VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BAROMETRI DIPLOMATIKTUTORE E DOBËT E LEKSIONEVE TË DREJTËSISË DHE TË DEMOKRACISËNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 12:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

TUTORE E DOBËT E LEKSIONEVE TË DREJTËSISË DHE TË DEMOKRACISË

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Mërkurë, 09.07.2011, 06:12pm (GMT+1)

*** Edita Tahiri deklaroi se " pranimi i vulave doganore të Kosovës, do të thotë se Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës." (http://www.b92.net/info/vesti/index/05/09/2011).

Kjo deklaratë e shefes së grupit të Prishtinës në "dialogun teknik" me Beogradin, që më 2 shtator vazhdoi punën e tij në Bruksel të Belgjikës lidhur me "çështjet teknike" të Veriut të Kosovës, është provë e pakundërshtueshme se Edita Tahiri (zëvendësministre në qeverinë e Hashim Thaçit) urgjentisht, edhe njëherë, do të duhej t'u nënshtrohej "kurseve" të Diplomacisë dhe të së DREJTËS NDËRKOMBËTARE PUBLIKE, në mënyrë që të mësojë se, në cilat kushte dhe rrethana bëhet njohja ndërkombëtare e një shteti, si dhe mbrojtja e vlerave dhe e interesave të tij vitale në kuptimin politik, juridik, diplomatik dhe të së Drejtës Ndërkombëtare Publike sipas cilës nuk mund të ketë "sovranitet mbi sovranitet" dhe "vula doganore" të Edita Tahirit mbi sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Vulat doganore të dala nga arritja e Marrëveshjes së kompromisit politik Edita Tahiri-Borsillav Stefanoviq, pa elementin e shtetësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës, nuk kanë kurrfarë karakteri ligjor, demokratik, juridik dhe kushtetues, por vetëm karakter politik, ekonomik dhe teragtar. Sipas përmbajtjes së atyre vulave doganore "historike" Tahiri-Stefanoviq, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, nuk ekziston kurrfarë kufiri ndërshtetëror, por vetëm administrativ, që do të thotë se Kosova " është pjesë integrale e territorit " të Serbisë, ashtu siç figuron në Kushtetutën e saj në fuqi (2006).

Gjithashtu, Marrëveshja e arritur në Bruksel për "vulat doganore" nuk përmban asnjë element të së drejtës ndërkombëtare, që do të nënkuptonte ndonjë lehtësim të njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë dhe e partnerëve të saj, të cilët ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por është një kompromis politik i paqëndrueshëm, i cili plotësoi kërkesën zyrtare të Beogradit, që në pikat kufitare të Veriut të Kosovës, të kthehej gjendja e mëparshme, ashtu siç ishte para 25 korrikut 2011.

Pa filozofuar në "stilin diplomatik" të Edita Tahiri se kinëse përfundimi i Marrëveshjes me homologun e saj, Borislav Stefanoviq, nënkupton "njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë" , nuk është ligjore, kushtetuese e as demokratike heqja e atributit të sovranitetit të Republikës së Kosovës nga vulat doganore! Kjo është e pranueshme vetëm për Serbinë, jo assesi për Kosovën.

Pa sovranitet dhe pa vetëvendosje të plotë, nuk ka drejtësi e as demokraci!

Edita Tahiri së bashku me qeverinë dhe me parlamenitn e saj, duhet të dijnë se, së pari, demokracia është fryt i drejtpërdrejtë i shtetit të së drejtës dhe i drejtësisë, jo anasjelltas, siç ka pohuar Edita Tahiri, me rastin e drejtimit të akuzës së saj politiko-propagandistike, në adresë të gabuar të Lëvizjes Vetëvendosje, gjoja se sipas "kutit demokratik" të diplomacisë së saj: "përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, urgjentisht duhet të ndjekin shkollën e demokracisë, sepse janë të uritur për pushtet."(Po aty, www.b92.net/info/vesti/index/05/09/2011).

Si rregull e pashkruar, vërtet, njerëzit narcisoidë dhe karrierist (të sëmurë për pushtet), nuk zgjedhin mjete për t'i "neutralizuar" oponentët e tyre politikë. Për ta realizuar këtë objektiv, ata , para vetes, nuk shohin gjë tjetër vetëm terr e zi dhe armiq permanentë politikë të tyre.

Ndryshe, zonja zëvendësministre në qeverinë e Hashim Thaçit, nuk do të shprehej në mënyrë naive dhe ofenduese kundër veprimtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke sugjeruar që ata duhet të "shkojnë në shkollën e demokracisë", gjoja se, sipas "kutit demokratik" të saj, ata "janë të uritshëm për pushtet"!?

