E Enjte, 03.28.2024, 09:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

EVROPA ZBRET NË TIRANË

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 09.29.2011, 08:23pm (GMT+1)

Dje u hap në Tiranë Asambleja Plenare e Këshillit të Konferencave të Ipeshkvijve të Evropës që do të zhvillojë punimet në kryeqytetin shqiptar deri më 2 tetor, 2011. Ky takim kishtar me rëndësi historike, përmbajtëse dhe simbolike për Kishën Katolike Shqiptare si edhe për gjithë shoqërinë shqiptare, organizohet nën patronazhin e Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Mirditës, arkipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Është hera e parë në historinë e ish shtetit komunist, që sipas radio Vatikanit, kryetarët e konferencave ipeshkvnore nga 33 vende të Evropës, zbresin në Tiranë për të biseduar mbi mënyrat për të bërë Kishën më të përshtatëshme për kohën dhe më të aftë, ashtuqë të mund të komunikojë më mirë me njerëz nga kultura, kombësi dhe gjuhë të ndryshme.

Udhëheqsit e lartë të Kishës Katolike nga e gjithë Evropa do të diskutojnë për katër ditë në Tiranë çështje të rëndësishme për Kishën dhe për shoqëritë anë e mbanë Evropës, çështje siç janë ekumenizmi, arsimi, problemet në lidhje me tolerancën fetare, ndikimet e medias, si edhe solidarizimi me popujt e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme.

Pyetjes se pse kjo asamble kishtare evropiane po mbahet në Shqipëri, një vend ky ku Kisha Katolike Shqiptare pothuaj u zhduk nga faqja e dheut nga njëri prej regjimeve më të egra komuniste, si dhe për rëndësinë e takimit, iu përgjegj arkipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Rrok Mirdita, në një intervistë për media duke theksuar objektivat dhe qëllimet si dhe rëndësinë e konferencës për kishën shqiptare si edhe për kombin shqiptar ----

"Së pari në rrafshin kishtar. Pas një shkëputjeje prej pesë shekujsh e gjysmë të Shqipërisë nga kontinenti europian, fillimisht për shkak të pushtimit turk e pastaj për shkak të izolimit komunist, më në fund tërë kontinenti europian do të jetë i pranishëm në Shqipëri me anë të kryetarëve të Konferencave Ipeshkvore të 33 vendeve anëtare. Kjo është një shenjë e fortë se Europa katolike e konsideron Kishën shqiptare si një pjesë të veten të natyrshme, pavarësisht nga çfarë i ka ndodhur kësaj kishe për gati gjashtë shekuj", thotë imzot Rrok Mirdita, dhe shton se së dyti, konferenca ka rëndësi kombëtare pasi, "˜'këta ipeshkvij vijnë për të marrë pjesë në Asamblenë e zakonshme, por vijnë edhe për t'u njohur me Shqipërinë. Jam i bindur se gjatë katër ditëve ddo të bëhen të vetdijshëm se Shqipëria është degë e trungut evropian, do të shohin se përpjekja jonë për të hzrë në Evropë muk është e panatyrshme dhe do të kenë një arye më shumë për ta mbështetur vendin tonë në këtë drejtim.

Imzot Mirdita tha se së treti rëndësia e kësaj konference në Shqipëri është se udhëheqsit e Kishës Katolike anë e mbanë Evropës, "Me këtë vizitë ata u bëjnë homazh burrave dhe grave shqiptare që, përgjatë persekutimeve të egra të të krishterëve në Shqipëri, nuk u epën, por u martirizuan, duke u shndërruar në një thesar shpirtëror kombëtar e botëror e në një model të shkëlqyer të besnikërisë ndaj ndërgjegjes".

Ipeshkvijtë katolik evropianë, gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, do të njihen gjithashtu për së afërmi me mënyrën e jetesës në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri tjetërin midis muslimanëve, ortodokësve, katolikëve, bektashianëve dhe protestanëve në Shqipëri. Ata do të vërejnë bashkpunimin e sinqertë dhe praktik midis komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri, të gjithë bashkvuajtës dhe të ndaluar me ligj gjatë regjimit komunist. Ata do të jenë dëshmitarë se Shqipëria megjith mos tolerancën fetare që shfaqet sot në botë -- është provë se njerëz me fe e besime të ndryshme mund të bashkjetojnë dhe të punojnë së bashku për të mirën e përgjithëshme. Jam i sigurt gjithashtu se përvoja që ipeshkvijtë katolikë evropianë, gjatë takimeve dhe vizitave me komunitete të ndryshme fetare në Shqipëri, do të marrin me vete një përvojë të vlefshme dhe një shembull të bashkjetesës fetare të shqiptarëve, nga i cili mund të përfitoj Evropa dhe e gjithë bota.

Pas dimërit të gjatë të përndjekjes komuniste, Kisha Katolike në Shqipëri, aty ku "˜'Lindja i hapet Perëndimit dhe Perëndimi Lindjes'', po dëshmon me këtë konferencë se ajo ka për t'i thënë diçka Evropës, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të tashmen dhe shpresojmë edhe për një të ardhme me horizonte të reja për kombin shqiptar.

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAROMETRI DIPLOMATIKAMERIKA E KRIJOI SHTETIN KOSOVAR-THE KOSOVAR NATION, JO KURRFARË "KOMBI KOSOVAR"!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.28.2011)
DEMOKRACI ALA RUSÇENga FRANK SHKRELI (09.28.2011)
AUTONOMIA E LUGINËS SË PRESHEVËS, KËRKESË E KOHËSNga SHABAN MURATI (09.26.2011)
UDHËTIM I VDEKJES I EURO ZONËSNga PAUL KRUGMAN (09.26.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIK"KOMBI KOSOVAR", I PRANUESHËM VETËM PËR ATA QË ENDE NUK KANË KURFARË KOMBI !!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.23.2011)
NDËRROI JETË ISH SENATORI AMERIKAN ÇARLS PËRSI -- PËRKRAHËS I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI  (09.22.2011)
DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISËNga FRANK SHKRELI (09.20.2011)
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.20.2011)
REALIZIM INTERESASH SERBE NËN HIJEN E KONSUMIMIT TË PATRIOTIZMIT DEMAGOGJIKNga REXHEP KASTRATI (09.20.2011)
SËMUNDJA E REHATITNga FRANK BRUNI, New York Times (09.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]