E Mërkurë, 05.27.2020, 02:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

"KOMBI KOSOVAR", I PRANUESHËM VETËM PËR ATA QË ENDE NUK KANË KURFARË KOMBI !!!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Premte, 09.23.2011, 06:43am (GMT+1)

*** Shthurja e kombeve në emër të politikës tregtare, të drejtave dhe lirive të minoriteteve, është akt antihuman, antiligjor, antijuridik ndërkombëtar, antidemokratik, diskriminues dhe i padrejtë ndaj KOMBEVE.

*** Shqiptarët nuk mund t’i kenë DY KOMBE në Ballkan, pavarësisht nga dobitë dhe nga agjendat e politikës ditore tregtare.

- Realisht, ekziston mundësia, dhe fundja, e drejta që, sipas nevojës dhe dëshirës së shfaqur, edhe "zbuluesit" e të ashtuquajturit "komb kosovar", si dhe natyrisht, edhe individët e ndryshëm mund të konvertohen, duke zgjedhur fe të ndryshme, mund t’i ndërrojnë klubet e ndryshme sportive, mund t’i ndërrojnë shoqëritë e ndryshme muzikore, mund t’i ndërrojnë klanet dhe grupet e intereist, mund t’i ndërrojnë partitë dhe aleancat ndryshme politike, tregtare, ekonomike dhe ushtarake, mund t’i ndërrojnë shtetet, mund ta ndërrojnë vendqëndrimin (banesat ose shtëpitë), mund ta ndërrojnë pasurinë ( e luajtshme dhe të paluajtshme), madje, varësisht nga situata dhe rrethanat e caktura, mund t’i ndërrojnë edhe gratë e tyre (në rast vdekjeje a shkurorëzimi me to), por kursesi nuk mund ta ndërrojnë kombin të cilit i përkasin ata, as në kuptimin e veçantë e as në atë përgjithshëm.

Popuj me dy ose me tre religjione ka, siç është vetë populli shqiptar, por me DY A MË TRE KOMBE-PLURALISTE nuk ka asnjë popull në botë. Prandaj, as populli shqiptar në Ballkan nuk mund t’i ketë DY KOMBE, por vetëm një, atë që e ka krijuar vetë-KOMBIN SHQIPTAR. Ndërkaq, dy a më shumë shtete po, ashtu sikurse ka tre religjionet ekzistuese (myslimane, katolike dhe ortodokse).

Mirëpo, tendeca për të krijuar dy a më shumë shtete, dy a më shumë kombe (sipas modelit politiko-tregtar "komb kosovar") shqiptare në Ballkan, bartë me vete të njëjtin rrezik recidivist historik të krijimit të tri feve që, veç ndarjes fetare, shqiptarët të ndahen dhe të copëtohen edhe mbi bazën kombëtare, territoriale, kulturore, ekonomike, politike dhe shtetërore në Ballkan. Këtë formulë të vjetër të politikës religjioze të perandorive dhe të fuqive të mëdha evropiane dhe botërore, nuk duhet ta pranojnë shqiptarët, sepse kanë një gjuhë, një kulturë dhe një komb të përbashkët, që quhet kombi shqiptar dhe, kanë një shtet, që quhet Shqipëria Etnike. Prandaj, shqiptarët nuk kanë fare nevojë që të deklarohen për krijimin dhe për zgjedhjen e kombeve dhe të shteteve të reja, sepse kanë KOMBIN SHQIPTAR dhe SHQIPËRINË ETNIKE, të copëtuar nga disa shtete të huaja fqinje ballkanike. Ndaj, detyra dhe dëshira e tyre parësore, duhet të jenë, që t’i çlirojnë dhe t’i ribashkojnë territoret e tyre abrogjene, që janë pronë dhe vlerë legjitime e KOMBIT SHQIPTAR dhe e SHQIPËRISË ETNIKE, e jo t’i bastardojnë duke krijuar kombe dhe shtete të tjera, sipas "mënysë" së dëshirave dhe interesave të huaja në kurriz të shkombëtarizimit dhe të shpërfytyrimit të Shqipërisë Etnike.