Çfarë kosntatimi politik i gabuar ky?! Pse e paska përejtuar "dramën" e "patlixhanave" të kuq në aeroportin e Prishtinës, Edita Tahiri nxori "konkluzionin e nxituar politiko-diplomatik" se, kinëse Lëvizja Vetëvendisje "ende nuk e ka mësuar ABC-në e demokracisë "!

Ky konstatim është i papranueshëm në çdo aspekt, sepse duket që Edita Tahiri është nisur nga shembulli i vet konkret, e cila, që nga vitet e 90-ta të shekullit XX, si funksionare e lartë e LDK-së së Republikës së Ibrahim Rugovës, e sot si anëtare e PDK-së së Hashim Thaçit dhe e qeverisë së tij kualicioniste, vërtet ka dëshmuar se ajo, jo vetëm që është e uritur për karrierë dhe për pushtet, por, edhe është e etur dhe krejt "e djegur" për kolltuk , ndryshe nuk do ta kishte braktisur LDK-në, e të kalonte në PDK-në dhe në qeverinë e Hashim Thaçit si zëvendësministre.

"Patlixhanat " e kuq të Vetëvendosjes nuk e prishin, por e skuqin demokracinë, nëse ajo ekziston si e tillë në veprim dhe në zbatim në Kosovë !

E kuptueshme, pse Edita Tahiri ka sugjeruar që bartësit e politikës së "patlixhanave" të Vetëvendosjes, duhtet të dërgohen "urgjentisht në shkollën e demokracisë", jo pse ata nuk dijnë (ashtu siç ka pohuar dhe, ashtu siç mendon gabimisht Edita Tahiri) se ç'është demokracia, por pse e kanë gjuajtur me "patlixhana" të kuq veturën e Edita Tahirit me t'u kthyer nga Brulkseli në Aeroportin e Prishtinës, më 2 shtator 2011.

Pse homologu i saj Borislav Stefanoviq shef I grupit negocues së Beogradit në "dialogun teknik" në Bruksel, ka pranuar vulat doganore me mbishkrim "doganat e Kosovës", kjo, në asnjë formë juridike ligjore (qoftë në kuptimin e së drejtës brendshme, qoftë në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare), nuk do të thotë se qeveria e Serbisë " e ka njohur pavarësinë e Kosovës", ashtu siç deklaruar "jerem" Edita Tahiri.

Përkudrazi, pranimi i vulvae doganore të Edita Tahirit nga homologu i saj Borislav Stefanoviq, de fakto dhe de jure, do të thotë se Serbia nuk njeh kurrfarë kufiri ndërshtetëror në Veri të Kosovës, sepse sipas Kushtetutës në saj në fuqi, Kosovën ende e konsideron "pjese integrale te territorit dhe te shtetit tgë saj".

Me gjithë stacionimin e KFOR-it, të EULEX-it dhe të UNMIK-ut në Veri, qeveria e Beogradit nuk njeh kurrfarë kufiri ndërshtetëror midis Serbisë dhe Kosovës.

Emërtimi "Doganat e Kosovës" nuk është substitut i vetëvendosjes dhe i sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës

Negociatorja e "dialogut teknik" në Bruksel, Edita Tahiri mund ta "ngushëllojë" vetëvetën dhe partizant e saj në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës, se gjoja pranimi i vuLave doganore të Kosovës nga ana e Beogradit, përbën aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Mirëpo, jo edhe njohësit e së Drejtës Ndërkombëtare Publike, kur dihet se, sipas rregullave, parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me përkufizimin e atributeve të një shteti të PAVARUR dhe SOVRAN, "vulat doganore" të Edita Tahirit, janë në kolizion flagrant me sovranitetin teritorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.

Ato kanë vetëm karakter dhe domethënie të një kompromisi të keq dhe të dëmshëm politik për pavarësinë dhe për sovranitetin e Republikës së Kosovës, sepse përmbajtja e tyre nuk pasqyron asnjë element të shtetësisë dhe të sovranitetit të saj, si shtet i pavarur në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.

Pra, vulat e ashtuqujatura "doganat e Kosovës", janë mohim i sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës. Derisa qeveria e Serbisë i ka pranuar ato vula si valide, përgjigjja është krejtësisht e qartë-nuk prekin Kushtetutën e Republikës së Serbisë, sipas së cilës "Kosova është pjesë integrale e territorit" të saj. Ndryshe, Beogradi zyrtar, kurrë nuk do kishte pranuar ato "vula demorkatike" të Edita Tahirit.

Pra, derisa Serbia ka pranuar variantin e kompromisit politik "doganat e Kosovës", kjo do të thotë se është në interesin e saj politik, juridiko-kushtetues, ekonomik, tregtar dhe strategjik, ndryshe nuk do ta pranonin këtë formulë të Edita Tahirit dhe të kryeministrit të saj, Hashim Thaçi. Këtë e di edhe çdo qytetar i zakonshëm i Kosovës, që nuk e dinë se ç'do të thotë e drejta ndërkombëtare dhe demokracia, ashtu si i ka kuptuar dhe, si po i interpreton Edita Tahiri dhe kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Koha e deritashme më se njëqindvjeçare ka provuar se, sa herë Serbia dhe serbët kanë pranuar diç ludhur me çështjen shqiptare (Kosovën-Shqipërinë Etnike), ajo ka qenë në dëm të Kosovës, të shqiptarëve, përkatësisht të Shqipërisë Etnike. Në të kundërtën, çdo mospajtim dhe kundërshtim i tyre ndaj të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, gjithmonë ka qenë në interesin e përgjithshëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Këtë, në kohën më të re, e provoi edhe refuzimi i Marrëveshjes historiko-politike të Rambujes nga ana e regjimit gjenocidal dhe kolonial të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (shkurt 1999).

"Tahiri: Srbija priznala nezavisnost"(Tanjug)

-Qysh, si dhe kur, me cilin akt zyrtar qeveria e Serbisë e paskësha "njohur pavarësinë " e Republikës së Kosovës? -Pse nuk është cituar ai dokument zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, ku po shkruaka se "Srbija priznala nezavisnost Kosova", ashtu siç ka deklaruar për masmedia zonja Edita Tahiri? Në akull, askund tjetër!!!

Kjo deklaratë e zëvendësministres Edita Tahirit është vetëm spekulim, dezinformim dhe mashtrim i opinionit publik të brendshëm dhe të jashtëm, sikurse këtu e njëzet vjet më parë, kur ajo së bashku me ish-kryetarin e saj, Ibrahim Rugova pothuajse dy dekada rresht e gënjenin opinion publik shqiptar se " njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Amerikës, është vetëm çështje dite" . Kjo ishte rrena më e madhe dhe premtimi bosh politiko-propagandistik, pa kurrfarë mbulese e liderëve rugovistë, të cilët përmes " dy buletineve informative" të tyre "Rilindja-Bujku" dhe "Informatori", e ushqenin popullin me "informacione taze"=dezinformime banale, sepse kjo ishte forma më e përshtatshme propagandistike për ta mbajtur larg së vërtetës, sepas Amerika deri më 2007, kur ish-presidenti amerikan, George W. Bush me rastin e vizitiës që i bëri Tiranës, deklaroi botërisht se duhej të rrumbullakësohej çështja e pavarësisë së Kosovës. Dhe, këtë premtim ai e përmbushi, kur më 17 shkurt 2008, Shtetet e Bashkuara të Ameikës e njohën pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kontradikta e demokracisë së Edita Tahirit

Veç observimeve të tjera lidhur me rastin e demonstrimit me "patlixhana" të Vetëvendosjes, Edita Tahiri ka pohuar edhe këtë të pavërtetë: " Ne jemi shteti i vetëm demokratik dhe pranojmë mendimet e ndryshme, pranojmë edhe kudërshtimet, mirëpo jo, sipas mënyrës së manifestimit të shprehjes së pakënaqësisë së Vetëvendosjes, e cila aspak nuk është demokratike"(Po aty, www.b92.net/info/vesti/index/05/09/2011).

Po, sikur Kosova të kishte qenë vendi më demokratik në botë, zëvendësministraja e këtij shteti, Edita Tahiri, nuk do të reagonte në formën më antidiplomatike dhe më antidemokratike aq të nxituar, të ashpër dhe të pakontrolluar kundër "patlixhanave" të kuq të Vetëvensojes, duke i quajtur madje edhe "infantilë" të demokracisë, të "uritur për pushtet" dhe oponentë të "shtetësisë së Kosovës", sepse ato nuk ishin lëndë të forta goditëse shkatërrimtare, por vetëm një formë e butë e reagimit demokratik të Vetëvendosjes, që në asnjë aspekt nuk e prishën-dëmtuan, por në të vërtetë e SKUQËN ca "demokracinë në veprim" të Edita Tahirit dhe të Qeverisë së Hashim Thaçit, sepse këta ndikuan që organet policore, t'i arrestojnë dhe t'i rrahin brutalisht aktivistët dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pra, në këtë rast konkret, "patlixhanat" e kuq të Vetëvendosjes nuk e prishën imixhin e demokracisë së Kosovës, por vetë ndërhyrja antiligjore dhe antidemorkatike e përdorimit të forcës dhe të dhunës policore nga organet e rendit dhe të "drejtësisë" së "shtetit më demorkatik në botë" të Edita Tahirit!

-Çfarë konstatimi hipotetik ky i Edita Tahirit! Një shtet me moshë trevjeçare në liri, me shumë probleme të pazgjidhura, politike, ekonomike, sociale, të varfërisë,të papunësisë, të moszhvillimit, të korrupsionit... etj., sipas Edita Tahirit na "qenka vendi më demorkatik" në botë!!! - Eh, çka "s'nien njeri" nga politikanët e tillë, drejtues të politikës dhe të diplomacisë së Kosovës.

Po, nejse, në Kosovë " e ha pazari" çfarëdo që të thonë politikanët dhe diploamtët e saj. Mirëpo, jo vetëm unë, por edhe Edita Tahiri shumë mirë e di se, shteti më demokraik në botë është Amerika, jo Kosova e as kurrfarë Zanzibari a Biafre në Ballkan.

Në kuptimin më të ngushtë të fjalës, si mund të jetë Kosova një nga "vendet më demokratike", kur aty sundon korrupsioni dhe krimi i organizuar, hajnia, plaçka e organizuar, neptozmi, burokracia, padrejtësia, pabarazia, shkelja e ligjit dhe e kushtetutës, shpërfillja e drejtave dhe lirive elementare të njeriut, varfëria dhe papunësia rreth 50%, vetëvrasja e njerëzëve për bukë, për strehë dhe për ekzistencë sociale etj.

Ç'është e vërteta, unë do të doja që Kosova dhe mbarë Shqipëria Etnike, të jenë një nga vendet më demorkatike, më të zhvilluara dhe më të përparuara, jo vetëm në Ballkan, në Evropë, por edhe në botë. Mirëpo, me kësi "demorkatë" të tipit Edita Tahiri, e shumë të tjerë si kjo, as Kosova e as Shqipëria kurrë nuk do të kenë gjasë, që të jenë ndër vendet më demorkatike, më të zhvilluara dhe më të përparuara në botë, sepse primitivizmi, mendja feudale e klaneve, e mahalave dhe e nahijave, prepotenca, tekanjoziteti, injoranca, përçarja, karrierizmi dhe lufta e tyre e egër për pushtet, jo për komb dhe për shtet, janë një nga pengessat kryesore, që kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, edhe në këtë shkeull, do ta lënë nën zgjedhën e huaj kolonialiste sllvao-biznatine.

Kush është kundër interesit të shtetësisë së Republikës së Kosovës?

- Ata që përfundojnë çfarëdo marrëveshjeje në kundërshtim me sovranitetin e Republikës së Kosovës, kuptohet se, ata ndër të parët e luftojnë dhe, njëherazi janë kundër shtetësisë së saj. Kjo është shumë çështje e thejshtë për ta kuptuar "mileti" në Kosovë.

Pra, në këtë rast, kundër shtetësisë së Kosovës, është vetë Edita Tahiri me patinë, me qeverinë dhe me kuvendarët e saj, e cila në emër të tyre, jo të popullit e as të Kosovës, që nga 8 Marsi 2011, ka hyrë dhe, po zhvillon një "dialog teknik" me palën serbe të Beogradit në Bruksel të Belgjikës. Për çka dialog, kur statusi i Kosovës është mbyllur më 17 shkurt 2008?

Kush është fajtor për këtë dialog, askush tjetër, qeveria dhe kuvendi i Kosovës, që kanë pranuar këtë "dialog teknik", jo Vetëvendosja e as partitë e tjera politike opozitare të Kosovës, të cilat pa asnjë argument të vlefshëm i ka akuzuar Edita Tahiri me të arritur në Prishtinë, pas lidhjes së Marrëveshjes për "doganat e Kosovës dhe për dokumentacionin kadastror" me homologun e saj të palës serbe, Borirsilav Stefanoviq.

Për të mos ia prishur mendjen opinonit publik me dezinformimet politiko-propagandistike të Edita Tahirit, duhet thënë dhe mbrojtur e vërteta e pamohueshme se, kundër shtetësisë së Kosovës, janë ata që lidhin marrëveshje me Serbinë në kurriz të sovranitetit dhe të pavarësisë së Kosovës, jo, në asnjë mënyrë Lëvizja Vetëvendosje, apo ndonjë parti tjetër opozitare politike, ashtu siç i ka akuzuar Edita Tahiri, duke nënvizuar se: " Ekzistojnë parti opozitare, të cilat inetresin e vet partiak e kanë vënë para interesit shtetëror. Pikrisht këtë e kanë bërë pjesëtarët e Vetëvendosjes, veprimet të cilëve nuk janë aspak demokratike..." (Po aty, www.b92.net/info/vesti/index/05/09/2011).

Pavarësisht nga kritika iracionale politike e Edita Tahirit në llogari të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive të tjera politike opozitare se kinëse të gjitha këto (përpos partive politike të kualicionit qeveritar) na " qenkanë" "kundër interesit shtetëror të Kosovës", sepse ineteresat e tyre partiake i kanë vënë mbi interesin shtetëror"!!!???

Një akuzë e tillë është vetëm fallso dhe dezinformuese, sepse as Lëvizja Vetëvendosje dhe, asnjë parti tjetër politike opozitare shqiptare në Kosovë kurrënjëherë nuk e kanë sfiduar e as nuk e kanë dëmtuar interesin e përgjithshëm kombëtar, as shtetëror të Republikës së Kosovës, pavarësisht nga krtikat, nga pikëpamjet, nga qëndirmet dhe nga veprimet e tyre politike, në funksion të korrigjimit të gabimeve dhe të të metave të koalicionit partiak në pushtet.

Së fundi, vërtet, nuk ka dreq që i bije në fije se kush me kë dhe për kë po lufton kundër interesave shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Kosovës. Mirëpo, një gjë është e ditur si dielli, se as Lëvizja Vetëvendosje dhe, asnjë parti dhe lëvizje tjetër politike shqiptare në Kosovë, deri tani (me asnjë shembull, me asnjë sjellje dhe me asnjë formë vepruese) nuk ka luftuar dhe, nuk është duke vepruar kundër "interesit shtetëror" të Republikës së Kosovës, ashtu siç është shprehur negativisht dhe shumë naivisht shefja e grupit shqiptar të "dialogut teknik" z.Edita Tahiri.

Të thuhet para mediave publike vendore dhe ndërkombëtare, një konstatim i tillë se gjoja "Vetëvendosja dhe partitë e tjera opozitare, janë kundër shtetësisë së Kosovës, për hir të interesave të tyre partiake", është një akuzë e rëndë dhe e papranueshme (sepse nuk ka kurrfarë baze të qlndrueshme), që para së gjithash, kërkon debat dhe llogari pikësëpari në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, faktorët politikë ndërkombëtarë, të pranishëm në Kosovë, një deklaratë të tillë, do ta marrin si tejet serioze dhe të saktë, e cila më pas, mund të prodhojë efekte politike negative, si dhe t'i kushtojë shtrejtë kredibilitetit politik dhe veprimit demokratik të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe partive të tjera politike opozitare të Kosovës.

___________

(PS. Këtë artikull nuk e ka publikuar Gazeta e Lëvizjes Vetëvendosje!!! Ndoshta, ende, nuk e kanë lexuar drejtuesit e saj, sepse si duket, kanë filluar t'i ndjekin kurset e sugjeruara të "shkollës demorkatike" të Edita Tahirit! )

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
11 SHTATOR, DITA QË KURRË NUK MBARONNga RICHARD COHEN, Washington Post (09.07.2011)
"OXHAQET" E (PA)TYMOSURA RINORE POLITIKE NË SHQIPËRINga REDAN BUSHATI (09.07.2011)
LETËR E HAPUR EDI RAMËS - LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIMNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.06.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKJO "EDUKATËN FETARE", POR "EDUKATËN MORALE KOMBËTARE" SI LËNDË MËSIMORE NË SHKOLLAT SHQIPENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.06.2011)
MOS E KNI FRIKË LIGJIN ISLAM NË AMERIKËNga ELIYAHU STERN, New York Times (09.04.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKJO KISHA DHE XHAMIA POLITIKE NË KOSOVË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.03.2011)
STABILITETI NË KOSOVË - A MUND TË ZGJASË?Nga MERITA B. MCCORMACK, "Dielli" (09.03.2011)
ÇFARË MUND TË BËJË STEVE JOBS PËR KLASËN PUNËTORE TË SHBANga HARLOD MEYERSON, Washington Post (09.02.2011)
BALLAFAQIMI ME MOHUESIT E (KRIMEVE TË) HISTORISËRreth deklaratës së ministrit turk se librat e historë së Kosovës "fyejnë popullin turk"*Nga FRANK SHKRELI (09.02.2011)
Barometri diplomatikNE PRANOJMË VETËM REKOMANDIMET E AMERIKËS, SEPSE AJO NA KA SHPËTUAR NGA SERBIA, JO TURQIA, E AS SHQIPËRIA (1912-1999)Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]