VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RËNDËSIA E DIPLOMACISË PUBLIKE -- SHQIPËRIA DHE KOSOVA Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

RËNDËSIA E DIPLOMACISË PUBLIKE -- SHQIPËRIA DHE KOSOVA

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 11.23.2011, 06:47am (GMT+1)

Fundjavën që kaloi në Prishtinë u mbajt një konferencë, me qëllim të përmirësimit të imazhit të shtetit të Kosovës duke përdorur si mjet diplomacinë publike, në të cilën morën pjesë mbi 100 pjesëmarrës nga e gjithë bota. Konferenca, që është e para e këtij lloji në trojet shqiptare, u organizua nga Ministria e Jashtme e Kosovës me përkrahjen e Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe në bashkëpuim me Këshillin Evropian për Punë të Jashtme (ECFR). Në këtë konferencë ishin ftuar zyrtarë të lartë të politikës së jashtme botërore, përfaqësues dhe ekspertë të shoqërisë civile, përfaqësues të medias dhe ekspertë të tjerë, duke e bërë këtë mbledhjen më të madhe ndërkombëtare që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë në lidhje me këtë çështje.

Është një shenjë pjekurie politike dhe diplomatike që në Kosovë u mbajt një konferencë e tillë dhe është tejet pozitiv fakti që udhëheqësit e Kosovës dhe e gjithë shoqëria, siç duket, ka arritur të realizojë rëndësinë dhe rolin që mund të luajë diplomacia publike në jetën e një shteti dhe në jetën e një kombi. ''Diplomacia publike'' është një term ose një emërtim që u përdor së pari nga ish-diplomati amerikan Edmund Guillon dhe nënkupton mënyrën e hapët të komunikimit të një shteti me publikun dhe shoqëritë në vende dhe shtete të tjera. Përdorimi i diplomacisë publike, të pakën siç nënkuptohet në Amerikë, bëhet për të informuar dhe për të influencuar publikun e huaj, me qëllim të promovimit të interesit kombëtar dhe të avancimit të objektivave të politikës së jashtme të kombit. Dhe si e tillë, diplomacia publike është pjesë integrale e diplomacisë së zakontë shtet me shtet, që normalisht zbatohet nga përfaqësuesit zyrtarë diplomatikë të vendit.

Me këtë rast, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi deklaroi për media duke thënë se qëllimi i kësaj konference ishte ''sensibilizimi i opinionit publik dhe i përmirësimit të imazhit duke përdorur si mjet diplomacinë publike, me të cilën Republika e Kosovës synon ta përforcojë prezencën e saj në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve që nuk e kanë njohur ende.''

Imazhi është i rëndësishëm për secilin prej nesh si individ ose si organizatë , shtet ose shoqëri pjesë e së cilës jemi, pasi na intereson dhe na shqetëson fakti se si na shikojnë ose përfytyrojnë të tjerët, sepse duke u bazuar në përshtypjet e tyre të para ndaj nesh, ata do të reagojnë dhe do të na gjykojnë për mirë ose për keq. Kështu ndodhë edhe me shtetet. Unë jam në dijeni të pakën të dy shteteve që diplomacisë publike i japin kujdesin dhe rëndësinë që meriton duke e bërë atë, për dekada tani, pjesë integrale të politikës së tyre të jashtme. Këto dy shtete janë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, por edhe edhe shtete të tjera si për shëmbull Izraeli, përdorin diplomacinë publike për të avancuar interesat kombëtare jashtë vendit.

Diplomacia publike, tradicionalisht, ka shërbyer si një instrument dhe si një proces i politikës së jashtëme për të edukuar të tjerët rreth vlerave, kulturës, interesave kombëtare dhe në të njëjtën kohë, për të promovuar objektivat dhe qëllimet e politikës së jashtëme të shtetit duke paraqitur fakte, duke ofruar shpjegime, duke korigjuar shtrëmbërimin e fakteve dhe duke kundërshtuar gënjeshtrat. Për shqiptarët,ky duhet të jetë një proces i vazhdueshëm për të mos thënë i përherëshëm, pasi në rastin e kombit shqiptar, politika aktive serbe kundër kombit shqiptar gjatë më shumë se një shekull, dhe 50-vjetë të regjimit komunist shqiptar që i kishte shpallur luftë pothuaj të gjithë botës, e kanë njollosur keqas imazhin e shqiptarëve kudo.

Përpjekjet e diplomacisë publike do të dalin me sukses jo sepse thjeshtë shpërndajnë informata rreth një politike ose interesit kombëtar, por është saktësia dhe besueshmëria e këtyre informatave që do të bindin publikun e huaj. Edhe Radio Tirana gjatë monizmit, megjithse përfaqsuese e një vendi të vogël e me burime shumë të kufizuara, ishte për një periudhë njëra ndër radiot më kryesore në botë. Por arsyeja që asaj nuk i vente kush veshin, megjith orët dhe gjuhët e shumëta në të cilat transmetonte, ishte fakti se informatat që transmetonte ishin trillime dhe ekzagjerime, të pa-vërteta, e jo të bazuara në fakte, të para nga syri i një ideologjie që nuk mund të bindte njeri, me përjashtim të ndonjë marksist-leninsti në botën e tretë. Sepse komunikimi i informatave në masë nuk është në vetvete i mjaftueshëm, është cilësia e informatave dhe e mesazheve ajo që duhet të jetë në përputhje me kulturën dhe politikën e vërtetë të një shteti dhe përfaqsuesve të tij politikë; ato duhet të jenë një pasqyrim i vërtetë i shoqërisë shqiptare dhe identitetit kombëtar.

Rëndësia e zbatimit të diplomacisë publike për Kosovën dhe për Shqipërinë, në përpjekjet për të përmirësuar imazhin e tyre dhe të kombit shqiptar, është në faktin se megjith përpjekjet e diplomacisë tradicionale -- sipas ekspertëve politika botërore nuk përpilohet më kryesisht nga udhëheqsit politikë dhe zyrtarë e diplomatë të lartë ndërkombëtarë. Shtetet dhe fuqitë e mëdha përdorin mjete diplomatike, ekonomike dhe ushtarake në favor të politikës së tyre të jashtme, por për shtete të vogëla si Shqipëria dhe Kosova me mundësi modeste, diplomacia publike është pothuaj e doemosdoshme si mjet i politikës së jashtëme për të influencuar publikun në vendet e huaja, opinionet e të cilit pastaj janë vendimtare në përpilimin e politikës qeveritare të atyre shteteve ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

Në prak të 100-vjetorit të pavarësisë, Shqipëria ka një rast të mrekullueshëm që të ndërmarrë një proces duke përdorur metoda të diplomacisë publike për të përmirësuar imazhin e saj dhe për Kosovën -- që sot për sot ka nevojë për njohje të mëtejshme ndërkombëtare-- diplomacia publike është një mjet i mirë, që do të ndihmojë atë në përpjekjet për ta vendosë përgjithmonë Kosovën në familjen e shteteve të pavarura e sovrane, me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta me të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Të shpresojmë që konferenca që u mbajtë në Prishtinë, fundin e javës që kaloi, të jetë fillimi i përpjekjeve serioze për të bërë diplomacinë publike pjesë integrale të politikës së jashtme të Kosovës, (e pse jo edhe të Shqipërisë), dhe të avancimit të interesave kombëtare duke informuar dhe influencuar publikun në shtete me rëndësi, dhe në të njëjtën kohë shpreh shpresën që diplomacia publike të bashkrendohet midis dy ministrive të jashtme, pasi kemi të bëjmë me përmirësimin e imazhit të dy shteteve shqiptare dhe të shqiptarëve kudo.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAPJA E SHESHIT "SKËNDERBEJ"Nga MUJË BUÇPAPAJ (11.22.2011)
NJË POPULL MERITON ATË LETËRSI QË KANga Prof. As. Dr. ANTON PAPLEKA (11.21.2011)
MAKTHI TEKNOKRATIKNga DAVID BROOKS, New York Times (11.20.2011)
JOSEPH DIOGUARDI - MISIONAR I SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ (11.19.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKZGJIDHJA NË SHTETËSINË E KOSOVËS, JO TË RUSISË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.19.2011)
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetërorNJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.18.2011)
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM –  GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.17.2011)
PJETËR ARBNORI I ANASHKALUARNga TONIN GJURAJ (11.17.2011)
PËRPJEKJE PATETIKE PËR TË DENIGRUAR AT GJERGJ FISHTËNNga FRANK SHKRELI (11.15.2011)
HESHTJA DHE PËRÇMIMI NDAJ VLERAVE TË KOMBIT E LIRISË JANË DËSHTIM I DEMOKRACISË NË SHQIPËRI!Nga BESIM NDREGJONI, Sekretar i Përgjithshëm i ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë (11.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]