VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KONDOLIZA RAJS: NUK KA NDER MË TË MADH -- KUJTIMET E VITEVE TË MIA NË UASHINGTON(‘’Unë ua kam premtuar (pavarësinë e Kosovës) dhe premtimin do t’a mbajmë’’) Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 11:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KONDOLIZA RAJS: NUK KA NDER MË TË MADH -- KUJTIMET E VITEVE TË MIA NË UASHINGTON

(‘’Unë ua kam premtuar (pavarësinë e Kosovës) dhe premtimin do t’a mbajmë’’)

Nga FRANK SHKRELI


E Premte, 12.09.2011, 08:49am (GMT+1)

Ky është titulli i librit të sapo botuar të Kondoliza Rajs, e cila ka shërbyer në administratën e Presidentit Xhorxh W Bush si Sekretare e Shtetit dhe si Këshilltare për Sigurimin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Kondoliza Rajs ishte e para femër në historinë e Shteteve të Bashkuara që shërbeu si Këshilltare e Presidentit për çështje të sigurimit kombëtar, një detyrë këjo që i forcoi lidhjet e saj me Presidentin Bush dhe e bëri atë një prej bashkpuntorëve më të ngushtë e më me influencë të tij. Si kryediplomatja e Shteteve të Bashkuara, ajo udhëtoi anë e mbanë botës duke kërkuar realizimin e qëllimeve të përbashkëta midis aleatëve e miqve, e nganjëherë edhe armiqve, për të arritur në marrëveshje ndërkombëtare mbi çështje përçarëse, që në çdo moment, mund të hidhnin botën në kaos. Në librin e saj, "˜'Nuk ka nder më të madh'', Kondoliza Rajs shkruan, natyrisht për përspektivat e saj unike, në lidhje me zhvillimet dilpomatike, politike dhe të sigurimit kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo shkruan për krizat amerikane dhe botërore me të cilat u përballua administrata e Presidentit Bush, përfshirë sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, luftërat në Irak dhe në Afganistan, mbi krizën në Lindjen e Mesme, dhe flet mbi marrëdhënjet e tensionuara midis Pakistanit dhe Indisë, si edhe mbi grindjet midis Rusisë dhe Gjeorgjisë, që sipas saj, gati si nuk shpërthyenë në një luftë të përgjithëshme.

Në kujtimet e saj, Rajs flet edhe mbi polemikat dhe kundërshtimet politike të njohura mirë nga publiku amerikan, midis saj dhe ish-nën-presidentit Dik Çejni dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Donad Ramsfled, duke thënë se ato nuk ishin personale por në thelb ishin ndryshime të qendrimeve politike me pasoja të rëndësishme për Amerikën dhe për botën.

Mirëpo, në kujtimet e saj, Kondoliza Rajs ka lenë vend edhe për zhvillimet në Ballkan gjatë periudhës që ajo ka shërbyer në detyrat më të larta të qeverisë amerikane në Uashington. Ajo që ndoshta është më me rëndësi në këtë libër nga përspektiva shqiptare -- është fakti se ajo zbulon se Presidenti Xhorxh Bush kishte konsideruar dhe donte të njihte pavarësinë e Kosovës në vitin 2007.

Ish- Sekretarja e Shtetit Rajs shkruan se pjesa më e madhe e botës e kishte pranuar faktin se Kosova do të shkëputej nga Serbia, por ishte Rusia, aleatja e vjetër e saj, që nuk pranonte dhe kundërshtonte me mish e me shpirt një gjë të tillë. Ajo vazhdon duke thënë se çeshtja e Kosovës ishte një problem që shkaktonte gjithmonë grindje në takimet midis Moskës e Uashingtonit. Ajo u referohet dy takimeve, njërit në Oslo dhe tjetrit në Potsdam. Rajs thotë se takimi në Oslo, falë kokëfortësisë ruse, nuk bëri asgjë që të përmirësohej atmosfera e tensionuar midis dy palëve rreth Kosovës, dhe për takimin e saj në Potsdam me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov ajo shkruan: "˜'Sergei dhe unë e përdorëm rastin për një debat të ashpër në lidhje me Kosovën dhe mbi raketat mbrojtëse (në Poloni dhe Çeki), megjithëse disa javë më parë, Moska kishte premtuar se do të përpiqej të gjëndeshin pika të përbashkëta marrveshjeje, megjithë politikat e kundërta midis dy palëve....Ai takim atë ditë ishte paralajmërues i marrëdhënjeve shumë të vështira me Kremlinin, për 18 muajt e ardhëshëm, deri në fund të administratës së Presidentit Bush.''

