E Enjte, 04.09.2020, 11:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PËRPJEKJE PATETIKE PËR TË DENIGRUAR AT GJERGJ FISHTËN

Nga FRANK SHKRELI


E Martë, 11.15.2011, 10:15pm (GMT+1)

Me rastin 140-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës dhe në 103-vjetorin e Kongresit Manastirit të Alfabetit të gjuhës shqipe, në Shqipëri siç duket, ka filluar një fushatë anti-fishtjane e kryesuar nga Arben Puto, i cili për kollajllëk citon italianin Roberto della Rocca, e i cili sipas At Vitor Demaj, përgjegjës i Bibliotekës Françeskane në Shkodër, ishte një anti-françeskan i përbetuar dhe antiklerik i njëanshëm.

‘’Besnikëria ndaj së vërtetës historike’’, thotë Francis Sparkman, ‘’ka të bëjë me më shumë se vetëm hulumtime mbi faktet, sado durim dhe hollësi të nevojitin ato (hulumtime). Fakte të tilla mund të jenë të sakta e të hollësishme, por megjithkëtë narrativi në tërësi mund të jetë i pakuptimtë dhe jo i vërtetë.’’ Shkrimtari ose historiani, sipas Sparkman, ‘’duhet të përpiqet ta vendosë veten në atmosferën e jetës dhe të frymës së kohës për të cilën shkruan. Ai duhet të studjojë ngjarjet dhe pasojat e tyre afat gjatë e afat shkurtë , si edhe të studjojë karakterin dhe sjelljet e pjesëmarrësve në ato ngjarje. Vetë (shkrimtari) duhet të vendosë veten si pjesëmarrës ose si spektator i ngjarjeve që përshkruan’’, për të qenë i besueshëm.

Kjo fatkeqësisht nuk mund të pritet as nga historiografia as nga media shqiptare, sot për sot. Historia e shtrëmbëruar dhe e mohuar e Shqipërisë së 50-vjetëve të fundit vazhdon të shkruhet nga të njëjtit shtrembërues të historisë, të cilët me zellin e tyre komunist, me radikalizmin e mendimeve dhe pasionet politike i shkaktuan Shqipërisë dhe kombit shqiptar pasoja katastrofale, si rrjedhim i ekperimenteve të tyre shoqërore, duke e bërë periudhën e sundimit të tyre prej pothuaj 50-vjetësh, periudhën më me dhunë, më të pamëshirshme dhe të sakrificave të mëdha njerëzore të historisë së kombit. Fatkeqësisht, intelektualë e historianë shqiptarë kanë sakrifikuar dinjitetin e tyre njerëzor dhe intelektual për hir të një pikëpamjeje politike e idelogjike të huaj, duke u bërë pjesëtarë të vullnetshëm të ‘’luftës së klasave’’, dhe të ‘’luftës anti-imperialiste e anti-kapitaliste’’ të regjimit hoxhist. Revolucioni komunist idealizohej si fillimi i një epoke të re, i një sistemi shkencor të pagabueshëm dhe të pa korigjueshëm. Gjatë dekadave, në radhët e intelektualëve kjo shkaktoi vizione të shtrëmbruara të fakteve mbi historinë dhe shoqërinë shqiptare – faktorë këta që më në fund bënë që ata të mbyllnin sytë përpara krimeve të tmershme monstruoze që po ndodhnin në shoqërinë, në të cilën jetonin. Ata i mbyllën sytë ndaj një sistem terrori, padrejtësish, pa-barazish dhe i abuzimeve të pafund të të drejtave të njeriut.

