VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË PRESIDENT NGA DIASPORA SHQIPTARE

Nga ARTUR VREKAJ, SHBA


E Premte, 10.14.2011, 07:24am (GMT1)

Si në Shqipëri dhe në Kosovë demokracitë ende janë në fillimet e tyre premtuese kur bie fjala për zgjedhjen e Presidentit. Me shumë vështirësi e me disaherë votime në parlamentet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës përfundon zgjedhja e Presidentit. Duket si një lojë pokeri kur blihen votat e deputetëve ose kur i bëhet presion Presidentit në detyrë me shkarkimin e tij para se të mbarojë mandatin. Kjo tregon edhe një kulturë të dobët politike të politikanëve, një papërgjegjshmëri para popullit shqiptar por edhe një mungese respekti për Presidentin si një figurë unitare dhe si kreu i shtetit shqiptar.

Është fakt që zgjedhja e Presidentit si në Shqipëri dhe Kosovë është një betejë e mazhorancës (kur nuk i ka votat e sigurta) me opozitën që fillon me një punë parapërgatitore për të hyrë në marrëveshje politike të cilat bien era pabesi ndaj shqiptarëve kur bie fjala për demokraci te kulluar. Sepse Presidenti propozohet nga një grup deputetësh që janë një e shtata e të gjithë Kuvendit në Shqipëri dhe votohet me shumicë parlamentare. Pra presidentin në Shqipëri e zgjedhin partitë politike, 40 deputetët e të cilave kanë hyrë në parlament me listë të shefave të partive kryesore. Po kështu ngjet edhe në Kosovë.

Ka vite që në Shqipëri dhe Kosovë qytetarët po shprehen hapur për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Në Kosovë është shkuar dhe më tej. Duan pse jo të zgjedhin një President nga Diaspora. Ndryshe është diskriminim për atë pjesë të shqiptarëve të Kosovës që janë shkolluar e punojnë dhe jetojnë në Diasporë por kanë potenciale intelektuale që mund t'u besohet edhe posti i Presidentit. Në fakt të dyja kushtetutat e republikave shqiptare në Ballkan nuk e përmendin fare zgjedhjen e presidentit nga Diaspora. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë është sanksionuar se: "President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri ..." Pra, Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon këtë mundësi të zgjedhjes së Presidentit nga Diaspora. Le t'i referohemi historisë moderne të shqiptarëve:

Abdyl Frasheri, ideologu i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit jetonte ne Diaspore, Turqi ( edhe pse vilajetet shqiptare ishin ne Turqine) por nuk e ndali kush nga shqiptaret e vilajeteve te Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines per te perfaqesuar shqiptaret ne kancelarite Europiane per te kerkuar te drejten sovrane te kombit shqiptar, bashkimin ne nje vilajet te vetem me emrin Shqiperi!Ismail Qemali erdhi po nga Turqia per te shenuar njehere e pergjithmone emrin e Shqiperise ne harten politike te botes.Fan Noli erdhi nga Amerika dhe udhehoqi levizjen demokratike dhe shtetin shqiptar.Ka shume shqiptare te tjere qe u bene shpresa e kombit shqiptar qe ndezen frymen e bashkimit dhe te unitetit midis krahinave shqiptare ne Ballkan.Partite politike shqiptare pergjerohen per vota ne fushatat zgjedhore dhe kujtohen qe te ftojne shqiptaret e Diaspores per t'u kthyer e per te votuar deputetet e tyre. Po kurre nuk u eshte nje ndihme sado e vogel.

