VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKOLLAT SHQIPE NË GREQI SI SHKOLLA DYGJUHËSHE - NEVOJË E DITËS

Nga ARTUR VREKAJ, SHBA


E Hënë, 10.17.2011, 09:31am (GMT1)

Greqia është i vetmi vend në Bashkimin Europian me numrin më të madh të popullatës së emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë pas vitit 1990. Bazuar në Censusin e vitit 2001 në Greqi jetonin 443 mijë e 550 emigrantë shqiptarë ose 55.6 për qind e numrit të përgjithshëm të emigrantëve të të gjitha kombësive të tjera ose 4.7 për qind e popullsisë së Greqisë. Shqiptarët e Greqisë janë kështu kombësia e dytë pas kombësisë greke. Është vështirë të gjesh një numër të saktë të emigrantëve shqiptarë në Greqi në ditët e sotme, por shteti grek nuk është i interesuar shumë të japë informacion për shqiptarët ose të ndihmojë me informacion në gjuhën shqipe shqiptarët në jetën e tyre të përditshme. Ndërsa pranohet që ata janë shumica edhe me disa qindra mijë mbi Censusin e vitit 2001 për arsye të vendosjes gjithnjë e më shumë në Greqi të të afërmve të tyre, të lindjeve nga komuniteti shqiptar në shtetin grek apo edhe nga bashkimi i familjeve. Kuptohet, disa mijëra ende nuk kanë status të mirëfilltë të lejes së banimit.

Nga një studim i Universitetit Panteion ne vitin 2005 jane regjistruar edhe 200 mije me shume emigrante te huaj (perfshi ketu dhe shqiptaret) se ne vitin 2001. E megjithate sot është e veshtire te japesh një numer te sakte per numrin e popullsise shqiptare ne Greqi pasi ka një numer qe shkon edhe deri një milion emigrante ilegale (perfshire ketu dhe shqiptaret) duke patur patur parasysh punesimin sezonal per hir edhe te aferise se Shqiperise me Greqine.

Ja se ç'platforme u ndoq per integrimin ne Greqi te minoriteteve ne fushen e edukimit ku themeli ishte asimilimi i plote i tyre ose greqizimi i tyre sa me i shpejte dhe mospromovimi i kultures dhe trashegimise kombetare te komuniteteve sipas origjines.

Per vitet 1970-1980 u zbatua modeli i asimilimit te minoriteteve perfshi ketu dhe shqiptaret ku nuk lejohej mesimi i gjuhes shqipe ne shkollat greke. Pra, nuk u mor fare ne konsiderate mesimi i gjuheve dhe kultures se origjines se minoriteteve.

Per vitet 1980-1995 u zbatua modeli i integrimit ku kultura e grupeve minoritare u pa si pjese e re e kultures kombetare greke. Nuk shenohet ose shqiptohet kurkund nga shteti grek fjala "komunitet". Mendo qe Europa nenvizonte shprehjen " komunitete arvanitase" ne Greqi me 1987 qe u detyruan te harronin prejardhjen shqiptare Nga një studim i Komisionit Europian me 1987 ne Greqi ekzistonin 300 komunitete arvanitase te cilat pothuaj ishin asimiluar plotesisht nga kultura e gjuhesia greke dhe as qe behej fjale te flitej per gjuhe shqipe ne Greqi.

Europa mori kete informacion ne terren po nuk vuri asgje ne levizje per ta ndryshuar situaten. Shqiperia ishte ende ne "gjendje lufte" me Greqine megjithese Kakavija kishte një vit qe ishte hapur ne nje ceremoni me Karolos Papulias me rrenje shqiptare dhe perfundimisht akujt e maredhenieve gati 50 vjeçare po shkrinin ne favor te te dy paleve.