Por kush çanë kokën për krimet e komunizmit. Preokupimi i intelektualëve dhe historianëve shqiptarë sot është ‘’fashizmi’’ i At Gjergj Fishtës. Megjithëse At Fishta ndërroi jetë më 1940, ai sikur ka monopolizuar vëmendjen e historianëve dhe të gazetarëve shqiptarë, sikur Fishta na qenka përgjegjës për krimet e fashizmit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi e në Ballkan. Çfarë mashtrimi intelektual! Turp! Pse nuk flasin e nuk shkruajnë intelektualët dhe historianët shqiptarë, përfshirë edhe Zotin Puto, për krimet e komunizmit kundër njerëzimit, pasi ishin dëshmitarë okularë? Ky është një standard i dyfishtë dhe i paturpshëm. Edhe një pjesë dërmuese e medias shqiptare tregon gjithashtu paturpësinë e saj të vazhdueshme në këtë fushë, duke u dhënë hapësirë dhe legjitimitet personave më të errët të atij regjimi, si Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, para se të vdiste. Bile bile, Gazeta Shqiptare, në faqen e saj të Internetit kishte intervistën me Nexhmije Hoxhën, me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare dhe afër saj artikullin: Fishta: A ishte fashist?

Unë kam luftuar për dekada për të drejtën dhe lirinë e shtypit kudo në botë dhe nuk më pengon aspak intervista me Nexhmijen, Alinë apo dreqin e mallkuar, por është detyra e gazetarit ose në këtë rast e gazetares të bënte pyetjet me qëllim nxjerrjen e ndonjë informacioni të ri, e jo t’i jepej asaj një platformë që të shprehte e lirë propagandën e saj – një liri që ajo dhe regjimi saj ua mohuan shqiptarëve për dekada. Një pyetje me vend do të kishte qenë: Nexhmije, pasi duket se gazetarja kishte njohuri të afërt me te, siç keni parë, historiani ynë i famshëm Arben Puto ka shkruar rishtas duke ricikluar akuzat e vjetëra se Gjergj Fishta paska qenë më fashist se ç’mendonim. Pasi është edhe 140-vjetori i lindjes së tij dhe 103 vjetori i Kongresit të Manastirit, në të cilin ai mori pjesë dhe ishte kryetar i komisionit, a mund të na thoni Shkelqësia juaj se ku ia hodhët eshtrat atij fashisti?

Shumë veta brenda dhe jashtë vendit bëjnë pyetjen se pse po zgjatë tranzicioni post komunist në Shqipëri. Shumica i vënë faj klasës politike, ndoshta me të drejtë. Por përgjegjësi madhore kanë edhe elementë të tjerë të shoqërisë, si klasa intelektuale dhe media. Fatkeqësisht duket se në Shqipëri ende ka nostalgjikë në mos të them admirues të komunizimit, të cilët gjithnjë mendojnë se shtypja, eliminimi fizik, shpirtëror dhe kulturor, si edhe akuzat bazë e pa bazë kundër përfaqësuesve të asaj klase që konsiderohej si klasë armiqësore, megjithë meritat e saj, si At Gjergj Fishta, edhe sot pas 20 vjet tranzicion është krejtësisht e pranueshme. Përkrahësit e tiranisë dhe të diktaturës komuniste, kurrë nuk kanë treguar shumë respekt për faktet, por faktet dhe e vërteta do të dalin në shesh. Faktet do të flasin vet, pa qenë nevoja të interpretohen në një mënyrë të njëanshme e të motivuar nga ideologjia e vjetër e historianëve dhe intektualëve të ish-sistemit monist. Këjo do të ndodhë edhe me Fishtën dhe me të gjithë ata kundër të cilëve regjimi komunist dhe përfaqësuesit e tij nuk u ngopën për 50 vjet duke derdhur vrer kundër tyre.

At Gjergj Fishta nuk ishte pjellë e këtij sistemi. Ai mbetet mbrojtësi më i fortë i të drejtave të kombit shqiptar. Ai është babai i Alfabetit të gjuhës shqipe, poeti i kombit. Trashëgimia e At Gjergj Fishtës është e gjallë për brezat e ardhshëm të kombit, të cilët do ia vlerësojnë veprën e tij, jo nga pikëpamja marksiste-leniniste, por duke u bazuar në vlerat dhe kontributin historik të këtij njeriu të madh të kombit shqiptar.

Dje, në qytetin e Manastirit, nuk kishte ndonjë manifestim zyrtar as nga Shqipëria, as nga Kosova dhe as nga Maqedonia, për të shënuar 103-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe, projekt ky mbarëkombëtar i personaliteteve më të shquara të kombit në at kohë, duke përfshirë edhe Kryetarin e Komisionit, At Gjergj Fishtën. Megjithatë, sipas agjencisë së lajmeve INA, një grup studentësh nga të gjitha trevat shqipare në Ballkan mori një nismë për të marshuar drejt Manastirit, duke deklaruar se ‘’Së paku këtë ditë t’i nderojmë dhe t’i gëzojmë ata shqiptarë që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do t’i përmirësojë gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë.’’

E këtyre të rinjve, nga të gjitha trojet shqiptare -- është e ardhmja e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar -- dhe jo e ekstremistëve trashigimtarë të komunizmit. At Gjergj Fishta është krenar për këta të të rinj të kombit me rastin e 103 vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe në 140-vjetorin e lindjes së tij.

-------------------------------------------------------

Nga At Gjergj Fishta – Shqypnia e Lirë

Po, por nesër, me ndimë të Zotit,

Do t’a bajm prap Shqypni t’lir

Prej Prevezet e m’Leqe t’Hotit,

Prej Tivarit e m’Monastir;

Edhe Flamuri i Shqypnis,

Si flakë mnijet t’Perendis,

Do t’valvitet në Kaçanik.

M’Kaçanik, po, do t’valvitet

Kuq e Zi, Flamri i Shqyptarëve,

Përse toka, shqyp ku flitet,

Ajo vetë asht që prej të Parvet

Trashigimin na e kemi pasë:

Mbrendë i juej ma s’do të shklasë,

Jo, po: na sod ktu sundojm;

Ktu s’hecë fjala e tjetër kuej;

Gjall lirinë na nuk e lshojm,

S’njohim mbret as krajl të huej,

Zoti n’qiell e na mbi tokë

Me gjithkendë vëllazën e shokë,

Por secili në cak të vet.

Prandej i hueji në andërr m’e pa

Se vjen kurr e shklet nder ne,

Drue se keq kishte me i ra.

Gjergj Fishta, Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HESHTJA DHE PËRÇMIMI NDAJ VLERAVE TË KOMBIT E LIRISË JANË DËSHTIM I DEMOKRACISË NË SHQIPËRI!Nga BESIM NDREGJONI, Sekretar i Përgjithshëm i ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë (11.15.2011)
NDRYSHIMI I HISTORISË SHPIE NË PËRSËRITJEN E SAJNga XHELAL ZEJNELI (11.14.2011)
HARTA E PABARAZISËNga DAVID BROWN, New York Times (11.12.2011)
NJË REVOLUCION KUNDËRKOMUNIST I MBYTUR NË GJAKRreth ngjarjeve tronditëse në Hungari 23-tetor -11 nëntor 1956 - Me rastin e 55 vjetoritNga SKIFTER KËLLIÇI (11.10.2011)
PAFUQIA TRUPËRUESE E NATOs PARA BARRIKADAVENga AUGUSTIN PALOKAJ, Koha ditore (11.09.2011)
ÇËSHTJA ÇAMENga FRANK SHKRELI (11.08.2011)
NDARJA E MADHE FETARE E ZGJEDHJEVE TË VITIT 2012Nga E.J. DIONNE Jr., Washington Post (11.08.2011)
SHPIRTI I ISH KRYEKUVENDARIT BËN DRITË NGA PARAJSA...Nga KËZE KOZETA ZYLO (11.06.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKKISHA ORTODOKSE SERBE, FATEKQËSIA SHEKULLORE E BALLKANIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.05.2011)
GREQIA - SHERRI I EVROPËS - NË PRAG TË NJË KATASTROFENga FRANK SHKRELI (11.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]