VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VOTA E EMIGRANTËVE SHQIPTARË - E PAMERITUAR

Nga ARTUR VREKAJ


E Djelë, 12.18.2011, 09:20am (GMT1)

Është thënë e thuhet e më shumë zhurmohet nga klasa politike shqiptare për të qenë në krah me emigrantët që nuk natyralizohen nga qeveritë e shteteve të Bashkimit Europian e sidomos në Greqi dhe Itali ku është dhe pjesa më dërrmuese e tyre. S'ka shifra Shqipëria se sa kanë emigruar. Duket që s'ka interes kombëtar për ta bërë këtë. Po as klasa politike që kërkon votë numerike nga shtresa e emigrantëve nuk ka një regjistër të emigracionit.

Të majtët më shumë. Ka me dhjetëra parti politike në Shqipëri por ç'është më e keqja metastazat e tyre janë dhe në Diasporë si degëza që përgjërohen për Shqipërinë!

Emigrantet shqiptare ne Greqi me se shumti pa status nenshtetesie greke jane pre e levizjeve politike te PASOK si dhe tek e majta ne Shqiperi si vend origjine. Te majtet greke dhe shqiptare luajne me karten e emigranteve vetem per vota, per karriket e tyre.

E shikoni se sa ju dogj per Greqine shtet e jo me per emigrantet shqiptare.

Eshte jashte mode te kete dege partish poltike shqiptare ne Diaspore. Vetem nje shoqate me drejtim politik ka njohur diaspora shqiptare; Panfederaten Vatra! Dhe mos harroni Vatra punoi per shqiptarine ne teresi dhe per Pavaresine e Shqiperise ne vecanti!

VATRA mbushi arken boshe te Bankes se Shqiperise se familentuar.

Sythaket e partive poltike shqiptare sot ne diaspore jane 50 vjet prapa. Sa keq. Rrine kryetare degesh vetem per foto e darka fisesh.

Te vijme tek kerkesa qe do te propozohet nga majtet qe te pranohet vota e emigranteve si pjese e paketes per Reformen Zgjedhore ne Shqiperi. Çfare morali ka ajo pjese e klases poltike shqiptare kur nuk di sa emigrante shqiptare ka Shqiperia me status te panatyralizuar ne Greqi a kudo ne Europe? Çfare morali ka nje I konvertuar politikan shqiptar kur krekoset se do beje partneritet me nje milion emigrante shqiptare ? Keta asistente te politikes me xhaketa te vjetra a u ka shkuar ndonjehere ne mendje se ç'strategji duhet bere e si duhet mbeshtetur shkollimi ne gjuhen shqipe te pakten ne Greqi ku shqiptaret jane kombesia e dyte ose mbi 6 per qind e popullsise greke ne teresi? Ç'vote kerkoni o politikane te mjere nga emigrantet qe nuk dini se si vuajne shqiptaret te kalojne traun e doganave ne kufirin Shqiperi-Greqi? Ç'vote kerkoni nga emigrantet kur kriza I ka prekur atje tek s'mban me e s'dine ku te vene keq ne Greqi e me keq ne Shqiperi? Çfare kini bere ju zoterinj te klases poltike, te cfaredo ngjyre per te ndaluar rracizmin e ksenofobine ne Greqi ndaj shqiptareve?

A e dini ju zoterinj te politikes shqiptare se nje zot e di fatin e emigranteve ne Greqi e me se shumti te femijeve te tyre qe me zor mesojne greqisht e mezi flasin shqipen kur dihet qe ne jemi ne kufi me Greqine? U shkon ne mendje se po ndodh shuarja e identitetit kombetar shqiptar per mbi 600 mije emigrante shqiptare qe jane sot ne Greqi se atje eshte edhe presioni me i madh.

Sa projekte te integrimit te shqiptareve ne Greqi ka mbeshtetur klasa politike shqiptare? Sa shkolla shqipe keni hapur ne Greqi, Itali e gjetke? Ju te majtet qe programoni Rilindjen e Dyte? Jemi nje shekull pas Rilindjes se Pare. Po kishte burra atehere, kishte atdhetare qe erdhen nga mergimi dhe e bene Shqiperine qe ju te kollariseni.Po ju zoterinj deputete pse nuk ja ktheni borxhin diaspores shqiptare? Pse vetem studentet qe mundesojne familjet shqiptare per te studujuar ne Europe dhe Amerike jane partneret me te besuar? Edhe per keta s'kini bere gje se jane vete talente per te studjuar dhe jo nentedhjeteenentsha qe u djeg barku te bejne karriere nen hijen e shoqatave joqeveritare.

Perpara se te propozoni voten e emigranteve si pjese per Reformen Zgjedhore tregohuni te sinqerte se s'kini bere asgje majtas e djathtas. Kini burrni. Kerkojini Greqise qe emigrantet shqiptare te natyralizohen e tu njihet shkollimi dygjuhesh ne gjuhen shqipe vetem ne baze te nocionit "komunitet me orgjine shqiptare". Fjala shqiptare nuk ekziston ne letrat qeveritare te Athines. Kerkoni qe gjuha shqipe te perdoret ne administraten lokale ku nevojtareve shqiptare tu jepet mundesia e nje perkthyesi shqiptar per gjyqe, per shkolla, per spitale e kudo.

Pra, shihni sa larg jini. Kur u vjen mendja per veten tuaj, per karriken tuaj u digjet barku per voten e emigranteve.Turp!

Nuk eshte kollaj te flasesh me emigrante qe mendojne per hallet e dites e te se nesermes ne Greqi. Atyre u ka shkuar mjerimi ne palce.

Nga nje klase politike qe nuk ka kurajon te pranoje deshtimin e madh ne Shqiperi per te ndihmuar per integrimin e emigranteve, me reforma ne sherbim te mireqenies e lehtesimit te jetes se tyre ne vendet ku jane vendosur, per lehtesimin e plages se tyre te identitetit kombetar shqiptar nuk ke se c'pret me shume. Gjer sa bolshevizmi te shkulet njehere e pergjithmone nga mendjet e politikaneve shqiptare fati i emigranteve ne Greqi me se shumti do jete po njelloj. Te mbetur ne udhekryq te Europes Juglindore atje ku baltet identiteti kombetar shqiptar dhe shpresa per te zgjuar nje qyteterim qe rron ne rrethim te dyfishte :te te qenit shqiptar te pa mbeshtetur me reforma integruese ne shoqeri nga shteti grek dhe te krizes ekonomike globale qe ka kancerizuar nje shtet qe greminosi vetveten.

Ndaj vota e emigranteve shqiptare ne Shqiperi eshte e pamerituar nga klasa poltike shqiptare.

ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.