VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NDËSHKIMI I KORRUPSIONIT NË AMERIKË DHE LULËZIMI I TIJ NË SHQIPËRINga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NDËSHKIMI I KORRUPSIONIT NË AMERIKË DHE LULËZIMI I TIJ NË SHQIPËRI

Nga ARTUR VREKAJ


E Enjte, 01.19.2012, 05:35pm (GMT+1)

Në Amerikë është kollaj të jetosh. Puno, paguaj taksat dhe i ke të gjitha, se ke shtetin në krah. Ç'të takon e merr. Nuk ndodh në Amerikë që qytetari të paguajë nën dorë.

Por nuk do të thotë që agjencitë shtetërore apo federale amerikane nuk janë vigjilente për raste krimesh apo skandalesh që cënojnë demokracinë apo sipërmarrjet qytetare nga pushtetarë apo të zgjedhur nga populli. Sjellim dy raste të fundvitit 2011.

Rod Blagojevic, guvernatori i shkarkuar i shtetit Illinoi në SHBA u dënua me 14 vjet burg. Pas tre vjetesh procedure gjyqësore të krimit qe ai kreu pasi tentoi të mblidhte para për të favorizur kandidatë duke shitur vendin vakant për senator të SHBA që u krijua nga zgjedhja e Zotit Barak Obama në detyrën e Presidentit ose për favore për punë të tjera të mirëpaguara. Ky dënim ishte më i madhi në historinë e aferave korruptive të Ilinoisit.

Per tre vjet rresht Blagojevic insistoi qe ishte i pafajshem. Ai i tha gjykatesit se mund te bente "gabime te tmerrshme" dhe e dinte qe theu ligjin. Prokuroret thane se Blagojevic keqperdori fuqine qe i jepte detyra qe nga momenti qe ai u be governator. Por pergjimi i FBI ishte mjaft i perpikte per ta vene guvernatorin Blagojevicin ne pranga. Ne audiotape te regjistruar Blagojevic degjohet te thote se "shansi i tij te emeroje dike per karriken e Senatit Amerikan ishte i arte dhe Blagojevic s'mund ta linte te shkonte per asgje".

Pothuaj ne te njejten periudhe dhjetor 2011 nje tjeter skandal ryshfeti u vu perpara drejtesise ne shtetin e Massachusetts ku u vu ne pranga Ish-Spikeri i Dhomes se Perfaqesuesve te shtetit Massachusetts ne SHBA Salvatore F.DiMasi , i cili u denua me 8 vjet burg.

Gjyqtaret zbuluan se DiMasi ishte ne qender te nje skandali qe ndihmoi kompanine Cognos, Burlington software duke favorizuar kete te fundit ne dy kontrata shteterore me nje shume 17.5 milione dollare duke marre ryshfete per vete dhe ndihmesat e tij.

Analistet amerikane dhe qeveria amerikane po i shohin keto dy raste afer ne kohe si nje mesazh te qarte kunder politikave korruptive nga zyrtare te larte.

Po ç'ndodh ne Shqiperi ?

Tranzicioni shqiptar ne Shqiperi keto 20 vjet (1991-2011) eshte shume lodhur nga nje keqdrejtim i teperuar nga klasa politike ku ende nuk marrin fryme institucionet e pavarura nga tensionimi i papare e dyluftim mediatik midis pozites dhe opozites si dhe institucioneve mes tyre.

Integrimi ne Bashkimin Europina i Shqiperise do te mbetet sirtareve te Tiranes gjer sa europianeve tu mbushet mire mendja se Shqiperia di te denoje megjithemend korrupsionin ne çdo sektor te qeverisjes ku manaxhohet paraja e marre hua nga jashte apo dhe mireadministrohet paraja e taksapaguesve shqiptare si dhe behet mireshperndarja e tyre ku eshte me e nevojshme.

Amerikes dhe BE-se u ra goja luftoni korrupsionin, zbatoni metoda qe e bejne me te lehte edhe nga qytetari leximin e nje qeverisje transparente. Ç'te thote me TROJKA qe eshte kthyer ne tellall ne bisedat maratone per permiresimin e klimes politike, te funksionimit te institucioneve, te gjendjes se jeteses ne Shqiperi e plotesimit te kritereve per Integrim ne familjen Europiane.

Korrupsioni ne Shqiperi ha buke edhe djathtas edhe majtas. Ai eshte piramidal, me natyre nepotike dhe se fundi me se shumti klanore. Fakti qe segmente te çdo partie politike porsa zgjidhen ne poste drejtuese qe kane lidhje direkte me tenderimin, pra me parane bejne miliona ne kurriz te votes se popullit e te ardhmerise se Shqiperise tregon se prapa koalicioneve partiake bie ere blerje e shitje e favorizuar per individe a kompani me prioritet me qellim qe paraja te qarkulloje ne nje rreth te ngushte me aferi me pushtetin.

Drejtesia ne Shqiperi ben be e rrufe se ka shtet ligjor po kerrkujt si ka hyre gjemb ne kembe edhe pse ka protesta ngaqe ministri shqiptar dokumenton zevendeskryeministrin per korrupsion me bllok ne dore (rast unikal i demokracise shqiptarte), edhe pse ministrat shqiptare te demokracise jane majmur pa perjashtim me vila e makina luksoze me bodigarde e zedhensa qe i bien tere diten daulles se po lodhen per Shqiperine apo kryetaret e bashkive a te komunave qe u ra bretku per te marre tendera per miqte e tyre dhe xhepin e tyre.

