E Premte, 03.29.2024, 11:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PSE EVROPA E KA HARRUAR KOSOVËN!

(Përgjigje Ministrit te Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z Enver Hoxhaj lidhur me shqetësimin tij se: pse Evropa e ka harruar Kosovën)

Nga Mr. sc. NUE OROSHI
E Djelë, 02.05.2012, 11:05am (GMT+1)

 

(Përgjigje Ministrit te Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z Enver Hoxhaj lidhur me shqetësimin tij se: pse Evropa e ka harruar Kosovën)

Në gazetën "The European Circle" ndër të tjera Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës se Kosovës z.Enver Hoxhaj deklaron, citoj: "Nganjëherë në Kosovë fitojmë përshtypjen që Evropa e ka harruar Kosovën. Ne kemi nevojë për më shumë Evropë, ne nuk dëshirojmë të humbasim interesimin e Evropës, pas 20 vjet lufte për Pavarësi të Kosovës. Kosova është Pjesë e Evropës."

Këto fjalë të thëna nga Minsitri i Punëve të Jashtme të Kosovës z. Enver Hoxhaj, simbas retorikës apo grumbullimit të zhargonit të fjalive të thata politike janë krejt në rregull, por këto fjalë nuk përkojnë fare me drejtimin politik të Qeverisë Thaqi II, Ministër i së cilës është edhe Enver Hoxhaj. Ta them të drejtën, për dallim nga ministrat e tjerë të kësaj Qeverie, të cilët e kanë konceptin lindor të qeverisjes në Republikën e Kosovës, për Enver Hoxhajn deri vonë kam pasur bindjen se është një politikan i kalibrit Perëndimor, duke u bazuar në studimet e tij që i ka mbaruar në Vjenë të Austrisë, si dhe duke e njohur nga afër punën e tij, por, fatkeqësisht, paskam qenë i gabuar.

Tani do i jap shkaqet pse. Këto (shkaqe) korrespodojnë pikërisht me një pyetje që një bashkëpartiak i imi nga CDU e Gjermanisë, parti e cila udhëhiqet nga Kancelarja gjermane dr. Angela Merkel, ku ndër të tjera ai do të më pyeste Z Oroshi: si është e mundur që Qeveria e Kryeministrit Hashim Thaqi, që mund të hyn në Histori të Ginisit për numrin e madh të zëvendes kryeminsitrave, ministrave dhe zëvendës ministrave, ku ka 6 zëvendës kryeministra; 18 Ministra; rreth 50 zëvendës ministra dhe në këtë numër qeveritarësh të mos jetë asnjë shqiptar i besimit Katolik më zuri të papërgaditur. Si t"˜i përgjigjem mikut tim Gjerman përveq se duhet t"˜i përgjigjem drejt dhe pa retorikë politike. I thashë, po i nderuar, kjo Qeveri Thaqi II është Qeveri e cila është e ndërtuar me konceptet e polikës Lindore, dhe nuk është e ndertuar që Kosovën ta Integroj në Bashkimin Evropian.

Për atë në këtë Qeveri të konceptit lindor apo mendësisë komuniste nuk mund të ketë vend për Shqiptarët Katolikë, që historikisht janë të orjentuar drejtë perëndimit, ku shpeshherë ky orjentim ju kushtoi edhe me sakrifica sublime. Edhe më tepër u ndjeva i befasuar kur Ambasadorët e propozuar nga Ministri i Jashtëm i Kosovës zotëri Enver Hoxhaj ishin: Akan Ismaili SHBA, Ahmet Shala Bruksel, Skënder Gjakalia Gjermani, Ylber Hysa Maqedoni, Shpend Kallaba Bullgari, Sylejman Selimi Shqipëri, Bukurie Gjonbalaj Itali, Vjosa Dobruna Amerikë Latine, Mimoza Ahmetaj Slloveni. Pra, siç shihet nga ky propozim i Ministrit të Punëve të Jashtme, nëse këtë listë do ta aprovojë edhe Presidentja e Kosoves z Atifete Jahjaga, atëherë del se është pikërisht ky ministër i punëve të jashtme i cili përfundimisht po iu jep fshisën e fundit edhe dy Ambasadorëve të fundit shqiptarë katolikë të mbetur në shërbim të Diplomacisë së jashtme të Kosovës z Albert Prenkaj dhe z Dr.Vilson Mirdita.

