VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Shtunë, 10.08.2011, 11:04am (GMT1)

Të nderuar miq. Dje u shua në moshën 86 vjeçare pasuesi i vetëm dhe i fundit i diktatorit Enver Hoxha, njeriu më i besuar i Hoxhës. E vendosa lajmin në Facebook pa bërë asnjë koment veç duke përshkruar faktin ashtu si është. Pasuesin e Enver Hoxhës nuk mund ta quajmë demokrat. Mjafton fakti tragjik se në prag të rrëzimit të diktaturës në Shqipëri, kur Ramiz Alia ishte në krye të shtetit komunist, në kufi u vranë qindra të rinj shqiptarë. Nuk u gëzova assesi për faktin se iku nga kjo botë, sepse besoj në Zot, por reagova në mënyrë të përgjegjëshme si gazetare.

Nëse në vitin 1991-1992 populli shqiptar u ngrit në këmbë për të përmbysur diktaturën më mizore të Europës Lindore, kjo diktaturë identifikohej me emrat që kishin në dorë shtetin, shtet që pushkatoi, vari, burgosi, internoi, nuk lejoi lirinë e fjalës, nuk lejoi lirinë e besimit dhe ushtroi terror e frikë tek populli i tij, pra u ngrit për të rrëzuar Ramiz Alinë dhe nomenklaturën e kuqe, pra ky është realiteti dhe është i pandryshueshëm.

Dhe në çdo vend të Europës Lindore ku u përmbysën sistemet totalitariste, nomenklatura e kuqe u gjykua për krimet e kyrera, përfitoi pensionet minimale dhe iu hoq e drejta e ripërfshirjes në politikë. Kështu u veprua edhe në Gjermani kur u rrëzua Hitleri, kështu edhe në Gjermaninë e post rrëzimit të Murit të Berlinit, Poloni, Hungari, Çeki e me rradhë.

Kështu do të duhej dhe kështu duhet të veprohet edhe në Shqipëri. Nëse për 20 vjet nuk u veprua kështu, kjo nuk e përjashton Shqipërinë nga përmbushja e detyrimeve si shtet anëtar i NATO-s apo nesër shtet anëtar i BE-së.

Ndërsa çdo shqiptar i ndershëm, që ka punuar 40 vjet, merr një pension minimal prej 130 $ dhe kjo shihet si diçka normale, e përse një grusht njerëzish që duan ta mbajnë peng të së djeshmes Shqipërinë, vazhdojnë t'i thurrin ditirambe Ramiz Alisë, i cili i ngrysi ditën me një pension të privilegjuar, duke u privilegjuar edhe nga mass-mediat, të cilat e trajtuan diktatorin e fundit të shqiptarëve si hero të demokracisë. Kjo nuk shkon. E kë përmbysën shqiptarët më 22 marsin e vitit 1992? Përmbysën pikërisht Ramiz Alinë dhe shtetin e tij totalitarist.

Ramiz Alia është i parehabilitueshëm nga një shtet ligjor demokratik i tipit Perëndimor. Ramiz Alia mund të rehabilitohet nga një shtet diktatorial. Por ky qëndrim kontravers i mediave shqiptare si shprehje e skutave më të errëta të politikës vjen sepse edhe sot - edhe 20 vjet pas rrëzimit të diktaturës - nuk ekziston asnjë ligj në Kushtetutën e Shqipërisë që të dënojë sistemin komunist. Në Kuvendin e Shqipërisë ka 20 vjet që bjerret koha e shqiptarëve me qëllimin që t‘i bëjë shqiptarët t'i harrojnë krimet e kryera nga diktatura. Edhe sot e kësaj dite në Tiranë nuk kemi asnjë Muzeum të krimeve të diktaturës, ndërsa kemi qindra mijë viktima të saj. Quo vadis kështu Shqipëria? Të vazhdojë e të konfondojë krimin me viktimën. Jo nuk shkon më.

