VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BAROMETRI DIPLOMATIK

ZGJIDHJA NË SHTETËSINË E KOSOVËS, JO TË RUSISË!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Shtunë, 11.19.2011, 04:57pm (GMT1)

*** Zgjidhja më profitabile e statusit politik të serbëve në veriun e Kosovës, do të ishte kërkesa e tyre për njohjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Kohëve të fundit opinioni publik në Ballkan, po ballafaqohet edhe me një fenomen të ri politik të serbëve të Kosovës (jo vetëm të pjesës veriore të saj), të cilët krahas mbrojtjes nga ana e Moskës, po kërkojnë edhe njohjen e shtetësisë ruse ngaqë sipas jusitifkimit të tyre, qeveria e Serbisë i "paskësha braktisur", nuk po iu "del në ndihmë", ashtu siç janë dakorduar këtu e 12 vjet më parë, që të shkëptën nga Kosova, duke krijuar një mini shtet serb brenda territorit shqiptar (sipas modelit të Republikës serbe në Bosnjë), ose t'i bashkohen Serbisë.

Mirëpo, pavarësisht nga përpjekjet e tilla antishqiptare, që serbët në veriun e Kosovës, të bëhen "zot" në shtëpinë e huaj, që historikisht dhe ligjlrisht iu përket shqiptarëve dhe Shqiërisë Etnike, kontesti historiko-politik dhe territorial i Serbisë dhe i Kosovës, nuk mund të zgjidhet me njohjen e shtetësisë ruse serbëve të veriut të Kosovës, apo me riatdhesimin e tyre në Rusi, por vetëm me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë. Kjo do të ishte zgjidhja më oportune, më vizionare edhe më racionale politike, edhe për serbët, edhe për Serbinë, edhe për Rusinë, si dhe për tërë stabilitetin, sigurinë dhe paqën në Ballkan dhe në Evropë.

Ndërkaq, të gjitha formulat e tjera politike të zgjidhjes së krizës në veriun e Kosovës, çojnë në rikthimin e politikës së diktatit dhe të forcës në sfondin e marrëdhënieve politike ndërkombëtare (në garën e vjetër të blloqeve Lindje dhe Perëndim), me theks të posaçëm në Evropë dhe në Ballkan, ku diplomacia dhe politika e jashtme e Rusisë, sërish po bën përpjekje, që ta ketë fjalën kryesore, sikurse dikur Rusia cariste dhe Bashkimi Sovjetik, në dëm të interesit nacional, shtetëror dhe territorial të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, edhe pse Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, në fokus të strategjisë së tyre afatgjatë kanë pajtimin, zhvillimin ekonomik, tregun e lirë , pa kufij dhe, pa barriera politike, integrimin dhe demokratizimin e të gjithë popujve të Ballkanit në kuadrin e strukturave tarnsatlantike (NATO, BE).

Kush dhe, pse po i shtynë serbët e veriut të Kosovës, të kërkojnë shtetësinë ruse?!

Sipas masmediave serbe, një kërkesë të tillë, e ka përpliuar "Këshilli i Qytetarëve të Serbisë, të cilën para ca ditësh ia ka dorëzuar Ambasadës ruse në Beograd, ku thuhet se "Serbët e Kosovës dhe serbët e Serbisë me 21.000 mijë nënshkrime, kërkojnë nga Federata e Rusisë që t'u njihet dyshtetësia. Shkaku kryesor është se serbët në veriun e Kosovës, janë të pambrojtur të nëpërkëmbur, dhe se po vriten sikur lepujt", ka deklaruar Zlatibor Gjorgjeviq, kryetar i këtij Këshilli nga Leposaviqi dhe, njëherazi përfaqësues i Shoqatës "Serbia e vjetër" nga Graçanica e Kosovës.

http://www.kurir-info.rs/vesti/srbi-sa-kosmeta-traze-rusko-drzavljanstvo-147650.php).