Sipas Kondoliza Rajs, pasi me Rusinë nuk kishte asnjë shpresë për ndonjë marrëveshje që do të kënaqte shqiptarët e Kosovës, detyra e administratës së Presidentit Bush, ndërkohë, ishte që të mënjanonte shpërthimin e dhunës dhe në të njëjtën kohë të përpiqej të bindëte sa më shumë shtete që të njihnin Kosovën, bazuar në Planin Ahtisaari, propozim ky që mbështetej me këmbëngulje nga administrata amerikane. Ajo thotë se për të ndihmuar në zbatimin e politikës amerikane në lidhje me Kosovën kishte emëruar diplomatin veteran Frank Uisner si i dërguar i posaçëm, dhe diplomati në detyrë Dan Fried, së bashku me Xhudi Ansli nga zyra e Sigurimit Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, bashkpunuan ngushtë me ambasadorin Uisner dhe me Pentagonin. Detyra e tyre ishte e dyfishtë: zbatimi i Planit Ahtisaari dhe të bindënin sa më shumë shtete, sidomos në Evropë, për të përkrahur këtë plan, i cili më në fund do të çonte në pavarësinë e Kosovës, megjith kundërshtimet e forta nga ana e Rusisë. Këjo situatë, sipas saj kishte një sens urgjence pasi shqiptarët e Kosovës kishin filluar të humbisnin durimin dhe ekzistonte frika se nga pakënaqësia e madhe e tyre me situatën e ngecur në lidhje me satusin e Kosovës, mund të shpërthenin protestat dhe dhuna. Kondoliza Rajs shkruan:

"˜'Ndërsa nga fundi i verës së vitit 2007, Kosovarët tregonin shënja gjithnjë e më të mëdha shqetësimi, unë u bëra presion Evropianëve që të vepronin. Idea jonë ishte që të njihnim shtetin e ri së bashku me shtete të tjera dhe njëkohësisht të bindënim edhe vende të tjera të bënin të njëjtën gjë. Aleatët e NATO-s, sidomos francezët dhe gjermanët, hesitonin, duke shpresuar se Moska do të ndryshonte qendrimin e saj. Çdo takim me ta përfundonte me premtimin se ata do ta njihnin (Kosovën), por koha kalonte pa u bë gjë. Kur, aty nga mesi i Qershorit, francezët ngulën këmbë që vendimi për të njohur Kosovën të shtyhej edhe për një muaj, Presidenti Bush u tërbua nga zemërimi. Një javë më vonë, në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, megjithë rezervimet e mia, unë mbrojta qendrimin e aleatëve për më shumë kohë. Presidenti Bush i telefonoi udhëheqsit rus Putin për të biseduar mbi këtë çështje, dhe ai i dha atij të njëjtën përgjigje që më kishte dhënë mua më përpara Ministri Lavrov (se në lidhje me Kosovën): "˜'Ne pranojmë çdo gjë që pranojnë serbët....''