Madje kur jemi te ky i fundit, dr.Vilson Mirdita, Ambasador i Kosovës në Gjermani në bazë të kushteve dhe rrethanave politike që ka vepruar, lirisht mund të themi se është Ambasadori më i suksesshëm i Republikës së Kosovës në Evropë, pasi shumë shpejt u adaptua me diplomacinë gjermane, dhe bëri një kthesë të madhe politike në të mirë të Kosovës, për këtë edhe shpërblehet me largim nga posti i Ambasadorit!

Siç shihet, Alberti dhe Vilsoni janë dy hallkat e fundit të pastrimit gjeneral të shqiptarëve katolikë jo vetëm brenda Qeverisë Thaqi II, që s"˜e gjen asnjë për ilaç, por edhe brenda Diplomacisë së re të Kosovës, diplomaci e cila në rrethanat që po kalon Kosova ka nevojë që edhe ku janë e ku s"˜janë, t'i gjejë dhe t'i vendosi në diplomaci Albertat, Vilsonat, Gjonat, Gjergjat e Kastriotat, që ta përfaqësojnë Kosovën denjësisht, ku përfundimisht do t"˜iu shkëputen rrënjët propagandës serbosllave se Kosova është një shtet fundamentalist islamik.

Këtë shkrim po e pasuroj me fjalët e një politikani shqiptar të Kosovës, i cili në prani timen i thotë një prifti katolik shqiptar këto fjalë: "Zotni, ne shqiptarët e besimit Islam në Kosovë, si shumicë që jemi, e kemi obligim moral të kujdesemi për shqiptarët e besimit katolik në Kosovë, dhe të jeni të barabartë në të gjitha institucionet e shoqërisë në Kosovë, por kam një lutje tek ju, që ta bëjmë një marrëveshje të pashkruar, që ne të kujdesemi për ju në Kosovë e ju të Kujdeseni për ne në Evropë. Pra, të jeni lidhja direkte me Evropën". Me siguri zoti Hoxha e din se çka është tharmi, pasi edhe ai sikurse edhe unë, që të dy jemi rritur në fshat dhe shpeshherë në familjet tona ësht gatuar buka me tharm. Pra, sadoqë mielli është i mirë, kur të përzihet me ujë për t"˜u gatuar, ai nuk mund të bëhet bukë nëse nuk ia vendosë një tharm. Pra, me vendosjen e tharmit buka do të gatuhet mirë dhe do të pjeket si duhet. E cila me vonë do ta ushqejë me plot sukses shoqërinë e Kosovës.

Kështu është edhe Diplomacia, i nderuari zoti Ministër pa tharm, në këtë rast lexo: pa shqiptarët e besimit Katolik në Kosovë, nuk mund te hyhet në Evropë, sepse pikërisht këta shqiptarë duhet të jen urë e Lidhjesë së Kosovës me Evropën. Prandaj derisa ju t'i harroni vëllezërit tuaj të gjuhës, gjakut e flamurit, me të cilët bashkarisht rrugëtuan gjyshërit e stërgjyshërit tanë me shekuj duke i mbajtur krahun njëri tjetrit në kohëra edhe më të vështira, por edhe ne si gjeneratë e sotshme rrugëtuam së bashku për pavarësinë e Kosovës, Evropa do ta harrojë Qeverinë e Kosovës, por jo edhe popullin e saj shqiptar. Sepse e ka obligim të kujdeset për këtë popull, se është popull Evropian; është popull i cili në këto troje është i vendosur baraz me diellin; është popull që është autokton që prej atëherë kur zoti e krijoj tokën dhe qiellin.

*Autori është Kandidat për Deputet në Parlamentin e Republikës së Shlesvig Holshtajnit në Gjermani nga CDU, në zgjedhjet e 6 Majit 2012.

Mr. sc. NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"JU FLET ZËRI I AMERIKËS’’ ME RASTIN E 70-VJETORIT TË THEMELIMIT Nga FRANK SHKRELI* (02.02.2012)
DEFANSIVA E FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONINga XHELAL ZEJNELI (02.02.2012)
POLITIKA E DINJITETITNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (02.01.2012)
KOMUNITETI NDËRKOMBËTAR DHE SIRIANga FRANK SHKRELI (01.31.2012)
PRIFTËRINJ DHE SPIUNËNga SHABAN MURATI (01.30.2012)
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E KOMBIT DHE REAGIMI I PARTISË REPUBLIKANENga FRANK SHKRELI (01.27.2012)
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPONDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.26.2012)
DUHET THYER HESHTJANga DONIKA GËRVALLA (01.25.2012)
TË MBROHET FLAMURI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (01.24.2012)
PAVARËSIA E DYTË NË KONGRESIN E LUSHNJËS- në nderim të 100-vjetorit të shtetit modern shqiptar -Nga VISAR ZHITI (01.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]