VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SERBIA - DIMENSIONET E NJË IDEOLOGJIE KOMBËTARE ANAKRONIKENga XHELAL ZEJNELI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 11:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SERBIA - DIMENSIONET E NJË IDEOLOGJIE KOMBËTARE ANAKRONIKE

Nga XHELAL ZEJNELI


E Mërkurë, 09.14.2011, 11:26am (GMT+1)

Në fillim të viteve '90 të shekullit XX, Serbia shkaktoi katër luftëra në ish-Jugosllavi: kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Në Bosnjë dhe Hercegovinë arritën të krijojnë entitetin serb (Republika Serbe), që funksionon si shtet. Duke tentuar të shkëpusin një pjesë të Kosovës, edhe këtu synojnë të arrijnë të njëjtën si në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Gjatë agresionit serb në Slloveni dhe në Kroaci, Perëndimi reagoi shpejt dhe parandaloi një gjakderdhje përmasash të mëdha. Ndërkaq, gjatë luftës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, evropianët u treguan mjaft indiferentë. Si rrjedhojë ndodhi tragjedia më e madhe në kontinent, pas Luftës së Dytë Botërore. Në rastin e parë, kemi të bëjmë me dy popujt të krishterë sllovenët dhe kroatët, ndërkaq në rastin e dytë, me një popull mysliman - boshnjakët.

Serbia, për luftërat agresive dhe tragjedinë e shkaktuar, në vend që të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare, duket sikur shpërblehet.

Kaluan mbi dhjetë vjet qëkur forcat kolonialiste serbe u shkulën nga Kosova. Megjithëkëtë, veriun e Kosovës, Prishtina ende nuk e ka nën kontroll të mirëfilltë. Lidhur me mbrojtjen e tërësisë së tokave të Kosovës, vendet e Bashkimit Evropian, deri më sot nuk kanë treguar ndonjë qëndrim më të prerë.

Ka që thonë se evropianët i bren ndërgjegjja për sulmet e NATO-s mbi Serbinë. Por, çështja është më komplekse. Segmente të caktuara të vendeve - anëtare të BE-së shohin te serbët:

- një popull me një shkalle të caktuar të kulturës; dhe

- një popull të krishterë;

* * *

Politika serbe sot, si dikur, bazohet në forcë, në arrogancë, në dredhi, në mashtrim dhe në propagandë. Propagandës, dredhive, mashtrimeve dhe gënjeshtrave serbe, do t'ua kishte lakmi edhe ministri gjerman i propagandës gjatë Luftës së Dytë Botërore Jozef Gebels.

Arroganca serbe - Serbët rrahin gjoks për dy arsye:

- E para: Jemi popull luftarak dhe në momente historike të caktuara, kemi luajtur rol të rëndësishëm;

- E dyta: Jemi popull me aleatë: rusët - mbi bazën e përkatësisë sllavo-ortodokse, dhe francezët mbi bazën e Luftës së Parë Botërore, kur kemi luftuar në të njëjtën anë.

Serbët janë vetëshpallur popull hyjnor, qiellor dhe yllësor. E konsiderojnë veten popull historik dhe popull politik. Para Evropës paraqiten si popull i krishterë që në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë është përplasur me islamin. Propaganda serbe thotë: Jemi digë e Ballkanit ortodoks dhe e Evropës së krishterë përballë islamizmit shqiptar dhe boshnjak përçues potencialë të interesave turke, arabe dhe persiane në rajon dhe në kontinent.

Serbët janë popull me dy lloj kompleksesh: kompleks inferioriteti dhe kompleks superioriteti.

Që nga pavarësia e tyre (1878) e deri në ditët tona, energjitë kombëtare i kanë përqendruar kryesisht:

- në forcimin e ushtrisë dhe të policisë;

- në ndërtimin e një diplomacie aktive;

- në ndërtimin e një makinerie propaganduese të përkryer

- në aktivizimin e shërbimeve sekrete.

Duke e marrë veten për popull politik dhe historik, në aspektin politik, ushtarak dhe shtetëror, serbët e ndjejnë veten superiorë në shkallë rajoni.

Serbët janë të vetëdijshëm se sllovenët dhe kroatët kanë qenë nën sundimin e një perandorie të zhvilluar Austro-Hungarisë, ndërkaq vetë ata nën sundimin e një perandorie aziatike-osmane, e cila gjatë sundimit pesëshekullor në Ballkan dhe gjetkë, ngeci në pikëpamje tekniko-shkencore dhe teknologjike.

