VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Enjte, 10.27.2011, 05:44pm (GMT1)

Në horizontin e kohës, për t'u njëjtësuar një herë e mirë me revolucionet demokratike të Evropës Qendrore dhe Lindore, fanitej çeku Vaclav Havel, figura e shkrimtarit me orientim perëndimor dhe e luftëtarit për lirinë dhe demokracinë e kombit të vet dhe vendit të vet.

Tashmë, si një mrekulli, në mediat perëndimore, shfaqej figura e Ibrahim Rugovës, i konsideruar nga ato media si Haveli i Kosovës, i pritur nga ato media me të njëjtën simpati, kureshtje e dashuri si Haveli i Çekisë. Në Shqipëri përkonte që revolucioni demokratik të hynte në përfytyrimin e shqiptarëve me përfytyrimin e dyfishtë të Havelit dhe të Rugovës, dy shkrimtarëve, dy dijetarëve, dy filozofëve të lirisë kombëtare dhe të demokracisë perëndimore.

Edhe Shqipëria priste ndërkohë Havelin e saj. Perëndimi e projektonte atë tek figura e Ismail Kadaresë, njeriut të Shqipërisë që më shumë i afrohej figurës së Havelit të Çekisë, madje edhe vetë Havelit të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Tek Ismail Kadareja shihej shkrimtari njohës i Perëndimit dhe shqiptari i njohur e i pranuar nga Perëndimi, pra me dyer të hapura në Perëndim.

Duke shfletuar asokohe shtypin perëndimor dhe duke u ndalur tek intervistat dhe portretet e Ibrahim Rugovës në faqet dhe rubrikat kryesore e më të spikatura të tyre, me faqosje ku shpalosej haptas e dukshëm simpatia për udhëheqësin e ri vizionar perëndimor të Kosovës, nuk mund të shfletoja me veten time edhe figurat intelektuale të Shqipërisë së asaj kohe, sidomos nga radhët e njerëzve të letrave.

Evropa Qendrore dhe Lindore i kishte kryer episodet e para vendimtare të revolucioneve demokratike dhe radha e stafetës tashmë ishte tek pragu i Shqipërisë. Udhëheqja e Tiranë ishte në lojën "bëje Zot ëndërr" për të zgjatur agoninë e komunizmit në Shqipëri, pasi kushedi sa herë i kishte zbrapsur ofertat e Perëndimit, të vetë Amerikës që Shqipëria të vendoste marrëdhënie normale dhe të hapej ndaj botës. Në vitet Tetëdhjetë, sidomos nga Kongresi i Tetë i PPSH vetë udhëheqja e Tiranës kishte hequr dorë nga parullat me socialimperializëm dhe revizionizëm, kishte zgjeruar marrëdhëniet ekonomike dhe politike me vendet e ashtuquajtura socialimperialiste e revizioniste, i kishte filluar këto marrëdhënie edhe me Moskën, nëpërmjet kryeqyteteve të treta, kishte filluar të mendonte edhe për të futur vetadministrimin jugosllav në ekonominë shqiptare, të gjitha këto për t'ia zgjatur jetën regjimit komunist në Shqipëri.

Kosova ishte gjithnjë e më e pranishme në jetën e Shqipërisë. Në dhjetor 1989, në rrethanat e kolonializmit agresiv millosheviçian, Kosova kishte ndërtuar sistemin e saj pluralist. Partia e parë pluraliste në mbarë hapësirën shqiptare do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye pikërisht Ibrahim Rugovën. Duke përfituar nga fillimi i hapjes së Shqipërisë, shqiptarë të Kosovës, të të gjitha prirjeve, vinin gjithnjë e më shpesh në Tiranë. Dhe e kërkon të gjithë haptas pluralizmin. "Bëjeni të paktën një pluralizëm sa për të thënë, unë me këtë parti, ti, vëlla, me atë partinë tjetër, ky në krye të kësaj, vëllai tjetër në krye të partisë tjetër. E kanë bërë të gjithë pluralizmin, po s'e bëtë edhe ju në Shqipëri, po e merrni në qafë Kosovën. Na mbyt Sllobodani e nuk pyet kush për ne." Kjo përsëritej prej tyre pak a shumë në të gjitha bisedat, deri tek udhëheqja më e lartë e Tiranës. Edhe sot e kësaj dite unë mendoj se një pluralizëm vëllazëror, në kuptimin më të gjerë e më të plotë kombëtar të kësaj fjale, ishte i mundshëm në Shqipëri. Por këtë nuk mund ta ndërmerrte një PPSH me një Komitet Qendror dhe një Byro Politike me në krye pleq ulokë, ngatërrestarë, intrigantë, kriminelë dhe injorantë. Kongresi i Tetë ia humbi në të vërtetë shansin historik asaj partie. Një PPSH e reformuar, në prag të revolucioneve demokratike të Lindjes, do të ishte një premisë tejet vendimtare për një pluralizëm vëllazëror e paqësore në Shqipëri, për një tranzicion sa më komod e sa më të shkurtër.

Tirana do të shfrytëzonte edhe versionin kubanez, të hapjes së kufijve dhe largimit të pjesës që më shumë e urrente regjimin, duke shpresuar se kështu do ta dobësonte çdo revoltë të ardhshme. Viti 1990 do të ishte dergja më e rëndë, sa një shekull, për Shqipërinë. Vera do të përhapte kutërbimin e saj nëpërmjet ngjarjes së ambasadave. Në vjeshtë, udhëheqja komuniste do të përpiqej t'ia impononte vendit pluralizmin e komanduar, duke i futur si subjekte zgjedhore edhe organizatat e masave. Lidhja e Shkrimtarëve do të ishte ajo që do ta hidhte në erë këtë hilè tjetër të PPSH në kurriz të shqiptarëve. Në fund të tetorit, do të ndodhte edhe ikja aq e bujshme e Kadaresë. Konferenca e Talenteve të Reja që do të mbahej në Korçë në nëntor 1990 do të ishte një manifestim i hapur ku të rinj dhe të reja të fushave të ndryshme të artit do të kërkonin haptas pluralizmin dhe ku pleqtë e Byrosë Politike të pranishëm e ndienin se zemereku i regjimit të tyre po shënonte sahatin e mbramë. Shenjat ishin se fati i pluralizmit dhe fati i zhvillimeve do të ishin në duart e shkrimtarëve dhe artistëve. Ramiz Alia ndërkaq do t'ia jepte dorën e fundit skemës së zhvillimeve të mëvonshme të Shqipërisë. Kjo skemë, e cila synonte ta shndërronte revolucionin tonë sa të jetë e mundur në një farsë, siç ka dëshmuar historia e derisotme, përgjithësisht, me përjashtim të periudhave apo ndërkohave të veçanta, ka gjetur mënyrë për të vazhduar të funksionojë.

Do të ishte diku nga mbarimi i nëntorit kur studentët e konvikteve të Qytetit Studenti do të afishonin 13 kërkesat e tyre të famshme në qendrat kryesore të kryeqytetit. Në atë kohë, si gazetar tek "Drita" unë iu jam drejtuar disa institucioneve për të ditur opinionet e tyre rreth këtyre 13 pikave. Dhe më janë përgjigjur se me këtë punë po merret vetë Ramiz Alia. Kam qenë i pranishëm tek studentët që në fillimet e protestave studentore. Im vëlla Muja, ndërkohë, ishte i përfshirë në protestat dhe në themelimin e Partisë Demokratike, ndërsa vëllai tjetër, Flamuri, udhëhiqte protestat studentore në Shkodër, kështjellën e antikomunizmit në Shqipëri. Në protestat ishin edhe shumë nga ish nxënësit e mi tropojanë, ndër ta edhe Azem Hajdari. Pyetja e të gjithëve ishte: "A je me ne, a do të fitojmë?" Përgjigja ishte: "Jemi me ju, do të fitojmë."

Dalja e tropojanëve në krye të Lëvizjes së Dhjetorit, sidomos fakti që udhëheqësi i saj ishte Azem Hajdari, përfshirja e Fakultetit të Mjekësisë qysh në çastet e para fuqimisht në këtë lëvizje, do të përcaktonin, mendoj unë, edhe mënyrën e përfshirjes së Sali Berishës në këtë lëvizje dhe daljen e tij në krye të proceseve demokratike në Shqipëri. Temperamenti i Sali Berishës do të ndihej fuqishëm në të gjitha proceset e Shqipërisë dhe në ato shqiptare në përgjithësi prej atyre ditëve pa iu munguar atyre asnjë çast të vetëm.

Në zyrën e tij, Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në ditët menjëherë pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, do më takonte, për herë të parë, me Ibrahim Rugovën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarin e lëvizjes së koordinuar pluraliste të partive shqiptare në ish Jugosllavi. Me Rugovën do të lija takim për një intervistë, e para që Rugova jepte në Shqipëri. Në atë intervistë, ndër të tjera, Rugova më thoshte se shkëputjen nga letërsia dhe përfshirjen në politikë e shikonte si diçka të përkohshme. Sapo të realizohej pavarësia e Kosovës, ai do të largohej nga politika dhe do t'i kthehej dhuntisë së lindur, letërsisë. Dhe unë jam i sigurtë që Rugova do të vepronte kështu. Vetë Vaclav Haveli, pasi kishte udhëhequr revolucionin demokratik në vendin e tij, pasi kishte udhëhequr ndarjen paqësore të Çekisë nga Sllovakia, pasi kishte qenë presidenti i parë demokrat i vendit të tij, i ishte kthyer letërsisë. Kohët e fundit, madje, bënte edhe një skenar filmi, bazuar tek një dramë e re e tij, ku ishte në qendër pasuesi i tij në detyrën e Presidentit, i cili nuk e përfillte fare paraardhësin e tij në detyrë, duke shpalosur çoroditjet e mundshme të figurave të demokracisë dhe të vetë proceseve demokratike.

Fati, gjithsesi, nuk u tregua i kursyer me ne shqiptarët, përderisa edhe ne patëm tek figura e Ibrahim Rugovës një mishërim të vërtetë të Havelit çek. Në kushtet e një çështjeje të pazgjidhur kombëtare, edhe proceset në Shqipëri dhe në Kosovë do të kishin veçantitë e tyre, të ndryshme, madje shumë të ndryshme, në krahasim me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Një fat më vete ishte edhe fakti që liderët kryesorë të kombit vinin nga një kontekst i ngushtë gjeografik, siç janë Alpet Shqiptare, vinin nga një filozofi që do të përqafohej nga i gjithë kombi drejt bashkimit të atdheut, drejt integrimit në Evropë, në hapësirën evroatlantike dhe globale.

©

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©

 

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.