Ne sy te Europes gjithçka dukej mire pas vitit 1996 kur dhe filloi "kujdesi" per komunitetet-minoritete si serbet, ruset, bullgaret etj por jo per shumicen absolute te shqiptareve - kalvari i diskriminimit te tyre vazhdonte si nje beteje e heshtur e pergjakshme dhe me viktima ne dem te shqiptareve te nençmuar e te pambrojtur e jo te trajtoheshin sipas legjislacionit Europian si fqinj me mijera vjet ne token e pellazgeve.

Gjithçka ndryshoi me ligjin 2413/96 qe shfuqizoi modelin e asimilimit te komuniteteve te huaja dhe vuri ne fuqi modelin e interkulturave te edukimit duke patur per baze hapjen e shkollave interkulturore.

Ajo ç'ka bie ne sy ne Greqi ketij modeli iu bashkengjit fryma e kumbarizimit ose ortodoksizimit, duke u folur shpesh edhe ne shkolla por edhe prinderve shqiptare te ndryshonin emrin e pare te tyre ne emer te greqizuar per integrimin sa me shpejt te tyre. Dhe fakti flet vete: shqiptaret te detyruar nxituan te benin me dhe pa dashje ndryshimin e emrit te lindjes se tyre ne Shqiperi per te qene me shume te pranuar ne shoqerine greke, por edhe per t'u krijuar femijeve një ambjent me te ngrohte ne shkollat dhe shoqerine greke, si dhe per te provuar tek greket se shqiptaret dine te pershtaten edhe pse ne dem te identitetit dhe kultures se te tyre si shqiptare. Dhe shteti shqiptar beri e ben qorrin!

Vetem ne vitin 2004 shqiptaret zoteronin 63.2% te lejeve te banimit ne Greqi kurse ne shkollat greke studionin 69 mije e 880 femije te emigranteve shqiptare ose 72.4% e numrit te pergjithshem te te gjithe emigranteve te huaj. Akoma me shume, 17.8 % e te huajve me qendrim per studime ne Greqi ishin nga Shqiperia.

Ajo qe është me e dhimbshme është fakti se femijet e emigranteve shqiptare nuk jane perfshire ne shkollat interkulturale ku me te favorizuar kane qene ruset. Keto shkolla perbenin me 2006 vetem 0.17% te te gjithe shkollave ne Greqi (studim i Univeristetit te Patres me 2006).

Shume studime greke te derisotme mbi gjendjen edukimit e emigranteve i referohen studimit " Edukimi dhe Praktika Interkulturale ne Greqi: Nevoja per Programe Interkulturale Dygjuheshe" te Dr. Nektarin Paleologou ne vitin 2000, i cili hedh drite mbi rritjen 400 perqind te numrit te studenteve me kombesi shqiptare ne periudhen 1995-2000 ose ne nje studim te tij me 2003 studentet me kombesi shqiptare ne Greqi perbenin 80% te te gjithe numrit te te huajve.

Dr. Nektarin P. nenvizon se shoqeria greke nuk është e pergatitur te pranoje popullaten e re te femijeve te emigranteve pa shtuar ketu edhe ata qe lindin ne Greqi nga komunitetet e te huajve.

Me çka po ndodh tani ne Greqi shoqeria greke e ka veshtire te pranoje ndryshimet demografike dhe nevojen e edukimit ne gjuhen e origjines se komuniteteve dhe aq me shume per shqiptaret te cilet sot jane nga 600 mije deri ne 800 mije (shifra jozyrtare) ose një numer i konsiderueshem per te detyruar Greqine mbi dhjete milioneshe te ndryshoje ligjet ne favor te shqiptareve per hapjen e shkollave shqipe dygjuheshe ku shqiptaret te mesojne gjuhen shqipe, historine e kombit shqiptar por edhe te mesojne programin e edukimit grek. Ndryshe ksenofobia, racizmi dhe perfund shkelja me te dyja kembet e te drejtave te njeriut do te jete zi e me zi ne kushtet e Greqise se sotme ku s'di ku te falet!

Sot ne Greqi, atje ku ka me shume ngulmime shqiptaresh ka iniciativa te komunitetit shqiptar per mesimin plotesues te gjuhe shqipe gjithçka me pune vullnetare si ne Athine me se shumti, ne Selanik apo gjetke. Ajo çka jep me shume shprese per mesimin e gjuhes shqipe ne Greqi eshte funksionimi i Lidhjes se Mesuesve Shqiptare dhe Shkolles Shqiptare te Athines një iniciative e zotit Lorenc Koka qe është bere themeli i nje projekti per te shkendijuar nevojen urgjente te mesimit te gjuhes shqipe ne shkollat publike.

Shteti shqiptar ka bere pak ose aspak. Hapja e Shqiperise me boten me 1990 favorizoi greket duke vjele fuqine punetore shqiptare ne Greqi por edhe duke diskriminuar e shfrytezuar te ardhurat financiare te depozituara ne Greqi apo ne bankat greke ne Shqiperi ku u pa dhe nje ekspansion i ekonomise greke ne Shqiperi ne sektoret me strategjike.

Çfare mori Shqiperia ne kembim: anetaresine ne Nato dhe kjo ne dem te emigranteve shqiptare te cilet u bene njezet vjet dhe nuk dine ku kane koken me tere kete katrahure te kordinuar te maredhenieve shqiptaro-greke.

Nuk kemi pare një mareveshje te mirefillte nga shteti shqiptar ku te shkunde Greqine per nevojen e hapjes se shkollave shqipe ne Greqi si shkolla dygjuheshe. Greqia s'ka lene gur pa levizur per minoritetin grek ne Shqiperi per te hapur shkolla greke, televizione greke, gazeta ne greqisht, perfaqesues politike ne qeverisjen lokale dhe qendrore e deri ne paralamentin shqiptar. Nami u be per një vrasje ne Himare nga shteti grek. Ende ne Greqi nuk është thare gjaku i viktimave shqiptare nga shteti grek ketu e njezet vjet. Ne Bruksel fle edhe sot dosja e krimit grek e klasifikuar si genocid karshi komunitetit te emigranteve shqiptare ne Greqi nga 1990 e deri sot.

Po Shqiperia ç'ka bere? Heshtje si ne mort! Një diplomaci shqiptare per t'i qare hallin e jo per te qare hallet e shqiptareve. Shtetaret shqiptare te ketyre viteve ose s'jane te ftuar ose te pelqyer nga qeverite greke ose jane ulur kembekryq me ta per marreveshje biznesi ne dobi te klaneve te tyre politike, por jo ndonjë gje te hajrit per popullin a kombin shqiptar.

Si mund te heshtim akoma kur një e pesta e popullsise se Shqiperise jeton, punon e meson ne Greqi? Akoma Greqia nuk e kaperdin dot qe shqiptaret jane kaq shume ne Greqi. Dhe vetedija kombetare shqiptare po rritet. Kalbezimi i shoqerise greke u thellua me nacionalizmin grek dhe detyrimin ne besimin fetar per te zbatuar praktikat e besimit edhe tek emigrantet shqiptare qe me shume kane prapavije te rrezikshme ne dem te identitetit kombetar shqiptar.

Po klasa politike shqiptare çfare ka bere? Vetem ka krijuar dege partish politike fantazma ne Greqi. Takime me emigrante sa per sy e faqe dhe dendje me alkool buzuqeve ne Greqi. Nuk ka një nisme te shtetit shqiptar per te kerkuar me force ne Europe nevojen per mesimin e gjuhes shqipe ne Greqi. Ne çfare Europe do te anetaresohet Shqiperia, kur Greqia ka diskriminuar te drejten njerezore te mesimit te gjuhes se origjines mbeshtetur ne legjislacionin europian si dhe Konventen Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut?

Mosqenia ne Bashkimin Europian e ka bere dhe me te veshtire ndihmen qe Shqiperia duhet te marre ne dobi te emigranteve ne Greqi.

