VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 12.15.2011, 04:44pm (GMT1) Sa herë vjen 8 dhjetori, opinionin publik dëgjon të ashtuquajturat heriozma të personave, të cilët pretendojnë se kanë luajtur rol për të sjellë pluralizmin apo ndryshuar sistemin. Të merr gazi ose të vjen të marrësh kujën. Diçka midis tragjikomedisë, më tepër pranë tragjedisë. Sa herë që afrohet 8 dhjetori kjo datë kujtohet në mënyrë të çuditëshme, kontraverse. Them kontraverse pasi edhe dy dekada pas saj, ajo nuk ekziston si datë zyrtare në Kushtetutën e Shqipërisë, pasi në vetvete përmban një kuptim të madh siç ishte shpallja e pluralizmit në Shqipëri, i cili filloi zyrtarisht me lindjen e PD për pasojë të grevës apo revoltës të studentëve. Nëse duam të flasim për ndërgjegjen e intelektualëve të asaj kohe, për ta vendosur në peshore, mjafton që të kujtojmë se Shqipëria ishte vendi i fundit ku në bulevardin qendror të kryeqytetit rezistoi deri në fund shtatorja e Stalinit; vendi i fundit ku sistemi komunist u rrëzua në mënyrë absurde, pasi institucionet e superstrukturës dhe shërbimit të fshehtë të Sigurimit famëkeq mbetën të paprekura, në kuptimin se nuk pati deri më sot as hapje Dosjesh, as distancim nga krimet e diktaturës, as muzeum të krimeve, as denoncim të krimeve, as pastrim të aparatit shtetëror të shtetit demokratik; as ndjesë dhe asgjë. Monstruoziteti i këtyre dy dekadave është se edhe sot e kësaj dite ligjin e bëjnë ish-eksponentët e shtetit stalinist të përfshirë në politikë dhe në institucionet kryesore të shtetit demokratik, të cilët vazhdojnë t'i persekutojnë e t'i tregojnë si « dele të zeza » pjesën e pastër të atyre figurave që u përfshinë, kontribuan dhe kontribuojnë në jetën publike e politike shqiptare si pjesë e shoqërisë civile apo si pjesë e ndërgjegjes kombëtare, por kulmi arrin kur marrin flamurin e heronjve! Heronjtë në fakt nuk ishin ata, heronj ishin studentët - Azem Hajdari dhe populli i Tiranës dhe i Shqipërisë, të tjerët sidomos këta që marrin rolin e protagonistëve ishin antiheronjtë, sepse përvetësuan meritën e studentëve, të cilët ngritën peshë zemrat e shqiptarëve. Nëse doni t'i vini një fytyrë tranzicionit shqiptar, atëhere ky tranzicion ka fytyrën e Fehmi Abdiut, emër i konsumuar aq shpesh me tirada akuzash nga njëri prej themeluesve të pluralizmit shqiptar, por vetëm i konsumuar si patetikë. Dhe kjo është arsyeja pse sa herë vjen data që solli pluralizmin, kjo ditë kujtohet në mënyrë bizare. Unë jam totalisht kundër që të kujtohet si ditë e shënuar vetëm nga një parti, kur kjo përmbysje solli pluralizmin, burimin dhe themelin e demokracisë dhe pluripartitizmit. Pra partitë dhe politikanët e të gjitha ngjyrave, të paktën për hipokrizi, do të duhej t'i bashkangjiteshin kësaj date, por meqë jeta e tyre si politikanë është e kushtëzuar nga hipotekat e sistemit totalitarist, hijet dhe skeletët që i kanë nëpër garderobat e tyre, ata gati nuk e njohin këtë datë. Këto dy dekada, të gjitha partitë që formësojnë pluralizmin partiak do të duhej të kishin ndërtuar themelet e shëndosha të shtetit të së drejtës, i cili në fakt edhe sot e kësaj dite lë shumë për të dëshiruar kur sheh se pushtetin e kanë ishët e djeshëm, që së bashku me trashëgimtarët e nomenklaturës janë binomi më i pështirë i politikës ku njëra palë mban tjetrën për të krijuar një pseudobalancë dhe një pseudoekuilibër. Në fakt, unë mendoj, si shumë të tjerë, se pluralizmi në Shqipëri ishte si pasojë e një procesi zinxhir që ndodhi në Europën Lindore, që filloi me shpërbërjen e BRSS dhe rrëzimin e Murit të Berlinit për rrjedhojë të falimentimit të sistemit komunist. Edhe Shqipëria ishte hallka e fundit e këtij zinxhiri dhe si e tillë i dha kohë diktatorit të fundit Ramiz Alisë që të tërhiqej duke zbatuar strategjinë e « Tokës së djegur » e duke filtruar sa më tepër njerëz të diktaturës në të gjitha qelizat e pluralizmit shqiptar, një pjesë e këtyreve ka njëzet vjet që vetëshpallen heronjtë e pluralizmit. Pra nuk është rasti, për të thënë nga ndokush në Shqipëri se "lirinë e solla unë, apo lirinë e sollëm ne" sepse lirinë në fakt e pruri era e re që vinte nga Perëndimi, e cila memzi po pritej nga mushkëritë e rinisë dhe shqiptarëve të cilat kërkonin të mbusheshin me ajrin e lirisë.. Por ky fatalitet nuk duhet të na pushtojë edhe sot 20 vite pas Kombi nuk mund të mbetet peng i heronjve prej kashte, sepse fatlumturisht brezat lëvizin, edhe ligji i natyrës nuk fal kënd, pra e ardhmja i takon rinisë, atyre që rrëzuan diktaturën dhe brezave që vijnë. Fatlumturisht Shqipëria është një nga vendet e privilegjuar nga fati, që do të thotë se lind fëmijë dhe kombi është i ri, pra nuk e meriton që të mbetet peng i pseudoheronjve. Dita e shpalljes të pluralizmit sot do të duhej të kujtohej e festohej në mënyrë të denjë, duke u sanksionuar në Kushtetutë. Shikoni se çfarë bën e majta me 29 nëntorin - posa u kthye në pushtet përmes trazitave dhe rebelimit, e futi 29 nëntorin në Kushtetutë si ditën e çlirimit të Shqipërisë, kur ne e dimë të gjithë se ndërsa nazizmi u mund, Shqipëria u pushtua nga një regjim barbar që kreu genocid ndaj shqiptarëve, pra ku populli shqiptar u kthye viktimë në duart e një sistemi totalitarist. Në fund të fundit, le t'i përgjigjemi pyetjes së thjeshtë se a e fituan lirinë shqiptarët kur Enver Hoxha filloi më 29 nëntor 1944 në stil të gjerë zbatimin e terrorit të kuq që zgjati një gjysmë shekulli? Po përse, për terrorin të kuq e dhanë jetën dhe sakrifikuan dëshmorët e atdheut; po përse, për terrorin e kuq morën armët e luftuan prindërit tanë idealistë dhe rinia e asaj kohe? Jo, natyrisht që jo ! Ne s'kemi histori të shkruar dhe ky është shkaku që kjo datë kujtohet si mos më keq, kur do të duhet të jetë jo trofé për disa ose për një palë por data më e rëndësishme për Shqipërinë pas shpalljes të pavarësisë. PD kështu deklaron, por vetëm si retorikë. E përse nuk e fut 8 dhjetorin në Kushtetutë PD-ja si ditën e pluralizmit, si themelin e demokracisë? E përse shoqëria civile nuk hap një debat të hapur publik për 29 nëntorin, për të ndalur konfuzionin e së majtës, që tash së fundi fundi pretendon se Gjermania naziste e paska reflektuar në dokumenta se është larguar nga Shqipëria më 29 nëntorin e 1944. E çfarë rëndësie ka kjo? Punë e madhe fort. Kur dihet se 29 nëntori u zgjodh si ditë çlirimi nga diktatori Enver Hoxha si një xhest servil ndaj Titos, i gatshëm që ta kthente Shqipërinë një republikë të shtatë të ish-Jugosllavisë. Askush nuk do të mohojë luftën antifashiste dhe gjakun e dëshmorëve, por shteti demokratik ka