VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BAROMETRI DIPLOMATIKJO "EDUKATËN FETARE", POR "EDUKATËN MORALE KOMBËTARE" SI LËNDË MËSIMORE NË SHKOLLAT SHQIPENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 08:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

JO "EDUKATËN FETARE", POR "EDUKATËN MORALE KOMBËTARE" SI LËNDË MËSIMORE NË SHKOLLAT SHQIPE

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Martë, 09.06.2011, 03:08pm (GMT+1)

Ky është problemi për të gjithë shqiptarët si brenda, ashtu, edhe jashtë trojeve të Shqipërisë Etnike, jo ndërtimi i kishave, i xhamiave dhe i teqeve, e as edukata fetare, që dikush me çdo kusht po lufton, ta politizojë, duke e futur në sistemin edukativo-arsimor të shkollave dhe të fakulteteve publike të Republikës së Kosovës.

Ja disa citate të atyre patriotëve zulmëdhëdhenj shqiptarë, që kurrë nuk i ka zënë gjumi duke menduar, sakrifikuar, vepruar dhe luftuar me penë dhe me pushkë për kombin dhe për atdheun shqiptar, jo për kishën, as për xhaminë, as për teqen, se këto kurrënjëherë nuk kanë qenë në rrezik, por KOMBI SHQIPTAR dhe SHQIPËRIA ETNIKE, që edhe sot, në fillim të dekadës së dytë (2011) të shekullit XXI, kanë ngelur robër, të copëtuar dhe të kolonizuar nën Serbi, nën Mal të Zi, nën Greqi dhe nën të vetëquajturën Maqedoni:

*** "Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria" (Vaso Pashë Shkodrani)

*** "Një popull që fle ai vdes" (Ismail Qemali)

*** "O, shqiptarë të mjerë, q'u ka marrë koka erë e po luftoni për të tjerë...(Andon Zako Çajupi)"

Shfaqja e fenomenit antikombëtar shqiptar se paska ardhur koha që në Kosovë (në kuptim të ngushtë) apo në hapësirat e tjera indigjene të Shqipërisë Etnike (në kuptim të gjerë), të fillohet me ndonjë "reformë fetare" (qoftë islame, katolike apo ortodokse) në sistemin edukativo-arsimor të shkollës shqipe, është jo vetëm absurd dhe ironi e kohës, por edhe verbëri dhe naivitet i atyre "reformatorëve fetarë" shqiptarë, të cilët sipas "recetave" të huaja po pretendojnë, që të fusin "mishin e egër" në mendjen dhe në trupin e shëndoshë të qenies kombëtare shqiptare në Ballkan.

Populli shqiptar në Ballkan nuk ka nevojë për kurrfarë reformash fetare (qofshin ato të dirigjuara, të eksportuara dhe të financuara në valutë ari pa kthim për t'i "mjekuar plagët ekonomike" në afat të shkurtër a të gjatë të shqiptarëve të kolonizuar dhe të varfëruar deri në palcë) të "agjendave demokratike-humanitare" të Arabisë Saudite, të Vatikanit apo të Moskës, por ka nevojë urgjente për të shkallmuar robërinë kolonialiste serbosllave, që si saç i skuqur po i rri mbi kokë, këtu e 100 vjet më parë. Kjo, do të duhej të ishte strategjia e inetresit të përbashkët prioritar si e xhamisë, ashtu edhe e të dy kishave shqiptare. e jo "preokupimi jetik" i disa "reformistëve fetarë" shqiptarë se si ta bastardojmë shkollën shqipe me futjen e lëndës "edukata fetare" në plan-programin e saj edukativo-arsimor.