Si në Mretërinë Jugosllave, ashtu edhe në Jugosllavinë e Titos, në aspektin politik, ushtarak dhe shtetformues, serbët e kanë ndjerë veten superiorë ndaj të gjithë popujve të tjerë të amalgamës jugosllave. Ndërkaq, në pikëpamje kulturore dhe ekonomiko-shoqërore, ndaj kroatëve dhe ndaj sllovenëve, serbët kanë qenë inferiorë. Sllovenët dhe kroatët, duke qenë më të zhvilluar se serbët, kanë krijuar shtresa shoqërore elitare, aristokrate dhe borgjeze. Serbët ndërkaq, kanë funksionuar si shoqëri e pallankave, d.m.th. provinciale. Duhet shtuar se serbët janë popull jopunëtor. Ndërmjet serbëve dhe kroatëve gjithmonë ka ekzistuar një rivalitet armiqësor. Ky rivalitet vazhdon edhe sot.

Serbëve, më parë se zhvillimi ekonomik, u ka interesuar faktorizimi ushtarak, për të vendosur dominimin dhe hegjemoninë në një pjesë të rajonit. Prandaj dhe ekonomikisht kanë mbetur poshtë kroatëve dhe sllovenëve.

Ndaj sllavo-maqedonasve, ndaj malazezëve si dhe ndaj myslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, serbët kanë qëndrim shpërfillës. Sipas serbëve, këta tre popuj nuk kanë identitet kombëtar. Ata s'janë veçse serbë.

Serbët për shqiptarët flasin me paragjykime dhe me stereotipe. Në momente historike të caktuara, nëpër kancelaritë e fuqive historike të Evropës, serbët kanë përhapur propagandë sistematike kundër shqiptarëve, duke i quajtur mbetje turke në Ballkan. Si të tillë, ata (shqiptarët) nuk meritojnë të kenë shtet. Nëpërmjet propagandës antishqiptare, serbët janë përpjekur të parandalojnë krijimin e shtetit shqiptar, të justifikojnë pushtimin e trojeve shqiptare dhe të sigurojnë dalje në det në brigjet shqiptare.

Serbët, në historinë politike të kohës së re e deri në ditët tona, kanë një vragë të madhe në shpirt nuk kanë det, përkatësisht dalje në det. Pjesë thelbësore e politikës ekspansioniste serbe ka qenë pushtimi i atyre territoreve që do ta nxirrnin Serbinë në det. Pretendimin e vet për të dalë në det (në vitet 1912-1913), Serbia synonte ta realizojë vetëm nëpërmjet bregdetit shqiptar, ndaj planet e saj lidhur me Shqipërinë veriore, përjashtonin krijimin e shtetit shqiptar.

* * *

Nacionalistët e Beogradit thonë:

"Serbët janë popull me tri fe:

- Serbë të fesë ortodokse, ku bëjnë pjesë serbët e Serbisë dhe serbët jashtë saj;

- Serbë të fesë katolike, ku bëjnë pjesë kroatët e Kroacisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës; dhe

- Serbë të fesë myslimane, ku bëjnë pjesë myslimanët e Bosnjës e Hercegogvinës dhe të Sanxhakut (krahinë në Serbi dhe në Mal të Zi, e banuar nga popullsi me fe islame).

Armiqtë historikë të serbëve Vatikani, Berlini, Vjena dhe agjenti i tyre Tito, prej një populli (serb) kanë krijuar tre kombe: kombin serb, kombin kroat dhe kombin mysliman. Prej një shteti serb, kanë krijuar tre shtete: Serbinë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Që të tre popujt flasin një gjuhë të vetme serbisht.

Natyrisht, serbë janë edhe malazeztë. Sllavo-maqedonasit ndërkaq, janë përzierje serbo-bullgare, në çdo çast të gatshëm për t'u serbizuar. Vetëm sllovenët nuk janë serbë. Mirëpo, s'kanë ku ikin nga Serbosllavia, ngase do t'i i gëlltiste faktori gjerman. Hungarezët e Vojvodinës, duke qenë të kulturuar, lehtë do asimilohen. Shqiptarët ndërkaq, janë trup i huaj dhe të egër. Zgjidhje për ta është deportimi përtej Bjeshkëve të Nemuna, drejt Anatolisë.

Të njëjtin problem e kanë edhe shqiptarët. Ndahen në tri fe: myslimane, ortodokse dhe katolike. Mirëpo, askujt nuk i shkoi ndërmend që prej tyre të krijojë tre kombe, përkatësisht tre shtete. Në saje të miqve të tyre - Vatikanit dhe faktorit gjerman, shqiptarët sot janë një komb unik dhe kanë një shtet kombëtar Shqipërinë".

* * *

Serbët janë mashtrues të mëdhenj, ndërsa politika serbe është djallëzore.

Në Evropën e krishterë hiqen si njëfarë mburoje e kryqit nga rreziku islam që vjen prej boshnjakëve dhe prej shqiptarëve, ndërkaq në botën arabe dhe islamike hiqen si miq të mëdhenj të arabëve, përkatësisht të myslimanëve.

Para vendeve arabe, përkatësisht islamike serbët hiqen si trashëgues të Jugosllavisë së Titos, duke e paraqitur Serbinë si një ndër vendet më të rëndësishme të Lëvizjes së të painkuadruara. Në vendet arabe që shquhen për politikë antiamerikane, diplomacia serbe e paraqitet Serbinë si një viktimë të aspiratave imperialiste amerikane, e gatshme për t'i bërë ballë Uashingtonit, në synimet e tij dominuese. Aktualisht, eksponent i kësaj politike dhelpërake dhe mashtruese është ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Vuk Jeremiqi. Ky ministër që hiqet serb i madh, nga vija e nënës është mysliman. Poeti malazez Petar Petroviq Njegosh (1812-1851) thotë: Më i keq është i turqizuari (turkoshaku) sesa turku vetë.

Me fjalë të tjera, lidhur me islamizmin serbët luajnë lojë të dyfishtë: Nëpër kancelaritë evropiane thonë se janë mburojë e kryqit në rajon dhe në kontinent nga islamizmi boshnjak dhe shqiptar. Ndërkaq, në qendrat myslimane hiqen si miq të mëdhenj të botës arabe dhe islamike.

Diktatorët e mëdhenj të vendeve arabe, përkatësisht islamike të cilët, në shtetet-familje kanë sunduar me dekada, si p.sh. Gadafi, Asadi, Mubaraku etj. kanë qenë miq të mëdhenj të Serbisë. Një ndër miqtë më të mëdhenj të Serbisë sot është edhe Irani i Ahmadi Nexhadit.

Serbët luajnë edhe me letrën e ortodoksizmit. Me deklaratën e Dobrica Qosiqit: Në Ballkan kemi të bëjmë me komplotin e Vatikanit dhe të protestantëve kundër ortodoksizmit, serbët pretendojnë të zgjojnë nga gjumi edhe ariun e veriut Rusinë e Putinit dhe të Medved-evit.

* * *

Serbët dhe faktori gjerman - Sipas serbëve, kundërshtari historik kryesor i ideologjisë kombëtare serbe është faktori gjerman.

Pas luftës ruso-turke (1877-1878) u nënshkrua në Shën-Stefan (lagje e jashtme e Stambollit) Traktati i Shën-Stefanit (1878) - famëkeq për kombin shqiptar. Sipas këtij traktati, vendet sllave si Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi zgjeroheshin në dëm të tokave shqiptare. Mirëpo, krijimi i shtetit të madh sllav në Ballkan ishte në kundërshti të plotë me interesat e faktorit gjerman. Austro-Hungaria dhe Anglia e kundërshtuan këtë marrëveshje, ndaj më pas u mblodh Kongresi i Berlinit (1878).

Në Luftën e Parë Botërore faktori gjerman humbi. Më 1918 lindi krijesa artificiale Jugosllavia e Versajës. Sistemi i Versajës i ngritur nga Franca pas Luftës së Parë Botërore, me të filluar Lufta e Dytë Botërore (nga nazistët gjermanë) - u shemb. Bashkë me të, u shpërbë edhe Mbretëria Serbosllave

Më 1943, komunistët e Titos, në Mbledhjen II të AVNOJ-it (KAÇKJ) i vunë themelet e Jugosllavisë avnoj-iste. Më 1991 edhe kjo kreaturë kominterniste mori teposhtëzën. Gjermania - tanimë e bashkuar - pa nguruar fare, e mbështeti shkëputjen e Sllovenisë dhe të Kroacisë. Serbosllavia u tret si flluskë sapuni.

Sipas nacionalistëve serbë, shkaktarët kryesorë dhe të përhershëm të tragjedisë serbe janë Vatikani, Berlini, Vjena, CIA si dhe agjenti i tyre Josip Broz Tito.

* * *

Rivalitetet e fuqive të mëdha ndaj rajonit Në rajonin e Ballkanit, në një moment të caktuar, mund të ndeshen interesat: e BE-së, të Uashingtonit, të Moskës, deri edhe të Kinës së largët. Jashtë kësaj loje, me miratimin e SHBA-së, nuk do të mbetej as Turqia, si fuqi rajonale ambicioze.

Serbët janë ngatërrestarë të mëdhenj. Koketojnë me të gjitha fuqitë mëdha: Synojnë të bëhen anëtarë të BE-së; kanë kontakte me Uashingtonin; rusët i konsiderojnë aleatë të natyrshëm; vendosin lidhje të ngushta me Kinën Nga kjo del se politika e Beogradit është joparimore, shantazhuese, destruktive, destabilizuese dhe luftënxitëse. Beogradi synon të përfitojë nga rivalitetet fuqive të mëdha ndaj rajonit. Sipas Beogradit, Serbia ka pozitë gjeografike strategjike, ndaj ajo fuqi që e shtie në dorë Serbinë, e vë nën kontroll tërë rajonin. Midis BE-së, SHBA-së, Rusisë dhe Kinës serbët do të përcaktoheshin për atë fuqi e cila:

- Do ta njihte rolin dominues të Serbisë në një pjesë të rajonit; dhe

- Do t'i realizonte interesat kombëtare të Serbisë.

Synimet kombëtare të Serbisë, historikisht kanë qenë në kundërshti të plotë me interesat e Berlinit. Sot janë në kundërshti totale edhe me interesat e Uashingtonit. Faktikisht, Serbia nuk mund të mbështetet në këto dy qendra politike të vendosjes. Rusia ndërkaq, nuk ka kapacitet të mjaftueshëm t'i përmbushë ambiciet joreale të serbëve. Kina, me ekonominë në rritje, pritet të bëhet fuqi globale. Ndonëse larg Ballkanit, ajo mund të shfrytëzojë kontradiktat e Serbisë me Perëndimin, por edhe qëndrimin jo mjaft aktiv të Moskës ndaj zhvillimeve në rajon. Kjo fuqi imperiale potenciale, nëpërmjet Serbisë grindavece, në një të ardhme jo fort të largët, mund të aspirojë praninë e vet në rajon.

Megjithëkëtë, ëndrra e Serbisë për ta shndërruar gadishullin në fuçi baruti nuk do të realizohet kurrë.

Sipas kryetarit të Serbisë Boris Tadiqit dhe kryeministrit ultranacionalist sllavo-maqedonas Nikola Gruevskit, integrimi në strukturat euro-atlantike, sa është interes i Serbisë dhe i Maqedonisë, po aq është edhe interes i BE-së dhe i Uashingtonit. Po qe se nuk do të na pranoni në BE (apo në NATO) pa kusht, do të hidhemi në gjirin e mëmë Rusisë, po edhe të Kinës. Vdekjen do ta sjelli në skenë kishte Shekspiri.

Serbëve nuk u është bërë vonë, që për shkakun e tyre, të jenë ndeshur ushtarakisht, edhe fuqitë e mëdha. Por ata duhet ta dinë se asnjëherë në histori fuqitë e mëdha nuk e kanë filluar luftën kundër njëra-tjetrës, për shkak të interesave të popujve të vegjël. Të vegjlit mund të kenë qenë pretekst për konflikt, por jo edhe shkak i mirëfilltë lufte. Synimet serbe për t'ia vënë zjarrin rajonit dhe për ta parë në flakë Ilirinë s'kanë për t'u sendërtuar.

Shqiptarët kanë rastin historik të papërsëritshëm të faktorizohen dhe të luajnë një rol më të rëndësishëm në rajonin e Evropës Juglindore. Për t'u faktorizuar, shqiptarët duhet të plotësojnë disa kushte themelore:

- Të shkëputen përgjithmonë nga ndikimi turk, arab dhe persian;

- Të pushojnë së funksionuari me mikrovlera, me mikrostruktura dhe me mikrosisteme;

- T'i rikthehen familjes perëndimore, së cilës i takojnë natyrshëm, që nga Barleti dhe Buzuku e deri në ditët tona.

XHELAL ZEJNELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Basha po hedh themelet e Tiranës së shekullit të 21-tëTIRANA E MADHE, EVROPIANENga MUJË BUÇPAPAJ (09.13.2011)
PËRJETIMET E NJË SHQIPTARI PËR 11 SHTATORIN 2011 Me rastin e 10-vjetorit e njërës prej tragjedive më të mëdha në botë në këtë fillim shekulli Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston (09.12.2011)
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.10.2011)
DITA E ZEZË E 11 SHTATORIT Nga FRANK SHKRELI (09.10.2011)
E VËRTETA E TËRË DHE ASGJË TJETËRNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.08.2011)
KOSOVA DHE NDARJA E MUNDSHME E SERBISËNga XHELAL ZEJNELI (09.08.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKTUTORE E DOBËT E LEKSIONEVE TË DREJTËSISË DHE TË DEMOKRACISËNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.07.2011)
11 SHTATOR, DITA QË KURRË NUK MBARONNga RICHARD COHEN, Washington Post (09.07.2011)
"OXHAQET" E (PA)TYMOSURA RINORE POLITIKE NË SHQIPËRINga REDAN BUSHATI (09.07.2011)
LETËR E HAPUR EDI RAMËS - LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIMNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]