VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MONUMENTI I NJË ËNDËRRENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 04:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MONUMENTI I NJË ËNDËRRE

Nga FRANK SHKRELI


E Shtunë, 08.27.2011, 07:58am (GMT+1)

Në fillim të kësaj jave në Uashington u hap për publikun memoriali kushtuar udhëheqësit të të drejtave civile në Amerikë, Martin Luther King-ut. Hapja e memorialit për publikun shënoi fillimin e një jave aktivitetesh, që duhej të kulminonin me inaugurimin zyrtar me një fjalim nga Presidenti Obama këtë të Djelë, në qoftë se ceremonia nuk shtyhet për arsye të kohës së keqe që do të shkaktojë uragani Irenë -- që këtë fund jave pritet të godasë rëndë pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.

Martin Luther King, një prift protestant, kryesoi lëvizjen për barazi raciale në Amerikë gjatë viteve 1950 e 1960. Ai pat thënë njëherë se madhështia e Amerikës është se të jep të drejtën për të protestuar në favor të së drejtës dhe barazisë për të gjithë. Drejt këtij qëllimi, ai udhëhoqi qindra mijëra afrikano-amerikanë në protesta paqësore kundër ligjeve që legalizonin ndasitë raciale në vendet publike.

Hapja dhe inaugurimi i Memorialit të Martin Luther King-ut është një ngjarje historike jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por edhe për popujt anembanë botës, pasi vizioni dhe bindjet e Dr. King-ut rezonojnë gjithnjë edhe sot për popujt e të gjitha kontinenteve. Sipas organizuesve të inaugurimit të memorialit, të cilët thonë se përveç qindra mijëra amerikanëve që po vizitojnë tanimë memorialin, pritet që mijëra vizitorë nga e gjithë bota të marrin pjesë në këtë ngjarje historike.

"˜'Dr. Kingu ishte një mësues shumë i mirë, mësimet e të cilit ishin të ankoruara në pushtetin suprem të dinjitetit njerëzor'', tha drejtori i fondacionit të Memorialit të Martin Luter King-ut, Herri Xhonson, Sr., duke shtuar se "˜'ai u dha fuqi ligjore ndryshimeve të pakthyeshme shoqërore duke çuar vendin tonë përpara, me mjete ekskluzivisht paqësore.'' Ky memorial, shtoi ai, "˜'do të jetë një nderim i përhershëm ndaj trashëgimisë paqësore të Dr. King-ut dhe do të shërbejë përgjithmonë si një monument i lirisë, mundësive dhe drejtësisë, për të cilën ai luftoi aq shumë.

Memoriali i Martin Luter Kingut është vendosur në fushën e Parkut të madh Kombëtar në qendër të Uashingtonit, në mes të dy memorialeve të ngritur për nder të dy prej presidentëve amerikanë, Tomas Xhefersonit dhe Abraham Linkolnit, dhe është memoriali i parë që i kushtohet një afrikano-amerikani, duke ndryshuar kështu edhe traditën, pasi deri tani në këtë park ishin ngritur vetëm memoriale kushtuar presidentëve si dhe luftërave të bëra nga Shtetet e Bashkuara.

Inaugurimi zyrtar -- i statujës prej nëntë metrash e gjatë me disa prej citateve më të njohura të Dr. Kingut të skalitura në të -- të Djelën më 28 Gusht -- shënon 48-vjetorin e të ashtuquajturit Marshi i Uashingtonit, kur Martin Luter Kingu mbajti fjalimin e tij të famshëm, e që bëri jehonë anë e mbanë botës me titull, "˜'Unë kam një ëndërr'', (I Have e Dream).

"˜'Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të zgjohet dhe do të praktikojë besimin thelbësor të qenies së tij, se të gjithë njerëzit kanë lindur me të drejta të barabarta.''

"˜'Unë kam një ëndërr se një ditë, në malet e kuqe të shtetit Xhorxha, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve do të mund të ulen së bashku në një sofër vëllazërimi.''

"˜'Unë kam një ëndërrë se katër fëmijt e mi do të jetojnë një ditë në një shtet, në të cilin ata nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por do të gjykohen nga përmbajtja e karakterit të tyre.''