Fundja, është e drejtë e të gjithë serbëve, e, edhe atyre në Veri të Kosovës, që të kërkojnë njohjen e shtetësisë ruse nga ana Moskës (ngase janë me prejardhje nga Rusia). Mirëpo, nuk është e vërtetë se, shkaku i ngritjes së kësaj kërkese, është "vrasja" dhe mosrespektimi i të drejtave dhe i lirive të serbëve në veriun e Kosovës, por është e kundërta- përpjekjet e tyre 12-vjeçare të shkëputjes me dhunë, me aksione subversive, me forcë dhe me terror të kësaj pjese nga territori integral i Republikës së Kosovës. Kjo është arsyeja pse serbët e veriut të Kosovës po kërkojnë ndihmën dhe ndërhyrjen e Rusisë (qoftë edhe me formën propagandistike të njohjes së shtetësisë ruse).

Nuk ka dyshim se, një kërkesë e këtillë për copëtimin e Kosovës në favor të serbëve dhe të Serbisë, është e barasvlerëshme me kërkesën e dikurshme absurde të ish-kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Miloshevq, i cili kërkonte ndihmë të drejtpërdrejtë dhe konkrete të Rusisë gjatë kohës së bombardimit të Serbisë nga NATO-ja (1999).

Për këtë qëllim, "Slobodan Milosheviqi pati kërkuar krijimin e konfederatës së RFJ-së (Serbia dhe Mali i Zi) me Rusinë dhe me Bjelloruisnë, kurse serbët, tani, po kërkojnë nga Rusia që në vend të përkdheljes së krahëve, t'i ndihmojë në mënyrë konkrete. Ky është mesazhi i kërkesës së serbëve të veriut të Kosovës, drejtuar jo vetëm Moskës, por edhe Beogradit". Kështu ka vlerësuar Predrag Simiq(profesor në FSHP-së në Beograd dhe ish-ambasador i Serbisë në Francë)./ http://www.blic.rs/Vesti/Tema-Dana/290028/Ruski-funkcioner-Srbima-s-Kosova-nudi-zivot-u-Sibiru//

Skenar i tejkaluar, por (ende) i rrezikshëm

Nëse, pa ndërhyrjen dhe, pa "përpunimin" nga jashtë ( pa shtytjen e Beogradit dhe të Moskës), serbët e veriut të Kosovës, kanë ushtruar kërkesën e tyre për njohjen e shtetësisë ruse, atëherë, ajo është e drejtë e tyre. Mirëpo, nëse këtë e kanë bërë politika e bashkërednuar e Beogradit dhe e Moskës, për t'ia tërhqur vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare (sidomos BE-së, NATO-s, Amerikës dhe OKB-së) se gjoja serbët e Veriut të Kosovës, kanë mbetur pa kurrfarë mbrojtjeje të bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Serbinë, atëherë, kjo është vetëm një lojë politike e falimentuar e boshtit Beograd-Moskë, që më së shumti do t'i dëmtojë interesat e serbëve të Veriut të Kosovës (që edhe ata, sikurse serbët e tjerë të mesit dhe të jugut të Kosovës, të inkorporohen në sistemin politik, juridik dhe kushtetues shtetëror të Kosovës), si dhe të Serbisë ngaqë kjo nuk do të ketë asnjë gjasë, që aderojë në BE, pa zgjidhjen e problemit politik të Veriut të Kosovës, si dhe pa njohjen e Republikës së Kosovës.

Duke qenë se tani, Beogradit zyrtar i ka ndeshur "sharra në gozhdë", sepse i gjithë potenciali politik, diplomatik dhe propagandistik i kreut të Serbisë, është përqëndruar, jo në zgjidhjen e "problemit" serb në veri të Kosovës, por në kërkesën, që të pranohet si shtet kandidat i BE-së, kolonistët serbët të veriut, kursesi të pajtohen me një prioritet të tillë të qeverisë së Beogradit ngase janë të vetëdijshëm se me pranimin e Serbisë si vend kandidat të BE-së, do të rrezikoheshin kërkesat e tyre pretenduese për krijimin e ndonjë "republika srpska" brenda Republikës së Kosovës, apo për bashkimin e veriut të saj me Serbinë ngaqë BE-ja, tanimë e ka sinjalizuar Beogradin se pa zgjidhjen e problemit të Kosovës veriore, nuk do të pranohet kërkesa e Serbisë, që të bëhet shtet kandidat i BE-së.

Këtë kusht të arsyeshëm të BE-së ndaj Serbisë, tanimë kolonistët serbë në veri të Kosovës, e kanë kuptuar se janë humbës të dyfishtë në realizimin e kërkesave të tyre në mosnjohjen e shtetit të Kosovës, sepse veç BE-së, do ta kenë kundër edhe vetë qeverinë e Serbisë, e cila qe 12 vjet i ka "ushqyer" dhe stërvitur mirë me propagandën dhe me politikën shkatërrimtare të regjimit të Slobodan Milosheviqit, gjoja se Kosova me çdo kusht të serbizohet dhe të jetë nën sundimin kolonial shekullor të Serbisë.

Duke mos e kuptuar realitetin e ri në terren, se nuk ka më kurrfarë shteti serb në Kosovën shqiptare, shovinistët dhe kolonialistët serbë në veriun e Kosovës, konsiderojnë se "braktisja" e tyre nga ana e Beogradit, "është tradhti" dhe "humbje e territorit serb".

Sipas eksponentëve ekstremistë dhe shovinistë serbë, si dhe sipas qarqeve politike, propagandisitike dhe dilomatike të Moskës zyrtare, ky është shkaku kryesor, pse serbët e veriut të Kosovës, kanë parashtruar kërkesën e tyre për të marrë shtetësinë ruse.

Në shikim të parë, duke u mbështetur në burimet e ndryshme të masmediave serbe dhe ruse, si dhe të deklaratve zyrtare të ministrit të Jashtëm të Rusisës, Sergej Llavrov, ambasadorit rus pranë NATO-s në Bruksel, Dmitri Rogozin, si dhe të ambasadorit rus Konuzin në Beograd, (për ata që nuk e njohin problemin serbo-shqiptar njëqindvjecar 1912- 1999), fitohet përshtypja se Beogradi zyrtar " i ka braktisur" serbët e veriut të Kosovës, duke mos u dalë në ndihmë që ata, të shkëputën nga Kosova.

Mirëpo, një përshtypje e tillë, do të është e gabueshme dhe e paqëndrueshme, sepse pjesa veriore e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk iu përket kolonëve serbë, por shqiptarëve dhe Kosovës. Kjo është e vërteta, të cilën as minoriteti serb në Veri, as politika zyrtare e Beogradit e as Moska zyrtare, nuk duan ta marrin parasysh si të tillë. Përkundrazi po përdorin të gjitha mjetet dhe format politike dhe diplomatike, duke justifikuar edhe aktet terroriste dhe joligjore të serbëve të rebeluar, se gjoja ata "kanë të drejtë" ta sundojnë apo ta shkëpusin atë pjesë të territorit të Kosovës.

Për ta "bindur" Evropën dhe botën, se serbët e veriut të Kosovës, duhet të jenë të mbrojtur me çdo kusht, jo vetëm nga Beogradi, por edhe nga Moska, tani, par excellnece e kanë shpikur edhe kërkesën e serbëve për shtetësinë ruse, e cila, ndër të tjera, nënkupton edhe të drejtën e riatdhesimit të tyre në Rusi, ashtu siç është shprehur edhe përfaqësuesi i Rusisë pranë NATO-s , Dmitri Rogozin, se "ata mund të vendosen në lindje të Uralit, në viset e Siberisë dhe të nën Siberisë". Sipas tij, serbët e riatdhesuar në atë pjesë të Rusisë, kanë kushte të mira për jetesë, për zhvillim dhe për ekzistencë etj.

