VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISËNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISË

Nga FRANK SHKRELI


E Martë, 09.20.2011, 08:42pm (GMT+1)

Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007 ka shpallur se data 15 Shtator duhet të festohet çdo vit nga e gjithë bota, si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, me qëllim për të theksuar nevojën e vazhdueshme për të promovimin e demokratizimit të shoqërive të ndryshme anë e mbanë botës, si edhe për të theksuar rëndësinë e e zhvillimit dhe të respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të çdo individi kudo.

Me miratimin e rezolutës, Asambleja e Përgjithëshme ritheksoi se "˜'ndërsa demokracitë ndajnë shumë gjëra të përbashkëta, nuk ekziston asnjë model i vetëm i demokracisë (për të gjithë) dhe se demokracia nuk i përket një vendi ose një rajoni.....por demokracia është një vlerë universale, e bazuar në shprehjen e lirë të popujve për të vendosur vetë sistemet e tyre politike, ekonomike, shoqërore e kulturore, si edhe për të vendosur lirisht pjesëmarrjen e tyre në të gjitha aspektet e jetës.''

Edhe sivjet, Asambleja e Përgjithëshme u bëri thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, organizatave ndër-qeveritare dhe jo-qeveritare, si edhe individëve dhe medias që të shënojnë këtë ditë në mënyra të përshtatëshme festimi e përkujtimi, ashtuqë të përforcohen dhe të shtohen programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demkoracisë. Këjo ditë u përkujtua anë e mbanë botës duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën. Simbolikisht, në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua me dyzina studentësh shqiptarë dhe në Kosovë, Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi hapi godinën e parlamentit për qytetarët.

Festimi vjetor i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë shërben si një kujtesë e përherëshme mbi nevojën e vazhdueshme që parlamentet dhe qeveritë të përqendrohen mbi promovimin e demokracisë së vërtetë, përfshirë realizimin e objektivave sç janë, pjesëmarrja aktive e një shoqërie civile, sigurimi i mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta, përkrahja e partive efektive politike, të cilat si prioritet kanë mirëqenjen e popullit dhe jo interesat e tyre personale, si edhe respekti dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, pa marrë parasyshë gjininë, etnicitetin, fenë ose statusin politik ose ekonomik të njerëzve.

Në mesazhin e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë këtë javë, Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon përmendi ngjarjet e këtij viti në Afrikën Veriore si dhe 20-vjetorin e rrëximit të komunizmit në Evropën Lindore. Duke folur për ngjarjet dramatike dhe transformimet masive të 20 vjetëve më parë në Evropën Lindore, Sekretari i Përgjithëshëm, në deklaratën e tijë, u shpreh se "˜'shumica e vendeve të rajonit (të Evropës Lindore) gjënden gjithnjë në fazat fillestare të zhvillimit të tyre demokratik. Ato janë të vetdijshëme për punën e madhe dhe durimin që nevojitet për vendosjen e shtetit të ligjit, për transparencën dhe përgjegjësitë si edhe për nevojën e doemosdoshme për të ndërmarrë një ndryshim të gjithanshëm të sistemeve politike dhe ekonomike të tyre. (Vendet e Evropës Lindore) i njohin mirë dështimet të cilat mundë të prishin shpresat, por në të njëjtën kohë posedojnë edhe pasionin që u nevojitet për të shkuar përpara. Përvoja e tyre është një pasqyrë e rëndësishme mësimesh për të gjithë'', tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Sekretari Amerikan i Shtetit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, Majkël Posner tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, se "˜'Parimet e demokracisë nuk i përkasin asnjë vendi ose grup njerëzish, por ato përbëjnë një të vërtetë universale për të gjitha kohërat. Unë jam i frymëzuar nga vendosmëria e aktivistëve të të drejtave të njeriut, udhëheqësve të shoqërisë civile, gazetarëve dhe qytetarëve të thjeshtë në të gjithë botën, të cilët në mënyrë paqësore, punojnë për të çuar përpara kauzën e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Njerëz me kurajo, anë e mbanë botës, marrin qëndrime kundër shtypjeve e padrejtësive dhe është detyra jonë që këta njerëz t'i ndihmojmë e t'i përkrahim.''

Udhëheqës e zyrtarë të lartë ane mbanë botës shënuan këtë ditë me deklarata dhe pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme. Ministri i Jashtëm Britank, Uilliam Hague tha se "˜'Ndërkohë që Kombet e Bashkuara festojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ne duhet të celebrojmë sakrificat e jashtëzakonshme që shumë veta kanë bërë, gjatë dekadave, për të çuar përpara vlerat demokratike anë e mbanë botës.''

Temë e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë këtë vit ishte , "˜'Ç'presin qytetarët nga parlamenti i tyre?'' Kryetari i Parlamentit të Evropës Jerzi Buzek, me këtë rast tha se "˜'Parlamentet janë pasqyrë dhe shprehje e drejtë për drejtë e vullnetit demokratik të popullit dhe luajnë rolin kyç në përkrahjen dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike. Parlamenti Evropian, posaçërisht, është në ball të përpjekjeve të diplomacisë parlamentare dhe të mbikqyrjes së zgjedhjeve, ndërkohë që njeh dhe përkrahë kërkesat e lëvizjeve për demokraci, në Tunizi, Egjipt, Libi dhe kudo tjetër në botë.''

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është një ditë që na kujton se respekti për të drejtat e njeriut dhe për shtetin e ligjit, mbrohen më së miri në shoqëritë demokratike. Kombet e Bashkuara, në këtë ditë, na kujtojnë gjithashtu të vërtetën themelore mbi demokracinë kudo, e që është se demokracia vendoset, ruhet dhe zbatohet më së miri nga një shoqëri civile e fortë, aktive dhe që nuk ka frikë të ngrejë zërin e saj në mbrojtje të interesave të përbashkëta. Na kujton gjithashtu se nuk ka demokraci të vërtetë pa tolerancë.

Sidomos toleranca politike është parimi numër një i demokracisë dhe në shumë vende demokratike, parlamenti konsiderohet si institucioni kryesor i zbatimit të një demokracie të suksesshme. Toleranca politike, fetare, gjinore, etnike e kulturore do të thotë pranim dhe respektim i të drejtave dhe lirive bazë të personave ose grupeve të ndryshme, pikpamjet politike, kulturore,fetare e të cilëve ndryshojnë prej mendimeve e qendrimeve tona. Në thelb, ky është mesazhi i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë për çdo vend anëtar të Kombeve të Bashkuara dhe për të gjithë botën mbarë.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.20.2011)
REALIZIM INTERESASH SERBE NËN HIJEN E KONSUMIMIT TË PATRIOTIZMIT DEMAGOGJIKNga REXHEP KASTRATI (09.20.2011)
SËMUNDJA E REHATITNga FRANK BRUNI, New York Times (09.18.2011)
DY BURRA NDËR BURRA TË DHEUT KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON TONI BLER DHE RIÇARD HOLBRUKNga FRANK SHKRELI*   (09.14.2011)
SERBIA - DIMENSIONET E NJË IDEOLOGJIE KOMBËTARE ANAKRONIKENga XHELAL ZEJNELI (09.14.2011)
Basha po hedh themelet e Tiranës së shekullit të 21-tëTIRANA E MADHE, EVROPIANENga MUJË BUÇPAPAJ (09.13.2011)
PËRJETIMET E NJË SHQIPTARI PËR 11 SHTATORIN 2011 Me rastin e 10-vjetorit e njërës prej tragjedive më të mëdha në botë në këtë fillim shekulli Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston (09.12.2011)
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.10.2011)
DITA E ZEZË E 11 SHTATORIT Nga FRANK SHKRELI (09.10.2011)
E VËRTETA E TËRË DHE ASGJË TJETËRNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]