"˜'Nga çdo mal, le të dëgjohet jehona e lirisë. Kur ne të lejojmë që të dëgjohet jehona e lirisë, nga çdo fshat i madh e i vogël, nga çdo shtet e nga çdo qytet, atëherë ne do të jemi më afër ditës kur të gjithë fëmijt e Zotit -- zezakë e të bardhë, paganë, hebrej, protestanë e katolikë do t'i japin dorën njëri tjetrit dhe do të këndojnë, sipas fjalëve të një kënge fetare të zezakëve, "˜I lirë më në fund', "˜I lirë më në fund'! Falenderojmë të Madhin Zot, se më në fund jemi të lirë.'

Memoriali i të Përndershmit King është vendosur në rrugën 1964 Avenuja e Pavarësisë, duke shënuar kështu simbolikisht vitin kur presidenti amerikan i asaj kohe Lindon Xhonson nënshkroi Aktin e të Drejtave Civile, duke ndaluar kështu diskriminimet në bazë të racës, gjinisë dhe prejardhjes etnike, e që u realizua falë protestave paqësore të lëvizjes që kryesontë i Përndershmi King.

Ëndërra e Dr. King-ut për një Amerikë më të mirë për të gjithë, filloi të merrte përmasa formimi më 1964. Në moshën e re 35-vjeçare ai fitoi Çmimin Nobel për Paqë. Mirëpo pas arritjeve të shumta në fushën e të drejtave civile në Amerikë, Dr Martin Luter Kingu fatkeqësisht vritet në Prill të vitit 1968 në Memfis të shtetit Tenesi.

Amerika i ndërtoi një monument Martin Luter Kingut, në një shfaqje nderimi të përhershëm, për një njeri të paqës, i cili kryesoi një lëvizje paqësore që luftoi me tërë forcën e saj për demokraci, barazi e drejtësi për të gjithë, me qëllim për të përmirësuar jetën për miliona afrikano-amerikanë dhe të tjerë.

Gjatë hapjes së memorialit për publikun në fillim të javës, ishte i pranishëm edhe skulptori kinez Lei Yixin, i cili krijoi statujën e Dr Kingut. Gjatë ceremonisë ai tha se "˜'Martin Luther King nuk është hero vetëm për Amerikanët ai është gjithashtu hero i botës, pasi ai ndoqi ëndërrën universale të popujve të botës.''

Ngritja e një memoriali në livadhin e Parkut Kombëtar në Uashington për një afrikano-amerikan është gjithashtu një dëshmi e përparimit që ky vend ka shënuar, gjatë dekadave të fundit, në rrugën drejtë barazisë raciale. Fundi i fundit, Shtetet e Bashkuara, për herë të parë në histori, kanë një president afrikano-amerikan. Por siç komentoi edhe gazeta kombëtare amerikane USA Today, "˜'Dr. King kishte shumë ëndërra më 1963. Këtë fund jave, Amerikanët e të gjitha racave kanë arsye të celebrojnë ato që janë realizuar deri më tani dhe njëkohësisht të jenë të vetdijshëm se është në interesin e të gjithëve të përpiqen që edhe ëndërrat ende të parealizuara,(të Dr. Kingut) të bëhen realitet''.

--

Martin Luther King

 

Memoriali i Matin Luther Kingut

Martin Luther King Fjalimi në Uashington 'I Have a Dream', 1963

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.26.2011)
DITA QË LINDI NËNË TEREZËNNga VISAR ZHITI (08.26.2011)
TRAGJEDIA E 11 SHTATORIT 2001 NE FAQET E NJË ROMANI TRONDITËS(Me rastin e 10-vjetorit të saj)Recension nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI, Boston, SHBA (08.25.2011)
BERLINI SHËNOI 50 VJETORIN E "MURIT"Nga FRANK SHKRELI (08.24.2011)
E "SHKRETA" KOSOVË!Nga REDAN BUSHATI (08.24.2011)
IKJA E VEHBI SKËNDERITNga AGIM SHEHU, shkrimtar, Gjenevë (08.20.2011)
NJËZET VJET MË VONË, PASOJAT E KOMUNIZMIT MBETENNga MASHA LIPMAN, Washington Post (08.19.2011)
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËSRibotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.18.2011)
NGA ATATURKU TEK ERDOGANI, RIMODELIMI I TURQISËNga SONER CAGAPTAY, Washington Post (08.18.2011)
KINA DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (08.17.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]