VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPTARËT NË MAL TË ZI NUK KANË PËRKRAHJEN E DUHUR TË SHTETIT TË TYRE AMËNga XHELADIN ZENELI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SHQIPTARËT NË MAL TË ZI NUK KANË PËRKRAHJEN E DUHUR TË SHTETIT TË TYRE AMË

Nga XHELADIN ZENELI


E Hënë, 02.06.2012, 04:38pm (GMT+1)




Realizimi i aspiratave të një pjese të popullit që jeton jashtë trungut të vet kombëtar, kërkon edhe angazhimin e shtetit amë!

Me 25 Janar të këtij viti kryeministri shqiptar z.Sali Berisha vizitoj Malin e Zi, me ç'rast zhvilloj takime me zyrtarët e Podgoricës.por gjithashtu ai u takua edhe me përfaqësuesit e shqiptarëve në Tuz dhe në Ulqin.

Shqiptarët në Mal të Zi pritën shumë nga vizita e kryeministrit Berisha në aspektin e paraqitjes së problemeve të tyre pranë autoriteteve malazeze dhe shfrytëzimin e të drejtës legjitime që shteti amë, në këtë rast Shqipëria, posedon lidhur me interesimin për të drejtat kombëtare të asaj pjese të popullit të vet që jeton jashtë atdheut, respektivisht për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Pra, vizita e kryeministrit shqiptar Malit të Zi ishte një mundësi e veçantë që me këtë rast të shqyrtohet pozita apo statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, apo më kokretisht që z Berisha të shprehë shqetësimet e tij dhe të qeverisë shqiptare për çështjet e pazgjidhura që preokupojnë shqiptarët tashmë një kohë të gjatë.

Megjithatë në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Mali i Zi, në Podgoricë, pra më 25 Janar të këtij viti, z Berisha deklaron: "Shqipëria vlerëson progresin e ndjeshëm dhe real, që shqiptarët, me të drejtat dhe liritë e tyre minoritare e njerëzore, kanë bërë në Mal të Zi..." ?!

Një deklaratë e tillë nuk mund të jetë si rezultat i painformimit të kryeministrit shqiptar për situatën e shqiptarëve në Mal të Zi, sepse, së pari, kryeministri shqiptar është informuar kohë pas kohe nga subjektet politike shqiptare dhe nga përfaqësuesit e tyre lidhur me çështjet diskutabile të shqiptarëve dhe së dyti, kohëve të fundit është shkruar mjaft në mjetet e informimit për diskriminimin që bëhet ndaj tyre e sidomos për Ligjin e shumë përfolur për rendin dhe qetësinë, i cili parasheh ndalimin e përdorimit të flamurit dhe simboleve kombëtare. Dhe jo vëtëm ky ligj por dhe shumë ligje të tjera si p.sh. Ligji zgjedhor, Ligji për planin hapësinor, Ligji për qeverisjen lokale etj. përmes të cilëve, shqiptarët në mënyrë institucionale vendosën në pozitë të disfavorshme në krahasim me shumicën sllave që jeton në këtë shtet.

Mirëpo, kryeministri Berisha në takimet e tija me zyrtarët e Malit të Zi zgjodhi që të heshtë dhe të mos bisedojë për temat e "nxehta" apo për çështjet e vërteta që preokupojnë shqiptarët në shtetin "mik" të Berishës! Fitohet përshtypja se mu për këtë arsye kryeministri Berisha iu shmanget bisedave që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, pra vetëm për hir të mosprishjes së miqësisë që kryeministri shqiptar ka me zyrtarët malazezë! Berisha në takimin e tij në Ulqin e quajti Millo Gjukanoviqin " mik i vjetër" i tij?!


Millo Gjukanoviq mund të jetë mik i Sali Berishës por në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet mik i shqiptarëve në Mal të Zi, duke pasur parasysh trajtimin e pabarabartë dhe diskriminimin që ata po përjetojnë tash më shumë se dy dekada nën pushtetin e partisë që Gjukanoviqi drejton.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha bëri edhe një gabim tjetër. Me rastin e deklaratave të tija publike ai disa herë i quajti shqiptarët "minoritet", çka është një term shumë i gabuar, sepse shqiptarët në Mal të Zi janë pjesë e popullit të ndarë shqiptar dhe autokton në trojet e veta stërgjyshore. Kurse "minoritet" mund të përdoret për malazezët apo grekët në Shqipëri dhe në asnjë mënyrë për shqiptarët në Mal të Zi dhe krahasimet janë të papranueshme. Ky është një dallim të cilin kryeministri shqiptar duhet ta dinte.

Pas gjithë kësaj, është tepër absurd fakti që faktori politik shqiptar në Mal të Zi, në vend që fokusohet në ndërgjegjësimin e çështjes së tyre pranë instancave ndërkombëtare, tani ata duhet të angazhohen në vetëdijësimin e qeverisë së shtetit të tyre amë lidhur me të drejtat e tyre legjitime!

Fatkeqësisht, sot për sot jo vetëm shqiptarët nën Mal të Zi, por edhe shqiptarët që jetojnë në trevat e tjera etnike jashtë kufijve shtetërorë, duke parë qëndrimin e vazhdueshëm neglizhent të Qeverisë së Shqipërisë në këtë aspekt, mund të thuhet se kjo pjesë e popullit shqiptar është lënë në mëshirën e fatit të vet dhe nuk po gëzon përkujdesjen e shtetit të vetë amë, pra atë llojë përkujdesjeje që i takon një shteti për vëllezërit e vet të një gjaku dhe të një gjuhe.

Nëse nuk ndryshon qasja e tanishme inferiore e Tiranës zyrtare në aspektin e mbrotjes e të drejtave legjitime të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe nëse kjo qeveri nuk angazhon burimet e veta shtetërore, në rend të parë, për ruajtjen e identitetit të një pjese të kombit të vet i cili është në asimilim e sipër, ka mundësi që në një të ardhme jo të largët, kryeministrit shqiptar t'i nevojitet përkthyes, me rastin e vizitës në vendbanimet shqiptare në Mal të Zi.

XHELADIN ZENELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SIRIA, BULLGARIA DHE VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRINga FRANK SHKRELI (02.06.2012)
KTHIMI I SHQIPTARËVE NGA GREQIA ËSHTË REALITET. A ËSHTË SHQIPËRIA GATI?Nga ARTUR VREKAJ (02.06.2012)
PSE EVROPA E KA HARRUAR KOSOVËN!(Përgjigje Ministrit te Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z Enver Hoxhaj lidhur me shqetësimin tij se: pse Evropa e ka harruar Kosovën)Nga Mr. sc. NUE OROSHI (02.05.2012)
"JU FLET ZËRI I AMERIKËS’’ ME RASTIN E 70-VJETORIT TË THEMELIMIT Nga FRANK SHKRELI* (02.02.2012)
DEFANSIVA E FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONINga XHELAL ZEJNELI (02.02.2012)
POLITIKA E DINJITETITNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (02.01.2012)
KOMUNITETI NDËRKOMBËTAR DHE SIRIANga FRANK SHKRELI (01.31.2012)
PRIFTËRINJ DHE SPIUNËNga SHABAN MURATI (01.30.2012)
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E KOMBIT DHE REAGIMI I PARTISË REPUBLIKANENga FRANK SHKRELI (01.27.2012)
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPONDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.26.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]