Perkundrazi, Diaspora shqiptare eshte bere ura me e fuqishme e reflektimit te krenarise dhe prosperitetit, e kultures dhe integrimit te popujve e kombeve pa mbeshtetjen me te vogel nga shtetet respektive qe nga lindja e shtetit shqiptar me 28 nentor 1912.Me te drejte ne Diasporen shqiptare pyesin: Pse te mos kemi nje President shqiptar ne Shqiperi dhe Kosove nga Diaspora?Nese do ndryshohet Kushtetuta ne Shqiperi dhe ne Kosove kur behet fjale per zgjedhjen e presidentit nga populli ( e mbeshtetur edhe nga Forumi i ish-presidenteve ne Shqiperi dhe nga qytetaret e Kosoves) le te shenohet ne Kushtetute si nen i veçante se " Presidenti mund te zgjidhet edhe nga Diaspora shqiptare pa ndonje kufizim jetese ne Shqiperi apo Kosove".Marrim dhe nje rast unikal. Po sikur nje shqiptar te kete lindur ne Shqiperi apo anasjelltas dhe te banoje ne Kosove do t'i refuzohet kandidimi pse s'jeton ne Shqiperi apo s'ka jetuar 10 vitet e fundit ne Shqiperi? Pse edhe Kosova do te trajtohet si Diaspore apo anasjelltas Shqiperia per Kosoven?Mundesia e zgjedhjes se Presidentit nga Diaspora i jep me shume frymemarrje kombit kur themi se Presidenti eshte figure qe bashkon shqiptaret si popull e si komb.Vetem njezet vitet e fundit nga Shqiperia u larguan si emigrante ekonomike dhe me azil politik me shume se nje e katerta e popullsise po te mos e harrojme se kjo ¼ eshte ende ne nje komunikim te perditshem me te afermit dhe ka jo pak ndikim shpirteror tek popullsia shqiptare ne Shqiperi ne radhe te pare dhe ekonomik ne radhe te dyte por per hir te varferise se pergjithshme ne e shohim shpesh Diasporen shqiptare si sponsorizuese te ekonomise shqiptare.E njejta situate eshte dhe ne Kosove. Por Kosova ka nje orientim me vizionar per Diasporen kur e ngre gjer ne perfaqesim institucional me Ministrine e Diaspores kurse Shqiperia e ka ne rang Drejtorie perfaqesimin e Diaspores shqiptare edhe pse jane nje e katerta e popullsise e me shume jashte.Ambasadore me te mire shqiptare me mire se ne Diaspore nuk i gjen dot. Mos te harrojme ndikimin e madh pozitiv te Diaspores shqiptare ne Amerike me 1919, 1998 dhe 2008 tek Presidentet amerikane te cilet nuk jane kursyer per ndihmen qe i kane dhene Shqiperise apo Kosoves duke i mbeshtetur ne çastet me te veshtira te kombit shqiptar.Shqip zgjedhja e nje Presidenti nga Diaspora do ta bente dhe me te ndjeshme ekonomine dhe politiken shqiptare kur behet fjale per integrim ne familjen europiane apo me gjere sepse ne Diaspore ka personalitete te shkences e fushave te tjera me nje backround te pasur per ta bere si jo me mire detyren e Presidentit.Sepse kur Presdenti zgjidhet nga shumica parlamentare, tingellon edhe keq ngaqë i bie te jete perfaqesues i nje pjese te popullates sipas deputeteve te koalicionit fitues ne votimin per president. Pra te mos zgjedhim nje president pse na duhet te kemi nje president dhe çuditerisht nuk i leme shume hapesire presidentit me pretendimin se i beme nje favor atij personalisht dhe duhet medoemos te na degjoje. Presidenti si ne Shqiperi dhe Kosove shihet si pengese per Kryeministrin aq sa ka raste kur ka sherre per zonjat e para apo dhe per protokollet diplomatike ne perfaqesimin e shtetit shqiptar. Eshte veshtire te jesh president ne Shqiperi por ne Kosove duket sikur ka nje klime me te ngrohte me Presidente Jahjagen qe u mireprit nga Presidenti amerikan dhe lidere te tjere boterore gje te cilen e paten zili shtetaret e Shqiperise apo Kosoves gjate punimeve te sesionit te Kombeve te Bashkuara se fundi ne New York. Si mund te mos zgjidhet nje President nga Diaspora ne Kosove kur Diaspora angazhoi bijte e saj, pasurite e saj, gjithe mundesite e saj qe Kosova te ishte e lire dhe e pavarur! Po keshtu dhe ne Shqiperi. Ku jane ato premtimet e shtetareve qe vijne me qejf ne banketet e Diaspores lobuese per Shqiperine apo Kosoven. A s'eshte nje mangesi serioze ne Kushtetute sanksionimi i zgjedhjes se presidentit nga Diaspora. Si mund te perfaqesoje nje president i zgjedhur te gjithe shqiptaret kur behet fjala edhe per shqiptaret e Diaspores kur ai eshte zgjedhur me shumice nominale dhe aq me keq nga pelqimi i vetem nje krahu politik.

Edhe ne rastet e konsesusit te majtet ose te djathtet kane kercitur dhembet karshi presidentit per shkarkimin e tij per hir te mosmarreveshjeve ne klasen poltike shqiptare ku ka potikane qe vdesin per te hipur ne fronin e presidentit per t'u dukur e per te permbushur nje deshire te tyre personale por jo per te kontribuar ne bashkimin e te gjithe shqiptareve.Nje president shqiptar nga Diaspora ne Shqiperi dhe Kosove do te ishte nje fat i madh per shqiptarine dhe kombin shqiptar edhe sepse Diaspora shqiptare sot e afer njeqind vjet nuk e ndjen ngrohtesine e shteteve shqiptare. Duket edhe si obligim per te mbajtur gjalle diasporen, ndryshe asimilimi i shqiptareve ne kombesite e vendeve ku jetojne do te pershpejtohet. Te pakten le te shihet edhe si nje mundesi per shekullin e dyte te pavaresise se Shqiperise nese do te kete nje referendum per zgjedhjen nga populli te presidenteve!

ARTUR VREKAJ, USA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.