E Premte, 04.10.2020, 12:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NDRYSHIMI I HISTORISË SHPIE NË PËRSËRITJEN E SAJ

Nga XHELAL ZEJNELI


E Hënë, 11.14.2011, 10:28am (GMT+1)

Historinë duhet ta rishikojnë, jo shqiptarët e sunduar, por sunduesit turq; pra, jo i sunduari, por sunduesi!

Autoritetet e sotme të Ankarasë kërkuan prej shqiptarëve të riinterpretojnë historinë kombëtare që ka të bëjë me periudhën osmane. Me fjalë të tjera, ata kërkuan prej shqiptarëve ta ndryshojnë historinë e vet. Këtë kërkesë turqit e bëjnë nga pozicioni i forcës.

Krahas shqiptarëve, në gadishull jetojnë edhe popuj të tjerë. Një kërkesë të tillë Turqia, të paktën publikisht, nuk ia ka bërë asnjë populli tjetër të rajonit, si për shembull grekëve, rumunëve, serbëve, bullgarëve etj. Një kërkesë e tillë popujve të sipërthënë as që mund të paramendohet.

Korrigjimin e historisë, autoritetet turke ia kërkuan edhe kryeministrit të Maqedonisë – Vlado Buçkovskit, gjatë vizitës së tij në Ankara dhe në Stamboll në vitin 2004. Në konferencën për shtyp në Ankara të kryeministrit turk R. T. Erdogan-it dhe atij sllavo-maqedonas Buçkovskit, kryeministri turk deklaroi se me homologun e tij, përpos tjerash ka biseduar edhe për korrigjimin e historisë.

Historinë e vet - nën trysni - e ndryshojnë vetëm popujt e parëndësishëm. Shqiptarët nuk bëjnë pjesë në këtë kategori popujsh. Janë popull i lashtë dhe rrënjës në gadishull, në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut. Janë racë ariane, indoevropiane. Prej popujve të tjerë i dallon gjuha, e cila është mu në rrënjë të trungut gjenealogjik të gjuhëve indogjermane. Rrjedhimisht, janë populli më i rëndësishëm i rajonit.

Periudha osmane e historisë së popullit shqiptar është hartuar dhe është shkruar me kritere shkencore, nga dijetarët më eminentë të kombit. Në të nuk mund të gjesh as edhe një fyerje të vetme ndaj pushtuesve dhe sunduesve osmanë.

Ata që parapëlqejnë rishikimin e historisë i referohen edhe një kërkese të Komisionit Evropian për ndryshimin e gjuhës së urrejtjes në Ballkan.

Është e vërtetë se Bashkimi Evropian sugjeron dhe parapëlqen që popujt e kontinentit të mos i përfshijnë në tekstet shkollore të historisë ato njësi mësimore që mund t’i ndezin ndjenjat nacionaliste dhe të mbjellin urrejtje ndaj një populli të caktuar. Mirëpo, një kërkesë e tillë vlen në radhë të parë për vendet që janë anëtare të BE-së. Ndërkaq, për vendet që nuk janë anëtare të Unionit, ndonëse synojnë integrimin, një kërkesë e tillë nuk mund të jetë detyruese. Përveç kësaj, Bashkimi Evropian prej vendeve anëtare kërkon të kenë kujdes sidomos për periudhat historike të kohës më të re, p. sh. për Luftën I Botërore dhe për Luftën II Botërore. Me fjalë të tjera, Brukseli nuk kërkon revidimin e historisë së shekujve të kaluar.

Revidimi i historisë së shekujve të kaluar, më parë se karakter shkencor, ka karakter politik. Pra, kërkesa e dy ministrave turq, Omer Dinçer-it - për Arsim dhe Prof. Ahmet Davutoglut - për Punë të Jashtme, nuk është veçse kërkesë politike.

Kërkesa e Ankarasë nënkupton revidimin e historisë, që nga periudha luftërave të Gjergj Kastriotit, e deri në shpalljen e pavarësisë. Kjo paraqet çhistorizimin e popullit shqiptar dhe zhveshjen e tij nga një pjesë e madhe e historisë së vet kombëtare. Të kërkosh prej një populli të ndryshojë një histori pesëshekullore, do të thotë ta lësh atë popull pa histori. Një popull që do të pranonte ta ndryshojë historinë e vet pesëshekullore, mbetet pa histori dhe çhistorizohet.

Duke qenë se as Shqipëria, përkatësisht Kosova dhe as Turqia nuk janë anëtare të BE-së, atëherë del se sugjerimet e Brukselit për ta zbutur historinë, nuk janë detyruese për shqiptarët.

In ultima linea, nuk kanë qenë shqiptarët pushtues dhe sundues të Turqisë. Përkundrazi, është Perandoria Osmane ajo që e pushtoi Shqipërinë - madje pas një qëndrese çerekshekullore. Dhe nëse duhet ndokush ta ndryshojë apo ta riinterpretojë historinë, këtë duhet ta bëjnë turqit dhe jo shqiptarët. Këtë pra, duhet ta bëjnë ata që kanë pushtuar toka të huaja dhe që kanë sunduar mbi popuj të tjerë. Dhe jo të sunduarit – shqiptarët. Kjo i ngjan rrëfimit të ujkut dhe të qengjit: "Mos ma turbullo ujin" – i thotë ujku qengjit!

Për qëndresën heroike antiturke të shqiptarëve, sidomos në shekullin XV flet edhe orientalisti austriak Joseph von Hammer (1774-1856) në veprën Geschichte des Osmanischen Reiches, I-III, 1836. (Përkthimi në gjuhën kroate, Joseph von Hammer, Historija turskog / osmanskog carstva, 1-3, Zagreb, 1979. Vëllimi I: 1-536 f.; vëllimi II: 5-553 f.; vëllimi III: 5-571 f.

Epoka osmane e historisë së popullit shqiptar shquhet për dy periudhave të lavdishme:

- e para, periudha zulmëmadhe e luftërave të popullit shqiptar nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit kundër pushtuesve osmanë, që në letërsinë dhe në artin shqiptar është quajtur moti i madh;

- e dyta, periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që fillon në vitet dyzet të shekullit XIX.

Pa epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit, populli shqiptar nuk do ta kishte periudhën e Rilindjes Kombëtare. Ndërkaq, pa periudhën e Rilindjes Kombëtare, shqiptarët nuk do ta kishin pavarësinë. Arritje e...

XHELAL ZEJNELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HARTA E PABARAZISËNga DAVID BROWN, New York Times (11.12.2011)
NJË REVOLUCION KUNDËRKOMUNIST I MBYTUR NË GJAKRreth ngjarjeve tronditëse në Hungari 23-tetor -11 nëntor 1956 - Me rastin e 55 vjetoritNga SKIFTER KËLLIÇI (11.10.2011)
PAFUQIA TRUPËRUESE E NATOs PARA BARRIKADAVENga AUGUSTIN PALOKAJ, Koha ditore (11.09.2011)
ÇËSHTJA ÇAMENga FRANK SHKRELI (11.08.2011)
NDARJA E MADHE FETARE E ZGJEDHJEVE TË VITIT 2012Nga E.J. DIONNE Jr., Washington Post (11.08.2011)
SHPIRTI I ISH KRYEKUVENDARIT BËN DRITË NGA PARAJSA...Nga KËZE KOZETA ZYLO (11.06.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKKISHA ORTODOKSE SERBE, FATEKQËSIA SHEKULLORE E BALLKANIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.05.2011)
GREQIA - SHERRI I EVROPËS - NË PRAG TË NJË KATASTROFENga FRANK SHKRELI (11.04.2011)
DIKTATORËT KANË VDEKJEN QË MERITOJNËNga SIMON SEBAG MONTEFIORE, New York Times (11.03.2011)
PABARAZIA E GABUARNga DAVID BROOKS, New York Times (11.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]