"˜'.....Në takimin e nivelit të lartë të grupit G8 në Heiligendamm të Gjermanisë, presidenti francez Sarkozi propozoi vazhdimin e negociatave për njohjen e Kosovës edhe për 120 ditë, në përfundimin e të cilave sipas tij, nëqoftse nuk arrihej marrveshje, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të përkrahte Planin Ahtisaari. Pas takimit në Heiligendamm, gjatë një konferencë për media më 9 Qershor në Romë, Presidenti Bush bëri thirrje për pavarësinë e Kosovës. Një ditë më vonë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai ritheksoi dhe përsëriti përkrahjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe të Planit Ahtisaari. "˜'Edhe një muaj'', më tha Presidenti. "˜'Dhe atëherë, ne i njohim, edhe nëqoftse jemi të detyruar të bëjmë një gjë të tillë vetëm ne. Unë ua kam premtuar këtë (shqiptarëve) dhe premtimin duhet t'a mbajmë.''

Më në fund, Rajs thotë se, siç duket me mungesë dëshire dhe për hir të kohezionit në radhët e aleatëve të Amerikës, Presidenti Bush ra dakord me propozimin francez që të zgjaten negociatat edhe për 120 ditë, me marrveshje se këjo do të ishte shtyrja e fundit.

Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht shtetin e Kosovës me 18 Shkurt, 2008 ashtu siç bënë edhe shumë shtete të tjera evropiane. Ish-Sekretarja e Shtetit Rajs thotë se për Shtetet e Bashkuara, nuk kishte alternativë tjetër përveç njohjes së Kosovës si shet i pavarur, dhe ndër të tjera, ajo shpreh besimin e saj se në Kosovë, me kohë, çdo gjë do të shkojë mirë e do të jetë në rregull dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte një gjë e drejtë dhe e doemosdoshme.

Është traditë dhe një fakt i jetës politike amerikane që kur merrë fund një administratë, figurat kryesore që kanë luajtur role kyçe në politikën e jashtme dhe të mbrendshme të Amerikës, shkruajnë kujtimet e tyre, nga përspektiva e tyre. Në librin e saj, Kondoliza Rajs nuk zbulon ndonjë sekret dhe as nuk shpalosë ndonjë ngjarje të re tronditëse që mund të ketë ndodhur gjatë shërbimit të saj në Uashington, por është një libër i dobishëm, i bazuar në dokumenta zyrtare dhe është një kontribut i vlefshëm në historinë diplomatike amerikane.

Si edhe në raste të tjera, është historia ajo që do të gjykojë punën dhe veprimtarinë e ish-Sekretares së Shtetit Rajs dhe administratës së ish-Presidentit Bush, për të cilën ajo punoi. Ish-Sekretarja Rajs është rritur në shtetin Alabama ku ndasitë raciale ishin tepër të theksuara. Një prej shoqeve të saja Denise Mekner qe vrarë në bombardimin e një Kishe Baptiste më 1963 nga grupi supremacist Ku Klax Klan. Kur merr parasyshë këtë prejardhje të saj, është e pamundur që duke lexuar librin -- të mos vihet re krenaria e saj që si një femëre zezake nga jugu i Amerikës, i është dhënë mundësia dhe privilegji për të shërbyer në detyrat më të larta të qeverisë së Shtetve të Bashkuara.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MËSIMET E NXJERRA NGA HARABELI I STALINITNga SIMON SEBAG MONTEFIORE, Financial Times (12.07.2011)
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.05.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKMARRËVESHJA NË FAVOR TË SERBISË, JO TË KOSOVËS!Nga Prof. Dr.MEHDI HYSENI (12.05.2011)
MIKHAIL GORBAÇOV: NJË FIGURË HISTORIKENga FRANK SHKRELI (12.03.2011)
PA IBRAHIM RUGOVËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.02.2011)
LIBRI I RI I KOMUNIZMIT, MBI TË ZEZAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (11.29.2011)
BALLKANI - ATJE KU GRATË LINDIN VETËM INTELEKTUALËNga XHEMAL AHMETI (11.27.2011)
KËSHILLË EDHE PRISHTINËSNga DANIEL SERVER  (11.27.2011)
ZANAFILLA E DITËS SË FALËNDERIMEVE DHE SI E FESTOJNË SHQIPTARËT E AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ (11.23.2011)
ROMANTIKËT E MËRZITSHËM MIZORËNga PAUL KRUGMAN, New York Times (11.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]