjeli në letrën e tyre ngulnin këmbë, vec të tjerash, që Shqipëria të niste procesin e demokratizimit, duke ndjekur rrugën sovjetike, Xhelali sugjeronte që ajo të vazhdonte rrugën e Kinës, që kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me SHBA-në.

E shoh të arsyeshme që të ndalem në këtë pikë, sepse edhe sot e kësaj dite ka mbetur i hapur diskutimi se kush nga të tre-Fadili e Vangjeli mënjanë, e Xhelali, nga ana tjetër, kishte më shumë të drejtë.Madje, një pjesë e mirë e atyre ish-të burgosurve, që kanë marrë e marrin pjesë në disktutim e të kësaj natyre,i japin më shumë të drejtë Xhelalit, duke i cilësuar dy të parët si komunistë që donin në letrën e tyre vetëm që vendi ynë të bashkohej me Bashkimin Sovjetik..

Por problemi nuk duhet parë kaq thjeshtë.Së pari, duhet theksuar edhe njw herw se si Fadili, ashtu edhe Vangjeli, ishin komunistë.Madje, sic më thoshte disa herë vetë Fadili, jo vetëm prindërit dhe vëllezërit,por edhe ai,ndonëse i vogël, kishte ndihmuar lëvizjen antifashiste, madje edhe ishte internuar bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes.Edhe në shkollë kishte qenë veprimtar rinie.Pastaj, duke qenë nxënës i shkëlqyer, kishte fituar të drejtën të studionte në vendin e sovjetëve për gazetari.Këtu kishte nisur shndërrimi i tij,sepse vitet e para të studimit në Leningrad, kishin përkuar me periudhën passtaliniste.

"Atëherë,-më thoshte Fadili një ditë,-pashë se c'ndryshim kishte komunizmi sovjetik me të ashtuquajturin komunizën enverist, që nuk ishte gjë tjeër vecse një variant i verbër i komunizmit që kishte ndjekur Stalini.Këtë e kuptova mirë që atë ditë marsi të vitit 1953, kur Enver Hoxha detyroi tërë popullin në sheshin "Skënderbej" të gjunjëzohej në shenjë dhëmbjeje për vdekjen e Stalinit.Kjo për mua nuk duhej të ndodhte.Pse të arrinte deri këtu nderimi për këtë diktator që Enveri e adhuronte marrëzisht?Dhe kur bisedoja me shokë sovjetikë, kjo bindje përforcohej edhe më shumë, sepse ata më flisnin me urrejtje për Stalinin dhe kursin e ri që po ndiqej pas Kongresit të 20-të të PK të BS, e quanin të logjikshëm.

"Në fakt,-vazhdoi Fadili,- atëherë u zbut në mënyrë të ndieshme e ashtuqujtura luftë e klasave,u rehabilituan jo vetëm udhëheqës të dënuar nga Stalini, por edhe plot e plot viktima të tij,një pjesë e madhe e të cilëve pas vdekjes, dhe qenë me mijëra e mijëra që u liruan nga burgu dhe kampet e përqendrimit.Një gjë tillë,ndodhi vetëm për pak kohë ne vendin tonë,aty nga viti 1956 dhe kjo për shkak të fjalimit të Hrushovit në Kongresin e 20-të, dhe shpejt rifilloi lufta e klaseve.Madje më e ashpër."

Kjo e shtyu Fadilin dhe më pas edhe Vangjelin ta urrenin dhe më shumë komunizmin enverist.Ndaj, ndonëse ishin ende më studime në B.Sovjetik, ndoqën me dhembje ngjarjet tragjike të Konferencës së Tiranës, më 1956, ku u mbyt zëri i komunistëve të ndershëm që kërkonin demokratizimin e jetës së partisë në frymën e Kongresit të 20-të.

Në Bashkimin Sovjetik Fadili dhe Vangjeli, sic e kemi parë, u njohën nëpërmjet shtypit, letërsisë dhe arteve edhe me sukseset e kulturës botërore, qenë vetë dëshmitarë të ndryshimeve që ndodhën edhe në botkuptimin dhe psikologjinë e qytetarëve sovjetike që ishin edukuar deri atëherë me idenë se Perendimi ishte gogol.

