E Premte, 03.29.2024, 01:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BERLINI SHËNOI 50 VJETORIN E "MURIT"

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 08.24.2011, 09:08pm (GMT+1)

Ky muaj shënon 50-vjetorin e ndërtimit të Murit të Berlinit, që ndau më dysh Berlinin dhe i cili shikohej si një simbol përcaktues i Luftës së Ftohët midis perëndimit demokratik dhe lindjes komuniste në Evropë. Një javë më parë, Berlini dhe e gjithë Gjermania kujtuan këtë përvjetor të hidhët për ata vetë dhe për të gjithë kontinentin evropian.

Vendimi i regjimit komunist të Gjermanisë Lindore shokoi botën kur vendosi të ndërtonte murin në vitin 1961, duke ndarë kështu Berlinin Lindor nga Berlini Perëndimor dhe në të njëjten kohë fortifikoi të gjithë kufirin e saj me Gjermaninë Perendimore, me qëllim për të ndaluar arratisjet nga Gjermania Lindore komuniste në Gjermaninë Perendimore. Përveçse se ky mur shkaktoi vuajtje e agoni në radhet e miliona familjeve të ndara, historianët vlerësojnë se, në përpjekje për të kapërcyer murin gjatë viteve të komunizmit, mund të kenë vdekur deri më 700 veta, megjithëse ata theksojnë se në fakt askush nuk e di numërin e vërtetë të viktimave që kanë humbur jetën duke u përpjekur të arratiseshin nga Gjermania Lindore.

Udhëheqësit më të lartë të Gjermanisë morën pjesë në ceremonitë për të nderuar viktimat, duke përfshirë Presidentin Kristian Vulf, Kancelaren Angela Mërkel, rritur në ish-Gjermaninë lindore komuniste dhe kryetari i Bashkisë së Berlinit Klaus Voverajt.

Presidenti i Gjermanisë Vulf tha me këtë rast se gjermanët duhet të jenë krenarë për dëshirën e flakët që gjermnao-lindorët treguan për liri e demokraci nën ish regjimin komunist si edhe për solidaritetin që treguan për ta gjermano-perendimorët, gjatë asaj periudhe. Ai tha se "˜'Muri i Berlinit duhet të jetë një kujtesë e gjallë se liria nuk mund të mposhtet dhe se asnjë mur nuk mund të zhdukte për gjithmonë dëshirën njerëzore për liri''. Ai shtoi gjithashtu se as "˜'dhuna e disave gjatë periudhës komuniste, nuk mund të shlyente dëshirën e zjarrtë të shumicës për liri''. Kancelarja Merkel vendosi një kurorë me lule në vendin pëjkujtimor të viktimave dhe foli mbi përvojën e saj pasi kishte qenë në moshën 7 vjeçare kur u ngrit Muri i Berlinit dhe në të njëjtën kohë nënvijoi mbresat që këjo masë barbare kishte lenë në jetën e saj. Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Voverajt tha se "˜'të vrarët dhe të plagosurit, qindra mijëra të burgosur dhe politikisht të dënuar nuk janë të vetmet viktima të këtij Muri.... Miliona të tjerë u detyruan të heqnin dorë nga mënyra e jetesës që ata dëshironin për veten dhe për familjet e tyre.'' Ai shtoi se ''Muri ishte pjesë përbërse e një sistemi diktatorial, e një shteti të pa drejtë dhe se ai pasqyroi një sistem të falimentuar, nga i cili njerëzit donin të largoheshin duke u arratisur'', bile bile edhe duke rreyikuar jetën. Kryebashkiaku i Berlinit tha se tani "˜'ky Mur është pjesë e historisë, por ama nuk duhet të harrohet kurrë. Është detyra jonë që të mbajmë gjallë këtë kujtesë dhe që tua përcjellim brezave të ardhëshëm... ashtuqë këto padrejtësi të mos përsëriten kurrë më'', përfundoi kryebashkiaku Voverajt.

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan në fjalimin e tij, tani të famëshm para portës Brandenburg të Berlinit më 1987, i kërkoi me këmbëngulje udhëheqsit të atëhershëm sovjetikë, "˜'Zoti Gobaçov shembe këtë mur.'' Muri filloi të rrënohej më 9 Nëntor 1989, duke u shembur zyrtarisht në Verën e vitit 1990. Ky ishte edhe viti që jo vetëm Berlini, por edhe popujt anë e mbanë Evropës Lindore filluan të festojnë rrëximin e komunizmit. Me rënjen e Murit të Berlinit morën fund spastrimet, gjyqet dhe ekzekutimet në masë dhe u zhdukën gullagët dhe kampet e përqendrimit që mbanin brenda me qindera mijera disidentë që nuk pajtoheshin me regjimet e imponuara shtypëse komuniste të Evropës Lindore.

Kryebashkiaku i Berlinit, Voverajt falënderoi në mënyre të theksuar të gjithë ata që gjatë viteve të sundimit komunist përkrahën vendosmërisht lirinë për banorët e Berlinit duke përmendur edhe ish-presidentin amerikan Xhon Kenedi, i cili tha ai "˜'na dha kurajo'' me vizitën e tij që i pat bërë qytetit të ndarë të Berlinit. Më 1963, Presidenti Kenedi, duke shprehur solidarizim me Gjermaninë Perëndimore bëri deklaratën e famëshme, "˜Ich bin ein Berliner', (Unë jam qytetar i Berlinit).

Kujtimi i 50-Vjetorit të ngritjes së Murit të Berlinit është, siç tha edhe kryebashkiaku i Berlinit, "˜'detyrë e jona që të mbajmë gjallë këtë kujtesë dhe që tua përcjellim brezave të ardhëshëm... ashtuqë këto padrejtësi të mos përsëriten kurrë më.'' Është gjithashtu një rast për të festuar edhe përmbysjen e komunizmit duke nderuar ata burra e gra, anë e mbanë Evropës Lindore, që dhanë jetën duke kundërshtuar këtë sistem çnjerzor dhe në të njëtën kohë është një moment për tu angazhuar si individë, shtete dhe qeveri se kurr më nuk do të lejohet -- që një sistem i tillë tiranik e barbar ose ndonjë sistem i ngjashëm me të -- të terrorizojë më njerëzimin.

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E "SHKRETA" KOSOVË!Nga REDAN BUSHATI (08.24.2011)
IKJA E VEHBI SKËNDERITNga AGIM SHEHU, shkrimtar, Gjenevë (08.20.2011)
NJËZET VJET MË VONË, PASOJAT E KOMUNIZMIT MBETENNga MASHA LIPMAN, Washington Post (08.19.2011)
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËSRibotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.18.2011)
NGA ATATURKU TEK ERDOGANI, RIMODELIMI I TURQISËNga SONER CAGAPTAY, Washington Post (08.18.2011)
KINA DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (08.17.2011)
NJË TEORI PËR GJITHÇKA (GJITHFARE)Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.16.2011)
NDËRROI JETË HYSEN BIBERAJNga FRANK SHKRELI (08.15.2011)
NJË DITË MË PAS E Ç'DO TË THEMI PËR KASEM TREBESHINËN?Nga VISAR ZHITI (08.14.2011)
KTHIMI I PËRJETSHËM I TEKI DERVISHITNga VELI KARAHODA (08.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]