VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STEVE (JOBS) I ARABISË

Nga ENRICO FRANCESCHINI, La Repubblica


E Djelë, 10.09.2011, 08:25am (GMT1)

Është një vend arab që ka zbuluar një hero. Që nga dje, Siria shpalli Steve Jobs si të preferuarin e saj. Dhe me plot të drejtë sipas regjistrit të gjendjes civile. Themeluesi i Apple, "magjistar" i iPhone, iPod, është në fakt i biri i një siriani, Abdulfattah Jandali, i cili ishte lindur dhe rritur në Siri, pastaj emigroi në Amerikë, ku ai u takua me një amerikane, ra në dashuri dhe nga dashuria e tyre ka lindur pikërisht Steve. Vetëm se ishin vitet '50 dhe babai i vajzës e kundërshtoi një martesë me një arab. Ai gjithashtu kundërshtoi edhe idenë që vajza e tij të mbante fëmijën vetë, duke u bërë nënë-vajzë.

Pra, Steve përfundoi në jetimore, ku ai u adaptua nga një çift amerikan: pikërisht zotërinjtë Jobs. Përndryshe ai do të quhej Steve Jandal. Vetëm disa dekada më vonë, babai natyror, i cili është tani 80 vjeç, ish-profesor i shkencave politike në Universitetin e Nevadës dhe aktualisht është nënkryetar (thjesht mendoj sa e çuditshme është jeta) i një kazinoje dhe i hotel Renosë, në Nevada, ka zbuluar të jetë babai i Steve Jobs.

Në një letër të dërguar nga Londra, Herald Tribune tregon sot se shumë sirianë e duartrokasin atë tani si një prej tyre. Pak ishin të vetëdijshëm në Damask se Jobs ishte bir i një siriani derisa ai ishte gjallë, por vdekja e tij ka sjellë në dritë historinë e adaptimit dhe identitetin e prindit natyror; dhe në rrjetet sociale sirianët kanë filluar të flasin, duke e pretenduar atë si një simbol i lirisë për të cilën ata tani janë duke luftuar, në një përpjekje për të përmbysur regjimin totalitar të Assad, i cili në muajt e fundit ka shkaktuar mijëra të vdekur në vendin e tyre.

"Sot ka vdekur siriani i gabuar," lexojmë për shembull në një mesazh të lëshuar nga një sirian në Twitter. "Në çfarë bote mizore që jetojmë," shkruan një tjetër, "në të cilën Steve Jobs duhet të vdesë nga kanceri, ndërsa Assad mbetet kanceri i Sirisë." Sirianë të tjerë e përkufizojnë Jobs si "një arabo-amerikan të madh" dhe si "arabin më të famshëm në botë". Dikur mbillte revoltën në Lindjen e Mesme Lawrence i Arabisë. Pyes veten nëse Steve i Arabisë do të jetë në gjendje për ta përfunduar atë./Skënder Buçpapaj

Përktheu Skënder Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.