Ky fakt u bë edhe më e qartë kur vetë Hrushovi vizioi Amerikën dhe pa me sytë e tij se c'ishte ai... kapitalizëm që e kishin demaskuar aq shumë, kur kishin mjaft për të mësuar prej tij.Kjo ndodhi pikërisht në vjeshtë të viti 1959,kur unë sapo kisha nisur punë në Radio Tirana..

Më vonë, Fadili më pati thënë se kjo vizitë kishte pasur shumë rëndësi në ecurinë e mëtejshme të Bashkimit Sovjetik drejt normalizimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis këtyre dy superfuqive. Dhe kjo,sepse Fadili dhe Vangjeli ishin komunistë liberalë, që donin që ato që po ndodhnin në Bashkimin Sovjetik, të viheshin në jetë edhe në Shqipëri.Pra, lidhje me Perendimin nëpërmjet Lindjes.

Këtë politikë,që po zbatonte Hrushovi me ndërgjegje, si stalinist i flaktë nuk donte ta ndiqte në asnjë mënyrë Enver Hoxha, sepse,shpejt do të vinte një ditë dhe atë do ta priste ajo që priti tërë stalinistët në vendet e tjera socialiste. Eleminimi tyre plotë i politik dhe zëvendësimi me udheheqës të rinj.

Kjo ishte dhe një nga arsyet themelore që solli prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, të cilën Enver Hoxha me zgjuarsi dhe dinakëri e justifikoi gjoja me luftën e PPSH-së për të ruajtur pavarësinë nga diktati sovjetik.

Për këto probleme në dhjetor të vitit 1961, kur ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike u bë publike,kam biseduar gjatë me Fadil Kokomanin.Dhe kjo, sepse fillimthi në bisedë edhe me shokë të tjerë, pata krijuar bindjen se Enver Hoxha tanimë kishte gjasa të lidhej me Përendimin.Me një fjalë, do të ndodhte pak a shume ajo që kishte ndodhur me Jugosllavinë e Titos, kur Stalini e përjashtoi nga kampi socialist.Por Fadili, me largpamësi më thoshte se kjo nuk do të ndodhte kurrë.Dhe nuk kishte si të ndodhte.

Ai, sic thamë, vërtetë ishte filosovjetik, por, në të njejtën kohë, ishte edhe filoperendimor.

Dihet si rrodhën punët pas shkëputjes së Shqipërisë nga Rusia Sovjetike.Në një kohë kur tërë vendet e kampit socialist, të quajtura nga Enver Hoxha tashmë "vende revizioniste",që kishin tradhtuar parimet marksiste leniniste, nisën të ndryshonin qëndrimin ndaj vendeve përendimore, Shqipëria u lidh me Kinën, duke mbetur prapa në të gjitha drejtimet.

Dhe kur Kina vete, duke parë që kjo politikë po e izolinte nga bota, vendosi marrëdhënie diplomatike me SHBA-në dhe nisi një kurs të ri,diktatori Hoxha, në vend që të ndiqte këtë politikë,u shkëput nga Kina,ashtu sic ishte shkëputur më parë nga Bashkimi Sovjetik dhe e futi Shqipërinë në një izolim të plotë nga bota.

Kjo ndodhi më 1978.Pikërisht në këtë kohë Fadili dhe Vangjeli nga një anë, e Xhelali nga ana tjetër, shkruan letrat e mësipërme.Ata u shtynë nga synime shumë të larta atdhetare, që t'u jepnin një sinjal byroistëve të cilët, më së fundi, të kishin guximin që u kishte munguar,për ta hequr qafe Enver Hoxhën, për ta shpëtuar Shqipërinë,ndonëse ishin të ndërgjegjshëm që kjo vështirë se mund të ndodhte.

Nga kjo pikëpamje më realiste ishte letra e Xhelalit.Dhe kjo për arsyen e thjeshtë:Shqipëria ishte e lidhur me Kinën si mishi me thoin."Dy luanë ka sot bota,/Një Azia, një Evropa...",-këndonte populli.Sikur Enver Hoxha t'i shkonte pas Kinës,askush nuk do të habitej jo më në Shqipëri, por edhe në tërë rruzullin tokësor, sepse këto dy vende njihnin tashmë një miqësi shumëvjecare. Po të kishte ndodhur kjo,Shqipëria do të kishte hyrë në orbitën botërore që më 1978 dhe kuptohet se në c'nivel do të ndodhej sot.

Sidoqoftë, nuk ka shumë rëndësi nëse ishte letra e Xhelalit më realiste se ajo e Fadilit dhe Vangjelit,ose e kundërta.Ajo që ngre lart figurat e këtyre pararendësve të demokracisë, është guximi i pashembullt i tyre:Nga skëterra i bënin një paralajmërim diktatorit dhe klanit të tij që të shkundeshin e të mendonin jo më për veten, por me së fundi për Shqipërinë, të sfilitur e të rrënuar.

Që të tre letërshkruesit e mësipërm u arrestuan dhe me një proces gjyqësor u dënuan më 10 vjet shtesë për agjitacion dhe propagandë.

Cuditërisht, Enver Hoxha nuk ndoqi sugjerimin e dorës së tij të dhjathtë, Hysni Kapos, për eleminimin fizik të tyre.Mos ndoshta u tregua zemërgjerë,apo mos ndoshta Kapo dhe Alia nuk guxuan që t'ia jepnin për të lexuar ato letra të kobshme, që do ta kishin xhindosur diktatorin e pamëshirshëm?..

Megjithatë, vdekja do t'i qëndronte mbi kokë Fadilit, Vangjelit dhe Xhelalit si shpata e Damokleut deri në një cast tjetër, që do të vinte shumë shpejt.

Më së fundi-dënimi me vdekje

Disa muaj më pas drejtuesit e kampit të përqëndrimit në Spac, me anë të agjentëve të tyre "zbuluan" se Fadil Kokomani, Vangjel Lezho e Xhelal Koprencka,nuk ishin mjaftuar vetëm me dërgimin e letrave të mësiprme, por edhe kishin krijuar organizata brenda në kamp.Kjo solli si pasojë që dhjetë të burgosur, ndër të cilët dy krijuesit e këtij grupi armiqësor,pra, Fadili me Vangjelin, e bashkë me ta Fatos Lubonja, Robert Vullkani, e të tjerë,të akuzoheshin se:"...kanë marrë pjesë në një organizatë kundërrevolucionare, antisocialiste të krijuar nga të arrestuarit...për të kryer krime kundër shtetit, si dhe kanë agjituar e propoganduar kundër shtetit, krime këto të parashikuara nga nenet 57 dhe 55/I të Kodit Penal".

"Ishte një pasdite e freskët fillim maji,-kujton Robert Vullkani,-kur befas u dëgjuan tingujt e këmbanës së kampit që njoftonin të burgosurit të mblidheshin në shesh.Pa kaluar disa sekonda, aty ia behën komandanti i kampit dhe ushtarakë të tjerë.

"Midis jush ka armiq të rrezikshëm që nuk ndreqen kurrë ,-uluriu ai.-Një i tillë është Xhelal Koprencka, që ne po e arrestojmë në emër të popullit" Ne të tërë u stepëm.Por Xhelalit nuk i bëri syri bef." Në emër të armiqve të popullit dhe jo të popullit më arrestoni,-tha pastaj ai me shpoti."Fjalë ari,-shtoi befas me zë të lartë Ramiz Melcja, një i burgosur shkodran që u ndodh pranë Xhelalit, i cili vetëm për këto fjalë u dënua edhe me dhjëtë vjet të tjera burg."Bashkë me Xhelalin u arrestuan në cast Fadili dhe Vangjeli, të cilit e prisnin një gjë të tillë".

A ishte e vërtetë që ishin organizuar grupe të tilla në kamp?Për inkuizitorët komunistë kjo nuk kishte rëndësi.Zhdukja fizike e Fadilit, Vangjelit,Xhelalit e mbase edhe të tjerëve, ja c'kishte më shumë rëndësi për ta.Ndaj ishin të gatshëm të sajonin gjithcka.

Procesi gjyqsor kundër të pandehurve të mësipërm u zhvillua në një nga sallat e hetuesisë së Tiranës në Burgun e Ri, në ditët e fundit të majit të vitit 1979.

Gjatë këtij procesi , duke u mbështetur edhe në të dhënat e librit "Ridënimi" të Fatos Lubonjës, që ka qenë i pranishëm si i pandehur në këtë proces,si Fadili, ashtu dhe Vangjeli, mbajtën një qendrim të papërsëritshëm në procese të tilla gjyqësore.

-Pushteti në Shqipëri,-tha midis të tjerash, Fadili gjatë këtij procesi,- është uzurpuar nga udhëheqja staliniste...Kam qenë dhe jam kundër terrorit dhe kundër gjakut që ka derdhur Stalini dhe që është derdhur edhe në Shqipëri nga politika staliniste e Enver Hoxhës.