mënyra institucionale për t'i nderuar të rënët dhe për t'i hedhur në koshin e plehrave dekoratat, titujt dhe nderet e diktatorit bashkë me datat e Enver Hoxhës. Sepse çlirimi nga nazizmi i Shqipërisë nuk ishte fitore e Enver Hoxhës, por e Aleatëve. Në fakt, pretendimet e një kaste politike për të marrë autorësinë e pluralizmit, është gjëja më e gabuar dhe më fallse, pretendime që nuk rreshtin edhe pas dy dekadash për fajin e historiografisë shqiptare, e cila vazhdon të mbetet thellësisht e politizuar nga një pjesë e ish-historianëve të dikaturës, ata që sot akuzojnë për kuislingë Konicën dhe Fishtën, ish historianë të cilët në fakt ishin kuislingët e diktatorit, sepse pranuan që ta shkruajnë dhe retushojnë historinë sipas çmendurisë dhe çmendinës që diktonte Hoxha. Këta njerëz sot nuk kanë të drejtë morale të flasin sepse për gjysmë shekulli e ushqyen me rrena dhe gënjeshtra një popull të tërë. Por ajo që më trishton është se, megjithëse kanë kaluar njëzet vjet, një kohë e mjaftueshme për të ndrequr gabimet, vazhdon e mbetet më këmbë një status quo, për faktin se po t'i hedhim një sy klasës politike ajo sot përfaqësohet me ato emra si në 8 dhjetorin e 1991, me largime e kthime sipas pragmatizmit vulgar nga njëri krah tek tjetri të emrave të konsumuar deri në asht, të cilët nuk përbëjnë asnjë vlerë, as në kulturën shqiptare dhe as në mendimin filozofik të lëvizjes demokratike dhe shtetformimit, që nuk kanë bërë asnjë sakrificë por që kanë vjelë vetëm privilegje, edhe gjatë diktaturës, edhe gjatë postdiktaturës e këtij tranzicioni mizerabël. Edhe listat e emrave të 8 dhjetorit janë konstraverse, sepse një pjesë e tyre janë hequr dhe ato që kanë mbetur më kujtojnë si asosacion firmëtarët e 8 nëntorit 1941. Përse dal në këto konkluzione. Dal në këto konkluzione nga pozitat e dëshmitares dhe njërës prej firmëtareve, të cilës i është fshirë emri. Nuk kam çarë krye kurrë për këtë fakt se sa për manipulimin. Sa për kronikë, u gjendëm ato ditë bashkë me Skënderin në takimin dhe sallën që do të mbahej mbledhja zyrtare e zgjedhjes së Këshillit Nismëtar të PD. Sali Berisha i kishte kërkuar Skënderit, që ky të formulonte për shtyp një nga dokumentet e para të themelimit të partisë të parë pluraliste që ndërkohë ishte edhe shpallje e pluralizmit shqiptar. Ne arritëm kur ishte errur në sallën e qytetit Studenti ku ishin mbledhur edhe "firmëtarët". Nuk e di se çfarë kriteri ishte përdorur që të ishe palë me ta. Tek dera qëndronte Arben Imami, i cili nuk lejonte këdo që të futej. Nuk e di se çfarë kriteri përzgjedhjeje ishte duke përdorur edhe Arbeni. Ne nuk do të na linte, megjithëse na njihte shumë mirë, por doli Berisha dhe na thirri meqë priste materialin e përgatitur nga Skënderi. U futëm brenda dhe zumë vend. Mbrapa nesh kishim Hamdi Jupen, gazetarin e Zërit të Popullit. Në podium ishin Azemi, Berisha, Selami, Pashko, Shinasi Rama dhe ndonjë tjetër, por nuk më kujtohet. Meksi çohej herë pas here, Eduard Zaloshnja e merrte fjalën shpesh. Ishte një situatë deri komike, pasi edhe vetë ata nuk dinin tamam-tamam se çfarë kërkonin, sepse nuk kishin asnjëri eksperienca shtetari. Pas pak u kërkua që të pranishmit të firmosnin. Na erdhi rradha dhe ne. Firmosëm. Pastaj u kërkua që të firmosnim rishtaz. Firmosëm prapë. Bëmë