VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 08.29.2011, 11:28am (GMT1)

Medet!, sivjet (sivjet, medet!) falë muajve aq të lagësht të qershorit dhe korrikut, deri diku edhe gushtit, stinori i zjarreve në hapësirën tonë shqiptare, si kudo tjetër në Ballkan por edhe në Apenin dhe Iberik, u shty për fundin e gushtit, ndoshta për të zgjatur edhe në muajt e vjeshtës.

Në atdhe mediat e ndryshme zjarret i kanë shtënë në rubrikën "Stina e zjarreve". Një emërtim i tillë është sa kufizues edhe i pasaktë e i padrejtë. Shtrirja vjetore e zjarreve nuk mund të përkojë vetëm gjatë verës, stinës së paragjykuar si më e thata e vitit. Siç po e kundrojmë sivjet, ajo mund të kapërcejë fare mirë në vjeshtë, nganjëherë, pse jo, edhe në dimër. Jo rrallë edhe vetë dimri ia merr hua verës thatësirën.

Zjarret (përkatësisht zjarrvëniet) janë shndërruar kështu në stinor, një term që gjen përdorim në sport (kampionat), në art, në media, në modën e lartë, në politikë, në turizëm e gjetkë: stinor sportiv, stinor kinematografik, stinor televiziv, stinor turistik, stinor parlamentar e stinorë të tjerë që përkojnë mes tyre, përfshihen ose përjashtohen mes tyre.

Autorësia e rënies (vënies) së zjarreve shpesh e gjen shfajësimin tek banorët që dashkan të shtojnë kullotat ose dashkan të ndryshojnë strukturën e kullotave. Shpërpjesëtimet mes kullotave, pyjeve, shkurrnajave janë dukuri që vihen re kohë pas kohe në vendet që trashëgojnë dhe shtojnë e zhvillojnë pasuri të tilla natyrore. Këto shpërpjesëtime rregullohen mbi bazën e studimeve të posaçme e të kujdesshme përkatëse, asgjë nuk li lihet në dorë stihisë. Edhe gjendjet më të egra të natyrës, dihet, meritojnë dhe e kanë të dmosodoshme vëmendjen dhe rolin e njeriut, në kuptimin e tij institucional.

Nëse kullotat janë dëmtuar nga shkurrnajat, atëherë merren masa të përcaktuara institucionalisht, përdoren mjete të lejueshme ligjërisht dhe të autorizuara shkencërisht. Nëse kullotat janë dëmtuar nga pyjet, merren masa të tjera të përshtatshme. Nëse shpërpjesëtimet ndodhin në dëm të shkurrnajave apo pyjeve, varësisht nevojave të mjedisit, nevojave turistike, nevojave të tjera ekonomike apo të mirëfillta strategjike, atëherë ndërhyrjet bëhen në favor të pyjeve apo të shkurrnajave.

Në këtë kontekst shikohen edhe shpërpjesëtimet mes tokave bujqësore dhe tokave jobujqësore, midis tokave ara, atyre pemëtore, vreshtnajave, ullishtave e tjerë. Një rëndësi të madhe strategjike në këtë kontekst marrin edhe sipërfaqet ku rriten vetë (në gjendje të egër) apo mbarështrohen bimët e ndryshme mjekësore.

Zjarret (zjarrvënia) janë dukuri e tranzicionit. E vërteta është se shfajësimet e zjarreve (zjarrvënieve) për hir të shtimit të hapësirave kullosore apo përmirësimit të tyre tashmë janë të vjetërurara, janë krejt të tejkaluara në kohë. Arsyet e këtyre dukurive tashmë janë shumë më të ndërlikuara dhe ndërlikohen përherë e më tepër. Edhe parandalimi i kësaj dukurie të egër mund të bëhet nëpërmjet ligjit. Kjo, natyrisht, kërkon kohë, kërkon shumë burokraci, kërkon shumëçka tjetër, prandaj gjendet rruga më e shkurtër, më e shpejtë, më e dëmshme, më e pandreqshme.

Pak më vonë në hapësirat e deridjeshme të pyjeve, kullotave, shkurreve vijnë betonet. Pra, dalin në skenë autorët dhe autorësitë e zjarreve (zjarrvënieve). Nëse shoqëritë përkatëse nuk gjejnë në vetvete mundësi për t'i ndalur këto dukuri, nga të vetmet që nuk bëhen në mënyrë të nëndheshme, por nën qiell të hapur dhe në mënyrë të mediatizuar, atëherë betonizimi i skajshëm nuk do të kursejë nga kjo stihi e stinorëve të zjarreve (zjarrvënieve) asgjë dhe askënd.

Stinori i sivjetëm, të cilit po ia kushtojmë këtë sinopsis (histori të shkurtër), përkon gjithsesi me temperatura të larta të motit. Edhe në ekrane të vogla, kur i shikon, këto zjarre të krijojnë ndjesi vape e zagushie. Prandaj do të ishin të lutur kolegët në mediat e ndryshme në atdhe (Tiranë, Prishtinë, Shkup e tjerë) t'i ruajnë këto krijesa kaq estetike sa më të gjalla për stinët e lagështa, sidomos për stinët e ftohta, në mënyrë që t'i ngrohim duart edhe ne nga larg dhe kështu të bëhen jo vetëm estetikisht të dobishme.©

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.