VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUJDES ME NDËRSHKËMBIMET SHQIPTARENga UK LUSHI

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 07:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KUJDES ME NDËRSHKËMBIMET SHQIPTARE

Nga UK LUSHI


E Shtunë, 12.10.2011, 06:39pm (GMT+1)

Në historinë e gjertanishme të botës asnjë shekull nuk ka nxitur shkëmbim më të madh dhe afrim më të ngjeshur mes njerëzve se sa shekulli XXI. Ky qindvjeçar i ri të njëjtën gjë ka bërë edhe me shqiptarët; posaçërisht prej çlirimit të Kosovës me 1999. Kurrë në historinë shqiptare nuk ka pasur më shumë gjezdisje, trambë dhe bashkëpunim se sa në dekadën e fundit. Hapësira jonë në Ballkan është përsëri një realitet unik gjeopolitik, demografik, ekonomik dhe kulturor.

Shqiptarët e shekullit XXI jetojnë në shtete të ndryshme në Ballkan dhe anembanë globit. Ky fakt mund të shihet si avantazh apo disavantazh krejt varet prej perspektivës dhe sjelljes së një bashkësie njerëzore përkundrejt një realiteti, qoftë ai i përkohshëm apo i përhershëm. Pas shembjes së mureve ndërshqiptare gjatë dy decenieve të fundit, (ri)lidhja jonë në Ballkan vijon të ngjizet përmes shkëmbimeve familjare, ekonomiko-tregtare, politike, ushtarake dhe sportive. Të gjitha këto veprime pa mëdyshje që janë akte të rëndësishme dhe si rezultat i tyre neksusi i shqiptarëve sigurisht që do të vazhdojë të kalitet. Megjithatë, bashkëveprimi dinamik, përpos nga efekte kuruese për dëmet e ndarjes së pavullnetshme gati njëshekullore, është duke u përcjellur edhe nga efekte anësore negative si fjala bie asimetri, shfrytëzim mashtrues në emër të patriotizmit, dhe, aty-këtu, nga mosgatishmëri dhe mosdashje e paramenduar për njohje panshqiptare.

Mund të merren shembuj të shumtë për të ilustruar konstatimin e më lartë: problemet në shkëmbimin e produkteve bujqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës; turizmi njëdrejtimësh mes Maqedonisë dhe Shqipërisë; deficiti i lartë tregtar midis Kosovës dhe Maqedonisë etj. Këmbimet fizike, ekonomike dhe materiale janë vetëm muskujt e trupit të një populli dhe ata mund të riparohen dhe fuqizohen relativisht lehtë dhe shpejt nëse ka vullnet për punë dhe stërvitje. Porse, brenda çdo grupi njerëzor, si vështirësitë ashtu edhe zgjidhjet e tyre, prejardhjen burimore e kanë tek sasia, cilësia dhe barabarësia e shkëmbimeve shpirtërore e të të gjithë pjesëtarëve të grupit. Bile, nëse shkëmbimi fiziko-ekonomik mund të kualifikohet si kusht i mjaftueshëm, shkëmbimi dhe reciprociteti spiritualo-kulturor në të gjitha mënyrat është kusht i nevojshëm dhe domosdoshëm për progres të qëndrueshëm të komonuelthit gjeografik shqiptar.

Përpos reciprocitetit sa më të barabartë, shkëmbimet ndërshqiptare po ashtu nuk do të duhej të kishin një qendër centripetale në asnjërin pol të boshteve Tiranë- Prishtinë- Shkup. Konglomerati i vlerave, vizioneve dhe aspiratave shqiptare në fakt ka më shumë se tri pole sepse krijuesit dhe konsumuesit e tyre jetojnë, punojnë dhe edukohen në disa shtete në Ballkan dhe gati në të gjitha kontinentet: Europë, Amerikë, Australi dhe Azi. Pra civilizimi gjegjësisht jetesa, arti, shkenca dhe kultura shqiptare moderne janë një por multipolare dhe si çdo fenomen multipolar kërkojnë pranim, paanësi dhe njohje të secilit pol.

Fatkeqësisht në disa raste këto parime nuk po respektohen. Në universin shqiptar janë trajtësuar grupe interesi të cilat disa pjesë të caktuara të botës shqiptare i shohin vetëm si treg kurse shqiptarët atje vetëm si blerës apo konsumatorë të produkteve gjegjësisht spektakleve të veta apo të zarbanikëve të tyre. Metodat e promovimit janë shumë të pacipa dhe thjeshta: reklamim, marketing agresiv dhe himnizim nanuritës (nga njerëz që në të vërtetë janë pjesëmarrës apo aksionarë në procesin e krijimit të produktit apo shout); ndërsa që nuk ka aspak ose fare pak inspektim neutral ose kritik.