shaka me Jupen që e kishim në rreshtin pas nesh i cili natyrisht ishte si gazetar i Zërit të Popullit. Nga ata që na e kujtojnë vazhdimisht prezencën tonë është Rasim Hasani, vëllai i të ndjerit Azem Hajdarit, i cili të paktën e pranon se ne firmosëm dhe se firmat tona u avulluan, nuk di se si dhe se sot nuk gjenden në dukumentin zyrtar. Punë e madhe fort. Sepse për ne kjo gjë nuk kishte dhe nuk ka fare rëndësi, pasi jeta dhe e ardhmja jonë nuk u lidh kurrë pas asaj firme, pasi ne e varëm shpresën pas aktit që do të vinte siç ishte pluralizmi shqiptar. Skënderi ishte nga ata intelektualë të rinj që kishte marrë një pozicion shumë të qartë kritik ndaj regjimit, me shkrime shumë kritike tek gazeta Drita, unë isha e ekskomunikuar nga institucionet e superstrukturës të diktaturës si e bija e Vehbi Skënderit, njërit prej anëtarëve të grupit antiparti që deshi të godiste institucionet e regjimit. Më ishte lejuar botimi i ndonje poezie aty këtu dhe ndonjë përkthim. Skënderi u zgjodh si nëndrejtor i përgjithshëm nga PD në krizën e funddhjetorit 1991, unë ndërkohë fillova aktivitetin tim si gazetare vetëm pas pluralizmit dhe fillimmarsi i vitit 1992 më gjeti korrespondente të Zërit të Amerikës. Një gjë që u pa qartë atë mbrëmje dhjetori të vitit 1990, që lidhet me themelimin e pluralizmit shqiptar, se nuk kishte as strategji dhe as koka, sepse kokat i kishte prerë diktatura. Ky ishte një realitet që i diktohej Shqipërisë, sepse diktatura nuk kishte lejuar asnjë lloj disidence, i kishte eleminuar pothuaj të gjithë, ndërkohë të sapodalët nga burgjet ose ishin totalisht të frikësuar, ose mbeteshin të përjashtuar nga ata që kishin marrë frenat për të "shpallur dhe krijuar" pluralizmin. Por kishte persona me kredibilitet dhe Berisha ishte midis tyre, më i privilegjuari pasi si mjek kardiolog ai kishte patur një kontakt të gjerë me pacientët dhe përpasojë me publikun, si një profesionist shumë i zoti, dhe simpatia që gëzonte paraprakisht, edhe si pedagog i mjekësisë me tituj e grada shkencore nga një fushë që nuk lidhej me politikën, e shndërroi atë shpejt në liderin karizmatik të PD-së. Ne si individë, ishim pjesë e lumit njerëzor të banorëve të nderuar të Tiranës dhe atyre që vinin nga të gjitha anët e Shqipërisë, duke u qendruar pranë studentëve dhe mos ju ndarë studentëve, ndërkohë që ngjarjet filluan të rridhnin me ritëm më të shpejtë si për të fitur kohën e humbur. Berisha doli me atë tezën e njohur "bashkëvuajtës, bashkëfajtor", diçka që u pranua për shkak të një konfuzioni të tmerrshëm kulturor, për shkak të një varfërie tejet të madhe dhe për shkak të fillimi të ikjes masive, të trungut dhe trurit të popullit në eksodin më të përbindshëm që pas vdekjes së Skënderbeut, ku sot realisht gjysma e kombit jeton jashtë. Ky konfuzion, sot 20 vjet pas shpalljes të pluralizmit, do të duhej të ishte davaritur, sepse shteti i së drejtës të obligon ta bësh këtë. Por shteti i së drejtës në Shqipëri ekziston veç në letër dhe këtë e kupton nga marrëdhëniet pozitë-opozitë të cilat janë gjithnjë në ngërç, duke e vënë në diskutim pluralizmin në Shqipëri, i cili rrezikon të mbetet pa ditë e datë. Këtu nuk ishte fjala të bëhej spastrim, apo të bëhej hakmarrje, sepse ne ishim të gjithë të konformuar me sistemin. Këtu ishte fjala