VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT -Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME

- 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT -

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Hënë, 02.20.2012, 09:41am (GMT+1)

Në vend se të trokasin gotat e shampanjës kryeministri dhe lideri i opozitës qerasen me sharje bombastike si "rafale kallashësh"


Më kujtohet si sot rrëzimi i shtatores së ish-diktatorit Hoxha. Ishim dy dekada më të rinj, ishim të rinj fare, gjithë shpresa dhe ëndërra për të nesërmen.

Sot kanë kaluar 21 vjet nga ajo ditë. Në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Më i dhimbshmi dhe më rrënqethësi është se rreth 3 milionë shqiptarë si në një eksodus biblik e kanë braktisur atdheun, më mirë të themi janë të braktisur nga atdheu, e sot jetojnë në Europë, SHBA, Kanada e nëpër botën e madhe e cila sado demokratike që të jetë nuk mund të jetë kurrë si atdheu yt, atje ku balta është të gjitha herët më e ëmbël se mjalta.

Ky është fakti më dramatik, pastaj vjen edhe pjesa pozitive, Shqipëria nuk është më si një bunker i izoluar, është anëtare e NATO-s. Shqiptarët prej gati një vit e ca me një pasaportë biometrike udhëtojnë në Europë, e cila ishte destinacioni i tyre atë ditë kur rrëzuan shtatoren e diktatorit më mizor të Europës komuniste, regjimi i të cilit përmes diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave i kishte masakruar shqiptarët.

Më 20 shkurt 1991, 21 vjet më parë, populli i Tiranës si një uragan madhështor e rrëzoi shtatoren e diktatorit Enver Hoxha, por mjerisht prej asaj dite deri më sot Shqipëria ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit. Vendi që ka përjetuar regjimin stalinist më të egër në të gjithë Evropën Lindore dhe Ballkan - edhe pas 21 vitesh të përmbysjes së komunizmit - përjeton anormalitetin më të papranueshëm duke vazhduar të mos kërkohet falje për viktimat e sistemit komunist.

20 shkurti do të duhej të kishte hyrë menjëherë në kushtetutën e Shqipërisë dhe në kujtesën e kombit si dita e rrëzimit së shtatores së diktatorit dhe e ringjalljes kombëtare; dhe të përbënte një ngjarje madhore për të cilën duhet të flitet në librat e historisë që nga klasat fillore.

Distancimi nga e kaluara e zezë diktatoriale është alfa dhe beta e një shteti që kërkon të rifillojë jetën si një demokraci Perëndimore. Distancimi nga bëmat e diktatorit është i detyrueshëm për çdo politikan dhe për lidërshipin e Shqipërisë, pavarësisht spektrit politik.

Por sot, 21 vjet pas rrëzimit të shtatores të diktatorit, kjo datë dhe kjo ditë kujtohet në mënyrë rutinë me retorikë të konsumuar deri në asht tash dy dekada për sa i përket PD, ndërsa pasi sa i përket PS, Edi Rama në zhargonin e tij të përditshëm e etiketon Sali Berishën si «antikombëtar» ose «diktator» , çka duket vetëm demagogji, kur dihet se Edi Rama e ka pranuar në heshtje popullimin e PS-së me trashëgimtarët biologjikë nga trungu i nomenklaturës së kuqe, ku asnjëri prej të cilëve nuk është distancuar nga veprimtaria kriminale e paraardhësve të tyre.

Nëse do ta kisha parafytyruar se si do të ishte Shqipëria sot, më tepër se dy dekada pas rrëzimit të shtatores së diktatorit, kur kam parasysh 20 shkurtin e vitit 1991, kur kam parasysh tytat dhe shënjestrat e kallashnikovëve nga taracat e Muzeut Kombëtar, Hotel Tiranës dhe Bibliotekës Kombëtare kundër uraganit të turmës atë 20 shkurt; kur kam parasysh forcat e ushtrisë dhe policisë me qentë e policisë nëpër Sheshin Skënderbe prapa demonstruesve, sot këtë datë historike për kombin, do ta përfytyroja si një kremtim mbarëkombëtar, si një shprehje të pluralizmit partiak dhe lirisë e jetëve tona, që na i kishte marrë peng një regjim monstruoz, kriminal, i cili ka ekzekutuar genocid kundër popullit, duke i shfarosur elitën, duke ia shfarosur korifejtë e kulturës duke e mbështetur sundimin apokaliptik në vëllavrasjen.

Por imagjinata ime nuk pi ujë. Sot 21 vjet pas rrëzimit të shtatores së diktatorit, që shënoi ditën e trimërisë kombëtare, ditën kur ne shqiptarët e vramë frikën dhe guxuam të luftonim të paarmatosur me një regjim të armatosur gjer në dhëmbë, sepse ishim të armatosur me dëshirën për liri, ishim të dashuruar pas lirisë, e cila ishte dhe mbetet arma më e fuqishme për të rrëzuar e përmbysur diktatorë.

Imagjinata ime për ta parë sot bashkë klasën politike shqiptare duke kremtuar ditën e bashkimit kombëtar, nuk pi ujë sepse nëpër gazeta lexoj titujt bombastikë që të kujtojnë kohën makabre të luftës të klasave. Në vend se të trokasin gotat e shampanjës kryeministri dhe lideri i opozitës qerasen me sharje bombastike si "rafale kallashësh" me njëri-tjetrin. Dhe në Shqipëri ky është një mision i pamundur, pasi as e majta, por as qendra e djathtë, pra klasa politike nuk është konfrontuar me të shkuarën dhe ndriçimi i të shkuarës tragjike, i tragjedisë kombëtare që përjetuam si komb, ka mbetur për dy dekada rresht në nivelin e superretorikës dhe plotësisht një temë tabu. Dhe "kur së vërtetës nuk i jepet liria e plotë, liria nuk është e plotë", thotë Vaclav Havel, ndërsa kur e vërteta manipulohet, liria është kështjellë prej rëre.

Sot kremtimi i rrëzimit të shtatores të diktatorit bëhet i gjymtuar, sepse klasa politike e Shqipërisë i ka konsumuar denoncimet ndaj krimeve të diktaturës nëpër sloganë dhe fjalime, por jo konkretisht. Jo me ligj. Ligji vetë dhe drejtësia janë më të kompromentuara se kurrë, dhe për ironi të fatit edhe disa eksponentë të diktaturës të cilët u gjykuan gjatë viteve 1992-1996 pas ngjarjeve dramatike të 1997-s u rehabilituan dhe u dëmshpërblyen, ndërsa bijtë e nipat e tyre sot janë ricikluar në politikë, të freskët e të rinj, të cilët e shohin Sali Berishën si "diktator", ndërsa Sali Berisha i sheh ata vetëm si fiksione për t'i konsumuar nëpër fjalime gjaknxehta, të cilat posa kryeministri i shqipton, bëhen fjalë që i merr era. Tragjikomedi e vërtetë.

Në shkurt të vitit 2006 parlamenti Evropian votoi Rezolutën 1481, "Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe klikës së tij në Shqipëri" e cila kërkonte dokumentimin e krimeve komuniste dhe demaskimin e tyre, por Shqipëria vazhdon të mbetet rasti unik në Evropën Lindore që nuk e ka përmbushur detyrimin e saj ndaj shoqërisë shqiptare.

Pjesë e klikës së Enver Hoxhës ishte Ramiz Alia, diktatori i fundit i Shqipërisë, i cili asnjëherë nuk e pranoi fajin dhe nuk iu ka kërkuar falje shqiptarëve për monstruozitetin e regjimit, pjesë e të cilit ishte edhe ai vetë. Mund të thuhet me plotë gojë se Shqipëria është vendi i vetëm në Evropën Lindore që tregon përkujdesje ndaj udhëheqësve të diktaturës dhe klikës komuniste. Ramiz Alia ishte personazh kryesor për mediat e majta, ashtu si Nexhmije Hoxha e cila vazhdon të na bëjë moral ne viktimave të diktaturës, ndërsa krimet e komunizmit të harruara me kast nga klasa politika rrezikojnë harresën kolektive.