Mirëpo, për të luftuar këtë dukuri të shëmtuar, që synon shkombëtarzimin e vlerave jetike të kombit shqiptar, së pari, në emër të Zotit, të Kombit dhe të Atdheut shqiptar, kërkohet ribashkimi urgjent dhe i domosdoshëm gjithëkombëtar shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga pengesat e armiqëve të brendshëm dhe të jashtëm të Ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Kjo do të duhej të ishte alfa dhe omega e përmbajtjes së edukatës fetare, kombëtare, politike, ekonomike, integruese dhe demokratike e "elitës reformiste" shqiptare, e jo parulla demogagjike antifetare, antikombëtare, antiligjore, antidemokratike dhe antishqiptare e të ashtuquajturit "reformacion fetar", se kush po synon të ndërtojë më shumë sakrale fetare, bordele, firma dhe lidhje të ndryshme tregtare, ekonomike dhe politike me Athinën, me Beogradin, me Podgoricën, me Romën, me Moskën, me Riadin..., etj., për të "reformuar ekonomikisht" dhe "demokratizuar politikisht" shoqërinë shqiptare.

Për t'i hudhur poshtë si të pavlefshme dhe, mbi të gjitha, krejtësisht të dëmshme për kulturën edukativo-arsimore kombëtare shqiptare: idenë, propozimin dhe kërkesën e futjes së "lëndës fetare" në shkollat shqipe, nuk ekziston nevoja që të citohen "fusnota vëllimore" të huaja se kush dhe, çfarë ka thënë dhe çfarë ka bërë për të "mirën" fetare dhe kombëtare të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, por ne vetë duhet të jemi largpamës, të sinqertë dhe të ndërgjegjshëm si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë kombëtar e atdhetar, duke e shikuar në sy të vërtetën, se ku do të shpiente realizimi i një "imperativi" të tillë absurd dhe iracional, kur të gjithë ne fare mirë e dijmë pse shqiptarët në Ballkan kanë tre religjione (islam, katolik dhe ortodoks). Madje, gjenealogjinë e kësaj historie të dhimbshme dhe tragjike të kombit shqiptar në Ballkan nuk ia vlen as ta rikujtojmë në asnjë mënyrë (sepse rrumbullakësimi i saj është bërë për qëllime religjioze, politike dhe ekspansioniste të perandorive të ndryshme: romake, bizantine, osmane etj., të Fuqive të Mëdha Evropiane dhe të shteteve kolonilaiste fqnije serbosllave për t'i sunduar më lehtë shqiptarët e copëtuar dhe të përçarë si mbi bazën fetare, ashtu edhe mbi bazën politike, bazë kjo, e cila edhe sot në fillimshekullin XXI nuk ka pësuar kurrfarë metamorfoze në kuptimin pozitiv të zgjidhjes së çështje shqiptare në Ballkan, pavarësisht nga shembja dhe zhdukja e perandorive të theksuara dhe, krijimi i i mëpastajmë i rendeve të reja në sistemin shtetëror ndëkombëtar), e aq më pak të synojmë "modernizimin" e saj sipas ekuacionit matematikor me "tri të panjohura" qoftë në kuptimin e së veçantës apo të së përgjithshmes. Pikërisht, se edhe ky fenomen me "tri të panjohura" gjatë historisë së derisotme ka pasur më tepër karakter pasiv, kur është fjala për veprimin e sinkronizuar dhe të institucionalizuar të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Fatkeqësisht, në këtë kontekst, ky fenomen i pasivitetit dhe i inefrioritet është i pranishëm edhe sot në shoqërinë shqiptare, pavarësisht nga segmenti human i tij, që shumciën dërrmuese ( mbi 60% të papunë dhe pa kurrfarë perspektive ekzistenciale për të ardhmen e tyre) të popullsisë shqiptare është duke u përpjekur që ta ushqejë me "vitrat humanitare ndërkombëtare", bile të paktën disa herë në vit, si shpërblim i "netëve të mëdha" në emër të Zotit, aq sa iu kushton zemra dhuruesve të këtyre "vitrave" të përkohshme. Mirëpo, shikuar gjithanshmërisht këtë problem të rëndë social dhe ekonomik të sotëm, i cili rëndon mbi më se gjysmën e popullsisë shqiptare, nuk mund të justifikohet kursesi "aplikimi i përhershëm" i sistemit të vitrave, sepse kjo formë sporadike e shpërndarjes së vitrave atyre që janë buzë greminës ekzistenciale, shpie vetëm drejt katastrofës dhe kapitullimit të përgjithshëm të qenies shqiptare si në aspektin moral, kombëtar, fetar, ashtu edhe në atë ekonomik, politik dhe shtetëror. Një popull që pretendon të jetojë me vitra të xhamisë apo me dhurata të tjera humanitare të kishës (pavarësisht nga burimi i pashtershëm, i brendshëm apo i jashtëm i tyre), ai popull është i vdekur për së gjalli, porse nuk e heton se është i vdekur, sepse jeton me shpresa të kota, duke pritur ditë më të mira. Mirëpo, ditët më të mira të zhvillimit dhe të persepktivës së tij të gjithëmbarshme, nuk kanë gjasë të lindin, përderisa vetë shteti (e jo xhamia, as kisha, as teqja) nuk e zgjidh problemin e tyre jetik, përkatësisht të vetin. Natyrisht, shpërfillja dhe moszgjidhja e problmeve ekonomike dhe sociale të një populli të varfër sikundër që tani është rasti drastik i popullit shqiptar përbrenda Shqipërisë Etnike, shpie në thellimin e krizës morale, kombëtare, fetare dhe shtetërore, gjë që kjo, hëpërhë është garanca më e leverdishme e status quo-s së sundimit të egër kolonial serbosllav të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan

Eksponentët e imunizuar financiarisht (nga fondet me prejardhje të dyshimtë vendore ose ndërkombëtare) dhe "vizionarë" qoftë ata të xhamisë, qoftë të kishës katolike apo të kishës orotodokse shqiptare mashtrohen dhe gabohen rëndë po qe se nuk do të kursehen nga fillimi i rrezikshëm i "garës maratonike" se kush do të jetë " i pari", që lëndën e tyre fetare ta fusin në sistemin edukativo-arsimor të shkollës shqipe, dhe se kush do të ndërtojë dhe rindërtojë më shumë objekte fetare në truallin etnik të Shqipërisë për t'i kthyer shqiptarët në "rrugën e shenjtë, ashtu si iu ka konevnuar dikur dhe, si po iu shkon edhe sot përshtati të të gjithë armiqëve të tyre. Në këtë vështrim, tanimë në 16 vitet e shkuara, ca indikatorë janë evidentë, të cilët parktikisht dëshmojnë synimin e "reformacionit" dhe të "modernizimit" fetar të shoqërisë shqiptare, me tendencë që këto, jo vetëm të mbisundojnë mbi njëra-tjetrën, por edhe të "lëshojnë rrënjët" e tyre të rrezikshme indoktrinuese edhe në procesin edukativo-arsimor të shkollës shqipe, gjë që kjo do të ishte "rruga" dhe "metodologjia" më fatale për shkombëtarzimin e brezave të rinj shqiptarë. Kësaj dukurie të shëmtuar antikombëtare, duhet t'i thuhet një JO e njëzëshme dhe e padiskutueshme si nga qarqet më të larta të politikës, të shkencës aktuale shqiptare, ashtu edhe nga mbarë inteligjencia shqiptare. Arsyeja është tejet e thjeshtë: - Sepse, asnjëra nga të tri konfesionet e theksuara nuk ndodhen në kurrfarë udhëkryqi të rrezikshëm "për vdekje" nga armiqtë tradicionalë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, ashtu siç ndodhen edhe sot shqiptarët dhe Shqipëria Etnike. Përkundrazi, në kuptimin e "modernizimit" dhe të "sensibilizimit" të tyre negativ në planin kombëtar shqiptar janë në ofensivë të ethshme. Këtë e dëshmon edhe prania absurde e Anastas Janullatosit grek në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare në Shqipëri, ku roli dhe "misioni i shnejtë" i tij dihet: se është greqizimi-shkombëtarzimi i vlerave vitale kombëtare shqiptare. Këtë fenomen të rrezikshëm me pasoja katastrofike kombëtare dhe shtetërore shqiptare nuk duan ta shohin as qeveritarët e sotshëm demokratë dhe socialist të Tiranës, as "projektuesit" dhe iniciatorët, si dhe klientët e tyre të mashtruar ideologjikisht dhe të varur materialisht, të cilët po ushqejnë iluzione të kota, se me "ndihmat humanitare" të pakufizueshme, me mbështetjen e dukshme dhe të padukshme, si dhe me instruksionet antikombëtare të partnerëve të tyre të jashtëm, do t'ia arrijnë qëllimit të fundit-reformimin ekonomiko-demokratik të Shqipërisë. Përkundrazi, do të arrijnë në realzimin e qëllimeve dhe interesave të huaja armiqësore, që t'i përçajnë shqiptarët edhe mbi bazën fetare, ashtu siç është rasti konkret edhe me përçarjen dhe me antagonizmat e tyre mbi bazën politike. Asgjë më shumë. Kjo "formulë" divide et impera është me bazë të vjetër shekullore, kështu që , pavarësisht nga synimet e liga antishqiptare të eksponentëve të saj, nuk do të "pi ujë" as në fillimshekullin XXI, edhe pse për realiizmin dhe "mbijetesën" e saj janë duke u derdhur miliona e miliarda valuta të huaja për t'i shkombëtarizuar dhe për t'i mbajtur shqiptarët të copëtuar, si vasalë dhe të nënshtruar nga sundimet e huaja kolonialiste dhe imperialiste. Mirëpo, si "dhuruesve zemërgjerë", ashtu edhe "konsumuesve të varur" të verbër të tyre, ekziston rreziku real, që atyre "ditën e qametit" t'u paguhet edhe përqindja e "interesit më të lartë" nga ana e drejtësisë vendore dhe e asaj ndërkombëtare. Para së gjithash, këtë element relevant duhet ta mbajnë parasysh të gjithë ata eksponentë, që i kanë hyrë apo po pretendojnë t'i hyjnë "reformës fetare" në shkollat shqipe, përkatësisht religjionizimit enorm

Për kombin shqiptar nuk është fare e rëndësishme përqindja e përkatësisë fetare, por është gjuha dhe gjaku i kombit shqiptar. Vlerat e pavdekshme të ekzistencës dhe të përparimit të qenies kombëtare shqiptare, në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësohen me "triptikonin" fetar (islam, katoilik dhe ortodoks). Prandaj, në vend se të shterohemi në ëndërrat e shkreta politiko-propagandistike, që na i kanë imponuar dhe ende po na i servojnë armiqtë e huaj kolonialistë, se shqiptarët duhet të "reformohen-modernizohen" edhe në kuptimin fetar, ashtu si në atë politiko-demokratik dhe ekonomik, ne duhet ta bëjmë të kundërtën: - Së pari (1), të distancohemi përgjithmonë nga ndikimi i recidivave të fundamentalizmave "premtues" të huaj fetarë (islam, katolik dhe ortodoks), të cilët, sidomos, që nga vitet e 90-ta të shekullit XX janë bërë më agresivë dhe më të rrezikshëm se kurrë më parë në historinë e tyre, duke pretenduar që të arrirat e derisotme të zhvillimit, të emancipimit dhe të mirëqenies së bashkësisë njerëzore (jo vetëm në planin e ngushtë gjithëshqiptar), t'i kompremitojnë dhe t'i shthurin në tërësi me bagazhin e errësirsë mesjetare; Së dyti (2), të rindëregjegjësohemi kombëtarisht, që kombin shqiptar të mos tentojmë ta identifikojmë me ideologjinë dhe me doktrinat e "importuara" fetare të tri religjioneve ekzistuese (islame, katolike dhe ortodokse), sepse asnjëra prej tyre nuk përbën formën, as thelbin e nocionit komb shqiptar; Së treti (3) si kryeprotagonistët e elitës fetare të xhamisë, ashtu edhe ata të elitës së dy kishave shqiptare, patjetër duhet të anagazhohen gjithanshmërisht dhe bashkërisht në mënyrë të institucionalizuar në zgjidhjen dhe në mbështetjen me çdo kusht të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, si dhe në zgjidhjen e problemeve të tjera akute me të cilat po ballafaqohet sot kombi shqiptar në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike e jo të heshtin dhe të distancohen në emër të institucionalizmit apolitik, me tendencë që t'i mbrojnë dhe propagandojnë në opinionin publik shqiptar vetëm intersat e tyre heterogjene, me pikësynim të "reformimit fetar" të qenies kombëtare shqiptare, sipas modelit eksperimental të "reformave financuese" të fundamentalizmave të huaj fetarë ndërkombëtarë.

Për të flakur çdo konfuzion apo keqkuptim në opinionin publik shqiptar, duhet të nënvizojmë se askush prej nesh nuk është kundër ushtrimit të lirisë dhe të drejtave fetare të tri religjioneve (islamike, katolike dhe ortodokse), as që, në çfarëdo forme qoftë t'i japë vetes atë liri dhe të drejtë, që të prekë në statusin e tyre ekzistues të ligjshëm, por jemi kundër çdo tendence antikombëtare të disa titullarëve të institucioneve të xhamisë dhe të kishës shqiptare, që me çdo kuisht po insistojnë ta poltiizojnë institucionin e tyre fetar, duke propaganduar nëpër masmediat e ndryshme shqiptare, se "ka ardhur koha", që lënda e "edukatës fetare", të futet në sistemin shkollor të gjuhës shqipe. Nga një ideologji e këtillë politiko-propagandistike, shumëfishtë e dëmshme dhe e pajustifikueshme si për edukatën kombëtare, ashtu edhe për edukatën fetare shqiptare, që tani duhet të flaket nga agjenda e "reformimit fetar" të shkollës shqipe, pavarësisht nga interesat dhe qëllimet e errëta antikombëtare shqiptare të ideatorëve dhe të propozuesve të saj (të shtytur nga brenda apo nga jashtë).

Fare nuk ekziston nevoja që të shterohemi dhe të polemizojmë se, ekzison apo jo nevoja e "reformimit fetar" të sistemit edukativo-arsimor shqiptar, kur dihet se lënda e "edukatës fetare" e tri feve (islame, katolike dhe ortodokse) mësohet, studiohet dhe praktikohet në institucionet e legalizuara përkatëse profesionale fetare (shkolla dhe fakultete) si në Prishtinë, në Shkup dhe në Tiranë. Prandaj, nuk është e udhës, as nuk është fare e drejtë si në kuptimin moral, kombëtar dhe fetar, që opinioni publik shqiptar, të sfidohet në temën që, në të vërtetë nuk është dhe, nuk mund të jetë temë "reformimi fetar" i shkollës shqipe (në asnjë nivel). Po qe se vazhdohet diskutimi i kësaj teme në çfarëdo forme qoftë, nga "rezultatet përfundimtare" të saj më së shumti do të përfitojnë interesat komplementare të partnerizmit të brendshëm dhe të jashtëm shekullor të sistemit kolonialist dhe imperialist serbosllav në kurriz të ripërçarjes dhe të konfrontimit të shqiptarëve si mbi bazën kombëtare, politike, demokratike, ashtu edhe mbi atë fetare dhe gjuhësore.

*** Ky shkrim për herë të parë u botua në www.tanmarket.com dhe në gazetën "Koha Jonë" në Tiranë, më 24 dhjetor 2004, si dhe në disa masmedia të tjera shqipe.

(Dhjetor, 2004)

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOS E KNI FRIKË LIGJIN ISLAM NË AMERIKËNga ELIYAHU STERN, New York Times (09.04.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKJO KISHA DHE XHAMIA POLITIKE NË KOSOVË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.03.2011)
STABILITETI NË KOSOVË - A MUND TË ZGJASË?Nga MERITA B. MCCORMACK, "Dielli" (09.03.2011)
ÇFARË MUND TË BËJË STEVE JOBS PËR KLASËN PUNËTORE TË SHBANga HARLOD MEYERSON, Washington Post (09.02.2011)
BALLAFAQIMI ME MOHUESIT E (KRIMEVE TË) HISTORISËRreth deklaratës së ministrit turk se librat e historë së Kosovës "fyejnë popullin turk"*Nga FRANK SHKRELI (09.02.2011)
Barometri diplomatikNE PRANOJMË VETËM REKOMANDIMET E AMERIKËS, SEPSE AJO NA KA SHPËTUAR NGA SERBIA, JO TURQIA, E AS SHQIPËRIA (1912-1999)Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.01.2011)
NJË VOTË PËR INTERVENCIONIZMINNga ROGER COHEN, New York Times (08.30.2011)
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2011)
MONUMENTI I NJË ËNDËRRENga FRANK SHKRELI (08.27.2011)
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]