Shqiptarët më 22 marsin e vitit 1992 e përmbysën diktaturën e Ramiz Alisë dhe ky fakt është i pakthyeshëm, i patjetërsueshëm, edhe sot pas ikjes të tij nga kjo botë. Nuk i gëzohem vdekjes së askujt, përfshi edhe atë të diktatorëve, sepse i besoj Zotit, por më pikëllon fakti i viktimave të diktaturës komuniste ndaj të cilave shteti komunist i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë ushtroi terror, të cilat janë rivrarë edhe një herë nga indiferenca dhe heshtja e këtyre 20 viteve tranzicion, viktima që u varën, u pushkatuan dhe i çuan në litar në moshë të re, familjet dhe fëmijët e tyre që i persekutuan dhe i dërguan nëpër Gulagë të anatemuar si armiq të popullit dhe bijtë e armiqve të popullit. Për këta më vjen keq. Dhe sot më tepër se kurrë.

Fakti që Ramiz Alia iku nga kjo botë 86 vjeç dhe Nexhmije Hoxha 90 vjeçare ngrys ditët e pleqërisë me peshën e krimeve të sistemit komunist tregon se shqiptarët janë komb i qytetëruar që nuk kanë operuar me mjetet e diktaturës, siç ishte hakmarrja ndaj kundërshtarit politik dhe armikut të klasës, ashtu si veproi diktatura shqiptare e cila u largua nga pushteti jo me dashjen e saj, jo sepse u bë demokrate, por sepse u frikësua nga fati i diktatorëve të Europës Lindore. Iku nga kjo botë Ramiz Alia pa kërkuar asnjëherë ndjesë, pa pranuar asnjëherë për krimet e kryera, por kjo nuk ia ndryshon dot vendin që i takonte në gjallje dhe tani në shuarje. Jo për fajin e shqiptarëve as për fajin e viktimave, të cilat edhe sot e kësaj dite kërkojnë drejtësi përmes shtetit ligjor dhe Kushtetutës së Shqipërisë.

Nga kjo botë ikin për çdo ditë shqiptarë të ndershëm, ikin pa bujë, duke shkaktuar pikëllim e pengje tek të dashurit e tyre. Vdekjet e tyre nuk shpallen në gazeta, paçka se jeta e tyre e ndershme dhe plot sakrifica meriton të shpallet në gazetat e Shqipërisë, sepse ikin të vuajtur e të zhgënjyer. Sikur të mos u mjaftonin vuajtjet e diktaturës, u ishte dashur edhe ky konfuzion i shkaktuar në mënyrë të qëllimshme nga provokatorë të pashpirt, që e quajnë veten gazetarë, por, në fakt, dje ata kanë qenë çinovnikë të regjimit komunist dhe diktaturës dhe sot vazhdojnë të mbeten çinovnikë të hipotekave të tyre, pasi edhe sot e kësaj dite nuk arrijnë dot të gjejnë ndryshimin midis viktimave dhe ekzekutorëve të viktimave.

Ata mund të mbeten konfuzë deri sa të bëhen si Nexhmije Hoxha, 90 vjeçarë, por opinioni publik shqiptar nuk është konfuz dhe ai i njeh mjaft mirë ekzekutorët e shtetit diktatorial, të cilin e përmbysi më 22 marsin e vitit 1992.

Nga kjo botë ikin edhe njerëz që fitojnë bujë e nderim përmes veprave të mira, si shtetarë të devotshëm, të pakorruptushëm që i dedikohen shtetit të së drejtës jo për privilegje; nga kjo botë ikin shkrimtarë e artisë të mëdhenj që përmes artit të tyre na zbukurojnë jetën e përditëshme; nga kjo botë ikin shpikës gjenialë si Steve Jobs që ia kushtuan jetën e tyre njerëzimit; ikin shkencëtarë që shkrinë jetën e tyre për të zbuluar të panjohurat e universit; nga kjo botë ikin humanistë që sakrifikuan lirinë e tyre për hir të lirive të të tjerëve, dhe ikjet e tyre e bëjnë botën të vajtojë për ta, si vlera, duke shkaktuar boshllëk dhe mungesë. Sa për ikjet e ish-diktatorëve apo të atyre emri i të cilëve është i lidhur me vuajtjet e kombit të tij, këto ikje nuk i shkaktojnë boshllëk as kombit dhe as opinionit publik.

©

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES – PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

 

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ‎

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.