Gjatë pretencës së tij prokurori,vuri në dukje:

-Në nëntor të vitit 1978 të pandehurit Fadil dhe Vangjel u ridënuan për veprimtari armiqësore.Megjithësë u ridënuan, këta armiq të betuar nuk pushuan veprimtarinë e tyre kriminale, por e thelluan atë, duke synuar të siguronin"suksesin" e qëllimeve të organizatës nëpërmjet një revolte, e cila duhej të udhëhiqej nga anëtarët e saj,të pandehurit e tjerë që gjykojmë sot."

Pastaj ai u ndal edhe në grupin tjetër kundërrevolucionar që përfaqësohej nga Xhelal Koprencka, që kërkonte rrëzimin e pushtetit dhe në varësi të kësaj,lidhur me politikën prosovjetike e proamerikane që duhej të ndiqte vendi ynë.

Në fund të fjalës së tij prokurori kërkoi:

"Për të pandehurin Fadil Kokomani:"Të deklarohet fajtor për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kundërrevolucionare, në bazë të neneve 57 dhe 31 të kodit penal, të dënohet me vdekje, pushkatim...

I pandehuri Vangjel Lezho...(vazhdoi i njejti formulim i gjatë si dhe për Fadilin),përfundimisht dënohet me vdekje(pushkatim),...

Fatos Lubonja...të dënohet me 20 vjet heqje lirie..."

Kështu prokurori vazhdoi edhe dënimet për të tjerët.

Erdhi tani radha fjalës së mbrojtjes së të të pandehurve.Të parit natyrisht iu dha fjala Fadil Kokomanit.Sic kujton Robert Vullkani, Fadili shpalosi plot fletë të shkruara para dhe prapa tyre me shkrim të dendur dhe të imtë.Kishte nevojë për një syza,të cilat, cuditërisht, ia dha pa ngurruar një nga të pranishmit në sallë që ishte mbushur plot, vec të tjërëve që qëndronin më këmbë.

Mbrojtje, para vdekjes, duke sulmuar

Për mendimin tim, fjala e mbrojtjes së Fadilit, që është në të njejtën kohë edhe e Vangjelit, përbën një nga faqet më tronditësë të publicistikës shqiptare, e pse jo, edhe botërore, po të marrim parasysh argumenet aq bindëse që derdhën në ato fletë të zverdhura tani nga koha, të cilat ndodhen në dosjet e arkivave të ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mbrojtja e shprehur në ato fletë, ngërthen, në të njëjten kohë, kulturën e gjerë që kishin fituar këta dy gazetarë, falë studimit të vemendshëm dhë sistematik për vite e vitë me radhë, plazmuar në të njejtën kohë me një nivel shumë të lartë artistik, sikur të dhënat dhe faktet e cituara në mbrojtjen e tyre t'i kishin skeduar nga libra,të cilat i kishin lexuar në fakt para viti 1963, pra, para se të kalleshin nëpër burgje e kampe përqëndrimi, ku kishin kaluar deri atëherë rreth 16 vjet, dhe, cuditërisht, i mbanin mend si përkufizime shkencore.
Eshtë me të vertëtë për t'u habitur se si të burgosur që e dinin se do të vdisin, të shkruanin në nje qeli të errët faqe me aq pjekuri, frymëzim dhe urrejtje, gjë që do të mund ta bënte një shkrimtar, madje i shquar, por në kushte komode,për më tepër, i qetë, i frymëzuar dhe pa asnjë shqetësim në shpirt, a zemër.

Në fjalën e tyre të mbrojtjes, që do të doja të botohej më një ditë e plotë, falë hulumtimit që ka bërë publicisti i njohur,Fatos Lubonja,mund të gjesh citime filozofësh, deduksione, aforizma, anekdota, mllef, urrejtje, ironi, sarkazëm, prej të cilave ke c'të mësosh.Dhe të gjitha, sic thamë, të shkruara nga dora e dy të burgosurve që i kishin ditët e numëruara.

Me fjalë të tjera, kjo ligjëratë ka shumë gjëra të përbashkëta me "Ditarin e Ana Frankut",ose me librin "Reportazh me litar në grykë'" të Julius Fucikut.Nuk po zgjatem,por, për të bindur lexuesit,po citoj vetëm disa fragmenet të shkurtra nga fjala e mbrojtjes së Fadilit dhe Vangjelit, lexuar nga i pari gjatë procesit gjyqësor:

"Deri më sot unë, ashtu si Vangjeli,kemi kaluar në dy gjykime:një herë në vitin 1963, të dytën herë, më 1978.(Gjyqi që po zhvillohej ishte i treti dhe i fundit.Shënin imi-S.K)).Në plenumin e 4-t të Komitetit Qendror të PPSH-së, më 1973, vetë sekretari i parë Enver Hoxha,ndër të tjera thotë :"Burgu është forma e fundit e edukimit".Bukur fort!Po,c'na del nga kjo procedurë e fundit hetimore kundër nesh?Na del se burgu na qenka edhe forma e fundit e mashtrimit, torturës dhe vdekjes së ngadalshme.Akuzantët na propozojnë:"O mangi questa minestra,o salti fuori dalla finestra".

Jo, zotërinj akuzantë, ne nuk do ta hamë këtë supë helmatisëse dhe as as do të hidhemi nga dritarja, por do të kërkojmë energjikisht që përgatitësit e kësaj kornize dhe anemizmi faktik të procedurës hetimore, të kësaj hakmarrjeje pa doreza,( dhe kjo sipas mendimit tonë, kryesisht për letrat e dërguara),të vinë këtu e të japin llogari në vendin tonë e ne të shkojmë ne hesapin e në hallin që na ka zënë, për të vazhduar vuajtjet.Ne, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho.... jemi muzikantë e gazetarë dhe gjithmonë themi të vërtetën dhe veshi ynë kap cdo stonaturë në muzikën e madhërishme të kësaj aperture njerëzore që quhet jetë-liri-revolucion-patriotizëm.Pjesë nga apertuarat e aktakuzës dhe procedurës hetimore u përpoqëm t'ia paraqesim kolegjit gjyqësor të këtij procesi.

I nderuar kolegj gjykues,

Xixëllonjës netëve të bukura të verës i duket sikur ndricon gjithësinë me dritën e saj:në të vertëtë nuk ndricon as edhe një fije bari.E njejta gjë ndodhi edhe me aktakuzën e këtij procesi gjyqsor.Ajo u venit dhe shpresojmë se do të venitet edhe përpara gjykimit tuaj, sepse,sic thonë filozofët e Greqisë së lashtë,një opinion i krijuar mbi gënjeshtrën dhe mbart në vetvete këtë gënjeshtër,fishket,vdaret mugëtiset shpejt..."

Sic dëshmojnë disa nga ata që kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit, të tërë kishin mbetur të ngrirë gjatë fjalës së mbrojtjes së Fadilit edhe në emër të Vangjelit, lexuar me një qetësi olimpike, sikur pas kësaj ligjërate, ata të dy do të dilnin të lirë, për të shkuar kudo dhe të takonin këdo që të donin, kur, në të vërtetë, nuk do të takonin vesce vdekjen.

Të nesërmen i erdhi radha kryetarit të trupit gjykues të jepte vendimin.

Duke sjellë ndërmend ato caste kur e ndjente veten më afër vdekjes se jetës, Robert Vullkani kujton se priste që fjala e kryetarit, e si pasojë edhe vendimi i tij, të ishin më të butë, të paktën për Vangjelin, i cili duhej t'i shpëtonte plumbit.Por kryetari qe po aq i ashpër sa edhe prokurori.Ishte e qartë.Vendimi ishte diktuar që më parë nga lart e, pse jo,edhe nga vetë diktatori Hoxha.

Gjithë ceshtja ishte,pra, të dëshmohej se nëpër burgjet dhe kampet e përqëndrimit kishte të dënuar që paraqitnin rrezikshmëri shumë të lartë, madje deri në atë shkallë sa të krijonin grupe, ku të rekrutonin sa më shumë të dënuar dhë kështu një ditë të shpërthenin në revolta të tjera, jo vetëm në Spac, por kudo në kampe të tjera përqëndrimi.Dhe ata që mund të krijonin organizata të tilla, ishin, në radhë të parë, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho,Xhelal Koprencka.

Ata i kishin dërguar letra Komitetit Qendror, ata pa dyshim që kishin marrë edhe mendimin e të tjerëve për këtë qëllim. Ndaj, krahas tyre, duheshin bërë kurbanë edhe të tjerë. Ja përse në pretencën e prokurorit ishin nënvizuar edhe këto radhë.;

"Të pandehurit Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, si organizatorë e drejtues të organizatës kundërevolucionare "Revizioniste e majtë", pasi mësuan ekzistencën e organizatës tjetër kundërrevolucionare "Nacionaliste", të krijuar nga i arrestuari Xhelal Koprencka, e cila në objektivin e e saj kishte të njejtin qëllim armiqësor, përmbysjen e pushtetit popullor,kanë zhvilluar polemikë të gjatë me ta se c'rrugë do të ndjekë Shqipëria në të ardhmen.".

Deri këtu kishte disa të vërteta, por arrestimi i të burgosurve të tjerë më arsyetimin se në kampin e Spacit "ishin krijuar grupe", përbënte shkakun kryesor për ridënimin dhë zhdukjen fizike të Fadilit,Vangjelit dhe Xhelalit.

Dhe kësaj po i mëshonte edhe më shumë kryetari i trupit gjykues,sepse i druhej argumeteve që shtroi Fadili gjatë fjalës së mbrojtjes, ku, midis të tjerash, vec atyre që përmendëm më sipër,theksoi:"..Edhe në këtë moment,aktakuza rrëshqet në dërrasë të kalbur dhe bije, me dashje apo pa dashje,me vetëdijë ose jo, në falsitetin faktik "të materialit" të psonisur pa përgjegjësi,...sa që kushdo që e lexon, vë duart në kokë e thotë:"Në Spac qenka bërë nami, qenka zbuluar një organizatë e cila paska pasur dashur t'i vërë minat pushtetit popullor, paska pasur në plan t'u vijë në ndihmë forcave kundërervolucionare të brendshme,( të cilat për mendimin tonë,nuk ekzistojnë fare)...paskan pasur ndërmend t'u vinin në ndihmë forcave ushtarake sovjetike që të pushtonin Shqipërinë!!!..."Gaboheni rëndë, zotërinj, gaboheni shumë rëndë!"

Këto argumenet dërmonin katërcipërisht qoftë aktakuzën e prokurorit, qoftë vendimin që po lexonte kryetari.

"Nga provat e shqyrtuara, -deklamoi ai në mbyllje të fjalës së tij, i bindur me siguri në absurditetin e pseudofakteve që parashtronte,-rezultoi e vërtetuar plotësisht se të pandehurit ...duke qenë armiq të vjetër të partisë dhe te të shtetit, njerëz të degjeneruar politikisht...u grupuan në një organizatë kundërrevolucionare që kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit popullor...Organizatorët, frymëzuesit dhe drejtuesit e saj kanë qenë të pandehurit Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho.....Trupi gjykues, në bazë të dispozitave përkatëse të Kodit Penal, i dënon si vijon:

"Fadil Kokomani ...me vdekje...

...Vangjel Lezho ...me vdekje..."

...Xhelal Koprencka me vdekje..."

"Për habinë time,-shkruan Fatos Lubonja,-Fadili, pas vendimit të shqiptuar nga kryetari i trupit gjykues, kishte një fytyrë shumë te celur, të cliruar nga tensionet dhe makthet e vdekjes.U pa sy me sy me Vangjelin dhe dhe i buzëqeshi....Vangjeli e ktheu vështrimin nga unë...Ishim shumë pranë njeri-tjetrit ..Ngulmimi i vështrimit të tij në sytë e mi,m'u duk se donte të më transmetonte...amanetin për vajzën dhe dhë për gruan, amanetin të mos e harronim në ditën e lirisë për të cilën kishim biseduar aq shumë dhe jo vetëm kaq.M'u duk se nëpërmjet portave të syve ai donte të derdhte vetë jetën e tij brenda meje..."("Ridënimi",faqe 259).

Për t'u kallur datën të burgosurve politikë...

Njëmbëdhjetë vjet pas kësaj ngjarjeje,në verë të vitit 1990, disa javë para se të futej në ambasadën e RF Gjermane, për t'u vendosur përgjithnjë në qytetin Vupertal, ish- gazetari i Radio Tiranës,Abdulla Sallaku,më tregonte epilogun e këtyre ngjarjeve kaq tragjike që u mundova t'ua paraqes lexuesve.

