E Djelë, 09.15.2019, 04:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Premte, 10.14.2011, 03:32pm (GMT+1)

 

Serbia po investon që t’i japë krishterimit origjinë serbe. Të ngjan si anekdotë, kur dihet se sllavët zbarkuan në shekullin e shtatë e më vonë atje ku janë sot, pra kur Konstandini i Madh kishte të paktën disa shekuj që kishte vdekur. Por kjo nuk do të thotë gjë për ta. Mjafton që qyteti ku lindi Konstandini, Nishi i dikurshëm ilir, sot të jetë qytet i Serbisë dhe asgjë nuk i ndal për të manipuluar historinë e njerëzimit e të krishterimit. Bëma të ngjashme me përvetësimin e figurave shqiptare nga fqinjët tanë. Kështu kanë vepruar edhe me Skënderbeun, edhe me Nënë Terezën, së cilës Maqedonia e sotme kishte vendosur t’i jepte origjinë maqedone apo bullgare, si t’i shkrepej, sepse, në fund të fundit, për fatin e ikonave të kulturës shqiptare nuk shqetësohet kush. Të gjithë flenë. Partitë interesohen për pushtet për vete, shteti mbetet nën hijen e partive, ashtu sikur edhe akademitë e shkencave, të gjithë konformohen, por për fatin e kulturës shqiptare nuk mendon kush.

Një pretendim i tillë është skandaloz. T’ia heqësh Konstandinit të Madh origjinën ilire, dhe ta bësh serb, është manipulim i hapur i historisë të krishtërimit, është çmenduri, ashtu sikur ishte çmenduri edhe kur vendosën që Nënë Terezën ta bënin bullgaro-maqedone. Por ky pretendim serb nuk është një rastësi, se i shkrepi një universiteti të Serbisë të paguante Hollywood-in apo George Clooney-n. Jo, kjo është një strategji e shtetit serb, paçka se është e ngjashme me të ashtuquajturin „mitin e Kosovës". E si na qenka Kosova e Serbisë, gjersa serbët u dyndën në Ballkan kur Kosova ishte disa mijëvjeçare si Dardani ilire. Pra ideja për ta shpallur serb Konstandinin e Madh ilir është mitomane, produkt i mitomanisë serbe, e cila gjen fushë të lirë veprimi sepse në Shqipëri dhe në Kosovën të gjithë flenë, janë në letargji, duke filluar nga Ministritë e Jashtme, nga Ministritë e Kulturës, nga Akademitë e Shkencave, nga shoqëria civile, nga historianët, nga elita intelektuale nga opinionistët e ashtuquajtur. Të gjithë këta të ashtuquajtur pretendojnë se janë, ngaqë marrin rroga të majme, ngaqë kanë përfitime të majme prej votëbesimit që u kemi dhënë ne që paskemi qenë më budallenjtë e botës.

Nuk janë të reja këto pretendimet e Serbisë për ta përvetësuar Konstandinin e Madh, për t’ia ndryshuar Konstandinit të Madh babë e nënë.

Ka qenë i pari vetë presidenti i Serbisë, një viti e ca të shkuar, ai që ka deklaruar gjatë një vizite në Vjenë me rastin e 150 vjetorit të Kishës Ortodokse se djepi i krishtërimit është në Serbi, meqë Konstandini i Madh, perandori ilir kishte lindur në qytetin ilir Naissus, që sot është Nishi dhe territor i Serbisë.  Ne nuk na prishet puna aspak nëse George Clooney na del me rrënjë serbe, paçka se në të vërtetë rrënjët i ka irlandeze, ashtu qoftë, por Konstandini i Madh jo, ai nuk është as serb, ai është me origjinë ilire. Ndaj pretendimeve të Tadiçit për ta përvetësuar Konstandinin e Madh dhe Krishtërimin nuk reagoi askush, as në Shqipëri dhe as në Kosovë, e bënë syrin qorr dhe veshin shurdh për turpin dhe marren e tyre, ndërsa vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të enden në dilemën më monstruoze të tranzicionit nëse ishte Ramiz Alia diktator apo demokrat. Për hir të së vërtetës ndaj pretendimeve të Tadiçit reagova unë me një opinion titulluar „ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN". Opinioni im është botuar edhe tek Bota Sot, ndërsa shtypi i Tiranës, i gjithi i majtë, nuk denjoi ta botojë, me pretendimin se si guxoka një shqiptare që t’i kujtojë presidentit të Serbisë se Konstandini i Madh është ilir, dhe se Nishi i kohës kur lindi ai nuk ishte Serbi.

