VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM – GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES! Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 11.17.2011, 12:20pm (GMT1) Dje në Pasqyrën e Shtypit të Tiranës, dhënë nga disa televizione midis të tjerave në paraqitjen që i bëhej faqes të parë të gazetës MAPO citohej shkrimi i autorit Tonin Gjuraj me titull PJETËR ARBNORI I ANASHKALUAR. Sot në webfaqen e gazetën MAPO online titulli i mësipërm ishte ndryshuar në PJETËR ARBNORI DHE NATAN SHARANSKY. Ndryshimi i titullit ishte 180 gradësh, pra nga një kritikë e hapur në një bashkërendim me një emër që për njerëzit e thjeshtë nuk thotë asgjë. Pra, ndryshimi i titullit është shprehje e hapur e censurës, autocensurës apo konformizmit. Këtë fakt, në dukje i parëndësishëm, e zbulova krej rastësisht. Pasi dje dëgjova titullin, sot shkova në botimin online të gazetës MAPO për ta lexuar artikullin në fjalë dhe e gjeta me titull tjetër, me një titull përmbysës nëse do të krahasohej me titullin e parë. Sepse nëse për lexuesin dhe opinionin shqiptar titulli PJETËR ARBNORI I ANASHKALUAR përbën një fakt dramatik, një kritikë, një denoncim, një fakt që pasqyron një realitet i cili është i papranueshëm për opinionin, sepse Pjetër Arbnori jo vetëm që është Ikona e vuajtjeve dhe demokracisë shqiptare, por de facto është ikonë edhe për njerëzimin, si simbol i vuajtjeve antinjerëzore të shkaktuara nga një sistem diktatorial si ai i Shqipërisë, sepse i madhi Mandela ka kaluar 27 vjet të jetës së tij nëpër burgje, ndërsa Pjetër Arbnori shqiptar pothuaj 30 vjet. Por çfarë ka ndodhur. Sipas mendjes time dhe imagjinatës të thjeshtë, me urdhër nga lart, titulli u ndryshua. Pra me urdhër të Henri Çilit, që drejton gazetën, i cili në fakt ishte ai që e kishte botuar shkrimin me titullin kritik. Pra Henri Çilin e jep urdhërin për ndryshim të titullit sepse atë e urdhëron një forcë madhore, që duhet të jetë ose pronari i gazetës ose ndonjë njeri me influencë detyruese tek Henri Çili, të cilin në fakt ky redaktim titulli e vendos në një pozitë shumë të padëshiruar. Po të isha në vendin e tij, unë do të jepja dorëheqjen, por Henri Çili nuk është nga ata, është konformist. Pra titulli në fjalë u censurua për shkak të konformizmit të shefit të MAPO-s. Duke analizuar më tej, botimi i këtij shkrimi tek MAPO me titullin kritik, që reflekton përmbajtjen, ndaj sjelljes të papërgjegjëshme të politikës kundër Pjetër Arbnorit ishte normal dhe shprehte një realitet, të cilin shtypi i lirë e ka për obligim ta denoncojë. Por MAPO me urdhër e ndryshon titullin, duke e kthyer në një titull që nuk thotë asgjë për veshët e opinionit, pra që e fsheh realitetin, duke iu shmangur kështu detyrimit ndaj opinionit publik për mirinformim. Dhe kur ia bëjnë këto Pjetër Arbnorit, a mendoni se çfarë mund të bëjnë me të tjerët ? Kjo pyetje retorike përbën një analizë më vete. Dhe ua jap të gatëshme si temë gazetarëve të Tiranës që ta zhvillojnë po mundën. Sidomos atyre që marrin rrogë mujore nga 5000-6000 Euro në muaj dhe që pretendojnë se janë ata që janë. Shtypi i lirë është e drejtë e qytetarëve në një shoqëri demokratike, e cila duhet të sigurohet nga përçuesit e fjalës të lirë që janë gazetarët, opinionistët dhe opinionit publik duhet t'i garantohet kjo e drejtë nga shteti i së drejtës. Sot Teknologjia e Informimit - Information technology e mbështetur tek kompjuterat, interneti e me rradhë e njohur si IT, ka shkaktuar një revolucion në fushën e informimit pra edhe në favor të mirinformimit, por gjithsesi mirinformimi është çështje e nivelit të integritetit të shtetit ligjor dhe integritetit të pronarëve, të cilët i vënë në pozita shumë qesharake pastaj gazetarët, editorët, por dëmi kryesor është se komprometojnë sistemin, pasi siç dihet botërisht Shtypi i Lirë përbën pushtetin e katërt në mbrojtje të tre pushteteve të tjera. Me pak fjalë, pronarët blejnë dhe e venë në shërbimin e tyre pushtetin e katërt. Dhe kur degradohet pushteti i katërt atëherë sistemin e ka marrë lumi. Shembulli në fjalë është vetëm maja e ajzbergut. Që tregon se oligarkët e rinj të Shqipërisë nuk pyesim për parimet dhe normat e demokracisë, nuk pyesin për komprometimin e fjalës të lirë që rrezikon sistemin demokratik, por veç shohin nga fitimet. Duke i kaluar çdo ditë mediumet e fjalës të lirë të Tiranës konstatoj me trishtim të thellë: Së pari, se shtypi në Shqipëri është pothuaj i gjithi i majtë dhe një pjesë e madhe e autorëve kanë një të shkuar të qartë si ish-funksionarë të diktaturës dhe sot janë të deklaruar qartas nga bastioni i së majtës, edhe kur bëjnë akrobaci, kur marrin në mbrojtje Berishën, edhe kur kritikojnë Ed Ramën, këtë e bëjnë nga pozitat e së majtës, për interesat e së majtës apo