VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Portret - Xhoe Bajden misionar i pavarësisë së Kosovës


E Enjte, 05.21.2009, 09:44am (GMT1)

 

 

 

 

Kosova pret sot zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden në vizitën e vlerësuar si historike nga institucionet e vendit.
     Më poshtë vijon një portret i Joe Bidenit, i cilësuar edhe si misionar i pavarësisë së Kosovës:

     Joseph Robinette Biden, Jr., u lind më 20 nëntor 1942, në Scranton, Pennsylvania. 
     Në vitin 1953, familja Biden lëvizi nga Pennsylvania në Claymont, Delaware. 
     Ai u diplomua nga Universiteti i Delaware dhe Syracuse Law School dhe më pas punoi në këshillin e kontesë New Castle. 
     Atëhere, vetëm 29-vjeçar, Biden u shndërrua në një nga njerëzit me moshën më të re i zgjedhur në senatin amerikan.
     Pak javë pas zgjedhjes, familja Biden u godit nga një tragjedi, kur bashkëshortja e tij, Neilia dhe vajza njëvjeçare, Naomi humbën jetën pas një aksidenti automobilistik. 
     Në vitin 1977, Biden u martua me Jill Jacobs. 
     Zëvendëspresidenti Biden ka tre fëmijë, Beau, Hunter dhe Ashley dhe pesë nipër e mbesa Naomi, Finnegan, Roberta Mabel ("Maisy"), Natalie dhe Robert Hunter.
     Si senator i Delaware për 36 vjet, Biden ka qenë lider i disa prej sfidave më të rëndësishme të Amerikës. 
     Si kryetar i Komisionit Juridik të Senatit për 17 vjet, Biden është njohur për punën e tij në çështje që kanë të bëjnë me kriminalitetin dhe drejtësinë.
     Biden ka qenë në krye të çështjeve dhe të legjislacionit që kanë të bëjnë me terrorizmin, armët e shkatërrimit në masë, Evropën e pas Luftës së Ftohtë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugperëndimore. ATSH
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.