Edhe tani kur shtypi i Serbisë ka trumpetuar me bujë filmin e Hollywood-it ku George Clooney-in do ta shpallë serb në kontekstin për t’i përvetësuar identitetin ilir Perandorit Konstandin, askush nuk ka bëzajtur, në asnjë lloj niveli, gjumë Ministritë e Jashtme, gjumë Ministritë e Kulturës, gjumë opinionistët, gjumë historianë, të gjithë gjumë, veç një deklaratë e historianit Pëllumb Xhufi, e botuar tek gazeta Shqiptare, së cilës nuk do t’i jepja rëndësi pasi Pëllumb Xhufi ose kolegët e tij si historianë do t’i duhej të kishte shkruar të paktën disa libra që t’i kushtoheshin Konstandinit të Madh. Dhe sepse, në raste të tilla, reagohet institucionalisht, çka do të thotë se reagon kryetari i Akademisë së Shkencave në Tiranë e Prishtinë; reagon Ministri i Jashtëm në Tiranë e Prishtinë, reagon Ministri i Kulturës në Tiranë e Prishtinë, reagojnë edhe pjesa shtetformuese shqiptare në Maqedoni, diaspora, mediumet e informimit e kështu me radhë.

Serbia bën çfarë t’i teket me historinë e shqiptarëve, pasi historianët shqiptarë kanë mbetur vegla të politikës qorre. Kështu edhe nivelet tekniciene-akademike deri tek shtypi i lirë. Sot Serbia nuk do të kishte asnjë lloj pretendimi për ta serbizuar Konstandinin e Madh ilir, nëse kjo figurë madhështore e krishterimit do të ishte nderuar dhe vlerësuar në trevat shqiptare, duke filluar prej Shqipërisë. A ka Shqipëria ndonjë katedrale me emrin e Konstandinit të Madh? A ka Shqipëria ndonjë Muzeum që mban emrin e Nënë Terezës? Jo, Shqipëria ka veç vila të reja të politikanëve që kanë pushtuar plazhet shqiptare, ndërsa edhe sot e kësaj dite pronarët e tyre legjitimë vazhdojnë të mbeten të shpronësuar nga diktatura dhe diktatorët.

Deri kur kështu ?

PS

Më poshtë keni reagimin tim ndaj deklaratave të Presidentit serb bërë në Vjenë në korrikun e vitit 2010

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=OPINONEEDITORIALE&article=7559

©

 

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES – PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

 

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ‎

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTËPIA E SHENJTË ME SHPIRTIN E DJALLITMendime për ambasadorin e Shqipërisë në Bukuresht dhe jo vetëmNga BAKI YMERI* (10.14.2011)
NJË PRESIDENT NGA DIASPORA SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ, SHBA (10.14.2011)
NË KUJTIM TË DOM SIMON FILIPAJNga FRANK SHKRELI (10.14.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIK"SIMBOLIKA" UTOPISTE E BASHKIMIT TË SHQIPËRISË SË BAMIR TOPIT ME KOSOVËN!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.14.2011)
KONFERENCA FORUMI 2000 NË PRAGËMERR PJESË PRESIDENTJA JAHJAGANga FRANK SHKRELI (10.11.2011)
PANIKU I PLUTOKRATËVENga PAUL KRUGMAN, New York Times (10.10.2011)
STEVE (JOBS) I ARABISËNga ENRICO FRANCESCHINI, La Repubblica (10.09.2011)
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËKNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.08.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKNUK KA RECIPROCITET ME TERRORISTËT KOLONIALISTË SERBË AS NË VERI, AS NË PRESHEVË, AS NË BUJANOC E AS NË MEDVEGJË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.07.2011)
UNË JAM NDËR ATA QË E "TAKOVA" STEVE JOBS NË RININË TIMENga SALI BERISHA (10.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]