Sic e kam përmendur dhe në një nga pjesët e para të këtij cikli,Abdullai, si Fadili dhe Vangjeli,në verë të vitit 1964 ishte orvatur bashkë më vëllanë e tij e shokë të tjerë, të kapërcenin kufirin, por kishin rënë në duart e kufitarëve,diku në kufi me Jugosllavinë.Kishte kaluar në burgjet dhe kampet e përqendrimit mbi 25 vjet.

"Një ditë nga fillimi i qershorit të vitit 1979 një nga shefat më të mëdhenj të hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, na mblodhi , ne, të dënuarve në kampin e Spacit.-më rrëfeu atëherë ai.-Na foli për gjyqin që ishte zhvilluar para disa ditësh kundër Fadil Kokomanit, Vangjel Lezhos dhe Xhelal Koprencës, të cilët më 28 maj ishin ekzekutuar me pushkatim.Pastaj na tregoi dy fotografi të mëdha,me ngjyra.Në të parën, të lidhur me pranga shiheshin që të tre-Fadili, Vangjeli dhe Xhelali,që ishin ulur pranë një ledhi.Në të dytën, po ata, tashmë të kallur në një gropë, me fytyra të sakatuara nga plumbat e togës së pushkatimt"."Këshu do ta pësoni edhe ju, në qoftë se do të guxoni të bëni gëk-mëk",-na u hakërrye përfaqësuesi madhor i Ministrisë së Brendshme.

Më pas, morëm vesh se ato fotografi emisarët e tjerë të kësaj ministrie famëkeqe, ua kishin treguar të gjithë burgosurve në kampe të ndryshme përqendrimi, për t'i terrorizuar, për t'u kallur datën, për t'i detyruar të ulnin kokën, të heshtnin dhe vetëm të heshtnin".

Ishte e qartë.

E ndjenin frikën se një revolte mbarëpopullore, që nuk vonoi,do të të shperthenet si uragan për të shembur diktaturën.Dhe lajmëtarë të kësaj revolte , midis të tjërëve,ishin edhe Fadil Kokomani, Vangjel Lezho e bashkë me ta edhe Xhelal Koprencka.

Gjatë këtij rrëfimi të gjatë përkujtimor,kam lënë pa përmendur të shoqen e Fadil Kokomanit,Margaritën.(E shoqja e Vangjel Lezhos,Ina,sic kam shkruar më lart,pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me B.Sovjetik,më gjithë fëmijën e vogël, u kthye në B.Sovjetik). Margarita kaloi gjatë periudhës së diktaturës komuniste pasoja të rënda.Mbijetoi,duke punuar në sektorë të vështirë dhe rriti me shumë halle djalin e vetëm,Edin.I rrëfeu më pas gjithcka për jetën të atit,që nuk arriti ta shihte kurrë, por kujtimin e të cilit ai e ruan përgjithnjë, falë më pas edhe të rrëfimeve të miqve të tij.

Sot që të dy, nënë e bir dhe së bashku me ta edhe bëshkëshortja e tij dhe djalin e tyre të vogël, jetojnë në Brain Tri,qytet pranë Bostonit,(SHBA). Jo rrallë,kur takohem me ta, sjellim së bashku ndërmend, me dhemshuri ngjarje nga jeta e Fadilit dhe shokut të tij të jetës, Vangjel Lezhos dhe Xhelal Koprenckës, me të cilën nuk u nda deri në vdekje.

Në vend të epilogut

Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho dhe të tjerë që do të përmendim më poshtë, janë dy nga viktimat e komunizmit te RTVSH,më i godituri nga të gjitha institucionet propagandistike dhe kulturoro-artistike në Shqipëri .

I pari që u godit, është Gjergj Bubani,drejtori i parë i Radio Tiranë, (1938-1944),që u dënua me privim lirie në Gjyqin Special më 1945,si bashkëpunëtor i pushtuesve nazifashistë, ndonëse gjatë procesit gjyqsor pati dëshmitarë që dëshmuan të kundërtën dhe se kishte lejuar veprimtarinë e grupit komunist në Radio.Vdiq si pasojë e vuajtjeve në burgje më 1952.

Të ripërmendim të tjerët:

I dyti, është gazetari Vehip Demi, i cili në emër byrosë së partisë së Radio Tiranës lexoi në Konferencën e Tiranës (1956), diskutimin në të cilin kritikohej ashpër udhëheqja e PPSH-së, se po shkëputej nga populli, që varfërohej çdo ditë, kurse udhëheqesit e kësaj partie dhe të qeverisë jetonin të zhytur në mirwqenie tw tepruar dhe se në parti mungonte demokracia. U dënua me internim, ku vdiq pas vitesh të mundimshme.

Përse, me përjashtim të një emisoni jo të plotë për këtë ngjarje, të transmetuar në TVSH para disa vitesh, nuk është përgatitur një emision më i gjerë, me pjesëmarrjen e Skënder Tupes, atëherë nëndrejtor i Radio Tiranës, Findia Veizit, Masar Bekteshit,(Petro Kito nuk jeton më që nga viti 1994) etj. antarë të byrosë së partisë së kësaj organizate partie, që miratuan diskutimin Vehip Demit?

Kështu në këtë emision të mësipërmit me gojën e tyre do të ringjallnin këtë fakt aq tronditës në historinë e vendit tonë, që solli si pasojë që ata të largoheshin nga Radio Tirana.

I këtërti,sic është shkruar në këtë artikull, është Abdulla Sallaku,gazetar, cili u dënua me 25 vjet privim lirie,pas pëpjekjeve për t'u arratisur, më 1963.Gjatë procesit gjyqsor,duke bërë debat me persekutorët komunistë, ai u shpreh me guxim se kishte dashur të hidhej më Perendim,ku ekzistonte demokracia e vërtetë.

Pas dënimeve më heqje lirie të Todi Lubonjës dhe Mihal Luarasit, përkatësisht me 15 dhe 10 vjet privim lirie,pas ngjarjeve tragjike të Festivalit të 11-të,do t'i vinte radha të gjashtit,Gramos Mborjes, arrestuar më 1975, kaluar vite në kampe përqendrimi dhe kthyer në Radio vetëm pas rënies së komunizmit më 1991.

Pra, tre gazetarë,një regjisor dhe dy drejtues në Radio Tirana dhe më pas në RTVSH, dënuar nga diktatura komuniste!...
Thua se drejtuesit e RTVSH-së nuk i dinë,ose i kanë harruar këto fakte?

Dhe në i paskëshin harruar, u kujtoj librin me titull "Historia e Radiotelevizionit Shqiptar,(1938-1990),që kam botuar më 2003 dhe kopje të të cilit ua kam dhuruar,të cilat,mjerisht,janë harruar në sirtaret e tyre.Dhe kjo,sepse deri tani në programet radiotelevizive nuk është thënë as edhe një fjalë për këtë libër, sikur ai të ishte... i ndaluar.

Ështw me se e domosdoshme qw fotot e këtyre të gjashtëve që përmenda më lart,të vendosen në hyrje të këtij institucioni,nën diciturën "Viktima të komunizmit",për të plotësuar kwshtu një traditë të munguar në RTVSH.

SKIFTER KËLLLIÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GËZIMET DHE HIDHËRIMET E RAMAZANITNga HESHAM A. HASSABALLA, New York Times (08.06.2011)
ANONIMËT - MODA E DITËS. DHE RRUGA DURRËS - PRISHTINËNga REXHEP SHAHU (08.06.2011)
DHUNIM KOMUNIST I KUJTESËS HISTORIKENga EDGAR FRASHËRI (08.06.2011)
IDENTITETI POLITIK SI PENGESËNga AFRIM KRASNIQI (08.05.2011)
KËSHTU DO TA NDIHMOJ TOKËN E GJYSHIT TIM DHE TË BABAIT TIMFjalimi i Presidentit të SHBA në Gana në korrik 2009 (Ribotim)Nga BARAK OBAMA (08.04.2011)
ZBUKURIMI I HERONJVE NË KOMPJUTERNga REXHEP SHAHU (08.04.2011)
REFLEKTIM MBI EMIGRANTËT: T'IU GARANTOHET MIKPRITJA DHE DINJITETI I POPUJVENga Dr. ALBAN DACI (08.04.2011)
MALLKIMI RACISTNga ROGER COHEN, New York Times (08.03.2011)
ZËNIA E POZICIONEVE NË PRAG TË NEGOCIATAVE PËR STATUSIN SPECIAL TË VERIUTNga AUGUSTIN PALOKAJ (08.03.2011)
SHKODRA NDERON PROFESOR SAMI REPISHTINNga FRANK SHKRELI (08.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]