Këtë të vërtetë duhet ta kenë dijtur dhe, për tepër ta mbajnë parasysh jo vetëm trilluesit e "kombit kosovar", por edhe shkenca, edhe publicistika, edhe masmediat shqiptare, edhe politikanët dhe shtetarët shqiptarë, pavarësisht nga dëshira dhe interesat e tyre të ndryshme përfituese afatshkurtëra ose afatgjata, që t’i kenë DY KOMBE, si përjashtim i vetëm në botë!

Shikuar në retrospektivën e largët historike të kombit shqiptar, nuk e vështirë të nxirret përfundimi se, të tre religjionet e shqiptarëve kanë ngelur si trashëgimi e sundimeve dhe e sundimtarëve të shekullorë të huaj qindra e mijëravjeçarë siç ishin Perandoria Ilire, Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane, si dhe mbretëritë dhe monarkitë e ndryshme të sllavëve të Jugut të Ballkanit. Mirëpo, me gjithë asimilin fetar si rrjedhim i imponimit dhe i trysnisë së tyre, populli shqiptar mbrojti dhe ruajti ndër shekuj, GJAKUN, KOMBIN dhe GJUHËN e tij të shenjtë SHQIPE.

Këto janë një nga tiparet më kryesore, që shqiptarët identifikohen si popull dhe si komb i veçantë në Ballkan, në Evropë dhe në botë.

Dalja në sipërfaqe e fantazmës ndjellakeqe "kombi kosovar", nuk është "produkt" i thejshtë as i rastësishëm i logjikës filozofike të politikës multietnike dhe pluraliste, por përmbajtja e tij startegjike afatgjatë është tejet komplekse dhe e diskutueshme, sepse synon krijimin e një kombi të ri në saje të bashkëdyzimit, të tregtimit dhe të këmbimit-shkrirjes së vlerave vitale burimore kombëtare shqiptare me vlerat e huaja, që iu përkasin minoriteteve të ndryshme në Kosovë. Ky eksperiment politik, në asnjë formë nuk mund të karakterizohet nga veçoritë e përmbajtjeve pozitive të humanizmit, të drejtave dhe lirive të njeriut, të demokracisë, të drejtësisë, të barazisë dhe të demokracisë, sepse mohon historinë, traditën dhe vjetërsinë e kombit shqiptar në Ballkan.

Ia vlen të theksojmë se, se ky eksperiment negativ, në funksion të "bombardimit" të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, është i vetmi në hapësirat ballkanike. Krijimi i "kombit kosovar", është absurd dhe i papranueshëm qoftë në aspektin historik, qoftë në atë juridik, politik dhe demokratik, kur dihet se shqiptarët e Kosovës veç e kanë një komb, që quhet kombi shqiptar. Ndaj, kombit shqiptar i përkasin edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët, në këtë rast konkret, ndryshe nga kombet e tjera në Ballkan dhe në Evropë, nuk mund ta kenë atë privilegj dhe atë të drejtë ekskluzive, që t’i kenë dy kombe:-KOMBIN SHQIPTAR dhe "kombin kosovar". Një paradoks të këtillë, nuk mund ta gjejmë në asnjë rend kushtetues dhe, në asnjë doracak të historisë së krijimit dhe të ekzistencës së kombeve të derisotme në botë.

Sipas parametrave dhe shembujve konkret të deritashëm të historisë dhe të politikës së shteteve ballkanike, fenomeni i nacionalzimit gjeopolitik ka qenë dhe, ende është i pranishëm në Serbi, në Greqi, në Mali të Zi dhe në "Maqedoni". Këtë, së fundi, e provuan edhe tre agresionet dhe gjenocidet e Serbisë dhe të Malit të Zi kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës(1990-1999).

S’ka dyshim se, këtë lloj nacionalizmi negative me përmbajtje gjeopolitike dhe kolonialiste, duhet ta ketë luftuar dhe çrrënjosur BE-ja së bashku me partnerët e saj tradicionalë evro-perëndimorë- Amerikën dhe me NATO-n, sepse kjo formë e nacionalizmit negativ është rreziku më i madh, që i kërcënon jo vetëm shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, por mbarë Ballkanin dhe Evropën.

