VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KY ËSHTË ALBANIA'S 2011 CENSUS DHE JO BALLKAN'S 2011 CENSUS!Nga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KY ËSHTË ALBANIA'S 2011 CENSUS DHE JO BALLKAN'S 2011 CENSUS!

Nga ARTUR VREKAJ


E Mërkurë, 10.05.2011, 09:23am (GMT+1)

Problemi i parë: Mbarëvajtja e Censusit shqiptar në Shqipëri

Kaq zhurmë e kaq vëmendje ka dhe po bëhet për Albania's 2011 Census saqë Shqipëria vetë që e ka projektin e saj me të drejtë kërkon që shtetasit të thonë fjalën e tyre ashtu siç dhe janë në realitet detajet e identitetit. Censusi ështe i lirë dhe kushdo qoftë numërues apo anketues nuk ka të drejtë të shkruajë të dhëna me kokën e tij në kafe apo në shtëpinë e tij.

Personi që i merren të dhënat është pjesëtar i familjes në moshën që e paracakton ligji shqiptar për të konfirmuar saktësinë e të dhënave, i cili firmos formularin.

Kushdo nga fqinjët apo personat me lidhje gjaku që japin të dhëna për një familje që nuk ndodhet në kohën kur troket numëruesi u shënohen në formular të dhënat e tyre lidhur me adresën, emrin, numrin e telefonit me qëllim që agjencia shtetërore që përpunon të dhënat ta rikonfirmojë informacionin e dhënë.

Nga përvoja amerikane e US 2010 Census formulari mbushet vetëm me laps! Çdo anketues apo numërues ka përgjegjësi ligjore për çdo të dhënë dhe të dhënat janë sekrete të cilat i përpunojnë agjencitë shtetërore. Në media s'duhet të dalë asnjë e dhënë dhe informacion që ka të bëjë me Albania's Census 2011 pa u përpunuar nga agjencia shtetërore shqiptare ku tek e fundit vetëm kjo agjenci e njohur nga shteti shqiptar ka të drejtë t'i përpunojë dhe të deklarojë rezultatet në përfundim të këtij projekti.

Kushdo që refuzon të japë informacion nga familjaret nuk detyrohet nga anketuesi por shënohen ashtu siç i jep i anketuari.

Unë besoj se shqiptarët janë të ndjeshëm për të realizuar këtë projekt në të mirë të identitetit, të pronësisë së ligjshme që zotërojnë si dhe të të ardhurave që mund të marrin komunitetet në zonat urbane pasi ka lëvizje të lirë të popullsisë apo edhe për përfaqësimin e tyre sa më rigoroz në institucionet e zgjedhura nga populli.

Problemi i dytë: Ballkanizimi i regjistrimit të shtetasve në Republikën e Shqipërisë

Shqipëria që nga 28 nëntor 1912 njihet për neutralitetin e saj kundrejt fqinjëve apo me gjerë. Historikisht shqiptarët kanë qenë plaçkë tregu apo copë mishi për të plotësuar tekat e fqinjëve: serbëve, grekëve, rumunëve, bullgarëve dhe maqedonasve edhe me miratimin absolut të Europës që sot sikur po na e bën si një parajsë anëtarësimin në të.

Është fatkeqësi e madhe se si diplomatët apo zyrtarët e lartë të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë, dhe Rumanisë e ndalin vrapin të citojnë në Tiranë apo në takimet ballkanike jo për hallet që ua shkaktojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi e Mal të Zi por për të krijuar artifica, situata diplomatike apo qeveritare në këmbim të rritjes artificiale të komuniteteve minoritare apo krijimit të tyre në Shqipëri edhe atje ku s'bie era serb, grek, maqedonas apo rumun!

Po Shqipëria pse fle para kësaj fushate grabitqare?

Census ka në Maqedoni ku Qeveria maqedonase do si e si ta ulë sa të mundë numrin e shqiptarëve, por i djeg barku për maqedonasit e saj në ca fshatra shqiptare. Census është bërë në Mal të Zi ku duan ta fshijnë nga fjalori zyrtar malazez identitetin e shqiptarëve duke i shpërndarë në komuna apo duke ulur fuqinë administrative në ato qytete apo fshatra me shumicë shqiptare.

Census ka edhe në Serbi ku serbët duan t'i shkombëtarizojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës ose Kosovës Lindore. (Falë nuseve shqiptare nga Shkodra dhe Veriu i Shqipërisë shumë fshatra në Serbi po ringjallin jetën e tyre.)

Census ka edhe në Greqi ku shqiptarët që e ribënë Greqinë për 20 vjet mezi marrin leje për të ardhur në Shqipëri ose shqiptarëve çame u refuzohet në sy të ditës edhe sot hyrja në Vendlindjen e tyre: Çamëri!

I nderuar President i Shqipërisë, i nderuar Kryeministër, e nderuar Trojkë Diplomatike e ambasadorëve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë!

Për atë Zot që na sheh e dëgjon, për atë Diell që tremb terrin dhe natën me dritën e Hënës mos lejoni kërrkënd të sjellë në mendjen e fqinjëve grabitqare një copëtim të dytë të Shqipërisë si ai i vitit 1913!

Ja, të nderuar zyrtarë të Amerikës, të Europës dhe të Shqipërisë, ja, këta fqinjë që bëhen pulë para Zotit se garantojnë paqe në Ballkan, ja, se si u fusin hundët në kuzhinën Tuaj shqiptare për të helmuar bukën tonë, për t'u vënë në gjumë, në mos për të na zhvatur hartën fizike të Shqipërisë fill pas një shekulli Pavarësi!

Pra, të nderuar të zgjedhur të Shqipërisë me votën e popullit dhe të emëruar, mos harroni që populli i Shqipërisë ju ka zgjedhur jo vetëm për të udhëhequr e vëzhguar, por edhe për të frenuar këtë pangopësi ballkanike që ende është e gjallë në forma e metoda nga më të sofistikuarat me blerje e shitje që nga pronat shqiptare e deri tek titullarët zyrtarë të korruptuar që rendin foltoreve të bëhen mikpritës e bujarë me fqinjët në dëm të kombit shqiptar!

Njëqind vjet më parë Shqipëria ishte në hell nga po këta fqinjë, po duket sikur zjarri dhe bajonetat e fqinjëve ende djegin e therin nën dhé apo edhe bën të dëgjohen klithmat e kockave shqiptare të kalbura nëntokës!

Ta dinë mirë grekët, serbët, maqedonasit e kushdo tjetër se nuk janë më ata shqiptarët e njëqind viteve të shkuara po janë shqiptarët që u bënë mbrojtës për ata që mos t'u shuhej krishterimi nën Turqi.

Janë shqiptaret që lulëzuan Greqinë për dy dekada 1990-2010 duke e paguar me shkop në kurriz; janë shqiptarët që edhe pse të përndjekur nga Çamëria kërkojnë njohje të pronave çame dhe jo ndryshim kufijsh.

Janë shqiptarët e Serbisë në Kosovën Lindore që rrojnë në shtetrrethim, të rrethuar me ushtri të përqëndruar si në asnjë zonë të Ballkanit.

Janë shqiptarët e Maqedonisë që po japin kontributin në integrimin e shtetit të Maqedonisë, edhe pse zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit sikur ecën çalë-çalë pas kaq vitesh.

Janë shqiptarët e Malit te Zi që nëpërkëmben edhe duan të rrojnë si shtetas të Malit të Zi pa e shkatërruar etninë e tyre në tokat e tyre.

Europa po bën gabimin e dytë historik kur lejon shtete anëtare të fusin hundët poshtë e lart në punët e brendshme të shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

Nëse Shqipëria është në mikroskopin europian për statusin e anëtarësimit në BE, atëherë ZOTËRINJ me kollare Brukseli pse i mbyllni sytë?

Ju të nderuar diplomatë të kontinentit plakë të akredituar në Shqipëri mos i lini harbutët e Ballkanit t'i fryjnë zjarrit kur Shqipëria është me mish e me shpirt të bëhet anëtare e Europës në një familje ku këlyshët e vegjël të zhvatin më shumë se etërit e tyre.

Zoti ju ndihtë, ju europianë të Trojkës, të zgjoheni e lani sytë në Tiranë për të mos u bërë shurdha e qorra para pabesisë ballkanike në dëm të shqiptarëve!

Ky është Albania's 2011 Census dhe jo Ballkan's 2011 Census!

Një Zot do e dinte fatin e shqiptarëve sikur të mos ishte Amerika!

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BALLKANI DHE KUNDËRTHËNIET E FUQIVE TË MËDHA RRETH TIJNga XHELAL ZEJNELI (10.04.2011)
LOJËRAT BALLKANIKE NË SYTË E NJË TETËVJEÇARI (Tiranë tetor 1946-tetor, 2006) Kujtime nga SKIFTER KËLLIÇI (10.03.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKUÇK-JA LUFTOI PËR KOSOVË E PËR SHQIPËRINga Prof. Dr. Mehdi HYSENI (10.02.2011)
INTEGRIM DUKE RUAJTUR THELBIN E GJENETIKËS SONË KOMBËTARE(Çdo gjë në shoqëritë njerëzore ka një çmim) Nga ZEF MULAJ (10.02.2011)
CENSUSI 2010 NË SHBANjë mundësi e humbur për shqiptarëtNga ILIR HYSA, Ph.D. Candidate, ish specialist partneriteti, Censusi 2010 (10.02.2011)
20 VJET MIQËSI Nga FRANK SHKRELI (10.02.2011)
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZUNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.01.2011)
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES – PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHORNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.30.2011)
EVROPA ZBRET NË TIRANËNga FRANK SHKRELI (09.29.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKAMERIKA E KRIJOI SHTETIN KOSOVAR-THE KOSOVAR NATION, JO KURRFARË "KOMBI KOSOVAR"!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]