të mbahej në politikë dhe jetën publike njerëz të pastër, nga inteligjencia, shoqëria civile, majtas, djathtas, të papërfshirë në ish-policinë sekrete dhe në krimet e diktaturës, assesi emra si Fehmi Avdiu dhe kolegë të tij. Zyrtarë të ish-regjimit mund të mbaheshin vetëm ata që e denonconin dhe mbanin qëndrim të përgjegjshëm, pra ndihmonin në zbulimin e krimeve dhe kontribuonin në ndërtimin e shtetit demokratik, me qëllim që strategjia e pajtimit dhe e rehabilitimit të shkonte paralel me integritetin e pastër të klasës politike dhe demokracisë. Sot nuk dihet se si e ka zanafillën tamam-tamam rebelimi i studentëve, se kush ishte i pari ai që tha "ejani të futemi në grevë", sepse i pari mund të ketë qenë një i futur nga Ramiz Alia, për shembull, por edhe kjo pak rëndësi ka. Sepse greva dhe rebelimi i studentëve në thelbin e tij mbeti i pastër dhe frymëzues e shpresëdhënës për popullin e Tiranës dhe Shqipërisë. Sot aktorët e vërtetë të asaj greve janë rreth dyzetë e ca vjeçarë, pra kanë hyrë në dekadën e pestë të jetës, një pjesë e tyre i kanë fëmijët në moshën që ata kishin në dhjetorin e 1990, pjesa më e madhe e tyre janë jashtë vendit, një pjesë të zhgënjyer, një pjesë të frustruar, një pjesë indiferentë sepse 8 Dhjetori 1990 vazhdon të mbetet një datë jetime që nuk i jepet rëndësia madhore dhe që vazhdon të manipulohet, duke i lënë ata në periferi. Si konkuluzion mund të them se 8 dhjetori erdhi në Shqipëri për pasojë e shpërbërjes të ish.BRSS-së dhe ngjarjeve në Europën Lindore të cilat patën ndikimin e tyre tek regjimi i Alisë, e trembën Alinë teksa shihte nga ekranët fundin e Çausheskut. Shenjat e para për erën e ndryshimeve jo si lëshim i Alisë, por si pasojë e presionit nga jashtë ishin me hapjen e Ambasadave, ku Perëndimi i dha shenjë shqiptarëve se është me ta, ndërkohë që Zëri i Amerikës i trimëroi shqiptarët, për të mos e marrë parasysh rrezikun. Intervista e Kadaresë tek Zëri i Amerikës më 25 tetor, ku shpalli largimin e tij nga Shqipëria duke denoncuar Ramiz Alinë po ashtu mbetet një ngjarje themelore. Pluralizmi politik i shpallur në Shqipëri nuk ardhi si pasojë e një strategjie, pra kjo datë është pa strategë dhe mbeti në mëshirën e spontaneitetit. Ramiz Alia kërkonte të fitonte kohë që të zbatonte strategjinë e tij për ta minuar qëllimin e kësaj date nga brenda. Shfaqje e dhëmbëve të regjimt kriminal ishte 2 prilli 1991 dhe tytat e kallashnikovëve nga taracat e shtëpive dhe pallateve të Tiranës. Edhe sot e kësaj dite e kam parasysh gjakun e Spartak Delisë aty pranë ish-Lidhjes së Shkrimtarëve ku sot është Ministria e Kulturës dhe e plot viktimave të tjera, të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të mbulohen nga harresa, paçka se ne të gjithë ishim dëshmitarë të asaj që ndodhi dhe jemi dëshmitarë të asaj që po ndodh. Po jemi dëshmitarë pa kujtesë sepse kujtesa sanksionohet në librat e historisë dhe në institucionet përkatëse. Protagonistët e vërtetë në Shqipëri janë studentët dhe populli shqiptar. Si ikona të saj, janë Azem Hajdari nga rinia dhe Pjetër Arbnori, si përfaqësues i denjë i të gjitha viktimave të diktaturës dhe atyre viktimave që humbën jetën këta 20 vjet, si pasojë e eksodit, trazirave të `97 dhe mungesës të stabilitetit që prodhoi politika këta 20 vjet