Frika dhe skepticizmi i arsyeshëm nga integrimi parcial i shqiptarëve në Evropë

Procesi i integrimit dhe i rajonizimit të Evropës dhe të Ballkanit nënkupton edhe shlyerjen e barrierave kufitare në kuptimin e bashkëpunimit ekonomik, politik, tregtar,kulturor ndërmjet popujve të Evropës dhe të Ballkanit. Nuk ka dyshim se, kjo strategji ka karakter pozitiv, sepse është në interes të afrimit, të ndihmës, të zhvillimit dhe të përparimit të ndërsjellë në të gjitha segmentet e jetës politko-shoqërore etj. Megjithatë ekziston një doze e arsyshme frike dhe skepiticizmi te shqiptarët e kolonizuar dhe të copëtuar në Ballkan nga ana e Serbisë (Presheva, Bujanoci, Medvegja), nga ana e "Maqedonis" (Ilirida), nga ana Malit të Zi (Malësia e Madhe Shqiptare) dhe nga ana Greqisë (Çamëria).

Kjo gjendje dhe ky status kolonial i shqiptarëve dhe i trojeve të tyre etnike nën shtetet e theksuara sllave, është faktori themelor me peshë, që me arsye mbjell frikë dhe dyshim tek procesi i integrimit rajonal, për shkak se,sipas objketivave strategjike të tij nuk është në favor të shkolonizimit të shqiptarëve e as të rikthimit të territoreve indigjene Shqipërisë Etnike.

Në një mënyrë, ky lloj integrimi dhe rajonizimi evropian e ballkanik paraqet edhe rrezik për shqiptarët autoktonë nën sundimin kolonial të aksit të sllavëve të Jugut të Ballkanit, sepse nuk lejon që të vijë në shprehje ndryshimi i kufijve ekzistues në Ballkan, e as konsolidimin dhe lulëzimin e nacionalizmit pozitiv shqiptar në favor të përligjjes së çlirimit kombëtar dhe antikolonial, si dhe të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Përkundrazi procesi i intregrimit të sotëm për shqiptarët dhe territoret e tyre të copëtuara, më tepër i ngjet procesit të dikurshëm të krijimi të Jugosllavisë nga ana e Evropës në vitin 1918, si dhe të Jugosllavisë së dalë nga Lufta e Dytë Botërore (1945), me ç’rast si e para, ashtu edhe e dyta de facto dhe de jure ishin konfirmim dhe dëshmi e përbotshme e ankesimit, e copëtimit dhe e kolonizimit të trojeve indigjene të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Këtë të vërtetë mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, së fundi e dëshmoi dhe e vulosi rikolonizimi dhe ripushtimi agresiv dhe gjenocidal i Kosovës nga ana e Serbisë së Madhe fashistoide dhe militariste e Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Si rrjedhimi i vazhdimësisë së shtypjes dhe sundimit kolonial dhe gjenocidal serbomadh mbi Kosovën, erdhi në shprehje zgjimi ivetëdijes dhe i ndjenjës së nacionalizmit pozitiv kombëtar shqiptar, i cili shpërtheu, që në vitin 1968 në demontsratat e para studentore, dhe në demontsratat e mëpastjame studentore të viteve të 80-ta dhe të 90-ta të shekullit XX, që ishin faktori krysor dhe vendimtar në përgatitjen, në mobilizimin dhe në zhvillimin e luftës çlirimtare kombëtare shqiptare nën flamurin e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Kosovës(UÇK).

Në këtë vështrim, nëse nuk pëson metamorfozë strategjia dhe politika evropiane ndaj shqiptarëve dhe trojeve të tyre të kolonizuara nga shtetet fqinje sllave, atëherë, është krejt e arsyshme se procesi integrues për ta do të jetë në plan të dytë, përderisa të mos zgjidhet statusi politik dhe territorial i tyre. Me një fjalë, si shkak dhe pasojë e sundimit të egër kolonial sllav(ashtu sikurse në rastin paraprak të Kosovës) mbi shqiptarët nën Serbi, në Mal të zi, nën "Maqedoni" dhe nën Greqi, procesi integrimit nuk mund të jetë instrument i ligjshëm dhe demokratik, që të shuajë dhe të paralizojë ndjennejn shpirtërore, revolucionare, liridadshëse dhe atdhetare të nacionalizmit pozitiv kombëtar shqiptar derisa shqiptarët (sikurse shqiptarët në Kosovë) ta realizojnë të drejtën e tyre të vetëvendosjes dhe të ribashkimit me pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike.

Këtë kurs dhe strategji reale dhe demokratike të shqiptarëve të kolonizuar, që të dalin nga sundimi i huaj shekullor sllav, pa dyshim se, me gjithë potencialin e vet, do ta fuqizojë dhe çojë përpara deri në fitore të plotë, nacionalizmi pozitiv shqiptar, edhe pse ky fenomen i pashmangshëm i mbrojtjes së interesit të përgjithshëm nacional dhe shtetëror shqiptar, hëpërhë kontestohet dhe konsiderohet si pengesë kryesore e integrimit evropian nga ana e Bashkimit Evropian (BE).

Shikuar në kontekst edhe më të gjerë, ithtarët dhe përfaqësuesit e integralizimit evropian dhe ballkanik, nacionalzmin pozitiv shqiptar në Ballkan, tanimë e kanë cilësuar si element regresiv dhe negativ, si pengesë dhe rrezik, jo vetëm për integrimin evropian, por edhe në dimensione më të gjera të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke e ndërlidhur edhe me procesin e globalizmit, në veçanti me konfrontimin dhe me ashpërsimin e marrëdhënieve të Amerikës dhe të Evropës kundër Rusisë.

Këtë e dëshmon edhe dalja në sipërfaqe e fantazmës ndjellakeqe "kombi kosovar", i cili nuk është "produkt" i thejshtë as i rastësishëm i logjikës filozofike të tregtarëve politikë, të ciliët qe 20 vjet, me shumicë i kanë hedhur në pazar dhe, pa kurrfarë dhimbjeje po tregtojnë dhe, po këmbejnë vlerat vitale burimore kombëtare shqiptare me vlerat e huaja të kalbura degraduese dhe me antivlerat vendore, gjithnjë në emër të "akronimeve" boshe të doktrinave antireraliste: të reformizmit liberal ekonomik dhe politik, të demokracisë universale multietnike pluraliste, të kozmopoltizmit, të integralizmave të ndryshëm ballkanikë, të zhvillimit, të përparimit, të patriotizmit të rremë dhe të shtirur të kombit shqiptar në Ballkan.

Ndryshe, sikur të gjithë shqiptarët të ishin të integruar brenda kufijve natyralë, gjeopolitikë, kombëtarë dhe shtetërorë të Shqipërisë Etnike, s’ka asnjë dilemë dhe, asnjë pikëpyetje se procesi integrimit rajonal dhe everoipian, edhe për shqiptarët do të kishte qenë me interes të shumfishtë pozitiv për ta. Kështu, me status të copëtuar dhe të koloniuar nën disa shtete serbosallve fqinje, integrimi i dy shteteve shqipare në Bashkimin Evropian (Kosova dhe Shqipëria), është në interes vetëm të Kosovës dhe të Shqipërisë, e jo në interes të drejtpërdrejtë të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë),

Objektivi dhe mesazhi thelbësor i këtij libri është përgënjeshtrimi dhe mohimi i së pavërtetës së madhe dhe të turpshme të tezës abstrakte dhe të paqëndrueshme shkencërisht, të ashtuquajtur "komb kosovar", të shpikur nga vetë disa kosovarë të pandërgjegjshëm kombëtarisht, dhe të papjekur politikisht dhe demokratikisht.

Duke qenë se, si parim empirik dhe dialektik, e kaluara është çelësi kryesor për të kuptuar të sotmen dhe të ardhmen, mirëpo, në këtë pikëvështrim kanë dështuar autorët e "kombit kosovar", sepse, pikësëpari kanë mohuar gjenezën, konstantën dhe koherencën historike të lindjes, të zhvillimit dhe të afirmimit të kombit shqiptar në Ballkan.