Pajtimi me kete nivel korrupsioni e ka vene ne pozite klasen politike ne Shqiperi edhe per faktin se s'duan te prishin balancat e krijuara qeveri-institucione qe duken se jane afer me njera tjetren ne natyre pune edhe pse duhet te jene te Pavarura me status, ose me shkoqur denimi i njerit apo tjetrit titullar institucioni do te prishte koalicione partiake deri edhe ne humbje balance ne Kuvendin Shqiptar apo dhe humbje pushteti.

Ngaqe Shqiperia eshte edhe e vogel ne popullsi mbi 2.8 milione edhe nepotizmi ne emerime zyrtare shfaqet hapur ne nderkoperimet institucionale apo dhe ministerale qe na kujton mbi pesedhjete kusherinjte e diktatures se Shqiperise komuniste.

Pushtetaret e Shqiperise ua kane bere shqiptareve jeten me te shtrenjte se kurre duke paguar nen dore pedagoget per provimet ne shkollat e larta, duke paguar nen per te nxjerre nje hipoteke shtepie, duke paguar gjyqtaret per te nxjerre dike nga burgu apo paguar per te ulur denimin duke e riapeluar çeshtjen, duke paguar nen dore mjeket per nje sherbim spitalor, duke paguar para per nje pune ne sistemin arsimor a diku ne ministri etj.

Komisionerlleku (ndarja e bakshishit ne pjese) ne Shqiperi eshte kthyer ne tradite. Ndaj edhe ekonomia shqiptare eshte e varfer e nuk promovon hapje te reja vende punesimi. Ndaj edhe fshati eshte boshatisur se nuk e ndihmon kush as me fonde as me projekte per te ndaluar hemoragjine kombetare apo per te ndihmuar edhe ata qe kane "ngecur" ne fshat apo ne qytetet qe jane kthyer ne fshatra. Vidhet ose copetohet edhe ajo pak para qe jepet per komunat ne forme fondesh.

Nese niveli i korrupsionit do vinte ne renie (ne fakt shkon ne ngjitje) edhe keto probleme do ishin me te reduktuara.

Korrupsioni shqiptar nuk luftohet me media qe jane afer me pushtetin, (te çdo ngjyre) qe kane frike ta bejne luften kunder korrupsionit çeshtje te dites. Ato kane frike se mbyllen si prona, si biznese fitimi. Gazetaret kane frike se humbin vendin e punes ose me shume edhe cenimin e jetes.

Niveli i larte i korrupsionit ne nje vend si Shqiperia tregon edhe logjiken apo kriteret e perzgjedhjes se titullareve ne qeverisje. Fakti qe klasa politike e Shqiperise perzgjedh ne poste ministerale apo promovon per t'u votuar njerez me karriere te perfolur per korrupsion tregon qe Ekzekutivi, Legjislativi, Gjyqesori, Shoqeria civile, media, institucionet e pavarura nuk jane te tilla siç e kane edhe statusin edhe emertimin pasi ato duhet te kordinojne punen jo per te emeruar njerezit e fisit a klanit te tyre ne poste kyçe per ta trasheguar pushtetin por per t'i sherbyer popullit.

Dhe ne Shqiperi klima antikorrupsion eshte e bute ose inekzistente. Nuk ka pergjegjesi qytetare ne Shqiperi nga tere elementet qe e vene ne funksion demokracine edhe pse doktoraturat e masterat e shkollave te Perendimit jane shtuar ne vendimmarrje dhe ne administrim te ekonomise shqiptare.

Sikur emisioni "FIKS FARE" te mos denoncoje aferat korruptive klasa politike, agjencite shteterore apo segmente te pushtetit lokal as qe do ta vinin ujin ne zjarr per te pranguar ca nepunesa apo shefa te vegjel qe e baltosin me vjedhje tenderash apo direkt bizneset apo sherbimet e qytetareve.

Ndaj, lypset te mesohet me shume nga pervoja e drejtesise amerikane. Edhe kur afrohet asistence nga Europa apo Amerika nuk duhet pare konkluzioni i te huajve si deshtimi i qeverise, si deshtim i kundershtarit politik, i deputetit X apo Y por duhet pare si nje sherbim atdhetar e qytetar per te denuar pa meshire çdo afere korruptive sado e vogel qofte. Ndryshe korrupsioni kanceroz do perpije edhe ata pak njerez qe s'e kane kete virus qe ka helmuar shoqerine dhe politiken shqiptare.

Ardhmeria e Shqiperise nuk eshte enigme e pazgjidhur ajo zgjidhet perdite, ne vazhdimesi sepse eshte ne dore te shqiptareve qe nuk e favorizojne korrupsionin apo dhe e pushtetareve qendrore apo lokale qe nuk e zbatojne korrupsionin si praktike pune!

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAROMETRI DIPLOMATIKPOLICIA TË JETË NË SHËRBIM TË POPULLIT, JO TË POLITIKËS SË FORCËS!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.16.2012)
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.15.2012)
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJESNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.14.2012)
FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI – PËRGJEGJËSI PARA HISTORISËNga XHELAL ZEJNELI (01.14.2012)
SHQIPTARËT NËN MAL TË ZI -- SI TË HUAJ NË TOKËN E VETNga FRANK SHKRELI  (01.14.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKRECIPROCITETI NË AKULL!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.12.2012)
KANDIDATURËN E KADARESË PËR ÇMIMIN NOBEL E MBËSHTET TËRË KOMBI SHQIPTARNga XHELAL ZEJNELI (01.12.2012)
VIT I KEQ PËR DIKTATORËT -- POR AS VIT I MIRË PËR DEMOKRACINËNga FRANK SHKRELI (01.09.2012)
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.08.2012)
BIJTË E TOKËS SË SHQIPEVE NË AMERIKË DHE ËNDRRA "SHQIPËRI"Nga ARTUR VREKAJ (01.08.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]