E Mërkurë, 05.27.2020, 01:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MËSIMET E NXJERRA NGA HARABELI I STALINIT

Nga SIMON SEBAG MONTEFIORE, Financial Times


E Mërkurë, 12.07.2011, 08:33am (GMT+1)

Svetlana Stalin, e cila vdiq javën e kaluar, gjithmonë ka thënë se Stalini, babai i saj, "i shkatërroi jetën". Jetën e saj të trazuar e pasqyron fakti se si pushteti i ashpër dhe korrupsioni e "brejtën" këtë familje. Edhe në demokracitë e sotme, kërkesat e vazhdueshme të pushtetit janë të lodhshme, duke vijuar me ashpërsi dhe korrupsion. Në sundimet e gjata të despotëve, sa më absolut tё ishte sundimi, aq më shumë "gërryes" do tё rezultonte. Lidhjet e buta midis pjesëtareve tё familjes u bёnё shkrumb e hi nga "rrotat e çelikta" të pushtetit. Burrat e pushtetit të tillё si: Stalini apo Hitleri zakonisht e shohin veten si kalorës tё vetmuar, vetëmohues, me shpatat e drejtuara nga territori i armik, qoftё edhe familja e tij.

Edhe për njerëz të tillë si "Kolonel Gedafi, Sadam Huseini apo Assadi, për të cilët politika është dinastike, pushteti është suprem. "Në rënien e Gedafit", siç edhe e pamë, bijtë e tij priteshin të sakrifikonin veten në "turrën e druve" tё megalomanisë sё tij narciste. Assadёt kanë qenë të mallkuar nga rivalitetet familjare. Gedafi "ujdisi" disa djem barbarё për dhëndurë, pra, për tё mbajtur pushtetin tij, madje edhe kur ata kishin komplotuar kundër tij, por të gjithë u flijuan nga beduinin hibrid i Saharës, nё emër tё Mbretit Lir. Është më e lehtë tё qenit vajza, sesa djali i një lideri tё tillё. Kur kam hulumtuar marrëdhëniet midis Stalinit dhe Svetlanёs, kam vënё re se, duke paraqitur kujtimet e saj si të sinqerta, ajo kishte rishkruar historinë, por kishte lënë jashtë sekretin e saj me te madh. Në letrat e Stalinit, kam gjetur një pjesë të jetës së saj, tё cilёn ajo e kishte përjashtuar apo harruar: Nga njëra anë, fëmijërinë e saj tё privilegjuar dhe toleruese, me tё atin, si i adhuruari i saj, gjithmonë duke e puthur e ushqyer nga pjata e tij dhe duke krahasuar flokët e saj të kuqe me tё nënës sё saj Keke-s. Nga ana tjetër, normalitet i gjashtë viteve tё para tё jetës sё saj, i cili përfundoi kur nëna e saj, Nadia Allilujeva, kreu vetëvrasje në vitin 1932, në momentin e krizës më të madhe të Stalinit, kolektivizimit. Fëmijëve tё tyre, Svetlanёs dhe vëllait tё saj tё madh Vasilit, iu tha se ajo kishte vdekur nga peritoniti. Por ishte tepёr e lehtё për tё zbuluar botën e errёt tё Stalinit, vetëm duke parё jetët e shkatërruara tё kolegëve tё tij, madje edhe hallave e xhaxhallarëve tё Svetllanёs. Nëse Vasili u "bё copash" pas vetëvrasjes së Nadia-s, kjo situatë i solli babë e bijё edhe mё afër: Ai darkonte me të pas shkollës dhe i kontrollonte detyrat e shtëpisë, ai me krenari ja prezantoi atë Uinston Churchill-it. Nëse ai me të vërtetë donte dikё në jetën e tij, ajo ishte Svetllana. "Unë isha e përkëdhelura e tij", tha ajo. "Ai ishte shumë i dhënë pas saj". Në arkivat, kam gjetur letrat e tyre. Stalini e quajte atё "harabeli im i vogël, gëzimi im i madh". Stalini në moshën 11-vjeçare nxiste Svetlanёn, të luante rolin e diktatores sё Rusisë. Svetlana i shkroi Byrosë Politike në Moskë, duke i urdhëruar nё shtyrjen e afatit të semestrit shkollor për tё gjithë BRSS. Zëvendësi i Stalinit u përgjigj me këtë shënim: "Tungjatjeta padrones sonë Svetlana-ёs! I realizuam udhëzimet tuaja në shtyrjen e afatit shkollor me 20 ditë". E gjithë "Byroja Politike e nënshkroi atë me komente komike: e Miratuar! Shërbyesit tuaj të bindur". Një herë tjetër ajo i shkroi Stalinit: "Rendi i ditës nr. 3: Tё urdhëroj tё mё tregosh çfarë ndodh në Komitetin Qendror. Rreptësishtë konfidenciale. S. Stalina, Boss-ja". "Stalini, duke e quajtur veten", Sekretari juaj i vogël", iu përgjigj: "Letra juaj na dha mundësinë që të gjenim rrugën e duhur për t’u përgjigjur pyetjeve tuaja të komplikuara politike".