të një grupi të caktuar që ata përfaqësojnë. Janë të paktë ata që kritikojnë të majtën për ta reformuar dhe duke u nisur nga interesat kombëtare të shqiptarëve. Ky fakt, mungesa në Shqipëri e shtypit të qendrës të djathtë, të paktën shtypit liberal, sepse nuk bëhet fjalë për shtyp konservator, është shumë e rrezikshme, pasi do të duhej që shtypi të shprehë dhe reflektojë pluralizmin e sistemit, çka nuk e shpreh ose e shpreh shumë vakët ose në mënyrë partiake nga një grusht gazetarësh të partive, por assesi nga gazetarë të cilët kur shkruajnë udhëhiqen nga interesat e kombit dhe jo të partisë. Shkruhet me fushata,jo me sistem, shkruhet pa strategji, shkruhet nga pozita shumë joprofesionale, pa vizion afatgjatë, por në shërbim të politikës të ditës dhe përfitimeve personale. Së dyti, oligarkia financiare nuk ka asnjë interes të zhvillojë shtypin e lirë si shtyllë e sistemit demokratik, për të mbajtur afër gazetarë me integritet, personalitete të shquara nga shoqëria civile, përkundrazi edhe atyre dy tre emrave, të cilët përpiqen të mbrojnë nderin e faqes së tyre si profesionistë, u dikton; kjo duket qartë në anashkalimin e temave qendrore, kur gazetarët merren me tema pa asnjë lloj interesi për shoqërinë. Aktualisht, për shembull, janë duke u marrë me letërsinë memuaristike, duke tjerrë e duke na përrallosur broçkulla, duke shmangur përgjegjshmërinë ndaj sulmeve antishqiptare kundër Gjergj Fishtës dhe Koliqit që sot po u bëjnë me "vepra akademike", akademikët e Enver Hoxhës. Së treti, oligarkia financiare i ka dhënë shtypit fytyrën rozë, atë të skandalit, të perversionit, deri të deformimit të racës, duke shmangur temat që lidhen me afirmimin e kulturës dhe vlerave si komb. Në faqet e këtij shtypi, që në kopertina, gjen helm për mendjen e shëndoshë të opinionit publik. Së katërti, oligarkia financiare është përpjekur ta monopolizojë shtypin dhe fjalën e lirë përmes një grushti firmash, të cilat përbëjnë pseudoelitën pasi nuk janë në shërbim të opinionit publik por janë shërbëtorë të oligarkëve. Edhe partitë duan të monopolizojnë politikat e mjeteve publike të informimit në masë, duke përfituar prej rotacionit dhe pa kurrfarë strategjie kombëtare. Pra, gazetarit i ka mbetur vetëm një alternativë, duhet t'i bindet ose oligarkut-pronarit ose partisë, rrugë të tretë nuk ka, sepse përndryshe kush zgjedh rrugën e tretë, mbetet pa punë, del në rrugë të madhe, sepse i mbyllen të gjitha dyert në turinj dhe veç kësaj është i detyruar të përballojë edhe sulme nga më monstruoze "për tradhti të lartë ndaj idealeve demokratike." Kjo është situata e shtypit dhe fjalës të lirë në Shqipëri. Natyrisht po të krahasohet me errësirën e dikurshme ka një ndryshim kolosal, si nga numri i Televizioneve apo numri i madh i gazetave, paçka se dalin me tirazh tepër të vogël dhe diskreditues, por po të krahasosh me ato që botohen dhe lexon për çdo ditë, kur përshembull intervistat e Nexhmije Hoxhës që përpijnë faqet e para botohen e ribotohen sot në fund të vitit 2011, atëhere duhet t'i vesh gishtin kokës. Shteti duhet t'i vejë gishtin kokës. Sepse natyrisht njeriu si homo sapiens pyet: Zot i madh, mirë Nexhmije Hoxha dihet që do të japë intervista, dhe një pjesë e popullit e di se çfarë përfaqëson ajo, se ajo përfaqëson të shkruarën kriminale të diktaturës, them një pjesë, sepse gjeneratat e lindura pas 1991 nuk dinë gati asgjë për të; por ata që i marrin intervista Nexhmije Hoxhës, kush janë, çfarë përfaqësojnë, interesat e kujt përfaqësojnë? Duke përfunduar, them se kambanat e alarmit janë duke rënë, të cilat duhet të shqetësojnë politikën, shoqërinë civile, intelektualët, institucionet e shtetit të së drejtës, ato që garantojnë lirinë e fjalës dhe që janë në mbrojtje të interesave kombëtare dhe lirisë të qytetarit. © E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR Nga ELIDA BUÇPAPAJ HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS! TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË Nga ELIDA BUÇPAPAJ Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë- EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT! Nga ELIDA BUÇPAPAJ KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI U mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl Ajeti ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLITPSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN? BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor... Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES" DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI 20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT 5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK 9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ © ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |