E Enjte, 04.25.2024, 01:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TË GJITHË SHKAKTARËT DHE JETËZGJATËSIT E TRAGJEDISË JETOJNË MË MIRË SE NË PËRRALLË

Kujtesë Kryetares së Parlamentit

Nga ILIRJAN BLLOSHMI


E Mërkurë, 10.26.2011, 08:56am (GMT+1)

Nuk po ju shkruaj ndonjë gjë që është e pa njohur për ju dhe as për popullin e shumëvuajtur, por dua t'ju kujtoj se meqë jeni e pa punë në Parlament, bëjeni tuajën, filloni dhe zbatoni rezolutën e KE-së për të dënuar krimet e komunistëve. Unë e di dhe e kuptoj se ky shkrim do t'ju nervozojë, por edhe mua më thërret gjaku i derdhur. Ju nuk mund të justifikoheni se nuk është dakord opozita sepse kur doni e realizoni votimin. Më pëlqeu shumë votimi që organizuat për ligjin e pronave. Kështu mund të veproni edhe për t'i hequr titujt diktatorit dhe më pas me radhë për vrasësit e tjerë nëse nuk ju pengon dëshira.

Diktatori vendas themeloi dhe konsolidoi terrorin komunist në Shqipërinë e gjymtuar. Këtu as që është menduar se mund të kishte një qetësi relative. "Qetësi" kishin vetëm varret që rënkonin nën peshën e dheut. Terrori komunist mori jetën e mijëra njerëzve, nën peshën e ekzistencës shkatërruese. Shumë nga mbeturinat e të kaluarës përpiqen të idealizojnë periudhën e errët gjysmë shekullore.

Kërkesës së shoqërisë për të shkuarën totalitare, për ta njohur dhe dënuar nuk iu dha përgjigje asnjëherë. Ne nuk dëshirojmë vetëm dënimin e së shkuarës komuniste vetëm me deklarata. Këtu gjendet një numër i pallogaritshëm familjesh të shkatërruara me eliminime me anë të vrasjes politike, të zhdukjes, burgosjesh, internimesh e persekutimesh të qindra e mijëra njerëzve të pafajshëm për hir të "humanizmit socialist". Stalinizimi me forcë i vendit tonë në emër të diktaturës së proletariatit i një sistemi politik despotik, i udhëhequr nga një kastë mashtruese të bashkuar rreth përbindëshit suprem nuk duhet anashkaluar.

Këtu dënimi është bërë mbi logjikën e fajësimit kolektiv dhe persekutimi i familjeve të të dyshuarve për prirje ose veprime antikomuniste. Këtu u përdor varfëria materiale dhe morale si dhe uria për të ruajtur pushtetin komunist. Regjimi vrastar trajtoi një popull të tërë si të ishte bagëti me eksperimente absurde. Përvoja e çdo regjimi që poshtëron qytetarët nuk mund të zgjasë dhe nuk ka të drejtë të ekzistojë. Akoma ne nuk mund të kërkojmë liritë e plota dhe sot për shkak se në pushtet hipën bijtë e baballarëve që e shkatërruan këtë vend. Ata trumbetojnë me pak ose aspak ndryshim demagogjinë e huazuar duke u bërë të besueshëm. Këtu të gjithë vrasësit e këtij populli, të gjithë shkaktarët e jetëzgjatësit e tragjedisë jetojnë më mirë se në përrallë. Çdo ditë këto fytyra të urryera e sheh ne mediat vizeve ose të shkruara duke të lënë të kuptosh se po ecet mbi gërmadhat e çoroditjes së të kaluarës. Politika e shkatërrimit të kategorive shoqërore e gjitha kjo në emër të luftës së klasave nuk u ngarkua me asnjë lloj përgjegjësie. Këtu askush nuk do të njihet si person që dënoi komunizmin dhe as si udhëheqës që merr përsipër normalitetin e kësaj katrahure e cila pengon ecjen përpara nga vështirësia me kufomën e së shkuarës mbi shpinë.

Shumë kush bën demagogji në parlament, por askush nuk e çel diskutimin për fatin e pa mbrojtur të klasës së munduar nga orteku i historisë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe se të gjithë sa janë mbledhur atje janë nxjerrë nga një selektim i përcaktuar. Ata nuk mund të hedhin poshtë baballarët e tyre vrasës e grabitqarë. Juve, disa porosi të KE-së i keni zbatuar si: heqjen e dënimit me vdekje, nxjerrjen e ligjit për homoseksualët, por e fshehët dhe e humbët rezolutën për dënimin e krimit të komunizmit.

Ju edhe pse rridhni nga një familje e persekutuar asnjëherë nuk e çuat ndërmend që të dënoni diktaturën, çka do të thotë harresë e qëllimshme. Për shumicën dërrmuese të popullsisë ishte një ekzistencë shkatërruese. Populli jetonte nën një terror të hapur ku fjala njeri e kishte humbur krejt kuptimin. Ju nuk duhet të harroni faktin që diktatori themeloi burgje dhe kampe internimi kudo në Shqipëri që njerëzit të vdisnin dalëngadalë nga uria dhe torturat e vazhdueshme. Diktatori u mbështet fort mbi ideologjinë armiqësore ndaj shoqërisë, mbi monopolin e pushtetit të ushtruar nga një grup i kufizuar individësh që përhapnin shtypje dhe frikë, mbi aplikimin e dogma staliniste u themelua një model i kalbur ekonomik. Çdo gjë shpërndahej me gramë në një racion të pa mjaftueshëm. Likuidimi i pronës private çoi në kolektivizmin brutal në emër të një modernizmi fals. Mbeturinat fanatike të sistemit shkatërrimtar e dështak përpiqen të justifikojnë tmerret e periudhës së errët 50 vjeçare.

Ju që keni zënë poltronën e drejtimit të parlamenti këto duhet t'i mësoni dhe duhet të justifikoni dhimbjen e shkaktuar.

ILIRJAN BLLOSHMI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAROMETRI DIPLOMATIKZGJIDHJA POLITIKE PAQËSORE-SANKSIONET EKONOMIKE, JO KANDIDIMI I SERBISË PËR NË BE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.23.2011)
GJERGJ FISHTA – ÁTË NË LETRAT SHQIPENë 140 vjetorin e lindjes nga VISAR ZHITI (10.22.2011)
LAMTUMIRË IRAKNga FRANK SHKRELI (10.22.2011)
NJË KUVEND SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ARDHMËRINË E SHQIPTARISË NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (10.21.2011)
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.20.2011)
LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PROF. DR. BAMIR TOPI -SHQIPËRIA DUHET TË NDAHET NGA E KALUARA KOMUNISTE - Nga ILIR HYSA, New York (10.18.2011)
SHKOLLAT SHQIPE NË GREQI SI SHKOLLA DYGJUHËSHE - NEVOJË E DITËSNga ARTUR VREKAJ, SHBA (10.17.2011)
VATRA PANSHQIPTARE MBUSH 100 VJETNga FRANK SHKRELI (10.17.2011)
SHTOHEN FAQEZINJTË, DERGJEN KUQEZINJTË!Nga REDAN BUSHATI *  (10.15.2011)
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIRNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]