Gjithçka në rregull dhe sipas rregullave të lojës së tregut ka të drejtë të përgjigjet dikush. Niveli i shitjes së çdo produkti apo shërbimi në fund të fundit përcaktohet nga dëshirueshmëria dhe cilësia, në njërën anë, dhe marketingu, në anën tjetër. Veçse korrektesa e mekanizmit të tregut shkon në bisht të sorrës kur marketingu në mënyrë të padrejtë mbizotëron tërë fushën që duhet ta ndajnë oferta dhe kërkesa si dhe kur ja merr anën asaj të cilësisë së përmbajtjes. Tregu, pjesëmarrësit në treg dhe mekanizmi mbështetës i tregut duhet të jenë transparent dhe të paanshëm për të gjitha produktet dhe për të gjithë shitësit dhe blerësit.

Për pasojë, kohëve të fundit, është ngritur shumë pluhur ankues për shkëmbimet ndërshqiptare si në Prishtinë, si në Shkup, ashtu dhe në Tiranë. Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë qahen për arrogancë të shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë dhe përfillje minimale të vlerave dhe asaj çfarë ata ofrojnë, kurse këta të Shqipërisë londineze ankohen që si shqiptarët e Kosovës si ata të Maqedonisë kanë frikë nga konkurrenca dhe ende janë provincialistë me prodhimtari inferiore krahasuar me Republikën e Shqipërisë. Të tri grupet janë gabim.

Ndarja shqiptare e shekullit të XX-të gjithsesi ka qenë e egër dhe jonjerëzore. Ajo ka rezultuar me gjymtime dhe si çdo çarje e dhunshme ende prodhon mosnjohje, ndërkaq dihet mosnjohja pjell paragjykime dhe në mbarim paragjykimetdyshime. Mirëpo shqiptarët kanë krijuar vlera në të shkuarën, ashtu siç i krijojnë ato ende dhe siç do të vazhdojnë t'i krijojnë përgjithmonë derisa të mbahet gjallë civilizimi dhe kultura shqiptare si pjesë e civilizimit dhe kulturës njerëzore. Prodhimtaria e të mirave dhe vlerave shqiptare është goxha sasiore dhe nuk ka një qendër të vetme gjeografikekjo është e qartë për të gjithë ata që e njohin arealin e përgjithshëm shqiptar, ndërkaq të gjithë ata që nuk e dinë këtë fakt, apo që krekosen dhe gënjejnë se e dinë, do të duhej ta mësojnë.

Penguesit dhe përfituesit dhelparakë, një dekadë brenda shekullit të globalizimit dhe integrimit të fuqishëm të mbarë rruzullit tokësor, duhet të neutralizohen dhe ndalohen. Kjo natyrisht nuk duhet të pritet që do të ndodhë nga ndonjë intervenim i marsianëve apo jashtëtokësorëve, por duhet të iniciohet dhe ngjet nga angazhimi i vetë shqiptarëve. Shkëmbimet ndërshqiptare para së gjithash duhet të jenë raport i sinqertë i ndërssjelltësisë dhe ekuivalencës. Prandaj të gjithë atyre që abuzojnë me to, bashkërenditjet si dhe bashkëveprimet ndërshqiptare duhet thënë sheshit: kujdes, shpërdorimi juaj do t'u kthehet bumerang. Mirëqenia, mbarësia dhe vlerat fine të çdo populli vijnë nga marrje-dhënia dhe dhënie-marrja e lirë, vullnetare dhe detyrimisht e drejtë e secilës pjesë të tërësisë.

UK LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONDOLIZA RAJS: NUK KA NDER MË TË MADH -- KUJTIMET E VITEVE TË MIA NË UASHINGTON(‘’Unë ua kam premtuar (pavarësinë e Kosovës) dhe premtimin do t’a mbajmë’’) Nga FRANK SHKRELI (12.09.2011)
MËSIMET E NXJERRA NGA HARABELI I STALINITNga SIMON SEBAG MONTEFIORE, Financial Times (12.07.2011)
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.05.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKMARRËVESHJA NË FAVOR TË SERBISË, JO TË KOSOVËS!Nga Prof. Dr.MEHDI HYSENI (12.05.2011)
MIKHAIL GORBAÇOV: NJË FIGURË HISTORIKENga FRANK SHKRELI (12.03.2011)
PA IBRAHIM RUGOVËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.02.2011)
LIBRI I RI I KOMUNIZMIT, MBI TË ZEZAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (11.29.2011)
BALLKANI - ATJE KU GRATË LINDIN VETËM INTELEKTUALËNga XHEMAL AHMETI (11.27.2011)
KËSHILLË EDHE PRISHTINËSNga DANIEL SERVER  (11.27.2011)
ZANAFILLA E DITËS SË FALËNDERIMEVE DHE SI E FESTOJNË SHQIPTARËT E AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ (11.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]