VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MËSIMET E NXJERRA NGA HARABELI I STALINIT

Nga SIMON SEBAG MONTEFIORE, Financial Times


E Mërkurë, 12.07.2011, 08:33am (GMT1)

Svetlana Stalin, e cila vdiq javën e kaluar, gjithmonë ka thënë se Stalini, babai i saj, "i shkatërroi jetën". Jetën e saj të trazuar e pasqyron fakti se si pushteti i ashpër dhe korrupsioni e "brejtën" këtë familje. Edhe në demokracitë e sotme, kërkesat e vazhdueshme të pushtetit janë të lodhshme, duke vijuar me ashpërsi dhe korrupsion. Në sundimet e gjata të despotëve, sa më absolut tÑ‘ ishte sundimi, aq më shumë "gërryes" do tÑ‘ rezultonte. Lidhjet e buta midis pjesëtareve tÑ‘ familjes u bÑ‘nÑ‘ shkrumb e hi nga "rrotat e çelikta" të pushtetit. Burrat e pushtetit të tillÑ‘ si: Stalini apo Hitleri zakonisht e shohin veten si kalorës tÑ‘ vetmuar, vetëmohues, me shpatat e drejtuara nga territori i armik, qoftÑ‘ edhe familja e tij.

Edhe për njerëz të tillë si "Kolonel Gedafi, Sadam Huseini apo Assadi, për të cilët politika është dinastike, pushteti është suprem. "Në rënien e Gedafit", siç edhe e pamë, bijtë e tij priteshin të sakrifikonin veten në "turrën e druve" tÑ‘ megalomanisë sÑ‘ tij narciste. AssadÑ‘t kanë qenë të mallkuar nga rivalitetet familjare. Gedafi "ujdisi" disa djem barbarÑ‘ për dhëndurë, pra, për tÑ‘ mbajtur pushtetin tij, madje edhe kur ata kishin komplotuar kundër tij, por të gjithë u flijuan nga beduinin hibrid i Saharës, nÑ‘ emër tÑ‘ Mbretit Lir. Është më e lehtë tÑ‘ qenit vajza, sesa djali i një lideri tÑ‘ tillÑ‘. Kur kam hulumtuar marrëdhëniet midis Stalinit dhe SvetlanÑ‘s, kam vënÑ‘ re se, duke paraqitur kujtimet e saj si të sinqerta, ajo kishte rishkruar historinë, por kishte lënë jashtë sekretin e saj me te madh. Në letrat e Stalinit, kam gjetur një pjesë të jetës së saj, tÑ‘ cilÑ‘n ajo e kishte përjashtuar apo harruar: Nga njëra anë, fëmijërinë e saj tÑ‘ privilegjuar dhe toleruese, me tÑ‘ atin, si i adhuruari i saj, gjithmonë duke e puthur e ushqyer nga pjata e tij dhe duke krahasuar flokët e saj të kuqe me tÑ‘ nënës sÑ‘ saj Keke-s. Nga ana tjetër, normalitet i gjashtë viteve tÑ‘ para tÑ‘ jetës sÑ‘ saj, i cili përfundoi kur nëna e saj, Nadia Allilujeva, kreu vetëvrasje në vitin 1932, në momentin e krizës më të madhe të Stalinit, kolektivizimit. Fëmijëve tÑ‘ tyre, SvetlanÑ‘s dhe vëllait tÑ‘ saj tÑ‘ madh Vasilit, iu tha se ajo kishte vdekur nga peritoniti. Por ishte tepÑ‘r e lehtÑ‘ për tÑ‘ zbuluar botën e errÑ‘t tÑ‘ Stalinit, vetëm duke parÑ‘ jetët e shkatërruara tÑ‘ kolegëve tÑ‘ tij, madje edhe hallave e xhaxhallarëve tÑ‘ SvetllanÑ‘s. Nëse Vasili u "bÑ‘ copash" pas vetëvrasjes së Nadia-s, kjo situatë i solli babë e bijÑ‘ edhe mÑ‘ afër: Ai darkonte me të pas shkollës dhe i kontrollonte detyrat e shtëpisë, ai me krenari ja prezantoi atë Uinston Churchill-it. Nëse ai me të vërtetë donte dikÑ‘ në jetën e tij, ajo ishte Svetllana. "Unë isha e përkëdhelura e tij", tha ajo. "Ai ishte shumë i dhënë pas saj". Në arkivat, kam gjetur letrat e tyre. Stalini e quajte atÑ‘ "harabeli im i vogël, gëzimi im i madh". Stalini në moshën 11-vjeçare nxiste SvetlanÑ‘n, të luante rolin e diktatores sÑ‘ Rusisë. Svetlana i shkroi Byrosë Politike në Moskë, duke i urdhëruar nÑ‘ shtyrjen e afatit të semestrit shkollor për tÑ‘ gjithë BRSS. Zëvendësi i Stalinit u përgjigj me këtë shënim: "Tungjatjeta padrones sonë Svetlana-Ñ‘s! I realizuam udhëzimet tuaja në shtyrjen e afatit shkollor me 20 ditë". E gjithë "Byroja Politike e nënshkroi atë me komente komike: e Miratuar! Shërbyesit tuaj të bindur". Një herë tjetër ajo i shkroi Stalinit: "Rendi i ditës nr. 3: TÑ‘ urdhëroj tÑ‘ mÑ‘ tregosh çfarë ndodh në Komitetin Qendror. Rreptësishtë konfidenciale. S. Stalina, Boss-ja". "Stalini, duke e quajtur veten", Sekretari juaj i vogël", iu përgjigj: "Letra juaj na dha mundësinë që të gjenim rrugën e duhur për t'u përgjigjur pyetjeve tuaja të komplikuara politike".

