E Shtunë, 02.29.2020, 09:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KËSHILLË EDHE PRISHTINËS

Nga DANIEL SERVER 


E Djelë, 11.27.2011, 10:35am (GMT+1)


Meqë kam marrë guximin t’i jap këshillë Beogradit, mund të vazhdoj dhe të kryej krimin e dhënies së këshillës edhe Prishtinës. Problemi është ky: Prishtina nuk e kontrollon pjesën relativisht të vogël të territorit të saj në veri dhe perëndim të lumit Ibër, përfshirë dy kalimet/vijat kufitare (Prishtina e konsideron kufi, ndërsa Beogradi vijë administrative) me Serbinë. Pjesa më e madhe e popullatës atje – me shumicë serbe edhe para luftës në tri komunat më veriore – dëshiron të mbetet në Serbi. Në afat të shkurtër, më duket se më e mira për çka mund të shpresojë Prishtina është mbledhja e taksave dhe zbatimi i ligjeve të saja në ato pika kufitare/vija administrative. Se kush saktësisht do ta bëjë këtë dhe me çfarë mbikëqyrjeje janë çështje që duhet të vendosen. Ajo po ashtu mund të shpresojë për një deklaratë të qartë nga Beogradi se e konsideron Kosovën si një entitet unik, që është në konsistencë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Por arritja e këtyre qëllimeve afatshkurtra nuk do të zgjidhë problemin e veriut të Kosovës, ku ka një popullatë që nuk i pranon institucionet e Kosovës. Prishtina ka nevojë të garojë për zemrat dhe mendjet e popullatës serbe në veri të Ibrit, të cilët janë pothuaj njëjtë të armiqësuar me Beogradin, sa janë mosbesues ndaj Prishtinës. Kjo do të jetë gjë e vështirë. Serbët më radikalë nga e tërë Kosova janë tërhequr në veri, ku ata kanë bëjnë tregti fitimprurëse me të mira të patatimuara që shpërndahen jo vetëm në veri, por edhe prapa në Serbi dhe në pjesën e Kosovës në jug të Ibrit. Prishtina me sukses ka garuar për zemrat dhe mendjet e së paku disa prej serbëve dhe minoriteteve tjera që jetojnë në jug të lumit Ibër, shumë prej të cilëve tani marrin pjesë në institucionet e Kosovës dhe shfrytëzojnë përfitimet prej tyre edhe nëse e refuzojnë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka arsye që të presim më pak në veri të Kosovës, por ka shumë arsye pse kjo do të jetë një sfidë shumë më e madhe. Qasja e drejtë është përdorimi i zbatimit të Planit të Ahtrisaarit, që u siguron komunave serbe një vetëqeverisje të madhe, me përshtatje që do të jenë të nevojshme për të adresuar brengat legjitime dhe rrethanat e ndryshuara. Kjo do të duhej të bëhej në bashkëpunim me Serbinë, e cila do të duhej të shpërbënte apo tërhiqte disa prej institucioneve të saja në veri madje edhe derisa përkushtohet në mbajtjen e madje edhe zgjerimin e disa të tjerave. Institucionet arsimore, të shëndetësisë, fetare dhe kulturore dhe personeli që i shërbejnë komunitetit serb në Kosovë në parim duhet të mirëpriten, për shkak se ata do të inkurajojnë pjesëtarët e atij komuniteti të mbeten. Gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Kosova është një eksod i madh i serbëve nga veriu.

Prishtina do të duhej të përkrahte përpjekjet e saja me resurse substanciale dhe vëmendje të nivelit të lartë. Ajo duhet të emërojë një ministër për të koordinuar përpjekjet e Qeverisë në veri dhe të ofrojë financimin zemërgjerë. Ajo duhet po ashtu të ketë një përfaqësues në Beograd për të përmirësuar bashkëpunimin dhe për të siguruar koordinimin. Do të ishte e arsyeshme të synohet që zgjedhjet e ardhshme komunale, në vjeshtë të vitit 2013, të mbahen në veri të Kosovës edhe për komunitetet, në pajtim me planin e Ahtisaarit. Deri atëherë, Beogradi dhe Prishtina do të duhej të kishin të zhvilluar një plan të përbashkët për riintegrim që mes tjerash do të merrte vendim edhe për vendosjen e institucioneve të Serbisë në veri, përfshirë statusin e personit dhe programeve të tyre. Do të prisja që Qeveria e Kosovës të jetë e gatshme për të diskutuar këto çështje, por ajo nuk mund të pritet të lejojë institucionet serbe që e dëmtojnë autoritetin e Prishtinës me qëllim të vendosjes së themeleve për ndarje. Beogradi duhet ta ketë të qartë qëllimin: riintegrimi i veriut me pjesën tjetër të Kosovës. Një shakaxhi ka propozuar ligjin e dytë të vrimave: mbushe dhe ruaje mos të bëhet rrezik.
Marrë nga blogu "peacefare.net"

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZANAFILLA E DITËS SË FALËNDERIMEVE DHE SI E FESTOJNË SHQIPTARËT E AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ (11.23.2011)
ROMANTIKËT E MËRZITSHËM MIZORËNga PAUL KRUGMAN, New York Times (11.23.2011)
RËNDËSIA E DIPLOMACISË PUBLIKE -- SHQIPËRIA DHE KOSOVA Nga FRANK SHKRELI (11.23.2011)
HAPJA E SHESHIT "SKËNDERBEJ"Nga MUJË BUÇPAPAJ (11.22.2011)
NJË POPULL MERITON ATË LETËRSI QË KANga Prof. As. Dr. ANTON PAPLEKA (11.21.2011)
MAKTHI TEKNOKRATIKNga DAVID BROOKS, New York Times (11.20.2011)
JOSEPH DIOGUARDI - MISIONAR I SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ (11.19.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKZGJIDHJA NË SHTETËSINË E KOSOVËS, JO TË RUSISË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.19.2011)
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetërorNJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.18.2011)
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM –  GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.17.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]