VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HARTA E PABARAZISË

Nga DAVID BROWN, New York Times


E Shtunë, 11.12.2011, 09:35am (GMT1)

Turistët e huaj vijnë tek unë në rrugë dhe më pyesin, "David, ju keni kaq shumë lloje të ndryshme të pabarazisë në vendin tuaj. Si mund të tregojmë cilat janë shoqërisht të pranueshme dhe cilat nuk janë?"

Kjo është një pyetje e shkëlqyer. Unë do t'iu ofroj një udhëzues për në hartën amerikane të pabarazisë për t'i ndihmuar të shmangin sikletin.

Pabarazia akademike është shoqërisht e pranueshme. Është një mënyrë paqësore të tregosh se ju jeni në 1 përqindëshin më të lartë akademik duke veshur një xhup të Princeton, Harvard apo Stanford.


Pabarazia paraardhëse nuk është shoqërisht e pranueshme. Nuk është e lejuar të rrini duke ngulmuar rreth faktit se familja juaj kapërceu me Mayflower (Mayflower ishte anija që transportoi separatistët anglezë, të njohur më mirë si pelegrinët, nga një vend afër Mayflower Steps në Plymouth të Anglisë për në Playmouth të Masschusetts, më 1620, ishin 102 pasagjerë dhe një ekip 2530 vetash i anijes, shënim përkthimi) dhe se ju vini nga brezat e Throgmorton-Winthrops i cili la prapa një trashëgimi të mbarështrimit të mirë dhe të sjelljes së mirë.

Pabarazia në palestër është e pranueshme. Është një mënyrë e përkryer të djersitësh që t'i tregosh botës sa të parët ju kanë lënë në damarë tuaj hekur. Këto lloje paraqitjesh janë të mirëpritura si prova të lavdërueshme të vetëdisiplinës suaj dhe të meritës riprodhuese.

Pabarazia morale në palestër është e papranueshme. Është jashtë caqeve të mburreni me superioritetin tuaj, nderin e integritetin apo ndershmërinë. Në vend të kësaj, duhet të respektojmë faktin se ne të gjithë jemi të barabartë moralisht, edhe pse sjelljet tona dhe shijet etike mund të ndryshojnë.


Pabarazia në sport është e pranueshme. Është normale që të veshim një triko Yankees, një L.S.U. T-shirt ose emblemat e çdo ekipi me buxhet të madh. Fakti se ekskluziviteti i sportit tuaj të preferuar rëndom i shndërron kundërshtarët në pluhur është një shenjë e nivelit tuaj të përgjithshëm.

Pabarazia e kishës është e papranueshme. Do të jetë e pagdhendur të veshim një triko baptist apo katolike apo hebraike që të sinjalizojnë se njerëzit e besimit tuaj janë më afër me Zotin. Është e gabuar t'i shohësh nga lart poshtë besimet e tjera mbi bazën se besimet e tyre janë të gabuara.


Pabarazia e të ardhurave është e pranueshme. Nëse ju jeni një lojtar yll bejsbolli, është shoqërisht e pranueshme për të shitur shërbimet tuaja për $ 25 milionë në vit (në fund të fundit, ju duhet të bëni atë që është më mirë për familjen tuaj). Nëse ju jeni një drejtues yll kompanie, nuk është më shumë e sjellshme për të marrë një paketë 18 milionë $ shpërblim, por të gjithë ata që e kanë mundësinë, e bëjnë këtë.


Pabarazia shpenzimeve është më pak e pranueshme. Nëse ju fitoni 1 miliard dollarë, kjo ndihmon për të shkuar në punë me xhinse dhe T-shirt të zi. Kjo ndihmon për të jetuar në Omaha dhe hani atje darkat. Nëse ju fitoni 200 000 $ në vit, është e pranueshme për të shpenzuar paratë për çdo dhomë të përdorur më parë nga nëpunësit, si kuzhina, por është vulgare për të shpenzuar për çdo lodër të rriturish që mund të japin kënaqësi sipërfaqësore, si një Maserati.


Pabarazia teknologjike është e pranueshme. Nëse ju jeni lloji i personit i cili i kupton përparimet e fundit hardware dhe software, i cili i njeh Apps të fundit, është e pranueshme të ushtroni njohshmërinë tuaj superiore mbi rrangallët e moçëm të cilët nuk i kuptojnë këto gjëra.

Pabarazia kulturore është e papranueshme. Nëse ju jeni lloji i personit i cili merr pjesë në opera apo ndjek dramat e Ibsenit, nuk është e pranueshme për të besuar se ju keni një ndjeshmëri më të rafinuar se njerëzit të cilët ndjekin Lady Gaga, Ke$ha ose grafitet në mure.


Pabarazia e statusit është e pranueshme për mësuesit e kolegjit. Universitetet ekzistojnë brenda një strukture statusi të shkallëzuar imët, me shkollat "‹"‹të tilla qartas më elitare Brown se shkollat "‹"‹e tjera. Departamentet e universiteteve janë të renditura me kujdes dhe konkurrojnë për superioritet.


Pabarazia e statusit është e papranueshme për mësuesit e shkollave të mesme. Mësuesit në këtë nivel luftojnë me thonj e dhëmbë për t'u renditur. Do të jetë e neveritshme që të ketë një të departament që të konkurrojë me departamentet e tjera në shkollat "‹"‹pranë.

Pabarazia e birrës është në rënie. Është zakon të ketë një ndryshim të lartë statusi në mes të microbrews dhe Budweiser të vjetër. Në zhargonin akademik, birra kishte një Koeficienti Gini të lartë. Por teksa microbrews u bë e përgjithshme, këto dallime statusi u zvogëluan.

Pabarazia e kekëve të vockël është në rritje. Njerëzit do të qëndrojnë për orë të tëra jashtë dyqaneve speciale duke pritur edhe pse ka kekë të vockël të përshtatshme për të ofruar pa qenë nevoja të presësh në shitoret aty pranë.

Pabarazia e udhëtimit është e pranueshme. Është krejtësisht normale që të ketë të veçantë check-in të linjave dhe procedura për klientët ajrore që kanë arritur statusin Platinum, Gold, Double Ruby ose Sun God.

Pabarazia e supermarketit është e papranueshme. Nuk do të ishte e lejuar që të ketë linja të veçanta arkash në dyqanet ushqimore për blerësit e dhjamosur të cilët rregullisht konsumojnë shumë Twinkies.


Pabarazia e lojës është e papranueshme nëse fëmija juaj është një interpretues mesatar në një ekip të rinjsh të futbollit. Në qoftë se fëmija juaj është një yll, atëherë arritjet e tij vërtetojnë ekzistencën tuaj të tërë.


Pabarazia profesion është e pranueshme për sa kohë që ju nuk flisni për këtë. Kirurgët kanë prestigj më shumë se shërbëtorët e parkimit, por ne nuk e pranojmë këtë. Nga ana tjetër, pabarazia etnike - duke besuar në një grup është më i mirë se një tjetër - është e papranueshme (kjo është një nga arritjet më të larta në kulturën tonë).


Të nderuar vizitorë, ne jemi një vend demokratik, njerëz egalitarë që i kalojmë ditët tona duke u përpjekur dëshpërimisht të ngjitemi mbi njëri-tjetrin. Mirë mbetshi./Skënder Buçpapaj

--

November 10, 2011

The Inequality Map

By DAVID BROOKS

Foreign tourists are coming up to me on the streets and asking, "David, you have so many different kinds of inequality in your country. How can I tell which are socially acceptable and which are not?"

This is an excellent question. I will provide you with a guide to the American inequality map to help you avoid embarrassment.

Academic inequality is socially acceptable. It is perfectly fine to demonstrate that you are in the academic top 1 percent by wearing a Princeton, Harvard or Stanford sweatshirt.

Ancestor inequality is not socially acceptable. It is not permissible to go around bragging that your family came over on the Mayflower and that you are descended from generations of Throgmorton-Winthrops who bequeathed a legacy of good breeding and fine manners.

Fitness inequality is acceptable. It is perfectly fine to wear tight workout sweats to show the world that pilates have given you buns of steel. These sorts of displays are welcomed as evidence of your commendable self-discipline and reproductive merit.

Moral fitness inequality is unacceptable. It is out of bounds to boast of your superior chastity, integrity, honor or honesty. Instead, one must respect the fact that we are all morally equal, though our behavior and ethical tastes may differ.

Sports inequality is acceptable. It is normal to wear a Yankees jersey, an L.S.U. T-shirt or the emblem of any big budget team. The fact that your favorite sports franchise regularly grounds opponents into dust is a signal of your overall prowess.

 

Church inequality is unacceptable. It would be uncouth to wear a Baptist or Catholic or Jewish jersey to signal that people of your faith are closer to God. It is wrong to look down on other faiths on the grounds that their creeds are erroneous.

Income inequality is acceptable. If you are a star baseball player, it is socially acceptable to sell your services for $25 million per year (after all, you have to do what's best for your family). If you are a star C.E.O., it's no longer quite polite to receive an $18 million compensation package, but everybody who can still does it.

Spending inequality is less acceptable. If you make $1 billion, it helps to go to work in jeans and black T-shirts. It helps to live in Omaha and eat in diners. If you make $200,000 a year, it is acceptable to spend money on any room previously used by servants, like the kitchen, but it is vulgar to spend on any adult toy that might give superficial pleasure, like a Maserati.

Technological inequality is acceptable. If you are the sort of person who understands the latest hardware and software advances, who knows the latest apps, it is acceptable to lord your superior connoisseurship over the aged relics who do not understand these things.

Cultural inequality is unacceptable. If you are the sort of person who attends opera or enjoys Ibsen plays, it is not acceptable to believe that you have a more refined sensibility than people who like Lady Gaga, Ke$ha or graffiti.

Status inequality is acceptable for college teachers. Universities exist within a finely gradated status structure, with certain schools like Brown clearly more elite than other schools. University departments are carefully ranked and compete for superiority.

Status inequality is unacceptable for high school teachers. Teachers at this level strongly resist being ranked. It would be loathsome to have one's department competing with other departments in nearby schools.

Beer inequality is on the way down. There used to be a high status difference between microbrews and regular old Budweiser. In academic jargon, beer had a high Gini Coefficient. But as microbrews went mainstream, these status differences diminished.

Cupcake inequality is on the way up. People will stand for hours outside of gourmet cupcake stores even though there are other adequate cupcakes on offer with no waiting at nearby Safeways.

Travel inequality is acceptable. It is perfectly normal to have separate check-in lines and boarding procedures for airline patrons who have achieved Gold, Platinum, Double Ruby or Sun God status.

Supermarket inequality is unacceptable. It would not be permissible to have separate checkout lines at the grocery store for obese frequent buyers who consume a lot of Twinkies.

Jock inequality is unacceptable if your kid is an average performer on his or her youth soccer team. If your kid is a star, then his or her accomplishments validate your entire existence.

Vocation inequality is acceptable so long as you don't talk about it. Surgeons have more prestige than valet parkers, but we do not acknowledge this. On the other hand, ethnic inequality "” believing one group is better than another "” is unacceptable (this is one of our culture's highest achievements).

Dear visitor, we are a democratic, egalitarian people who spend our days desperately trying to climb over each other. Have a nice stay.

(http://www.nytimes.com)

Përktheu Skënder Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.