Një hendikep i tillë injorant (me qëllim apo pa qëllim, me vetë- dije apo pa vetëdije, i imponuar apo i vullnetshëm) si në kuptimin historik, ashtu edhe në kontekestin politik dhe demokratik, është i papranueshëm moralisht dhe kombëtarisht, dhe i paqëndrueshëm shkencërisht, sepse një qasje e tillë "metodologjike" është e gabuar dhe e padrejtë ndaj KOMBIT SHQIPTAR, pasi që synim të fundit ka përgënjeshtrimin dhe mohimin tërësor të tij përmes "kombit kosovar", që në thelb është kërkesë e kohës së transicionit dhe e globalizmit. Kjo formulë politko-propagandistike e formimit të një "kombi të ri kosovar" në asnjë formë nuk ndihmon për ta kuptuar kuintesencën e së kaluarës historike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e as për ta kuptuar realitetin e sotëm, të krijuar në Kosovë, dhe më gjerë, në përmasat ballkanike dhe evropiane(1990-2009).

Definicioni i "kombit kosovar" përbëhet nga këto elemente esenciale hibride të shoqërisë multietnike: "Pak shqiptar, pak serb, pak rom, pak hashkali, pak kroat, pak goran, pak boshnjak, pak egjiptian etj." (!)

Duke marrë për bazë postulatin shkencor të ndërtimit të një kombi, do të ishte i saktë dhe i pranushëm "kombi kosovar", nëse të gjithë pjesëtarët e përmbajtjes strukturore të tij ( shqiptarët, serbët, turqit, kroatët, romët, boshnjakët, hashkalinjtë, goranët, egjiptasit etj.), do të plotësonin këto kushte të domsdoshme për krijimin dhe jetësimin e të ashtuquajturit "komb kosovar": ""(1) Të kenë origjinën e përbashkët etnike; (2) Të kenë të njëjtën gjuhë; (3) Të kenë të njëjtin gjak; (4) Të kenë të njëjtën histori; (5) Të kenë të njëjtët stërgjyshër, gjyshër dhe etër të sotëm; (6) Të kenë të njëjtën kulturë; (7) Të kenë të njëjtat mite; (8) Të kenë të njëjtat simbole tardicionale etnike, përkatësisht kombëtare; (9) Të kenë të njëjtin sistem edukativo-arsimor; (10)Të kenë të njëjtin sistem të vlerave; (11) Të kenë të njëjtin identitet kombëtar shqiptar; (12) Të kenë të përbashkët ndjenjën dhe vetëdijen kombëtare si një komb i veçantë, që dallohet nga kombet e tjera; (13) T’i ketë ndërlidhur i njëjti fat; (14) Të kenë të njëjtin emër të përveçëm kombëtar, të identifikuar, të njohur dhe të sajuar, të paktën, gjatë shekujve të kaluar (XVIII, XIX, XX) të zhvillimit të proceseve dhe të rendeve shoqërore të derisotme".[1]

Këto janë elementet themelore që përcaktojnë strukturën e tërësishme të përkufizimit të përmbajtjes së nocionit "komb" qoftë në kuptimin klasik, qoftë në kuptimin modern të botës së sotme.

Mirëpo, "kombi kososvar" si produkt politik dhe integrues i minoriteve të ndryshme me kombin shqiptar, nuk i plotëson asnjë nga kushtet dhe kriteret e sipërthekusara, të përkufizimit të nocionit "komb", të sajuar nga shkenca e derisotme shoqërore.

