VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LETËR E HAPUR EDI RAMËS - LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 09.06.2011, 04:28pm (GMT1) Muajt e verës ishin të mbushura me kritika, hamendje e akuza për Edi Ramën që kryesisht vinin nga krahu i rebelëve të PS ose ndryshe nga krahu i moderuar, nga radikalët e PS, nga aleatët e saj, si dhe nga opinionistët që marrin rroga të majme nga ai grup i njohur i oligarkëve të së majtës, të cilët në fakt si lider të PS nuk njohin Edi Ramën por bosët që i kanë majmëruar. Po ashtu nga kabllogramët e WickiLeaks të cilat janë bërë publike, po t'i analizosh me një logjikë të ftohtë, do të shohësh se problemet që ka patur Edi Rama nuk i ka shkaktuar kundërshtari i tij politik, pra Sali Berisha, por veprimet e papërgjegjëshme që kanë ardhur nga vetë lidërshipi i PS, të cilat shkuan deri aty sa rrezikuan hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe u prapakthyen përsëri me ndërhyrjen amerikane. Dhe problem i madh i Edi Ramës është raporti që ai ka krijuar me një pjesë të madhe të deputetëve të PS apo emra të njohur të kësaj partie që Edi Rama de fakto i ka shmangur a përjashtuar, të cilët përmenden vazhdimisht në kabllogramet e WickiLeaks. Pra, thënë me dy rreshta, që kur ka ardhur në pushtet si lider i së majtës, Edi Rama me rrethin e tij të ngushtë ka hapur një luftë në shumë fronte, brenda partisë, me ish-aleatët dhe me maxhorancën, luftë e cila i ka hapur atij shumë andralla dhe e ka kthyer në humbës. Nuk ishte Ilir Meta që i krijoi probleme Ed Ramës, por ishte strategjia e gabuar e liderit të opozitës për të përqëndruar në duart e tij partinë dhe bashkinë njëkohësisht prej 2005 deri më 2011, çka ishte një marrëzi e madhe. Ishte e tillë, nga që, së pari, e shtyu liderin e opozitës të mbetej jashtë Parlamentit të Shqipërisë, ku e kishte vendin legjitim dhe ku ishte qëndra e rëndesës, dhe pastaj, për reaksion, këtë qendër rëndese Edi Rama deshi ta kompensonte me politikat e rrugës, grevave dhe bojkotit. Kush ishte humbësi i kësaj strategjie? Pyetje retorike. Dihet, ishte vetë Edi Rama. Duke i hapur vetes fronte lufte pa fund, Ed Rama nuk arriti të inauguronte as qendrën e Tiranës, e cila do t'i shërbente si një rezultat konkret gjatë zgjedhjeve të 8 majit, ashtu si veproi me të drejtë kundërshtari i tij kryesor Sali Berisha kur përdori arritjet konkrete, siç ishin anëtarësimi në NATO, Rruga e Kombit, pasaportat biometrike, lëvizje në zonën Shengen pa viza. Ndërsa këtë mandat një nga projektet kryesore ka tunelin e Malit të Dajtit për ta kthyer Elbasanin në lagje të Tiranës. Zakonisht, lideri i opozitës ka shanse për të fituar pike nga gabimet e maxhorancës gjatë qeverisjes, dhe assesi të konsumohet pa asnjë ditë qeverisjeje si veproi Edi Rama. Kam bërë disa analiza kritike të veprimeve të tij prej 21 janarit të cilat kanë venë në rrezik sigurinë nacionale të vendit, kur do të duhej që lideri i PS, bashkë me opozitën, të ishte body-guardi i shtetit ligjor përmes një opozite të fortë, larg demagogjisë dhe me synim të qartë për një mënyrë të re qeverisjeje, me qëllim që t'i jepet fund tranzicionit dhe Shqipëria të bëjë politikë sipas standardeve perëndimore. A mund ta bëjë këtë Edi Rama? Ka një përgjigje po ose jo. Por që ta bëjë këtë duhet të shkundet, të ndryshojë kursin 180 gradë, drejt një fillimi të ri. E lexova me vëmendje deklaratën e tij që vendoste hyrjen e PS në Kuvend. Për të qenë më e saktë, shkova dje tek website i PS, i cili ishte në një gjendje të mjerueshme, me linqe të vitit 2010 dhe të dimrit 2011, ku të reja ishin veç takimi i Ed Ramës me Ambasadorin Arvizu dhe vizita e Ed Ramës me zonjë në selinë e komunitetit mysliman me rastin e Fiter Bajramit. Aty në cep fekste Zëri i Popullit, gazetë e themeluar pej diktatorit Enver Hoxha që vazhdon të mbetet gazetë e një partie që pretendon përfaqësojë të majtën europiane të Shqipërisë. Gjithësesi