E Enjte, 03.28.2024, 03:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

EDHE UNË JAM SHQIPTAR

Nga VACLAV HAVEL


E Martë, 12.20.2011, 04:33pm (GMT+1)

Përsa i takon ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, mendoj se ka një element që askush nuk mund ta kundërshtojë: sulmet, bombat nuk u provokuan nga ndonjë interes konkret. Ato kanë, pra, një karakter tërësisht humanitar. Në lojë këtu janë parimet, të drejtat njerëzore, të cilave u është dhënë përparësi edhe në raport me sovranitetin e shteteve. Pikërisht kjo e bën të ligjshëm sulmin ndaj Federatës Jugosllave, qoftë edhe pa mandatin e OKB-së. Por, në bazë edhe të përvojës sime personale, jam gjithashtu i bindur që vetëm me kalimin e kohës mund të vlerësohet objektivisht ajo që po ndodh këto ditë në Jugosllavi dhe pasojat e saj për NATO-n.

Kërkesa themelore sot është si mund të ndalen masakrat që refugjatët të kthehen lirisht në shtëpitë e tyre, që të hapet nga dikush cikli i negociatave politike për statusin e Kosovës. Dhe që së shpejti në terren të mund të dërgohen vëzhgues të paqes (aq më mirë po të pranohen edhe nga vetë serbët), për të garantuar përfundimin e masakrave e të shkeljes së të drejtave njerëzore.

Unë vetë, nëse dikush do ta propozonte, do të angazhohesha në një rol negociatori sapo të mund të hapej rruga e tratativave. Por nuk mund të harroj që në muajt e fundit të vitit të kaluar kisha propozuar disa zgjidhje të krizës, që s'u pranuan për arsye të ndryshme. Konfliktet duhen parashikuar gjithmonë me kohë dhe me kohë duhet të ndalohen nëpërmjet zgjidhjesh të përshtatshme. Por, në rastin e luftës në Kosovë më duket se mund të pohoj që është lënë pas dore diçka me mjaft rëndësi: fakti që regjimi i Milosheviçit ka shkaktuar edhe të tjera konflikte, kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës. NATO-ja ndërhyri vonë.

Tani unë ndiej një lloj sikleti, pas lufte të gjithë bëhen gjeneralë. Rezervat ndaj kësaj ndërhyrjeje, edhe në vendin tim, duhej të ishin shprehur shumë më parë. Ka qenë një periudhë e gjatë tratativash deri në Rambuje, dhe Republika Çeke, e cila asokohe nuk ishte ende anëtare e NATO-s, pati mundësinë të shprehte pozicionet e veta. Ky është një nga ndryshimet mes të qenit pjesëtar në Traktatin e Varshavës dhe në atë të NATO-s. Kur ishim vetëm një vend satelit i BRSS-së, të qeverisur nga një diktaturë, kishim rolin e thjeshtë të një njësie luftarake të Armatës së Kuqe, të themi në vijën e parë. Rrinim urtë, pak njerëz kishin guximin të kritikonin e ata u bënë disidentë, të quajtur si të marrë nga pjesa tjetër e popullsisë.

Tani që jemi në liri duhet të mësojmë të jemi solidarë, të marrim mbi vete në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të lirë përgjegjësitë tona ndaj të tjerëve. Kjo është një gjë krejt tjetër nga besnikëria e sforcuar që i detyroheshim Traktatit të Varshavës.

Prandaj mendoj që tani të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të jenë të ndershëm. Flitet për ndërhyrje nga toka, por ka lloje të ndryshme ndërhyrjesh tokësore, për asistencë humanitare, për ndihmë ndaj refugjatëve, apo edhe për një pjesëmarrje më aktive si ajo që u realizua në Bosnjë. Besoj thellësisht se, si anëtare e kësaj Aleance, Republika Çeke nuk mund të neglizhojë detyrimet dhe angazhimet e saj. Nuk mund të bëhemi një vend që shpreson se të tjerët do të ndihmojnë, pa qenë vetë i gatshëm për të ndihmuar.

Dikush na kujton që, mes vendeve anëtare të NATO-s, Republika Çeke ka një pozicion të veçantë për shkak të marrëdhënieve të mira që dikur e lidhnin me Jugosllavinë. Por ky konflikt ka dhjetë vjet që vazhdon dhe çdo vëzhgues i hollë duhet ta ketë ditur se diçka do të ndodhte, se do të arrihej në këtë shpërthim dhune. Është e kotë, pra, të kujtosh tani që Jugosllavia ka qenë mikja jonë, duke e ngatërruar Jugosllavinë e vjetër me këtë të renë.

Ky dikush, nën emrin Jugosllavi, ka parasysh brigjet dalmate, ku të gjithë çekët shkonin me pushime, por atje është Kroacia, prej kohësh e pavarur. Dua t'ju kujtoj që Dubrovniku, Spliti, vende të dashura për ne çekët, u bombarduan pikërisht nga zoti Milosheviç. Dhe kjo s'ka të bëjë fare me kohën kur Jugosllavia ishte partnere me ne, më 1968-n. A kishte vetëm serbë atëherë? Jo, ishin edhe shqiptarët e Kosovës, kroatët, sllovenët, maqedonasit.

Më kanë shkruar aktorë teatri, që prej vitesh vënë në skenë veprat e mia e që më duan. "Ç'të keqe kemi bërë që të bombardohemi?" më pyesin. Mua, natyrisht s'më kanë bërë gjë, por regjimi i tyre me ndihmën e përbërësve të vet ushtarakë masakron bashkëqytetarët e tyre, një pjesë të madhe të bashkëqytetarëve të tyre. Dhe ajo që ky regjim po u bën shqiptarëve është njësoj si të ma bënte mua. Është ai parim bazë, sipas të cilit, nëse keqtrajtohet një njeri çfarëdo, është njësoj sikur të keqtrajtoheshim ne vetë. Dhe ky është një parim njerëzor solidariteti që kapërcen çdo kufi shtetëror e krahinor. Unë nuk mendoj se me Milosheviçin sot mund të arrihet një paqe, apo të sigurohet një bashkëjetesë civile midis të gjitha etnive që popullojnë atë rajon.

Milosheviçi i ka duart tepër të ndotura me gjak. Ai nuk mund të jetë më i besueshëm dhe gabon kush mendon se lufta mund të ketë frenuar atë përparim të ngadaltë të demokracisë në Serbi e në Mal të Zi. E keqja duhet përballur. E po të thoshim: le të presim nja dhjetë vjet se mbase demokracia do të zhvillohej, kjo do të ishte vetëm një gjë: një pretekst artificial.

VACLAV HAVEL


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VACLAV HAVEL, PRESIDENTI PARIMORNga MADELEINE ALBRIGHT, Washington Post (12.20.2011)
VOTA E EMIGRANTËVE SHQIPTARË - E PAMERITUARNga ARTUR VREKAJ (12.18.2011)
KUJDES NGA "NDIHMAT HUMANITARE" RUSENga FRANK SHKRELI (12.18.2011)
OPORTUNIZMI I INTELEKTUALËVE DHE POLITIKANga XHELAL ZEJNELI (12.18.2011)
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITETPluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisëNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.15.2011)
KA DOKUMENTUAR RACIZMIN ANTISHQIPTAR NË MAL TË ZI DHE SHTYPJEN E SHQIPTARËVEFjala në promovimin e librit të Xheladin Zenelit "Diaspora dhe Vendlindja"Nga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI (12.15.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKMAQEDONIA BRUTALISHT PO I SHKEL TË DREJTAT DHE LIRITË E SHQIPTARËVE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (12.14.2011)
DEMOKRACI ALLA RUSÇE -- IINga FRANK SHKRELI (12.13.2011)
DEPRESIONI DHE DEMOKRACIANga PAUL KRUGMAN, New York Times (12.12.2011)
DEMOKRACIA NË VENDLINDJEN E VËLLEZËRISË MYSLIMANENga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (12.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]