Jane 20 vjet dhe jo 20 dite ku popullsia shqiptare ne Greqi ndihet ende e nençmuar karshi te drejtave qe duhet te respektojne greket per identitetin, historine dhe kulturen e shqiptareve qe jetojne atje.

Shqiptaret nuk permenden fare ne tekstet e antologjive te shkollave interkulturale edhe pse jane kombesia e dyte ne Greqi. Te dyja shtetet si Shqiperia dhe Greqia kane rendur t'i perdorin emigrantet si karte elektorale vetem e vetem per vota duke iu premtuar shume por asgje me shume se ndonje cope kocke qe perfundon me leje qendrimi.

Popujt shqiptarë dhe grekë i jane gjendur njëri-tjetrit historikisht por miqesia e ngrire midis qeverive ka bere qe shqiptaret ne Greqi te jene inferiore e te paperkrahur. Edhe nese klima e ksenofobise ndaj shqiptareve është zbutur disi kjo vjen per shkak se pari edhe te presionit nderkombetar dhe europian mbi Greqine dhe se dyti edhe per shkak te rritjes se vetedijes dhe nevoje se organizimit te vete komunitetit shqiptar ne Greqi.

Me shume se kurre sot lind nevoja e ndergjegjesimit te shqiptareve ne Greqi per kontributin qe kane dhene e japin sot ne Greqi dhe dashur padashur jane pjese e shoqerise greke dhe shembulli i tyre do ndikoje deri ne arritjen e ketij objektivi madhor per te ruajtur e fuqizuar Identitetin Kombetar shqiptar ne Greqi.

Per te arritur deri ketu shqiptaret natyrshem po therresin ne skene perfaqesuesit e tyre ne qeverisjet lokale dhe nuk do te jete e larget dita qe ata te te kene zerin e tyre ne administraten shteterore greke.

Nevoja e infromacionit shqip ne Greqi është ne rend te dites edhe pse shumica e shqiptareve flasin jo dhe mire greqisht, por e kane te veshtire te kuptojne gjuhen greke per hir edhe te mosaferise me shqipen.

Bashkimi Europian duhet te shohe me seriozitet ndihmen qe Greqia duhet te jape karshi emigranteve e ne veçanti karshi shqiptareve.

Siç shihet, modeli i shkollave interkulturale dygjuheshe ne Greqi është ne teori i sukseshem, por shqiptaret ende jane jashte vemendjes se qeverive greke te majta apo te djathta edhe per arsye te një "gjendje lufte" midis dy kombesive qe ngre krye shpesh ne mediat greke apo edhe ne jeten e perditshme te emigranteve shqiptare ne Greqi, ku shqiptaret edhe pse te shkolluar me arsim universitar kane me pak shanse per t'u integruar ne Greqi aq me shume me krizen qe ka mberthyer Greqine jo vetem ne ekonomi por tere shoqerine greke.

E vetmja rruge per hapjen e shkollave shqipe dygjuheshe ne Greqi është koordinimi i puneve te shtetit shqiptar me komunitetin shqiptar ne Greqi per te punuar bashkerisht me shtetin grek te ndergjegjesojne shoqerine greke se shqiptaret jane pjese e pamohueshme e shoqerise greke, por integrimi i tyre ne shoqerine greke do te behet edhe me i plote kur respektohet Identiteti i tyre, kultura e tyre si dhe komunikimi ne shqip ne administraten shteterore ne Greqi.

Vetem keshtu do kthehet qetesia shpirterore e komunitetit shqiptar ne Greqi. Diskriminimi i shqiptareve ne Greqi është edhe pjese e fatures se luftes se ashper poltike ne Shqiperi midis pozites dhe opozites. Sa me larg te rrije Shqiperia nga zhvillimi e anetaresimi ne Bashkimin Europian aq me e larget do te jete dita kur shkollimi ne gjuhen shqipe dhe perdorimi i shqipes ne Greqi do te jene një realitet!

ARTUR VREKAJ, SHBA

ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.