Por edhe dashuria atërore nuk mundi ti përballojë dëshirës autokratike për kontroll total: Marrëdhënia e tyre u shkatërruar nga zbulimi i saj, mbi vetëvrasjen e së ëmës dhe me pavarësinë e saj emocionale: Stalini, puritani Viktorian me një baba tradicional gjeorgjian, ishte zemëruar nga romanca e saj me Alexei Kapler, një skenarist hebre. Ai ishte 40 vjeç, Svetllana 16-vjeç. Stalini, me një sjellje prej babai tipik, e goditi në fytyrë dhe i grisi letrat e saj tё dashurisë. Pastaj, internoi Kapler-in në Siberi. Dy martesat e saj tё para rezultuan njё dështim dhe Stalini fajësoi atë për këto dështime. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo trashëgoi pёr pak kohё instinktin e tij vrasës: Duke urdhëruar vrasjen e një aktori jidisht. Më pas ajo fajësoi për krimet e të atit, Lavrenti Beria, shefin e policisë sekrete, të cilin ajo demonizoi në kujtimet e saj. Por ajo fshehu sekretin më të madh të rinisë së saj: Dashurinë e vërtetë tё jetës së saj, i cili ishte askush tjetër përveç djali tё Beria-s, Sergio; me të cilin ajo dëshpërimisht donte tё martohej. Por Beria ishte i vendosur për të parandaluar një martesë, që do të vinte djali i tij në rrezik. Kur Sergio u martua me dikё tjetër, Svetlana, si "princesha e Stalinit", u përpoq për të detyruar divorcin e tyre. Të qenit e bija e një tirani është një barrë, tё qenit i biri, një mallkim: Stalini, e konsideronte djalin e tij tё madh, Jakovin, një ngordhalaq. Ai u kap nga nazistët dhe kreu vetëvrasje: Kur Stalini mori vesh se ai ishte sjell nё mёnyrё tё guximshme, nuk mundi tё mos prekej. Djali i tij, Vasili, vëllai i Svetlana-ёs nga tё dy prindërit, ishte ngritur nё detyrë, duke u bёrё Gjeneral i Forcave Ajrore , por, ai ishte një i dobët, alkoolist, një njeri i shthurur, i cili e kishte poshtëruar dhe sikletosur Stalinin. Suksesi i një babai tё plotfuqishëm është e pamundur tё përballohet. Për tё atin, i biri është një zhgënjim dhe pushteti vjen gjithmonë i pari. Stalini helmoi çdo marrëdhënie dashurie në jetën e tij, dhe gjithçka për misionin e tij politik. Ai u katandis i vetmuar dhe i zymtë. I gjithë pushteti edhe në demokraci, konsiderohet si personal. Randolph Churchill vuajti nga madhështia e tё atit duke vdekur i ri nga alkooli. Bismarck-u pengoi tё birin, Herbert-in nga martesa me dashurinë e jetës së tij dhe e çoi atё drejt alkoolizmit dhe një vdekje tё shpejtë. Stalini, bolsheviku asketik nuk i lejoi kurrë familjes asnjë pushtet. Megjithatë, në tiranitë më të mëdha, pushteti është monarkik, i biri mbahet peng nga babai, i cili mё vonё ndihet i kërcënuar nga i biri etj.

Prandaj ndodhi edhe revolta e Absolom-it kundër mbretit David, grindja e George-it II dhe Frederikut, Princit tё Uellsit, urrejtja e Wilhelm II për babain e tij, perandorin Frederik. Kërcënimi ishte aq i vërtetë sa edhe vrasja ose eliminimi i fëmijëve qё do tё trashëgonin fronin. Kjo, u bё shpesh si një strategji e autokratëve: Herodi i Madh vrau tre djem, Konstandinin e Madh, Genghis Khan, Ivanin e Tmerrshëm, Pjetrin e Madh, Shah Abaz-in e Persisë, Selim Grimn si edhe tё gjithë djemtë e Sulejmanit tё Mrekullueshëm. Peter-i dhe Ivan-i i kryen vrasjet e fëmijëve tё tyre personalisht. Sulejmani i pa mbytjet e tyre nga prapa një perdeje. Mallkimi toksik i fëmijëve tё Stalinit mbaroi me vdekjen e Svetllanёs. Qëndrimin i Churchill-it ndaj familjes së tij, pavarësisht zhgënjimin tё tij nga Randolph-i, ishte ndoshta sjellja me e "shëndetshme" e këtyre "zotërinjve". Kur nipi Nicholas Soamese e pyeti atё: Gjysh, a jeni ju njeriu më i "madh" në botë"? "Po", ju përgjigj Churchill. "Tani zhduku!"

http://www.ft.com/home/europe

SIMON SEBAG MONTEFIORE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.05.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKMARRËVESHJA NË FAVOR TË SERBISË, JO TË KOSOVËS!Nga Prof. Dr.MEHDI HYSENI (12.05.2011)
MIKHAIL GORBAÇOV: NJË FIGURË HISTORIKENga FRANK SHKRELI (12.03.2011)
PA IBRAHIM RUGOVËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.02.2011)
LIBRI I RI I KOMUNIZMIT, MBI TË ZEZAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (11.29.2011)
BALLKANI - ATJE KU GRATË LINDIN VETËM INTELEKTUALËNga XHEMAL AHMETI (11.27.2011)
KËSHILLË EDHE PRISHTINËSNga DANIEL SERVER  (11.27.2011)
ZANAFILLA E DITËS SË FALËNDERIMEVE DHE SI E FESTOJNË SHQIPTARËT E AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ (11.23.2011)
ROMANTIKËT E MËRZITSHËM MIZORËNga PAUL KRUGMAN, New York Times (11.23.2011)
RËNDËSIA E DIPLOMACISË PUBLIKE -- SHQIPËRIA DHE KOSOVA Nga FRANK SHKRELI (11.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]