Me vdekjen e Ramiz Alisë ne pamë se lideri i opozitës mbeti i distancuar, ndërsa Ilir Meta, i cili kryeson koalicionin qeverisës në krah të PD-së i blatoi nderime dhe respekt diktatorit të fundit, ndërsa "djemtë ilegjitimë" të Ramiz Alisë kanë mbajtur peng të ardhmen e vendit, pasi Dosjet, ku shfaqen emrat e tyre si figura pa integritet mbahen të mbyllura. Quo vadis kështu klasa politike dhe Shqipëria!

Në asnjë televizion të Europës, në asnjë media evropiane, askund dhe askurrë nuk mund të japin leksione për demokracinë eksponentët e ish-klikave të diktaturave, siç ndodh mjerisht shpesh në Shqipëri. Në asnjë vend të Europës Lindore nuk mund të ndodhë që në nivelet më të larta të drejtësisë, të polititkës dhe të diplomacisë të qëndrojnë zyrtarë të lartë të nomenklaturës, njerëz të ish-Sigurmit apo figura të komprometuara siç ndodh në Shqipëri.

Fakti që në PS janë ricikluar bijtë dhe nipat e nomenklaturës më të lartë të regjimit komunist, të cilët nuk janë distancuar nga etërit dhe gjyshërit e tyre, fakti që në PD vazhdojnë të bëjnë karrierë njerëz me skeletë në dollapë dhe me hipoteka, tregon shkakun real se përse deri më tani nuk është bërë as distancimi dhe as dënimi i krimeve të komunizmit çka domosdoshmërisht përbën një akt të detyrueshëm moral, kushtetues dhe kombëtar.

Pra kjo histori nuk mund të zgjasë më. Në një vend anëtar të NATO-s, klasa politike e ka për obligim kushtetues edhe t'i dënojë krimet e diktaturës, edhe të pastrohet nga mbetjet e diktaturës, edhe të pastrohet nga hipotekat e së djeshmes, sepse e ardhmja nuk mund të mbetet peng i së djeshmes, që kur të kujtohet 21 vjetori i rrëzimit të shtatores së Dullës, klasa politike dhe kombi shqiptar të jenë bashkë; që 20 shkurti të jetë një datë dhe ditë e sanksionuar në kushtetutën e Shqipërisë, për të qenë në shërbim të kujtesës, të konsolidimit të shtetit të së drejtës, të forcimit të demokracisë dhe unitetit kombëtar e të mos harrohet kurrë e të mos shqitet kurrë nga kujtesa.

(Botuar tek gazeta Shqip më 22.02.2012)

http://www.gazeta-shqip.com/#/opinion/0b11cc973bfe5e81c716c358356276b3.html

©

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM   GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

 

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRVJETORI I RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËSNga FRANK SHKRELI (02.20.2012)
AMERIKA PRANË KOSOVËS NË 4 VJETORIN E PAVARËSISËNga FRANK SHKRELI (02.17.2012)
MIRËNJOHJE AMERIKËS!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.17.2012)
GREQIA ËSHTË THYER, DHE NUK MUND TË NGJITETNga FELIX SALMON, Reuters (02.16.2012)
FËRKIME AMERIKANO-KINEZE MBI TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (02.16.2012)
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO (02.14.2012)
NË TWITTER NUK KA BORËNga REXHEP SHAHU (02.13.2012)
RUSIA DHE E KALUARA E SAJ KOMUNISTE''ISHTE SHUMË KOHË MË PARË, DHE SIDOQOFTË ASGJË NUK KA NDODHUR''Nga FRANK SHKRELI (02.13.2012)
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORENga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2012)
NJË QORTIM KUJTESËS KOLEKTIVENga VISAR ZHITI (02.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]