Mirëpo, shikuar në këtë kontekst të studimit historiko-empirik, sociologjik dhe filozofik, përkufizimi i nocionit "komb", në asnjë element strukturor të tij nuk korrespondon me konceptin "komb kosovar", i cili është tërësisht difekt ngase ka vetëm karakter politik, që synon asimilin e vlerave të shenjta identifikuese të identitetit të kombit shqiptar në një të ashtuquajtur "komb multietnik" të integruar ( shqiptarë, serbë, kroatë, turq, romë, hashkalinj, goranë, boshnjakë, egjiptas etj.) në një hapësirë indigjene historike, gjeopolitike dhe etnike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Duke qenë se "kombi" nuk është kategori juridike, as kushtetuese, edhe pse Kosova më 17 shkurt 2008, është krijuar si shtet i pavarur dhe sovran, nuk ka kurrfarë kapaciteti ligjor, as kushtetues, e as të drejtë, që të krijojë e as të përligjë kurrfarë "kombi kosovar", sepse shkencërisht është provuar se, shteti nuk është ai që krijon kombin, por kombi është ai që formon shtetin. Ndërkaq, nacionalizmi është ai që krijon kombin, jo anasjelltazi. Kështu, mbi bazën e doktrinës së nacionalizmit kombëtar, janë krijuar të gjitha kombet e Evropës moderne, si dhe të pjesëve të të tjera të botës. Këtë konstatim tonin e mbështesim edhe në këtë konkluzion të doajenit të studimit të teorive të nacionalizmit dhe të kombit, Prof.Dr. Anthony D. Smith:" Bërthama e doktrinës së nacionalizmit përbëhet nga katër parime themelore: a) bota është e ndarë në kombe, ku secila ka historinë, identitetin, individualitetin dhe fatin e vet, b) kombi është burimi i vetëm i pushtetit politik, si dhe objekt i devotshmërisë parësore, c) përkatësia kombëtare është kusht i lirisë së njeriut, ç) drejtësia dhe paqja në botë janë të mundshme vetëm nëse kombet janë të lira dhe të sigurta."[2]

Ndryshe nga "kombi kosovar" si produkt dhe kërkesë e politikës ditore, kombet krijohen gjatë periudhave dhe etapave të caktuara historike përmes zhvillimit të proceseve dhe të marrëdhënieve të pjesëtarëve, që i përkasin të të njëjtit grup a bashkësi shoqërore, që me identitetin e tyre të veçantë dallohen si komb nga kombet e tjera.

Në rastin konkret, kur është fjala për "kombin kosovar" nuk ekzistojnë kurrfarë argumentesh të qëndureshme historike dhe shoqërore, që mund të justifikojnë sajimin e tij ngaqë pjesëtarët e tij (serbët, kroatë, romë, goranë, hashkalinj, boshnjakë, egjiptianë), nuk kanë kurrfarë historie, as gjaku, as gjuhe, as gjenealogjie, as etnie e as kulture të përbashkët me shqiptarët e Kosovës, që i përkasin kombit shqiptar.

____________

(Pjesë nga libri "Kombi kosovar-utopi politiko-tregtare")

??

??

??

[1] Uzelac, G. (2002) When is the Nation? Constituent Elements and Processes, Geopolitics, Vol. 7, No. 2, pp. 33-52.

[2] Anthony D. Smith, Nationalism and Modernism: A critical survey of recent theories of nations and nationalism, London and New York, 1998, p.119

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDËRROI JETË ISH SENATORI AMERIKAN ÇARLS PËRSI -- PËRKRAHËS I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI  (09.22.2011)
DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISËNga FRANK SHKRELI (09.20.2011)
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.20.2011)
REALIZIM INTERESASH SERBE NËN HIJEN E KONSUMIMIT TË PATRIOTIZMIT DEMAGOGJIKNga REXHEP KASTRATI (09.20.2011)
SËMUNDJA E REHATITNga FRANK BRUNI, New York Times (09.18.2011)
DY BURRA NDËR BURRA TË DHEUT KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON TONI BLER DHE RIÇARD HOLBRUKNga FRANK SHKRELI*   (09.14.2011)
SERBIA - DIMENSIONET E NJË IDEOLOGJIE KOMBËTARE ANAKRONIKENga XHELAL ZEJNELI (09.14.2011)
Basha po hedh themelet e Tiranës së shekullit të 21-tëTIRANA E MADHE, EVROPIANENga MUJË BUÇPAPAJ (09.13.2011)
PËRJETIMET E NJË SHQIPTARI PËR 11 SHTATORIN 2011 Me rastin e 10-vjetorit e njërës prej tragjedive më të mëdha në botë në këtë fillim shekulli Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston (09.12.2011)
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.10.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]