Mirëpo, sipas opinionit të prof.dr. Predrag Simiq, ky prononcim i Dimtri Rogozin vihet në pikëpyetje në aspektin politik dhe diplomatik ngase gjoja "Rogozin sheshit nuk e ka kuptuar se serbët e Kosovës nuk kanë kërkuar pasaporta ruse, që të shpërngulën në Rusi, porse më nuk i besojnë as Beogradit, as EULEX-it, as KFOR-it e as UNMIK-ut. Pra, serbët e Kosovës po kërkojnë nihmë konkrete nga Rusia, sepse më nuk po i besojnë askujt. E, gjithashtu, ata po frikësohen se më 9 dhjetor , do t'i braktisë edhe Beogradi, për shkak të pranimit të kandidaturës së Serbisë në anëtarësinë e BE-së".

Pavarësisht se çfarë ka deklaruar diplomati Dmitri Rogozin, si dhe mosdakorduesi i tij nga FSHP të Beogradit, Predrag Simiq, si njëri, ashtu edhe tjetri, shumë mirë e dijnë, e kanë të qartë, si dhe e kanë kuptuar ecencën e kërkesës së parashtruar të "21.000 mijë serbëve" të Kosovës, dorëzuar ambasadës së Rusisë në Beograd, se ata nuk e kanë hallin që po duan shtetësi ruse, as të shpërngulën në Rusi, por po kërkojnë ndihmë konkrete politike, diplomatike dhe ushtarake nga Rusia, që me çdo kusht të ndërhyjë në RISHQYRTIMIN e statusit politik të Kosovës, jo vetëm të Veriut të saj.

Pas një kërkese të tillë absurde, në prapavijë qëndrojnë edhe politika zyrtare e Beogradit, edhe Kisha Ortodokse Serbe, që përmes serbëve të veriut të Kosovës, po kërkojnë ndihmën e theksuar të Federatës Ruse, në mënyrë qa ta konfrontojnë me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në në Kosovë. Kjo është përmbajtja e skenarit politik millosheviqian se gjoja serbët e veriut të Kosovës po "vriten si lepujt" dhe janë lënë në "mëshirën" e askujt. Ndaj, po kërkojnë mbështetjen e gjithanshme urgjente të ndërhyrjes së Rusisë në "zgjidhjen" e çështjes së Kosovës. Me gjithë faktin se për SHBA-të, për BE-në dhe për NATO-n, ai kapitull është i përmbyllur.

Ipso facto,nëse serbët e veriut dhe Serbia, në asnjë mënyrë nuk duan ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, riatdhesimi i Serbëve në Rusi, do të ishte varianti më i pranueshëm për serbët e veriut, si dhe për të gjithë serbët e tjerë (mbi 22.000 mijë), që kanë ushtruar kërkesë Ambasadës ruse në Beograd, për njohjen e shtetësisë së tyre ruse, sepse, shikuar në retrospektivën historike, serbët edhe e kanë origjinën pikërisht nga brigjet e lumit Don, të cilët pas braktisjes së vendlindjes dhe atdheut të tyre rus, në shekullin VII, shkelin në vendet e buta dhe në detet e nxehta të Ballkanit Ilirik, ku ndeshen me shqiptarët autoktonë, të cilët janë ndër popujt më të lashtë të Ballkanit dhe të Evropës.

Që atëherë, e deri më sot, në fillimshekullin XXI, serbët dhe shqiptarët, nuk kanë pasur marrëdhënie të mira fqinjësore, për shkak se serbët në fromat më barbare, anticivilizuese dhe antiligjore, i kanë pushtuar territoret autoktone të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Ky është thelbi i konfliktit historik kolonial shekullor midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan, i cili fatkeqësisht, me gjithë shkëputjen e Kosovës nga Serbia më 17 shkurt 2008, ende, edhe sot, ka ngelur i pazgjidhur.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.