E Enjte, 03.28.2024, 12:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

RIK SANTORUM NDËRLIKON FUSHATËN REPUBLIKANE PËR PRESIDENT

Nga FRANK SHKRELI


E Premte, 02.10.2012, 03:04pm (GMT+1)

Kandidati i Partisë Republikane, ish-Senatori Rik Santorum është duke vazhduar fushatën e tij këtë javë me një entuziazëm të ri pas fitoreve që korri të martën në tri shtete: Kolorado, Minesota dhe Mizuri. Duke iu drejtuar përkrahësve të tij, Zoti Santorum u tha atyre të martën mbrëma se ''sonte shënuam një fitore për zërat e partisë tonë.... të konservatorëve dhe të pjesëtarëve të ''Tea Party'', ose partisë së çajit*, të cilët ditë e natë janë duke ndërtuar e forcuar lëvizjen konservatore në këtë vend dhe janë duke ngritur zërin në mbrojtje të lirisë në mbarë vendin. '' -- *Një lëvizje relativisht e re popullore amerikane që kryesisht e konsideron veten si konservatore dhe emëri i së cilës i referohet historikisht protestës së kolonistëve në Boston në vitin 1773, kundër imponimit të taksave britanike mbi çajin që eskportohej në kolonitë amerikane të asaj kohe, ngjarje kjo me rëndësi e Revolucionit Amerikan.

Përveç Rik Santorum, pas një fushate të gjatë që fillimist kishte nja një dyzinë kandidatësh, në garën për kandidat të partisë republikane për president të Shteteve të Bashkuara kanë mbetur katër veta: ish-governatori Mit Romni, ish-udhëheheqësi i Dhomës së Deputetëve, Njut Gingriç, dhe kongresmeni Ron Paul. Humbësi kryesor këtë javë ishte Njut Gingriç, i cili e konsideron veten si i favorizuari i bazës konservatore të partisë republikane, por i zhgënjyer mbeti edhe kandidati më i preferuar deri tani, Mit Romni, dhe i cili kishte fituar në Kolorado dhe Minesota në fushatën e viti 2008. Fitorja e papritur e Rik Santorum të martën, në sytë e shumë vërejtësve politikë, ve në pikëpyetje rolin e deritanishëm udhëheqës të Mit Romnit, dhe tregon në të njëjtën kohë se në garat e ardhshme ai do të përballet me një betejë të ashpër në përpjekjet e tij për të siguruar mbështetjen e bazës konservatore të partisë republikane, bazë kjo që e konsideron atë të moderuar, mos të themi liberal.

Ish-Senatori Santorum nga shteti Pensilvania, tha se fitoret e tij këtë javë në tri shtete, provojnë se ai është kandidati më i përshtatshëm i partisë republikane për të sfiduar kandidatin e partisë demokrate, presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Romni, i cili tani për tani, ka numërin më të madh të delegatëve që e përkrahin atë për në kuvendin e përgjithshëm të partisë, u tha përkrahësve të tij pas humbjes të martën mbrëma se ai ende ka besim se do ta sigurojë emërimin e partisë republikane si kandidat për president. Përparësia e fushatës së Mit Romni, në krahasim me kundërshtarët e tij, është se ai gjithnjë zotëron burimet financiare dhe organizim të fortë anembanë vendit. Vet Mit Romni, duke i uruar fitoren kundërshtarit të tij Santorum, tha se, megjithkëtë humbje, sipas tij të përkohëshme, gjithnjë pret që ai të jetë personi që partia republikane do të emërojë si kandidat për të sfiduar presidentin Barak Obama në Nëntor. Me fitoren e Rik Santorum këtë javë, janë ndërlikuar punët disi, pasi rruga duket se mund të jetë gjithnjë e gjatë deri në kuvendin e partisë në verë, ku cilido qoftë kandidati republikan do të ketë nevojë të sigurojë përkrahjen e 1 144 delegatëve nga i gjithë vendi.

Ndërkaq, eskpertët politikë shprehen se nga përçarjet ideologjike e filozofike midis kandidatëve në fushatën e stërgjatur për emërimin e kandidatit të partisë republikane, përfiton vetëm presidenti Obama. Prandaj, mbetet për t'u parë nëse republikanët në përgjithësi, ose cilidoqoftë kandidati i tyre në veçanti, do të kenë aftësinë dhe mundësitë për të bindur më në fund dhe për të entuziazmuar elektoratin amerikan për të votuar për ta dhe për politikat e tyre në drejtim që ata duan ta çojnë vendin, si alternativë konservatore ndaj presidenti Obama.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITANga ELIDA BUÇPAPAJ (02.09.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIK"TRAMB" I KEQ "MBATH GJOGUN, DATH DORINË"Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (02.07.2012)
SHQIPËRIA TA REFUZOJË NISMËN E RE TË SERBISËNga SHABAN MURATI (02.06.2012)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI NUK KANË PËRKRAHJEN E DUHUR TË SHTETIT TË TYRE AMËNga XHELADIN ZENELI (02.06.2012)
SIRIA, BULLGARIA DHE VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRINga FRANK SHKRELI (02.06.2012)
KTHIMI I SHQIPTARËVE NGA GREQIA ËSHTË REALITET. A ËSHTË SHQIPËRIA GATI?Nga ARTUR VREKAJ (02.06.2012)
PSE EVROPA E KA HARRUAR KOSOVËN!(Përgjigje Ministrit te Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z Enver Hoxhaj lidhur me shqetësimin tij se: pse Evropa e ka harruar Kosovën)Nga Mr. sc. NUE OROSHI (02.05.2012)
"JU FLET ZËRI I AMERIKËS’’ ME RASTIN E 70-VJETORIT TË THEMELIMIT Nga FRANK SHKRELI* (02.02.2012)
DEFANSIVA E FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONINga XHELAL ZEJNELI (02.02.2012)
POLITIKA E DINJITETITNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (02.01.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]