tranzicion.. Përfundimisht ata që sot vazhdojnë të shkruajnë kujtimet e asaj date si heronj të saj, janë në fakt dallkaukët më të mëdhenj, sepse tallen me të vërtetën e cila është një dhe e paprekëshme. Shqipëria ka ecur falë integrimeve, falë ndryshimit pozitiv të Perëndimit në raport me shqiptarët, ndërsa është stërkëmbur nga klasa politike në Shqipëri, e cila vazhdon të tallet dhe ta nëpërkëmbë e të mos e marrë kurrë seriozisht pluralizmin që e sollën studentët me erërat e Perëndimit. Se çfarë bëjnë politikanët ne kemi 20 vjet që i shohim, vetëm ngërç në kohën më fatlume për kombin shqiptar dhe për këtë meritojnë veç largim nga skena politike. Nëse Shqipëria ka bërë përparime, kjo i dedikohet koniunkturës së re të Perëndimit që i përfshiu në rrezen e vet Shqipërinë e shqiptarët, ndërsa protagonistët e politikës, ku përfshihen edhe pseudoheronjtë, ata që sot vetëshpallen si firmëtarët e pluralizmit, që deklarohen si intelektualët e ndryshimit, ndërkohë kanë 20 vjet nga majat më të larta të shtetit e pushtetit, të mediave dhe institucioneve të kulturës që i botojnë shkrimet e tyre në të njëjtat gazeta dhe faqe të para bashkë me Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, dhe pastaj - sa herë vjen dhjetori - na tregojnë përralla se ishin ata që e firmosëm pluralizmin. Farsë më të madhe nuk ka parë populli shqiptar. Farsë që duhet të ketë një fund, megjithë tranzicionin makabër në skenën e një teatri absurd, ku pseudoheronjtë luajnë me fatin e kombit dhe shqiptarëve, pasi Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, pra pluralizmi i ka dhënë frutet e veta. Dhe si qytetare apo qytetar i një vendi anëtar të NATO-s është e papranushme që të lexosh leksionet e ish-diktatorit dhe kuçedrës së diktaturës në të njëjtën faqe me heroizmat dhe bëmat e pseudoheronjve, që vetëshpallen si prurësit e pluralizmit. Pra, ka ardhur koha që kësaj shfaqje të teatrit absurd e cila ka 20 vjet që zgjat t'i ulet sipari. Nuk mund të themi « The Show must go on. » - « Shfaqja duhet të vazhdojë ». Sot ne jemi qytetarë të Europës, jemi qytetarë të Shqipërisë Euro-Atlantike dhe meritojmë të fitojmë dinjitetin që na takon. © ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës PA IBRAHIM RUGOVËN Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES! Nga ELIDA BUÇPAPAJ E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR Nga ELIDA BUÇPAPAJ HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS! TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË Nga ELIDA BUÇPAPAJ Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë- EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT! Nga ELIDA BUÇPAPAJ KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI U mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl Ajeti ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLITPSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN? BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor... Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES" DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI 20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT 5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK 9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ©
ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |