E Djelë, 10.25.2020, 03:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

REALIZIM INTERESASH SERBE NËN HIJEN E KONSUMIMIT TË PATRIOTIZMIT DEMAGOGJIK

Nga REXHEP KASTRATI


E Martë, 09.20.2011, 07:52am (GMT+1)

Që nga 25 korriku, shqiptarët patën mundësi që të shohin se si bëhet konsumimi i patriotizmit politik në funksion të demagogjisë politike, e në thelb, kundërkombëtare, nga ana e atyre që kanë deficit të theksuar të patriotizmit të vërtetë, real dhe në funksion të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare në kontekst të zhvillimeve, politike, diplomatike, gjeopolitike e gjeostrategjike. Konsumimi i patriotizmit, filloi me një aksion të tipit të filmave aksion që po i shohim çdo natë e ditë në kanalet televizive, për gjoja shtrirjen e pushtetit të Prishtinës në tërë territorin e Kosovës. Aksioni që duhej të përfundonte me vendosjen e kontrollit në pikat doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës, edhe si vendosje e reciprocitetit me Serbinë, përfundoi me turp, pasi që jo vetëm që nuk arrit të bëhej kjo, por përkundrazi u dëshmua pafuqia e Prishtinës për të vendosur rregull dhe ligj edhe në veri. Aksioni i 25 korrikut, përveçse i mori jetën një polici, vuri në pah gjendjen reale të veriut, gjendje që nënkupton pushtetin e Serbisë në atë pjesë të Kosovës në mënyrë të pandërprerë që nga koha e para luftës në Kosovë. Dhe ky pushtet është aq i fuqishëm, sa që as një mekanizëm vendor dhe ndërkombëtar nuk po mund ta zhbëjë. Dhe kjo është ajo që përfaqëson thelbin e gjithë zhvillimeve në Kosovë dhe rreth saj, përfshirë edhe luftën e viteve 1998-1999, sepse diskutimi për veriun, rregullimi i një statusi për të, si dhe ajo që do të ndodhë atje, ka të bëjë me interesat e Serbisë në Kosovë, por edhe me raportet gjeopolitike e gjeostrategjike të bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë kontekst, demagogjia politike nëpërmjet konsumimit të patriotizmit verbal, është shumë e rrezikshme, dhe me pasoja të rënda për Kosovën dhe jo vetëm për të. Është kështu për faktin se nën hijen e kësaj demagogjie, qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi, po provon të realizojë interesat e tjera serbe në Kosovë, e që ka të bëjë me përvetësimin e kishave, përkatësisht me përvetësimin e historisë kombëtare të shqiptarëve në këto troje. Projektligji për Prizrenin, është një nga kontributet e tjera të Hashim Thaçit në funksion të realizimit të interesave serbe në Kosovë, pasi që me projektligjin në fjalë, ua fal qendrën historike të Prizrenit pushtetarëve kishtarë serbë. Sipas këtij projektligji, pushteti i kishës në Prizren do të shtrihet 500 metra në vijë të drejtë tej kishës, e që i bie, se qendra e historike e Prizrenit bie nën pushtetin e kishës, Kalaja e Prizrenit bie nën pushtetin e kishës, Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, bie nën pushtetin e kishës. Kjo i bie se nëse dua të festoj çlirimin e qytetit në qendër të Prizrenit, duhet të kërkoj leje nga kisha, e cila më tej këtë leje e dërgon në Beograd për shqyrtim dhe miratim; nëse duhet të shënoj përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, duhet të kërkoj leje nga kisha serbe, e cila vepron njëjtë si me kërkesën për festimin e ditës së çlirimit të qytetit; e nëse dua të organizoj ndonjë piknik dhe vizitë në Kalanë e Prizrenit, po ashtu duhet të kërkoj leje nga kisha serbe. Pra, lejen nuk duhet ta kërkoj vetëm në polici, e cila nuk ma jep dot po nuk e sigurova lejen edhe nga kisha serbe. Në instancë të fundit, asgjë nuk mund të bëj në Prizren, pa marrë leje nga Beogradi. Dhe kjo vepër kundërkombëtare bëhet nën hijen e konsumimit të patriotizmit verbal dhe demagogjik. Dhe kjo bëhetnë emër të detyrimeve që rrjedhin nga Pakoja e Ahtisarit, edhe pse nuk ka asnjë rresht në të cilin shkruan se në zonat urbane do të duhet një zonë eksterritorialiteti në gjatësi 500 metra.

Por shtrirja e pushtetit të Serbisë në Kosovë nuk po bëhet vetëm nëpërmjet veriut të Kosovës dhe ligjeve organike që burojnë nga Pakoja e Ahtisarit, por edhe nëpërmjet posteve shumë të rëndësishme që serbët kanë në kuadër të sistemit shtetëror të Kosovës. Përjashto presidencën që nuk ka post tjetër pos presidentit, pasi që Kosova nuk ka nënpresident, në të gjitha institucionet e tjera serbët kanë postin e dytë më të rëndësishëm: zëvendëskryeminstrin, zëvendëskryetarin e Kuvendit të Kosovës, zëvendësministrin e FSK-së, zëvendësshefin e policisë, zëvendësshefin e AKI-së (Agjencisë Kosovare të Intelegjencës), kryetarë dhe nënkryetarë komunash, të cilët i raportojnë Beogradit për gjithë gjendjen, funksionimin dhe veprimtarinë e institucioneve të Kosovës. Pra, gjithë ky pushtet, gjithë ky kontroll i Kosovës nga ana e Beogradit, që është kaq i plotë, kaq i gjerë dhe kaq përmbajtësor, bëhet nën hijen e konsumit të patriotizmit demagogjik, nga ana e Hashim Thaçit, njeriut që tashmë nuk e fsheh fare se është takuar tinëz me presidentin e Serbisë, Tadiq, ku edhe mund të jenë marrë vesh për gjithë skenarët që po zhvillohen sidomos që nga 25 korriku i këtij viti, por gjithsesi edhe më herët, me qëllimin e vetëm: aty ku janë serbët, pushteti të jetë i serbëve, dhe aty ku janë shqiptarët, pushteti të jetë i shqiptarëve. Dhe e gjithë kjo po bëhet në kuadër të Pakos së Ahtisarit, 6 Pikëshit të Ban Ki Munit, Rezolutës së AP të OKB-së për negociatat Prishtinë – Beograd. Në kuadër të tyre, Prishtina po realizon marrëveshje tepër të dëmshme për Kosovën, siç janë ato për dokumentacionin civil, kadastral, për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, për doganat etj., në kuadër të negociatave Prishtinë – Beograd, duke realizuar edhe interesa të tjera të Serbisë në Kosovë.

Tërë këto veprime të dëmshme për Kosovën, e që po bëhen nën hijen e konsumimit të patriotizmit demagogjik, në fakt janë vazhdimësi e pandërprerë e veprimtarisë së linjës së Tiranës/Kretës që nga shfaqja e saj. Tashmë kur ka ardhur koha që të mbyllet cikli i realizimit të këtyre interesave, natyrisht se shqetësimi është se si Hashim Thaçi dhe të tjerët të mos dalin me imazhin e tradhtisë kombëtare, pra shqetësimi është se si këta edhe të realizojnë interesat serbe, edhe të konsiderohen patriotë të shquar shqiptarë. Prandaj, edhe është kaq i madh konsumimi i patriotizmit demagogjik, ashtu siç po ka kujdes edhe vetë Serbia që Hashim Thaçi të duket më patrioti ndër shqiptarët.

REXHEP KASTRATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SËMUNDJA E REHATITNga FRANK BRUNI, New York Times (09.18.2011)
DY BURRA NDËR BURRA TË DHEUT KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON TONI BLER DHE RIÇARD HOLBRUKNga FRANK SHKRELI*   (09.14.2011)
SERBIA - DIMENSIONET E NJË IDEOLOGJIE KOMBËTARE ANAKRONIKENga XHELAL ZEJNELI (09.14.2011)
Basha po hedh themelet e Tiranës së shekullit të 21-tëTIRANA E MADHE, EVROPIANENga MUJË BUÇPAPAJ (09.13.2011)
PËRJETIMET E NJË SHQIPTARI PËR 11 SHTATORIN 2011 Me rastin e 10-vjetorit e njërës prej tragjedive më të mëdha në botë në këtë fillim shekulli Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston (09.12.2011)
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.10.2011)
DITA E ZEZË E 11 SHTATORIT Nga FRANK SHKRELI (09.10.2011)
E VËRTETA E TËRË DHE ASGJË TJETËRNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.08.2011)
KOSOVA DHE NDARJA E MUNDSHME E SERBISËNga XHELAL ZEJNELI (09.08.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKTUTORE E DOBËT E LEKSIONEVE TË DREJTËSISË DHE TË DEMOKRACISËNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]