e lexova me vemendje deklaratën e liderit të opozitës dhe prej saj mund të shkëpus vetëm fjalinë ku Ed Rama shkruan se: "Ne do të marrim lidershipin politik të vendit në çështjen kombëtare të integrimit europian dhe do të jemi më shumë se kurrë partia e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë Europiane." Pjesa tjetër e deklaratës është e mbushur me slang, zhargon, pra një fjalor informal me fjalën më të konsumuar prej tij siç është "Saliu", me akuza për korrupsion, të cilat nëse i hyn një analize të hollë i kthehen Edi Ramës në boomerang, sepse, në vend që ta orientonte partinë në Kuvend, e orientoi drejt bojkotit dhe rrugës pa rrugë, për të mos folur pastaj për 21 janarin, datën që e konsumoi deri në skaj liderin e opozitës. Nëse Ed Rama ka energji për të realizuar atë objektivin që e nënvizova më sipër dhe që është një objektiv strategjik, atij i duhet një fillim i ri. Dhe kur them fillim i ri, kjo e përjashtonte Gramoz Ruçin nga e drejta që të hapte Sesionin e ri të Kuvendit. Fillim i ri do të thotë, përshembull, që Ed Rama të dalë nga prapaskena dhe të hyjë në skenë si protagonist, si lideri i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, pra të kryesojë listën e deputetëve të PS. Një fillim i ri do të duhet të jetë konkret, me veprime me peshë, jo me fytyrat e lodhura e të konsumuara si e Mimi Kodhelit, e cila kur dilte në TV me grimasat e saj kërcënuese na dukej si inkarnim i Nexhmije Hoxhës. Fillim i ri i Edi Ramës do të thotë veprime të përgjegjëshme për mbrojtjen e shtetit të së drejtës jo duke e luftuar korrupsionin ashtu si Don Kishoti mullinjtë me erë, por konkretisht me fakte të pakundërshtushme dhe jo me demagogji. Fillim i ri i Edi Ramës do të thotë që të marrë një rol të ri, me ndikim në pastrimin e politikës shqiptare, ku ky pastrim mund të bëhet vetëm përmes qëndrimeve bipartizane, të përbashkëta. Fillim i ri i Edi Ramës do të thotë përjashtim i çdo lloj ekstremizmi, radikalizmi dhe distancim nga ai grup njerëzish apo opinionistësh, që dikur nuk i kanë lënë asnjë kacidhe PD-së duke monopolizuar gjoja të ashtuquajturën mbrojtjen e Berishës, dhe tani kanë dalë në krahun e Ed Ramës. Zot i madh, çfarë hipokrizie dhe çfarë mungese profesionalizmi. Fillimi i ri nuk do të thotë që Ed Rama të marrë në vend të kafesë së mëngjezit, nga disa gazeta të opozitës, diktatet e pacipa të Mustafa Nanos, si zëdhënës i oligarkëve, por të jetë Ed Rama që të ketë një strategji kombëtare për biznesin, sepse mendohet si kandidat për kryeministër të vendit. Fillim i ri do me thënë fillim i ri, të cilin duhet ta ndjejë si faktori ndërkombëtar, nisur prej aleatit tonë jetik SHBA, ashtu edhe opinioni publik, si një zhvillim pozitiv, jo si frikë se po vjen e majta radikale, por se rotacioni në politikë është domosdoshmëri dhe garanci për demokracinë e vendit në të mirë të shtetit dhe qytetarëve. Edi Rama do të ketë fillim të ri të njëmendtë ose largim. © UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË Nga ELIDA BUÇPAPAJBASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS! TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË Nga ELIDA BUÇPAPAJ Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë- EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT! Nga ELIDA BUÇPAPAJ KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI U mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl Ajeti ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLITPSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN? BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor... Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES" DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI 20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT 5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK 9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ © ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |