VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - INTEGRIM DUKE RUAJTUR THELBIN E GJENETIKËS SONË KOMBËTARE(Çdo gjë në shoqëritë njerëzore ka një çmim) Nga ZEF MULAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

INTEGRIM DUKE RUAJTUR THELBIN E GJENETIKËS SONË KOMBËTARE

(Çdo gjë në shoqëritë njerëzore ka një çmim)

Nga ZEF MULAJ


E Djelë, 10.02.2011, 09:32am (GMT+1)

Kjo fjalë shumë e përdorur në ditët tona është bërë dominante në mendimin dhe psikologjinë e secilit shqiptar. Deri tek emra partish politike gëzojnë fjalën integrim. Në imagjinatën e njerëzve shihet si një arritje e madhe, sikurse edhe me të vërtetë kështu do të jetë. Por si e kuptojnë dhe si e konceptojnë njerëzit e politikës, shteti integrimin e një vendi në konceptin filozofik dhe shoqerore. Përdoret pa kriter dhe pa shpegime të domosdoshme për vende si Shqipëria. Pjesa më e madhe e konceptojnë në mënyra të ndryshme, në realitet edhe vetë ata që janë të angazhuar në këtë aspekt nuk janë në gjendje t'iu thonë njerëzve realitetin.

Cilët janë elementet e një integrimi të një kombi me kombe të tjera?

Çdo komb dallohet nga një tjetër nga ndryshimet mes tyre. Si gjuha, kultura, morali, sistemi politik, ekonomik, nga besimi fetar, nga natyra ku janë të vendosur njerëzit, mënyra e jeteses, niveli i saj. Nga dallimet më themelore janë ato gjenetike (Kjo bën bazen e ekzistencës së një kombi). Kur një popull humb elementin gjenetik në mënyrë graduale për motive të ndryshme çon në humbjen e tipareve dhe elementeve të një kombi.

Cilët janë faktorët ndikues?- Janë varfëria, analfabetizmi, pasiguria për jetën, mënyrat e jetesës, krimi, korrupsioni shtetëror, padrejtësia shoqërore, degradimi i ambjentit , i kulturës, i historisë, ndërrimit të besimit fetar me forcë, sëmundjet... Emigrimet masive. Prostitucioni, i lidhur me jashtë, droga në stil të gjerë në shoqëri, si në përdorim, dhe tregtim. Morali i dobët i shtetit dhe ligjeve në veprim. Diferencat e mëdha në jeten ekonomike në mes njerëzve, dhe shumë faktorë të tjerë. Ndërsa në faktoret dominues dhe agresivë janë: - Ata që vijnë me elementet përcaktuese nga një komb tjeter. Kur elementet kombëtare të një kombi bëhen të pavlefshme për kombin, atëhere elementet e një kombi tjetër fillojnë të bëhen dominuese mbi kombin tonë.

Në këto elemente hyjnë: - Ekonomia, politika, kultura, dhuna psikologjike në konsumizmin dhe shtrirjen e tregjeve të huaja duke ulur vlerat e elementeve të kombit (Si ushqimi, barnat, prodhimi i planifikuar psikologjik, bankat, dhe dhëniet në koncesione të gjata. Dhe kur këto kalojnë 30%, atëherë nisin të veprojnë në jetën e një shoqërie duke kufizuar zhvillimin e elementeve fiziologjike të një vendi në bërthamat e rëndësishme të vetë kombit. Kur progresi sjell dëme në elementet gjenetike jetësore të një kombi ai kthehet në regres drastik të ngadaltë, me pasoja të rënda shoqërore.

Kriza e sotme ekonomike që ka mbërthyer pjesën më të madhe të botës ështe një krizë e thellë e elementeve organizative e politike të vetë sistemit kapitalist, rregullave demokratike. Pa përmirësimin e tyre nuk do të ketë ndryshim, këtë e thonë vetë vendet e zhvilluara kapitaliste duke bërë dhe kritika të thella. Pikërisht sot SHBA dhe vetë Bashkimi Europian po kërkojnë rrugë të reja në përmirësimin e sistemit kapitalist e demokratik ekonomik. Një pjesë e këtyre pasojave janë elemente të panjohura, dhe një pjesë tjeter janë spekulimet në sistemin ekonomik.

Po sot Bashkimi Europin po shqyrton difektet dhe gabimet që dërguan në krizë, dhe pa ndryshim nuk do ketë ekzistencë të sigurt. Po kërkojnë rrugë të reja në ecjen e kapitalizmit ekonomik e politik. Janë gjendje të paparashikuara të evolucionit.

Por çfarë do të thotë integrim? - Të bashkjetosh në një diversitet të gjithanshëm por të barabartë në mes njerëzve e shoqërive. Të njohësh, të shkëmbesh pervoja, eksperienca kombëtare ekonomike e politike, nuk do të thotë: "të shkojmë në Europë" siç e përdorin sharlatanët politikë, pastaj e transmetuar në injorancë masive. Të integrohesh do të thotë në vendin tënd, me ekonomi, kulturë, me shtet e politikë, dhe mendime të qarta të njerzëve. Do të jetë utopi përdorimi i fjalëve të tilla:

Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk do të ndodhë shkrirja e kufijve në botë.

Të integrohesh do thotë: - Palet të njohin diversitetin e njëra tjetrës,

elementet e kombeve, kontradiktat ekzistuese të përhershme të mardhënieve në diversitet. Të njohin elemente në bashkimin e përbashket dhe të barabarta. Pa barazi nuk do të ketë bashkim, por një shfrytëzim i elementeve të një kombi tjeter.

Pabarazia në mes palëve integruese do të ketë vetëm asimilim të palës tjeter nën maskën e integrimit, si në pabarazitë ekonomike, zhvillim, kulturë etj.. Emigracioni masiv nuk është element integrimi, por është një pasojë e shprehjes së pabarazisë në një vend në raporte me vendet tjera. Nuk çon në integrim kur lëvizjet e popullsisë krijojnë varfëri natyrore, shuarje të vendbanimve të hershme.

(Në kërkim të një jete më të mirë?). Nuk mund të ketë integrim kur një popull i një vendi nuk ka një program ekonomik kombëtar strategjik, i pavarur ky nga të tjerët. Si një industri dinamike autonome kombëtare, një turizëm autonom krijues me elementet e veta kombëtare. Një ushtri autonome jashtë çdo lloj tjetër organizate ndërkombëtare.Të gjitha shtetet e BE kanë ushtrinë e strukturuar autonome të pavarur nga organizatat e tjera ushtarake. Strukturat (platformat) e organeve speciale ......... autonome në shtet dhe te pavarura nga të tjerat. Këto janë elemente që përcaktojnë kombet dhe pavarësinë e tyre në elementet kombëtare.

Interesat e një kombi nuk mund të jenë kurrë të barabarta me një komb tjetër. Pikërisht këtu kemi diferencat në bashkim integrimin. Secili interesat e tij i shikon sipas elementeve konstrutive të kombit të vet. Pikërisht në këtë pikë duhet ruajtur vlerat e elementeve kombëtare, për të mos humbur elementin themelor gjenetik. Kjo vjen për dy arsye themelore: - E para kur vetë shteti nuk kërkon ruajtjen e tipareve kombëtare. E dyta kur njerëzit, politika dhe shteti me njerëzit rekrutohen me qëllim nga të tjeret për të dominuar mbi interesat e kombit tjetër. Të tilël janë si politikanë, deputetë, shkencëtarë, studiues, historianë e tjerë.. Rekrutimet me interesa politike (këtu hyn dhe spiunazhi industrial ekonomik, tregtar). Kjo ekziston edhe në demokracit më të përparuera. Janë interesa kombesh......

Kjo kategori njerëzish nëse dominojnë për një kohë të gjatë lënë pasoja në elementet themelore të një kombi. Çdo gjë në shoqëritë njerëzore ka një çmim, ky çmim nuk është gjë tjetër vetëm interesa individësh e shoqërish, apo kombesh. Pra integrimi (bashkimi) ështe një treg ku do ndeshen çmimet e elementeve të interesave të kombeve të ndryshme.......

Çdo shtëpi në mbrëmje mbyll deren e saj vetë, pa thirrur komshiun.......

ZEF MULAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CENSUSI 2010 NË SHBANjë mundësi e humbur për shqiptarëtNga ILIR HYSA, Ph.D. Candidate, ish specialist partneriteti, Censusi 2010 (10.02.2011)
20 VJET MIQËSI Nga FRANK SHKRELI (10.02.2011)
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZUNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.01.2011)
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES – PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHORNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.30.2011)
EVROPA ZBRET NË TIRANËNga FRANK SHKRELI (09.29.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKAMERIKA E KRIJOI SHTETIN KOSOVAR-THE KOSOVAR NATION, JO KURRFARË "KOMBI KOSOVAR"!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.28.2011)
DEMOKRACI ALA RUSÇENga FRANK SHKRELI (09.28.2011)
AUTONOMIA E LUGINËS SË PRESHEVËS, KËRKESË E KOHËSNga SHABAN MURATI (09.26.2011)
UDHËTIM I VDEKJES I EURO ZONËSNga PAUL KRUGMAN (09.26.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIK"KOMBI KOSOVAR", I PRANUESHËM VETËM PËR ATA QË ENDE NUK KANË KURFARË KOMBI !!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]