Por edhe dashuria atërore nuk mundi ti përballojë dëshirës autokratike për kontroll total: Marrëdhënia e tyre u shkatërruar nga zbulimi i saj, mbi vetëvrasjen e së ëmës dhe me pavarësinë e saj emocionale: Stalini, puritani Viktorian me një baba tradicional gjeorgjian, ishte zemëruar nga romanca e saj me Alexei Kapler, një skenarist hebre. Ai ishte 40 vjeç, Svetllana 16-vjeç. Stalini, me një sjellje prej babai tipik, e goditi në fytyrë dhe i grisi letrat e saj tÑ‘ dashurisë. Pastaj, internoi Kapler-in në Siberi. Dy martesat e saj tÑ‘ para rezultuan njÑ‘ dështim dhe Stalini fajësoi atë për këto dështime. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo trashëgoi pÑ‘r pak kohÑ‘ instinktin e tij vrasës: Duke urdhëruar vrasjen e një aktori jidisht. Më pas ajo fajësoi për krimet e të atit, Lavrenti Beria, shefin e policisë sekrete, të cilin ajo demonizoi në kujtimet e saj. Por ajo fshehu sekretin më të madh të rinisë së saj: Dashurinë e vërtetë tÑ‘ jetës së saj, i cili ishte askush tjetër përveç djali tÑ‘ Beria-s, Sergio; me të cilin ajo dëshpërimisht donte tÑ‘ martohej. Por Beria ishte i vendosur për të parandaluar një martesë, që do të vinte djali i tij në rrezik. Kur Sergio u martua me dikÑ‘ tjetër, Svetlana, si "princesha e Stalinit", u përpoq për të detyruar divorcin e tyre. Të qenit e bija e një tirani është një barrë, tÑ‘ qenit i biri, një mallkim: Stalini, e konsideronte djalin e tij tÑ‘ madh, Jakovin, një ngordhalaq. Ai u kap nga nazistët dhe kreu vetëvrasje: Kur Stalini mori vesh se ai ishte sjell nÑ‘ mÑ‘nyrÑ‘ tÑ‘ guximshme, nuk mundi tÑ‘ mos prekej. Djali i tij, Vasili, vëllai i Svetlana-Ñ‘s nga tÑ‘ dy prindërit, ishte ngritur nÑ‘ detyrë, duke u bÑ‘rÑ‘ Gjeneral i Forcave Ajrore , por, ai ishte një i dobët, alkoolist, një njeri i shthurur, i cili e kishte poshtëruar dhe sikletosur Stalinin. Suksesi i një babai tÑ‘ plotfuqishëm është e pamundur tÑ‘ përballohet. Për tÑ‘ atin, i biri është një zhgënjim dhe pushteti vjen gjithmonë i pari. Stalini helmoi çdo marrëdhënie dashurie në jetën e tij, dhe gjithçka për misionin e tij politik. Ai u katandis i vetmuar dhe i zymtë. I gjithë pushteti edhe në demokraci, konsiderohet si personal. Randolph Churchill vuajti nga madhështia e tÑ‘ atit duke vdekur i ri nga alkooli. Bismarck-u pengoi tÑ‘ birin, Herbert-in nga martesa me dashurinë e jetës së tij dhe e çoi atÑ‘ drejt alkoolizmit dhe një vdekje tÑ‘ shpejtë. Stalini, bolsheviku asketik nuk i lejoi kurrë familjes asnjë pushtet. Megjithatë, në tiranitë më të mëdha, pushteti është monarkik, i biri mbahet peng nga babai, i cili mÑ‘ vonÑ‘ ndihet i kërcënuar nga i biri etj.

Prandaj ndodhi edhe revolta e Absolom-it kundër mbretit David, grindja e George-it II dhe Frederikut, Princit tÑ‘ Uellsit, urrejtja e Wilhelm II për babain e tij, perandorin Frederik. Kërcënimi ishte aq i vërtetë sa edhe vrasja ose eliminimi i fëmijëve qÑ‘ do tÑ‘ trashëgonin fronin. Kjo, u bÑ‘ shpesh si një strategji e autokratëve: Herodi i Madh vrau tre djem, Konstandinin e Madh, Genghis Khan, Ivanin e Tmerrshëm, Pjetrin e Madh, Shah Abaz-in e Persisë, Selim Grimn si edhe tÑ‘ gjithë djemtë e Sulejmanit tÑ‘ Mrekullueshëm. Peter-i dhe Ivan-i i kryen vrasjet e fëmijëve tÑ‘ tyre personalisht. Sulejmani i pa mbytjet e tyre nga prapa një perdeje. Mallkimi toksik i fëmijëve tÑ‘ Stalinit mbaroi me vdekjen e SvetllanÑ‘s. Qëndrimin i Churchill-it ndaj familjes së tij, pavarësisht zhgënjimin tÑ‘ tij nga Randolph-i, ishte ndoshta sjellja me e "shëndetshme" e këtyre "zotërinjve". Kur nipi Nicholas Soamese e pyeti atÑ‘: Gjysh, a jeni ju njeriu më i "madh" në botë"? "Po", ju përgjigj Churchill. "Tani zhduku!"

http://www.ft.com/home/europe

SIMON SEBAG MONTEFIORE


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.