VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KONFERENCA FORUMI 2000 NË PRAGËMERR PJESË PRESIDENTJA JAHJAGANga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 02:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KONFERENCA FORUMI 2000 NË PRAGË

MERR PJESË PRESIDENTJA JAHJAGA

Nga FRANK SHKRELI


E Martë, 10.11.2011, 06:22pm (GMT+1)


Fondacioni Forumi 2000 është themeluar në vitin 1997, një nismë këjo e përbashkët e ish-Presidentit dhe ish-disidentit anti-komunist çek Vaclav Havel, filantropistit japonez Johei Sasakava dhe Elie Uizel, fitues i Çmimit Nobel për Paqë. Zoti Havel ka thënë se e krijoi Forumin 2000 mbi parimin ''se do të ishte mirë që njerëz inteligjentë, jo vetëm nga të gjitha anët e botës, nga kontinente dhe kultura të ndryshme, dhe nga qarqe të ndryshme fetare botërore -- por edhe përfaqësues nga fusha të ndryshme të diturisë njerëzore, të mblidhen së bashku për të diskutuar në mënyrë të qetë.''

Objektivi kryesor i mbledhjeve vjetore të Forumit 2000 është ''që të identifikohen problemet kkryesore me të cilat përballet qytetërimi si dhe për të gjetur mënyrat për të ndaluar përkeqësimin e konflikteve, të cilat si bazë kryesore kanë fenë, kulturën, ose përkatësinë etnike.'' Si mision të tij, Forumi 2000 ka edhe promovimin e demokracisë, të përkrahë shoqërinë civile, të drejtat e njeriut dhe promovon tolerancën fetare kulturore dhe etnike. Në këto takime vjetore kanë marrë pjesë akademikë të dalluar, fitues të Çmimit Nobel, politikanë dhe ish-udhëheqës, biznesmenë dhe individë të dalluar me përgjegjësi në fusha të ndryshme të aktivititetit njerëzor.

Vaclav Havel hapi të Djelën konferencën treditore të Forumit 2000, tema e së cilës është ''Demokracia dhe Sundimi i Ligjit'', e në të cilin po marrin pjesë mbi 120 delegatë, përfshirë edhe Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, besoj personaliteti i parë shqiptar që merrë pjesë në këtë forum të dalluar ndërkombëtar. Ky takim vjetor është bërë një traditë e Pragës e që ndiqet me interesim nga media dhe nga elita politike dhe intelektuale në Çeki dhe jashtë saj, pasi gjatë viteve ka tërhequr pjesëmarrës të dalluar si Dalai Llama, Bill Klintoni, Madelajnë Olbrajt, Xhorxh Soros, Henri Kisinger, Butros Ghali e shum personalitete të tjerë si këta, nga fushë të ndryshme nga mbarë bota.

Konferenca Forumi 2000, që organizohet çdo vit nën udhëheqjen e Vaclav Havelit, këtë vit diskuton influencën e korrupsionit dhe të krimit të organizuar në sistemin demokratik si dhe çështje të tjera, por tema kryesore është debati mbi deficitin e sundimit të ligjit dhe se si mungesa e sundimit të ligjit prekë liritë individuale. Do të diskutohet gjithashtu mbi kufizimet e shtetit sovran dhe mbi të drejtën e komunitetit ndërkombëtar për ndërhyrje humanitare dhe përgjegjësisë së tij për të mbrojtur të pafajshmit.

Këto janë tema dhe parime shumë afër zemrës së Zotit Havel, të cilat ai i ka ushqyer dhe i ka promovuar ç'prej kohës që ishte dissident anti-komunist e deri tek përkrahja e tij e vendosur ndaj sulmeve ajrore të NATO-s për çlirimin e Kosovës. Megjithëse shumë veta mund të konsiderojnë Zotin Havel si një pacifist, ai në të vërtetë ka bërë thirrje vazhdimisht -- se e keqja duhet të luftohet dhe të kundërshtohet me forcë. Zoti Havel ka thënë gjithashtu se ai nuk mund të imagjinojë një Evropë të ndarë, një pjesë e së cilës është e begatë dhe e bashkuar dhe pjesa tjetër më pak e begatë, më pak stabile dhe jo e bashkuar.

Megjithë burgosjet dhe kërcënimet gjatë periudhës komuniste, Zoti Havel i kushtoi gjithë jetën e tij mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor, si disident dhe më vonë si president i Çekisë, dhe tani megjithëse në moshë të shkuar, shërben si një zë i ndërgjegjes morale për botën.

Me ftesën që i bëri presidentes së Kosovës për të marrë pjesë në konferencën prestigjioze ndërkombëtare Forumin 2000, Zoti Havel, në një mënyrë, nderon të gjithë shqiptarët, pasi si mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe të dinjitetit të individit, ai ishte gjithmonë pranë të gjithë atyre, duke përfshirë edhe shqiptarët, të cilët me dekada vuajtën nën thundrën e regjimeve të ndryshme diktatoriale.

Pjesëmarrja e presidentes Jahjaga në Forumin e Pragës megjithë demonstratat nga një grup i vogël serbësh dhe simpatisuesish çekë kundër pjesëmarrjes së saj në këtë konferemcë -- është provë se Zoti Vaclav Havel ka përkrahur gjithmonë luftën dhe vazhdon të përkrahë përpjekjet e shqiptarëve për të drejtat e tyre bazë, dhe për institucione demokratike ku mbizotëron sundimi i ligjit.

Në arenën ndërkombëtare, shqiptarët kanë nevojë për përkrahës si Zoti Havel.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PANIKU I PLUTOKRATËVENga PAUL KRUGMAN, New York Times (10.10.2011)
STEVE (JOBS) I ARABISËNga ENRICO FRANCESCHINI, La Repubblica (10.09.2011)
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËKNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.08.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKNUK KA RECIPROCITET ME TERRORISTËT KOLONIALISTË SERBË AS NË VERI, AS NË PRESHEVË, AS NË BUJANOC E AS NË MEDVEGJË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.07.2011)
UNË JAM NDËR ATA QË E "TAKOVA" STEVE JOBS NË RININË TIMENga SALI BERISHA (10.07.2011)
FLET FRANK SHKRELI ME RASTIN E 20 VJETORIT TË RIHAPJES SË AMBASADËS AMERIKANE NË TIRANË Intervistoi Ëngjëll Musai, Drejtor i gazetës Telegraf (10.06.2011)
KY ËSHTË ALBANIA'S 2011 CENSUS DHE JO BALLKAN'S 2011 CENSUS!Nga ARTUR VREKAJ (10.05.2011)
BALLKANI DHE KUNDËRTHËNIET E FUQIVE TË MËDHA RRETH TIJNga XHELAL ZEJNELI (10.04.2011)
LOJËRAT BALLKANIKE NË SYTË E NJË TETËVJEÇARI (Tiranë tetor 1946-tetor, 2006) Kujtime nga SKIFTER KËLLIÇI (10.03.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKUÇK-JA LUFTOI PËR KOSOVË E PËR SHQIPËRINga Prof. Dr. Mehdi HYSENI (10.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]